BAROMETRI DIPLOMATIK
ME ASNJĖ
AUTONOMI SPECIALE NĖN SOVRANITETIN SERBO-MALAZEZ NUK
ZGJIDHET PROBLEMI KOLONIAL I KOSOVĖS, AS I SHQIPTARĖVE
NĖ BALLKAN
Prof.Dr.Mehdi HYSENI
Nė veēanti pas pėrfundimit tė Samitit tė Bashkimit
Evropian(BE) pėr Ballkanin Perėndimor (19-21 qershor
2003) ēėshtja e Kosovės ėshtė bėrė temė qendrore nė
sfondin e politikės ndėrkombėtare. Kėtė e vėrtetoi edhe
Projektrezoluta pėr autonominė speciale tė Kosovės, e
miratuar nga Asambleja Parlamentare e Kėshilli Evropian
, mė 24 qershor 2003 nė Strasburg. Mirėpo, ky akt aspak
nuk duhet ta ketė krijuar panik, as shqetėsim pėr
opinionin publik shqiptar, sepse nė thelb nuk ka
kurrfarė efekti as peshe juiridike ligjore, tė
detyrueshme pėr palėt nė kontest, por ėshtė vetėm njė
propozim i njė Komisioni tė ekspertėve pėr ēėshtje
politike, i cili ka nxjerrė pėrfundimin se problemet
ndėretnike mund tė zgjidhėn, duke iu njohur autonominė
minoriteteve. Njė status i kėtillė, do tė bėnte tė
mundur respektimin e minoriteteve si nė Kosovė, ashtu
edhe nė Serbi(The Sunday Herald, 25.6.2003).
Njė konkluzion i kėtillė i ekspertėve pėr ēėshtje
politike tė Komisionit tė theksuar tė Asamblesė
Parlamentare tė Evropės, parimisht ėshtė i qėndrueshėm,
kur ėshtė fjala pėr realizimin e tė drejtave themelore
tė minoriteteve ndryshme, sikurse, qė ėshtė rasti me
minoritetin serb nė Kosovė. Mirėpo, kjo normė
kualifikuese nga specialistėt e theksuar nuk mund tė
merret si standard juridik, as politik pėr zgjidhjen e
konflikteve koloniale, siē ėshtė rasti i Kosovės, i cili
nė thelb nuk ka tė bėjė me peshėn e kurrfarė problemi
minoritetesh, por me mohimin e sė drejtės sė
vetėvendosjes sė shumicės dėrrmuese (mbi 90%) tė
popullit shqiptar. Kėtu qėndron epiqendra e krizės,
dhe e shpėrfilljes tė sė drejtės historike, kombėtare
dhe ndėrkombėtare tė shqiptarėve dhe tė Kosovės sė
kolonizuar.
Gjithashtu, nė Projektrezolutėn pėr autonominė speciale
Kosovės, tė miratuar nga Asambleja Parlamentare e
Kėshillit Evropian, thuhet: Kundrejt garancive tė
bashkėsisė ndėrkombėtare, Kosovės ti njihet autonomia
speciale, e cila nuk do tė vinte nė pikėpyetje
integritetin territorial dhe sovranitetin e Unionit Serb
dhe Malazez.(Po aty). Ky propozim rekomandues dėshmon
sheshit, se propozuesit nuk e njohin fare zanafillėn
historike tė problemit tė Kosovės, si pasojė e njė
mungese tė kėtillė` teorike, edhe ka mundur tė nxirret
njė konludim i kėtillė krjetėsisht i verbėr si
historikisht, juridikisht dhe politkisht, i cili ėshtė i
ndikuar dhe, tėrėsisht kompatibil me tezat e tė gjitha
projekteve serbomėdha tė nacionalistėve dhe tė
imperialistėve serbė dhe malazezė, si dhe tė Kishės
Ortodokse Serbe, qė edhe sot nė shekullin XXI, Kosovėn
dhe travet e tjera tė kolonizuara shqiptare, me
paturpėsi dhe pa kurrfarė tė drejte, i konsiderojnė si
TERRITOR ETNIK SERBOMALAZEZ(?!)
Ja, ky ėshtė jusitifikimi profesional politik, qė
Kosova si autonomi speciale, ose mė mirė tė thuhet si
specialitet kolonial i propozuesve tė Asamblesė
Parlamentare tė Kėshillit tė Evropės, edhe mė tej duhet
tė mbetet pjesė integrale e territorit tė Serbisė dhe tė
malit tė Zi, sepse sipas filozofisė politike tė tyre
nuk paska zgjidhje tjetėr pėr Kosovėn?! Kėtė, e
ilustrojnė edhe me kėtė argument: Asambleja
Parlamentare e Kėshillit Evropian kėtė propozim (domethėnė:
autonomi speciale-mh) e ka nxjerrė, duke u bazuar nė
rezolutėn e ashtuqujatur: Pėrvojat pozitive tė rajoneve
autonome sepciale, si burim frymėzimi pėr zgjidhjen e
konflikteve etnike nė Evropė, nė pjesėn e titulluar:
Kosova nė kuadrin e Federatės sė Serbisė dhe tė Malit
tė Zi. Nė brendinė e kėtij citati, vetėm njė segment i
tij, mund tė merret si i saktė, kur thuhet se nė Evropė
ekzistojnė shumė rajone qė kanė statusin e autonomisė
speciale. Kjo ėshtė e vėrtetė. Mirėpo, ky model i
autonomisė speciale, qė ėshtė i zbatueshėm nė disa
shtete tė Evropės, nuk mund tė aplikohet pėr zgjidhjen e
ēėshtjes koloniale tė Kosovės, sepse rajonet me status
special tė autonomisė nė Evropė, nuk mund tė krahasohen
me asnjė veēori tė Kosovės dhe tė shqiptarėve, tė cilėt
pėrbėjnė shumicėn dėrrmuese(mbi 90%) tė popullatės,
domethėnė nė asnjė formė nuk gjasojnė me statusin e
autonomisė speciale tė rajoneve tė Evropės, nagse ato
kanė statusin e minoritetit nė shtetet e pavarura
nacioanle evropiane. Ndėrkaq, Kosova si territor etnik
shqiptar, dhe shqiptarėt si komb indigjen kanė statusin
kolonial serbomalzez nė tokėn e tyre stėrgjyshore, gjė
qė kjo nuk ėshtė karakteristikė as e pėrgjithshme, as e
veēantė e minoriteteve me status tė autonomisė speciale
tė rajoneve tė sotme tė Evropės. Minoritetet e theksuara
tė rajoneve evropiane me autonomi sepciale e kanė
lirinė plotė dhe tė gjitha tė drejtat, qė iu pėraksin me
ligjet vendore dhe me ato ndėrkombėtare, ato jetojnė tė
lira nė shtetet sovrane demokratike tė Evropės, kurse
kombi shqiptar i Kosovės ende formalisht ėshtė nėn
sovranitetin e huaj kolonial serbomalazez. Pra,
shqiptarėt e Kosovės, nuk jetojnė si minoritet nė tokė
tė huaj, siē pohojnė imperialistėt serbomnalazezė, por
jetojnė nė truallin e tyre etnik shqiptar. Kėtu nuk
ekziston kurrfarė paqartėsie as nė palnin etnik, as nė
atė historik a territorial, sepse Kosova kurrnjėherė nė
historinė e saj (sikurse, Anamorava, Ilirida, Hoti,
Gruda, Plava, Ulqini dhe Tivari) nuk ka qenė territor
etnik i Serbisė, as i Malit tė Zi, por vetėm plaēkė
koloniale, e grabitur me forcė dhe me gjenocid nga
barbarėt serbomėdhenj, tė ndihmuar direkt dhe indirekt
nga Fuqitė e Mėdha tė Evropės. Prandaj, statusi i sotėm
i pazgjidhur i Kosovės, nuk mund tė jetė objekt
shqyrtimi i asnjė varianti tė autonomive speciale
qofshin ato produkte tė pėrkohshme ose afatgjata tė
shėrbimit tė vullnetit tė mirė tė Bashkimit Evropian(BE)
ose tė bashkėsisė ndėrkombėtare.
Autonomia speciale pėr Kosovėn, ėshtė
vetėm njė shkronjė e vdekur nė letėr!
Pavarėsisht nga objektivat dhe interesat politike tė
Asamblesė Parlamentare tė Kėshillit Evropian dhe tė
Unionit tė Serbisė+Malit tė Zi, qė pėr statusin
pėrfundimtar tė Kosovės, tė rezervohet autonomia
speciale, sipas sė cilės shqiptarėt dhe Kosova edhe mė
tej tė ngelin produkte tė vlefshme dhe tė
pandryshueshme pėr sistemin e kolonializmit srbo-malazez,
tė gjitha opcionet e tilla me parashenjė minoriteti,
politika kozmopolite shqiptare, duhet ti hudhė poshtė
nė mėnyrė tė prerė, dhe pa kurrfarė dhimbjeje e
nihilizmi nė emėr tė ndonjė parimi tė lartė demokratik,
tė premtuar nga mishmashet integruese rajonale, sepse
parimi i kėtillė, mbi asnjė bazė nuk mund tė jetė
substitut i PARIMIT ETNIK DHE TERRITORIAL as nė kuptimin
e sė pėrgjithshmes, as nė kuptimin e sė veēantės, kur
ėshtė fjala pėr Kosovėn dhe pėr trojet e tjera etnike
shqiptare, tė kolonizuara nga Serbia, Mali i Zi, FYROMI
dhe Greqia. Arsyeja ėshtė fare e thjeshtė, sepse nė
rastin konkret tė Kosovės dhe tė shqiptarėve, edhe pas
sa shekujsh kryengritjesh dhe luftėrash tė pareshtura
ēlirimtare kombėtare dhe antikolonialiste shqiptare
kundėr barbarėve grabitēarė serbosllavė, ende nuk ka
ardhur nė shprehje zgjidhja dhe jetėsimi i konceptit dhe
i parimit kombėtar tė shqiptarėve, qė ndodhen nė
kurorėn e pėrgjakshme tė kolonializmit serbosllav, pėr
kėtė fajin kryesor e mban Evropa e dikurshme, e cila
edhe sot, kur tė gjithė popujve tė shkėputur tė
ish-RSFJ-sė (sllovenėve, kroatėve, boshnjakėve dhe
maqedonėve) ua ka njohur tė drejtėn e vetėvendosjes,
kurse vetėm ndaj shqiptarėve po tregohet akoma e
shurdhėr dhe e rezervuar!?
Tė gjithė specialistėt e shekncės politike, juridike
dhe diplomatike, tė cilėt e kanė marrė pėrsipėr si
detyrė shtėpie qė problemin kolonial tė Kosovės ta
zgjidhin pėrmes formave tė autonomisė speciale nėn
Serbi dhe nėn Mal tė Zi, do tė dėshtojnė me projektet e
tilla strategjike, sepse tė gjitha regjimet dhe
politikat e derisotme tė regjimeve tiranike kolonialiste
serbomalazeze, tanimė i kanė harxhuar kreditė dhe
favoret e tilla si ndaj Kosovės, ashtu ndaj territoreve
tė tjera tė Shqipėrisė Etnike. Kėtė, sė fundi, e
vėrtetoi edhe hollokausti i regjimit policor-militarist
tė Serbisė sė Slobodan Milosheviqit mbi Kosovėn dhe
shqiptarėt(1989-12.6.1999).
Pavarėsisht nga tendencat dhe kontinuiteti i strategjisė
sė pandryshuar tė luftės speciale dhe tė pretendimeve
territoriale tė Serbisė dhe Malit tė Zi (sikurse nė
fillim dhe nė mbarim tė shekullit XX, tė ndihmuara nga
partnerizmi i disa fuqive tė mėdha tradicioanle
evropiane), qė Kosovės sine qua non tia imponojė ndonjė
autonomi speciale, demokratike evropiane, qoftė ajo
edhe e pėrsosur sikurse autonomia e ish-RSFJ-sė, e
vitit 1974, ajo do tė jetė e gjykuar tė dėshtojė,
sikurse qė ka dėshtuar makroprojekti serbomadh i
Slobodan Milosheviqit nė Kroaci, mė 1995, pas arritjes
sė Marrėveshjes sė Dejtonit, sepse as politika, as
populli shqiptar i Kosovės (pas qindra-mijėra viktimash
tė therorizuara pėr liri dhe pėr pavarėsi tė Kosovės)
nuk do tė jenė tė gatshėm, qė ta pranojnė atė si
zgjidhje pėrfundimtare dhe tė drejtė tė ēėshtjes sė
Kosovės.
Kėtė strategji dhe qėndrim unik tė politikės shqiptare,
duhet ta kenė tė qartė si pala e involvuar serbomalazeze,
ashtu edhe pala mediatore evropiane ndėrkombėtare, sepse,
ndėr tė tjera, ėshtė edhe nė frymėn e kėtij konstatimi
racional dhe realist: shqiptarėt nuk kanė luftuar pėr
autonomi, por pėr pavarėsi dhe, mirėfilli, qė tė mos
ngelin nėn suzerenitetin jugosllav, konluzion
aksiomatik ky, i argumentuar dhe i peshuar si nė
aspektin historik, realist, etik, politik, juridik ashtu
edhe nė atė shkencor nga arkitekti dhe eruditi mė i
shquar i diplomacisė amerikane, pėrkatėsisht
ndėrkombėtare, ish-sekretari i shtetėror i SHBA-sė,
Henry Kissinger (Does America need a foreign policy? New
York, 2001, f.270).
Edhe ky vlerėsim objektiv i Henri Kisinxherit, provon se
me masa paliative, si rezultat i paragjykimeve tė
tradicionles historike tė imperializmit serbosllav, dhe
tė interesave (tė vjetra dhe tė reja) polivalente tė
shportave integruese rajonale tė Evropės Juglindore,
nuk mund tė zgjidhet problemi njėshekullor kolonial i
Kosovės, pavarėsisht nga interpretimet e holla juridike
dhe diplomatike tė autorėve tė Projektrezolutės sė
autonomisė speciale pėr Kosovėn tė Asamblesė
Parlamentare tė Kėshillit Evropian, tė miratuar nė
Strazburg, mė 24 qershor tė kėtij viti.
Makroprojekti serbomadh ka dėshtuar,
por jo edhe ambiciet e tij neokolonialiste
Makroprojekti hisotoriko-politik dhe nacional tė gjithė
serbėt nė njė Serbi tė Madhe(sipas Naēertanijes sė Ilia
Garashaninit, 1844) nė thelb ka dėshtuar, sikurse edhe
promovimi i stretgjisė antishqiptare dhe antiamerikane
nė Ballkan i frontit ortodoks nė shtrirjen gjeografike
(Rusi, Ukrainė, Serbi dhe Greqi), front ky, qė
pretendonte ringjalljen e ortodoksizmit dhe tė traditės
bizantine me tė gjitha dimensionet (historike, kulturore,
ekonomike, politike, ushtarake dhe religjioze), qė do tė
ishte nė disfavor tė popujve tė tjerė ballkanikė, e nė
veēanti tė interesave kombėtare dhe shtetėrore tė
popullit shqiptar. Me njė fjalė, ka dėshtuar politika
dhe strategjia e forcės sė logjikės hegjemoniste dhe
militariste tė Beogradit, nė saje tė sė cilės, kryekėput
mbėshtetej projekti i theksuar pėr ringjalljen e idesė
sė lashtė sllave, pėrkatėsisht pėr krijimin e njė Serbie
tė madhe.
Mirėrpo, e gjithė kjo nuk ka ndikuar pozitivisht, qė
Serbia e Slobodan Milosheviqit (natyrisht, edhe me
gjithė pėrdorimin e sanksioneve ekonomike dhe tregtare
tė OKB-sė, dhe tė ndėrhyrjes ushtarake tė SHBA-sė), edhe
pas rėnies sė tij nga pushteti shtetėror, tė heqė dorė
nga inkursionet dhe nga pretendimet territoriale ndaj
Kosovės, si dhe nga territoret e tjera tė kolonizuara tė
Shqipėrisė Etnike.
Ka ardhur koha qė, edhe qeveria e tashme unioniste
serbomalazeze, (e cila para asėve tė Bashkimit Evropian:
Havier Solana, Roano Prodi etj., po shtiret se ėshtė e
gatshme pėr ti pranuar rregullat e lojės pėr tu
integruar dhe bashkėpunuar nė mėnyrė paqėsore me vendet
fqinje nė rajon, sė kėndejmi edhe me Shqipėrinė dhe me
shqiptarėt) ta kuptojė drejt realitetin e pashmangshėm
tė porcesit tė pavarėsisė sė Kosovės, si dhe
vendosmėrinė e politikės sė forcės dhe kursin paqėsor tė
rendit tė ri botėror, qė ėshtė fryt i drejtpėrdrejtė i
diplomacisė dhe i politikės sė jashtme amerikane, nė
saje tė sė cilave krirmineli Slobodan Milosheviq, edhe
pėsoi metamorfozė, duke reviduar nė pėrmasa drastike
kursin e politikės sė tij pushtuese dhe ekspansioniste,
si nė Kroaci, Bosnjė-Hercegovinė, ashtu edhe sė fundi
Kosovė. Ndryshe, nėse regjimi serbomalazez i Beogradit,
qėndron nė tė njėjtat kėrkesa dhe pozicione tė politikės
gjenocidale tė mesisė sė tyre, i cili, tani ėshtė duke
u dergjur nė Tribunalin e Hagės(pėr shkak tė kryerjes
sė tre agresioneve dhe tri gjenocideve ndaj kroatėve,
boshnjakėve dhe shqiptarėve), duke manipuluar dhe
spekuluar nė skajshmėri me autonomi speciale tė
Slobodan Milosheviqit dhe tė Vojisllav Sheshelit pėr
Kosovėn, atėherė ska dyshim se, krerėt e tij, Zoran
Zhivkoviq (kryeministėr i qeverisė serbe), Nebojsha
Qoviq (nėnkryeministėr) dhe Svetozar Maroviq (kryetar i
Unionit tė SMZ-sė), do tė pėrballen me tė njėjtat
probleme tė politikės antishqiptare dhe anitevropiane tė
Slobodan Milosheviqit.
Nėse politika zyrtare serbomalzeze e Beogradit, nuk e
ridefinon strategjinė kolonialiste ndaj Kosovės, atėherė
krejtėsisht ėshtė e qartė se, Serbia as Mali i Zi nuk
janė tė gatshme, qė problemi i Kosovės tė zgjidhet me
mjete paqėsore, por me mjete tė dhunės dhe tė terrorit
tė aparatit shtetėror paraprak tė Slobodan Milosheviqit.
Mirėpo, kjo do ti ēojė nė tė njėjtin epilog politik dhe
ushtarak tė dėshtimit tė regjimit policor dhe militarist
tė Slobodan Milosheviqit, edhe pse Serbia ėshtė
rikthyerė nė organizatat dhe nė institucionet e
bashkėsisė ndėrkombėtare (OKB, OSBE, Pakti i
Stabilitetit pėr Shtetet e Evropės Juglindore etj.).
Sesa Unioni i SMZ-sė, do ti pėrfillė rregullat dhe
normat e sė drejtės ndėrkombėtare dhe tė Kaqrtės sė
Kombeve tė Bashkuara, qė ēėshtja e Kosovės tė zgjidhet
me dialog dhe me mjete paqėsore nė favor tė pavarėsisė
sė Kosovės, ėshtė ēėshtje e palės serbomalazeze. Mirėpo
ne, pėr arritjen e objektivit tonė kombėtar dhe
shtetėror, nuk kemi aspak arsye, qė tė bijmė viktimė e
kurrfarė strategjie a taktike serbe ose proserbe, qė do
tė manifestohej nė dimensione ndėrkombėtare (sikurse nė
rastin e miratimit tė Projektrezolutės tė autonomisė
speciale pėr Kosovėn tė Asamblesė Parlamentare tė
Kėshillit Evropian, mė 24.6.2003 nė Strazburg), apo tė
frikėsohemi nga ushtrimi i trsynisė diplomatike tė
Koncertit tė Ri Evropian, sepse Kosova nuk ėshtė
pjellė e forcės dhe e agresionit (siē kanė vepruar
Serbia dhe Mali Zi nė rastin e krijimit Republikės Serbe
nė Bosnjė, si produkt i gjenocidit dhe hollokaustit
militarist ēetniko-fashist serb, gjė kjo ėshtė nė
kolizion flagrant me normat e sė drejtės ndėrkombėtare
dhe me standardet e tjera ndėrkombėtare), por ėshtė
krijesė e natyrshme nė territorin e saj etnik shqiptar,
e cila pa e pėrdorur forcėn, ėshtė krijuar si shtet i
pavarur, mė 2 korrik 1990 nė saje tė Deklaratės
Kushtetuese tė Pavarėsisė sė Kosovės nga ana e delgatėve
tė Kuvendit tė Kosovės; tė Kushtetutės sė Kaēanikut mė 7
shtator 1990, si dhe tė Referendumit gjithėpopullor
shqiptar (mbi 99%) , mė 26-31 shtator 1991. Pikėrisht
kjo formė procedurale e shpalljes sė Republikės sė
Kosovės ėshtė nė pėrputhje me normėn e sė drejtės
ndėrkombėtare dhe me dispozitat e Kartės sė Kombeve tė
Bashkuara. Prandaj, bashkėsia ndėrkombėtare (edhe pse
kėto atribute tė ligjshme, tanimė janė suspenduar nga
misioni paqėsor ndėrkombėtar-UNMIK-u), pėrkatėsisht
Organizata e Kombeve tė bashkuara, e ka pėr detyrė ta
pėrfillė vullnetin e deklaruar tė popullit shqiptar, qė
Kosova tė jetė shtet i pavarur dhe sovran si nė kuptimin
de facto, ashtu edhe nė atė de jure.
Nė planin historik, autonomia speciale (si kornizė
ligjore e realizmit tė sė drejtave tė pakicave kombėtare)
pėr Kosovėn, duhet kuptuar vetėm si ēėshtje arkivore,
qė i pėrket stazhit tė saj tė dikurshėm kolonioal nėn
tiranitė serbe-jugosllave (1912-12.6.1999), kurse nė
palnin politik, vetėm si provokim dhe testim tė tė
unitet, tė vendosmėrisė, tė rezistencės, dhe tė
pėrcaktimit tė politikės dhe tė rrugės sonė tė drejtė
pėr liri dhe pavarėsi tė plotė.
Tė gjitha analizat dhe elaboratet qoftė tė punuara
nga politika serbomadhe, qoftė nga komisionet dhe
organizatat e ndryshme tė pavarura ndėrkombėtare, qė i
referohen ringjalljes sė fantazmės sė autonomisė
speciale, tė ngushtė apo tė zgjeruar, nė thelb janė
tendencioze, tė sipėrfaqėsishme dhe antishqiptare me
vlerėsime tė pathemelta (qoftė nė aspektin historik,
politik a juridik) dhe aprioristike. Pra, tė jemi edhe
mė konkret (pavarėsisht nga evoluimi dhe demokratizimi
i politikės sė regjimit tė Unionit tė SMZ-sė), ēdo formė
e autonomisė pėr popullin shqiptar tė Kosovės ėshtė
plotėsisht e papranueshme, ngase kjo e kufizon dhe e
pezullon definitivisht tė drejtėn e sovranitetit dhe tė
drejtėn e vetėvendosjes. Instituti juridiko-politik i
autonomisė (me tė gjitha format dhe shkallėzimet e tij)
ka tė bėjė me realizimin e tė drejtave politike dhe
kulturore tė pakicave kombėtare, e jo kursesi me
jetėsimin e sė drejtės sė vetėvendosjes dhe tė
sovranitetit tė njė populli (mbi 90%), siē ėshtė rasti
ynė konkret nė Kosovė.
Shqiptarėt, pavarėsisht nga makineria propagandistike e
Unionit tė Serbisė dhe Malit tė Zi, qė ėshtė duke u
zhvilluar nė frymėn e strategjisė sė tėrthortė dhe tė
frikėsimit (duke ushtruar trysni pėrmes faktorit
ndėrkombėtar), e cila ka pėr qėllim qė ta zhvlerėsojė
luftėn ēlirimtare kombėtare tė UĒK-sė (dhe kryeliderėt e
saj, ti dorėzojė nė Tribunalin e Hagės nė bazė tė
aktpadive terroriste tė udb-sė sė periudhės sė regjimit
tė Slobodan Milosheviqit, siē ndodhi rasti i pėrkoshėm i
arrestimit tė kryetarit tė PDK-sė, Hashim Thaēi nė
aeroportin e Budapestit tė Hungarisė, mė 30 qershor
2003, por, i cili arriti tė lirohet nė saje tė
ndėrhyrjes imediate-direkte tė kryeadministratorit tė
UNMIK-ut, Mihael Shtajner, tė shefit tė diplomacisė sė
BE-sė, Havier Solana, si dhe tė Ministrisė sė Punėve tė
Jashtme tė Francės tek organet pėrkatėse tė Ministrisė
Jashtme tė Hungarisė), si dhe ti dezavuojė tė gjitha
pėrpjekjet e deritashme tė popullit shqiptar nė krijimin
e shtetit tė pavarur dhe sovran tė Kosovės, pėr asnjė
moment nuk kanė arsye, qė tė tėrhiqen nga llogoret e
mbrojtjes me ēdo ēmim tė lirisė dhe tė pavarėsisė sė
Kosovės. Ēdo kompromis dhe alternativė tjetėr, qė bie
ndesh me tė drejtėn e pavarėsisė dhe tė vetėvendosjes sė
Kosovės, pa dyshim do tė shpie nė njė kryengritje tė
pėrgjithshme shqiptare nė Ballkan. Mirėpo, pėrgjegjėsinė
dhe tė gjitha pasojat e saj, do ti marrė pėrsipėr vetė
politika e papėrgjegjshme dhe e papėrmirėsueshme
kolonialiste e Serbisė dhe e Malit tė Zi, e cila (pėrkundėr
mbėshtetjes sė Evropės dhe bashkėsisė ndėrkombėtare nė
ringjkallejn e saj tė reformave ekonomike, politike dhe
demokratike) ndaj Kosovės dhe shqiptarėve, po e zbaton
me konsekuencė politikėn e regjimit racist tė Slobodan
Milosheviqit.
Autori ėshtė bashkėpunėtor shkencor i American
Diplomacy, North Carolina, USA.