BAROMETRI DIPLOMATIK
DIALOGU I VJENĖS DHE REZOLUTA 1244
Prof.Dr.Mehdi HYSENI
Ska dilemė se bashkėsia ndėrkombėtare gjatė
katėrvjetshit tė shkuar bėri pėrpjekje pėr tė ndėrtuar
shtetin e Kosovės (qeveria, parlamenti, kryetari, si dhe
sturkturat e tjera institucionale juridiko-politike e
kushtetuese tė Kosovės), mirėpo, megjithatė, nuk u arrit
njė objektiv i tillė, sepse pengesė kryesore dhe e
pakapėrcyeshme ishte klauzola juridike e Rezolutės
1244 e KS tė Kombeve tė Bashkuara, ku thuhet se: Kosova
ėshtė pjesė e Serbisė dhe e Malit tė Zi.
Prandaj, pėrderisa tė mos ndryshohet Rezoluta 1244, e
cila ėshtė nė kolizion me institutin e pavarėsisė sė
Kosovės, do tė favorizohet sovraniteti absolut kolonial
i Unionit tė Serbisė dhe Malit tė Zi mbi Kosovėn. Nė tė
vėrtetė, shikuar nė aspektin juridik ndėrkombėtar, ky
edhe ėshtė argumenti i vetėm justifikues i SMZ-sė me tė
cilin ėshtė duke manipuluar dhe spekuluar nė disfavor tė
sė drejtės sė vetėvendosjes dhe tė pavarėsisė sė Kosovės.
Pėr tiu shmangur kėtij difekti juridik ndėrkombėtar,
pala shqiptare (pėrmes organeve tė saj institucionale
pėrkatėse), duhet tė insistojė nė revidimin e Rezolutės
1244, qė nė vend tė saj, tė miratohet njė rezolutė e re
pėr Kosovėn, e cila do tė legjitimonte de facto dhe de
jure institucionin e sė drejtės dhe tė parimit tė
vetėvendosjes sė Kosovės. Pėrndryshe, ėshtė e mundur qė
tė zhvillohen lloj-lloj dialogėsh teknikė me shtetin e
SMZ-sė nė Vjenė, nė Podogoricė, nė Prishtinė apo nė
Dejton, por kjo do tė ishte teknikė e gabuar e
politikės dhe e diplomacisė shqiptare, sepse nė kėtė
mėnyrė, botėrisht, do ta votonin praktikisht dhe
juridikisht institutin e sovranitetit kolonial serb mbi
Kosovėn dhe shqiptarėt. Pėr mė tepėr, njė akt i kėtillė
do tė quhej kapitullim pėr Kosovėn dhe shqiptarėt, si nė
kuptimin e historisė, tė politikės dhe tė diplomacisė sė
tyre, nė pėrgjithėsi.
Prandaj, pavarėsisht se ēka rekomandojnė dhe
predikojnė analizat miope, dezulative dhe diletante tė
disa autorėve autodidaktė politikė(qė janė nė diskurs
me mbrojtjen e interesit nacional dhe shtetėror shqiptar),
se palės shqiptare nuk i heqet ndonjė copė, po qe se
do tė shkonte nė dialogun e imponuar tė Vjenės, pala
shqiptare patjetėr, duhet tė abstenojė nga dialogu
serbo-shqiptar i Vjenės, i cili nė tė vėrtetė, edhe
ėshtė i aranzhuar nė mėnyrė tė ngutshme, tė njėanshme
dhe plotėsisht nė frymėn e Rezolutės 1244 tė KS tė
Kombeve tė Bashkuara, qė sheshit favorizon tė drejtėn e
sovranitetit shtetėror serb mbi Kosovėn. Pėr tiu
shmangur njė rreziku tė kėtillė potencial, pėrkatėsisht
njė gracke tė kėtillė tė traktativave tė fshehta tė
diplomacisė evropiane ndėrkombėtare, Parlamenti i
Kosovės e ka pėr detyrė qė, sa mė parė tė deklarohet
para opinionit politik kombėtar dhe ndėrkombėtar pėrmes
aktit tė tij tė vlefshėm juridiko-politik e kushtetues
lidhur me dialogun serbo-shqiptar tė Vjenės, tė
parashikuar mė 14 tetor 2003. Ndryshe, ēdo formulė a
metodologji tjetėr politike pėrkitazi me dialogun e
Vjenės, qė anashkalon dhe pėrjashton vendimin e ligjshėm
KONSENSUAL tė Parlamentit tė Kosovės, do tė jetė nė
kolizion flagrant me tė drejtėn historike dhe me tė
drejtėn e vetėvendosjes sė Kosovės.
Nė kėtė vėshtrim, Parlamenti i Kosovės, si organ mė i
lartė LIGJVĖNĖS, duhet tė eliminojė dhe pėrjashtojė ēdo
tendencė a tentativė arbitrare jashtinstitucionale tė
formimit tė ndonjė grupi negociues, qė do tė
dialogonte me palėn serbe nė Vjenė. Njė potez i kėtillė
eventual apolitik dhe antiligjor i Parlamentit tė
Kosovės, praktikisht do tė provonte tezėn e
paqėndrueshme tė politikės pushtuese serbomadhe, si dhe
tė diplomacisė sė kancelarive tė moēme evropiane, se
shqiptarėt nuk meriotjnė tė kenė shtetin e tyre mbase
nuk janė nė gjendje pėr tė vetėqeverisur, si dhe do tė
shėnonte fundin e tij si organ ligjor.
Pėr ti davaritur kėto teza tė falsifikuara shekullore,
si dhe spekulimet e rrezikshme tė politikės
propagandistike ditore tė SMZ-sė, qė mohojnė tė drejtėn
natyrore dhe historike tė formimit tė shtetit kombėtar
shqiptar nė Ballkan brenda kufijve tė tij gjeopolitikė
dhe etnikė, politika zyrtyre shqiptare e Kosovės, nė
vend se tė pėrqėndrohet nė temėn teknike tė dialogut
tė dėshtuar tė Vjenės, nevojitet qė tė kėmbėmngulė nė
parashtrimin e kėrkesės urgjente OKB-sė, qė tė
revizionojė Rezolutėn 1244, zhvlerėsimi i sė cilės, do
tė ndikonte pozitivisht nė pėrshpejtimin e zgjidhjes sė
drejtė tė statusit pėrfundimtar tė Kosovės. Ndryshe,
manovrat dhe sondimet e tjera politike tė spektrit
politik shqiptar, qė kanė pėr qėllim promovimin e
politikės sė kultit tė ndonjė individi tė shenjtė, apo
tė ndonjė grupi tė interesit, tė parapaguar nė
mbrojtjen e statu quo-s sė Kosovės sipas Rezolutės 1244,
sheshazi dėshmojnė disfunksionalizmin e procesit tė
transfomimit, tė demokratizimit dhe tė pavarėsimit tė
Kosovės.
Autori ėshtė bashkėpunėtor shkencor i «American
Diplomacy», SHBA