BAROMETRI DIPLOMATIK
HIMARA NĖN KĖRCĖNMIN E BIZANTIT GREKO-SERB
Prof.Dr.Mehdi HYSENI
Rasti i Himarės, nuk ka pėr pasojė mohimin e tė drejtave
dhe lirive tė minoritet grek nė Shqipėri. Gjithashtu,
nuk ka pėr pretekst rezultatet e zgjedhjeve vendore nė
Shqipėri, as fėrkimet ndėrpartiake tė PD-sė dhe PS-sė,
por procesin e vazhdimėsisė sė vampirizimit direkt dhe
indirekt tė politikės koloniale grekomane pėr tė
shkėputur edhe Himarėn sikurse Janinėn dhe Ēamerinė nga
trungu i Shqipėrisė Etnike.
Rasti i Himarės nuk ėshtė vetėm skandal i dy-tre ose
mė shumė shovinistėve grekomanė, tė tipit Sotir (Spiro)
Karofano, i cili nga Prokuroria e Vlorės ėshtė zbuluar
si organizatori i incidenteve tė dhunshme paszgjedhore
nė Himarė(dhe vepron, duke organizuar dhe kryesuar
mitingje edhe nė Kosovė, kundėr shkeljes sė tė drejtave
tė serbėve(Korrieri,17/10/2003) tė cilėt e kanė
keqpėrdorur 12 Tetorin-ditėn e votimit tė zgjedhjeve
vendore, duke brohoritur parulla antishqiptare:
Shqipėria-Al Kaida, Himara ėshtė Greqi, rroftė Greqia,
Himara ėshtė e kryqit grek, valviten flamujt grekė,
kėndohet himni helen(korrieri,16/10/2003), por ėshtė
i pėrgatitur dhe i planifikuar nė detaje nga qarqe tė
caktuara nė Greqi. Kjo dėshmon se politika zyrtare e
Greqisė asnjėherė nė historinė e saj nuk ka hequr dorė
nga megalideja pėr ta gllabėruar dhe jetėrsuar
territorin etnik shqiptar brenda kufijve tė bizantit
greko-serb.
Gjeneza e konfliktit greko-shqiptar daton qysh nga
formimi i Ekzarhatit Bullgar (1870), kur borgjezia greke
luftonte me ēdo kusht, qė tė formonte Greqinė e Madhe.
Pėrpos territoreve tė pushtuara donte tė okuponte edhe
Selanikun, Kavallėn dhe pjesėt Jugore tė Shqipėrisė, tė
cilat pėr fat tė keq tė shqiptarėve, edhe sot gjenden
edhe sot nėn sundimin neokolonialist tė Greqisė sė evropianizuar.
Po ashtu, edhe nė Kongresin e Berlinit (1878) para se tė
krijohej shteti bullgar, Greqia dhe Serbia nė vijimėsi e
kanė bashkėrenduar dhe harmonizuar politikėn e tyre
pushtuese dhe hegjemoniste pėr ta copėtuar Shqipėrinė
Etnike, e sė kėndejmi edhe Ballkanin.
Edhe pse tani nė erėn e globalizmit tė fillmshekullit
XXI (pas pėrfundimit tė luftės sė ftohtė, mė 1989) janė
ndryshuar kushtet, rrethanat, interesat, motivacionet
dhe pikėpamjet e fuqive tė mėdha evropiane nė dimensione
ndėrkombėtare, kur ėshtė fjala pėr fatin e Ballkanit (sikundėr
qė ishte fati i Lindjes sė Afėrt dhe asaj Qendore, para
dyzet vitesh), kjo nuk nėnkupton (pavarėsisht nga
ndryshimi i aktorėve, i mjeteve dhe i interesave
kompelementare dhe divergjente) se kėto kanė hequr dorė
nga sfera e dikurshme e interesit tė tyre nė Ballkan,
pavarėsisht nga pėrqafimi i doktrinės dhe i praktikės sė
globalizmit politiko-ekonomik dhe integrues i tyre. Nė
kėtė prizm, duhet tė vėshtrohet edhe harta e sotme
gjeopolitike e Shqipėrisė Etnike, (statusi ekzistues i
Mitrovicės, i shqiptarėve nė Anamoravė, nė Iliridė dhe
nė Mal tė Zi, pastrimi etnik i Ēamerisė), si dhe
incidenti provokues antishqiptar nė Himarė, i
shkaktuar nga grekomanėt e ndėrsyerė dhe tė eksportuar
nga politika zyrtare e Greqisė nė territorin e
Republikės sė Shqipėrisė.
E vlen tė thkesojmė faktin se, edhe pas normalizimit tė
marrėdhėnieve ndėrmjet Greqisė dhe Shqipėrisė (pas
ndryshimit tė sistemit politik nė Shqipėri, mė 1990),
Greqia nuk ka hequr dorė nga pretendimet territoriale
ndaj Shqipėrisė. Kėtė e dokumenton edhe rasti i
Organizatės greke Omonia, mė 1994, si dhe tani, edhe
rasti i Himarės, mė 12 Tetor 2003. Kėto dy provokime
serioze, si dhe rastet e tjera brenda kėtij 13-vjeēari
(1990-2003), na apostrofojnė, duke na tėrhqur vėrejtjen
e fundit, se politika as populli shqiptar nuk guxojnė tė
shterohen, duke u marrė me vetėvetėn, dhe kundėr
vetėvetes (negativizėm ky, i trashėguar nė shekuj nga
sundimi i huaj kolonialist dhe imperialist sllav mbi
kurrizin e Shqipėrisė dhe tė shqiptarėve), duke
sakrifikuar interesin e pėrgjithshėm nacioanl dhe
shtetėror pėr hir tė ndonjė avancimi tė biznisit
personal a grupor me grekomanėt dhe me serbomėdhenjtė,
nėn parullėn e ndonjė integrimi rajonal: Shqipėria pa
kufijė. Kjo strategji afatgjatė, e imponuar nga
gjeopolitika dhe gjeostrategjia e vjetėr e Fuqive tė
Mėdha tė Evropės, (e cila nė Ballkan favorizon vetėm
reliktet dhe aspiratat shekullore tė hegjemonizmit
serbo-grekosllav mbi shqiptarėt dhe tokat shqiptare) pėr
interesin nacional gjithėshqiptar dhe Shqipėrinė, ėshtė
vetėm njė ėndėrr e bukur e ēastit, dhe iluzion
afatshkurtėr, sepse koncepti i Ballkanit pa kufijė nuk
mund tė realizohet as nė shekullin XXI, sepse kėtė e
pengojnė dy faktorė kryesorė: Unioni i SMZ-sė dhe Greqia.
Ska rėndėsi, se Greqia ėshtė anėtare e BE-sė, dhe
Serbia e Mali i Zi, tė cilat po stėrvitėn (nė llogari
tė huaj, qė para bote ta murkullojnė statusin kolonial
tė territoreve tė ankesuara shqiptare), qė tė aderojnė
sa mė parė nė familjen e Bashkimit Evropian(BE), por
jo mė vonė se deri mė 2007, siē parashikojnė arkitektėt
dhe strategėt e Bashkimit Evropian me pririje proserbe.
Kush po luan me fatin e Ballkanit?
Programi nacional shovinist grekomadh nė gjysmėn e dytė
tė shekullit XIX nė vazhdimėsinė historike bazohej nė
idenė e pėrtėritjes sė kufijve tė Bizantit, i cili edhe
sot ėsht i pranishėm nė politikėn dhe strategjinė
kolonialiste pushtuese tė bizantit greko-serb tė
Ballkanit. Mirėpo, si duket, ende pėr ne shqiptarėt e
copėtuar nė katėr shtete fqinje sllave, kėto tė dhėna
relevante historike nuk janė parėsore pėr tė nxjerrė nė
shesh, jo vetėm shkaktarin e njėmendtė tė infektimit tė
marrėdhėnieve shqiptare-greke, por edhe tė
destabilizimit tė paqes dhe tė sigurisė nė Ballkan.
Se nė ēfarė stadi ishte i bashkėrednuar veprimi i
politikės grekomane dhe asaj serbomadhe nė shekuj pėr tė
pushtuar dhe kolonizuar toka tė huaja, dhe pėr tė
nėnshtruar popujt, pikėspari shqiptarėt, provon edhe
lidhja e Marrėveshjes sė Greqisė me Ilia Garashanin, qė
kishte pėr objekt pushtimin e trojeve tė Shqipėrisė
Etnike, e jo tė Bullgarisė, sepse sipas Manifestit
nacionalshovinist, tė njohur me emrin Naēertanie(1844)
tė Garashaninit, bullgarėt nuk ishin ata, tė cilėt i
rrezikonin interesat e sllavėve nė Ballkan, por vetė
shqiptarėt autoktonė. Obsesion patologjik ky, i
politikės paranoide serbo-greke, qė karakterizon edhe
marrėdhėniet e sotme greko-serbo-shqiptare nė Ballkan.
Po ashtu, edhe gjatė periudhės historike tė luftėrave
ballkanike Serbia, Greqia dhe Mali Zi kanė vepruar nė
mėnyrė tė koordinuar dhe mė tė intensifikuar pėr ta
copėtuar Shqipėrinė Etnike. Kėtė e provon edhe Deklarata
(tepėr sekrete) mbi Shqipėrinė, si shtojcė e Traktatit
mbi aleancėn greko-serbe (maj 1913). Mėpastaj, Traktati
i fshehtė i Londrės(26.IV.1915, Pika VII), me ērast
Italisė iu njoh e drejta e aneksimit tė ishullit Sazan
tė Vlorės, tė Sarandės, e nė veri deri nė Lumin Vjosa.
Nė pėrputhje me dispozitat e kėtij Traktati, soldateska
e qeverisė serbe e Nikola Pashiqit, i okupoi pjesėt
veriore tė Shqipėrisė (Tiranėn dhe Elabasanin, kurse
ushtria malazeze okupoi Shkodrėn).
Politika e bashkėrenduar greko-serbe ndaj Shqipėrisė
Etnike, nė vazhdimėsi ka pasur karakter pushtues. Kėtė
nė kohėn mė tė re(dekada e fundme e shekullit XX, viti
1994), e provoi edhe gjykimi i pesėshes sė minoritetit
grek nė Tiranė, i cili ishte viktimė e drejtpėrdrejtė
e politikės dhe e propagandės sė nėndheshme tė
shėrbimeve tė zbulimit sekret tė Greqisė dhe tė Serbisė.
Pikėrisht, pėr shkak tė rėnies nė gjurmė tė akitivitetit
dhe tė aksioneve tė tyre politiko-propagandistike dhe
subversive, tė orientuara nė pėrmbysjen e pushtetit
aktual nė Shqipėri, nė mėnyrėn mė tė vrazhdė (pa
kurrfarė takti diplomatik) pat reaguar ish-shefi i
diplomacisė greke, Karolos Papulias, me ērast e akuzoi
qeverinė shqiptare, se ajo nė fakt nuk ishte duke e
gjykuar Omoninė, por tėrė Greqinė, sepse (sipas
konstatimit tė tij tė paqėndrueshėm) pjesėtarėt e asaj
partie politike greke (Teoderos Bezinis, Vangelis
Papakristos, Panajotis Martos, Kostas Kirijakis dhe
Iraklies Hirmos) nuk kishin kryer kurrfarė misioni
spiunimi grek nė Shqipėri, por pėrkundrazi ata luftonin
pėr realizimin e tė drejtave dhe lirive tė njeriut tė
minoritet grek nė Shqipėri. Njė konstatim i kėtillė i
qarqeve tė politikės zyrtare greke nuk ishte gjė tjetėr,
veēse njė farsė dhe hipokrizi, qė ėshtė karakteristike
vetėm pėr aktorėt e diploamcisė sekrete tė shtetit grek,
sepse nė rastin konkret tė Omonisė dhe nė rastin e
Himarės mė 12 Tetor 2003, ditėn e votimit tė zgjedhjeve
vendore, nuk kemi tė bėjmė me kurrfarė cenimi tė
drejtash dhe lirive tė njeriut tė minoritetit grek, por
me pėrzierjen e drejtėpėrdrejtė nė ēėshtje tė brendshme
tė Shqipėrisė sovrane dhe tė pavarur.
Incidenti nė Himarė, i shkaktuar nga mbeturinat e
nacionalizmit dhe shovinzmit grek, tė prira nga Sotir
(Spiro) Karofano, sekretar i Rinisė Vorio Epirot
kategorikisht nuk mund ti atribuohet nė asnjė mėnyrė
Partisė Socialiste tė Shqipėrisė, as kryeministrit tė
Shqipėrisė, Fatos Nano, kinse ata kanė gisht dhe, janė
tė ndėrlikuar nė prapavijėn e tij. Kualifikime tė
kėtilla profesionale analitiko-politike, mund tė japin
vetėm politika propagandistike dhe shėrbimet e zbulimit
grekoman, por jo edhe burimet e masmediave shqiptare tė
Tiranės apo tė hapėsirave tė tjera tė Shqipėrisė Etnike.
Kėto konstatime tendencioze, subjektive dhe qėllimkėqia
kundėr pushtetit shtetėror tė sotėm shqiptar, prerazi i
hudhin poshtė, edhe deklaratat imediate tė
institucioneve zyrtare me kompetencė tė Shqipėrisė. Nė
favor tė konkluzionit tonė, janė shprehur: drejtori i
Policisė sė Vlorės, Xhevahir Karaj, duke pohuar se
policia e Vlorės ka identifikuar katėr persona , tė
cilėt kanė qenė kryeorganizatorė tė incidentit politik
anitshqiptar nė Himarė: Vangjel, Kleanthi, dhe Edmond
Kolila, si dhe Koēo Llazarit.; kryeprokurori i Vlorės,
Petrit Qano, duke thėnė se Trazirat nė Himarė kanė
qenė tė planifikuara, tė organizuara, dhe me orientim
antishqiptar, tė organizuara nga jashtė.; sekretari i
Pėrgjithshėm i PS-sė, Gramoz Ruci, i cili nėnvizoi se:
incidentėt janė njė precedent i keq pėr kėto zgjedhje,
tė shkaktuara nga shteti fqinjė, ku Sotir (Spiro)
Karofano (i cili vepron lirshėm, duke agjituar dhe
propaganduar virusin e shovinzmit greko-serb herė nė
Kosovė, e herė nė Shqipėri) njė qytetar, madje
funksionar, sekretar i Rinisė Vorioepirote ishte
menaxheri, dirigjenti qė krijoi tė gjitha ato precedente
tė papjatueshme pėr njė vend demokratik siē ėshtė Greqia
anėtare BE-sė.(Korrieri,17.10.2003).
Edhe Himara na apelon tė gjithėve (tė mos merremi
strategjinė e deritashme tė vetėshkatėrrimit, duke e
shpifur dhe akuzuar njėri-tjetrin pa asnjė arsye, dhe
pėr favorizimin e interesave tė huaja grabitēare, por
njėherė e pėrgjithmonė tė rivetėdijėsohemi kombėtarisht
dhe politikisht, tė mobilizohemi, e tė veprojmė si njė
trup i vetėm nė shėrbim tė interesit tė pėrgjithshėm tė
kombit dhe tė atdheut. Tė mos e vrasim vetėvetėn, se
mjaft jemi tė vrarė, tė sakatosur dhe tė syrgjynosur,
siē i mallkonte dhe i stigmatizonte Fan S. Noli larot
dhe stėrnipėrit e kainit nga tė tjerėt, dhe sundimet e
huaja tiranike tė imperializmit shekullor
greko-serbosllav), qė tė mos jetojmė nė iluzione tė
shkreta (se armiqtė e huaj na e duan tė mirėn, luftojnė
pėr lirinė dhe pavarėsinė e Shqipėrisė Etnike, e
shqiptarėt, e bėjnė tė kundėrtėn. Kjo tezė ėshtė e
huaja, dhe e papranueshme, e cila ėshtė e identifikuar
dhe e demaskuar qė nga periudha e Rilindjes Kombėtare
Shqiptare. Nė kėtė kuptim, po pėrkujtojmė Vaso Pashė
Shkodranin me vargjet e tij patriotike-antologjike, se
feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria, dhe vargjet e
poezisė sė Andon Z.Ēajupi Robėria: O, shqiptarė tė
mjerė, qu ka marrė koka, e luftoni pėr tė tjerė), se
politika nėnshtruese dhe e varėsisė na ndihmon nė
zgjidhjen e problemeve serioze me bazė koloniale
greko-serbe. Pėrkundrazi, ne duhet tė mbėshtetemi nė
realizmin dhe racionalen e argumenteve tė sė drejtės
historike dhe tė vetėvendosjes, qė pėrbėjnė fundamentin
e sė drejtės pozitive ndėrkombėtare.
Autori ėshtė bashkėpunėtor shkencor i «American
Diplomacy», SHBA