Analiza tjera   Dėrgoni Komentin tuaj nė rubrikėn Forum    

"Shqipėria etnike ėshtė projekt antievropian dhe anticivilizues" O TEMPORA O MORES(!) 

      

Baromteri diplomatik 
Dr.Mehdi HYSENI 

 

SIPAS NDĖRRIMIT TĖ TEZAVE TĖ NEBOJSHA ĒOVIQIT "SHQIPĖRIA ETNIKE ĖSHTĖ PROJEKT ANTIEVROPIAN DHE ANTICIVILIZUES", NDĖRSA GJENOCIDI KOLONIAL SERB ANTISHQIPTAR, "ĖSHTĖ VEPĖR HUMANE DHE QYTETĖRUESE BOTĖRORE" ! O TEMPORA O MORES(!) 

Ėshtė e njohur se, nė etapat e caktuara tė historisė sė marrėdhėnieve politike ndėrkombėtare, kanė jetuar dhe sunduar me shekuj perandori tė ndryshme tė pėrbotshme (romake, bizantine, osmane etj.), por edhe e kanė pėrjetuar fundin e tyre, si rrjedhojė e zhvillimit tė ngjarjeve dhe tė proceseve reja tė shoqėrisė, pėrkatėsisht si rezultat i zhvillimit tė ligjeve tė dialektikės sė natyrės sė bashkėsisė njerėzore, nė pėrgjithėsi. S'ka dyshim se, i tėrė ky proces evolutiv shumėshekullor ka ndikuar pozitivisht nė ndryshimin e gjendjes dhe tė marrėdhėnieve tė pėrgjithshme tė rendeve tė caktuara tė shoqėrisė njerėzore.Mirėpo, kjo dielaktikė e zhvillimit tė gjithmabrshėm tė ngritjes sė empancipimit dhe qytetėrimit njerėzor, nuk ka mundur tė ndikojė pozitivisht as tė zhveshė, as tė zbutė, as tė transformojė e as tė zhdukė pėrfundimisht, ( sikurse qė ka ndodhur me fillimin dhe me rėnien e perandoritve tė theksuara dhe, me sistemet e mėvonshme tė mbretėrive, tė monarkive, tė kapitalizmit dhe tė socializmit real komunist, i cili perėndoi nė vitin 1989, sė bashku superfuqinė lindore tė kampit socialist-Bashkimin Sovjetik) barbarizmin mitologjik dhe ideologjinė imperialiste serbomadhe-"kancerin" shekullor tė shfarosjes gjenocide tė etnikumit shqiptar nė Ballkan. Ky "pėrjashtim" i panatyrshėm i "fenomenit serbomadh" nga evolucioni zhvillimor i dialektikės natyrės, kur ėshtė fjala pėr "mbijetesėn"-mosthyerjen e koncepteve primitive dhe tė atyre klasike e moderne tė hegjemonizmit serbomadh, bėri qė (ndėr shekuj, dhe pse, mos tė thuhet, edhe sot, nė dekadėn e parė tė shekullit XXI) populli shqiptar, si njjė nga popujt mė tė vjetėr nė Evropė, tė mos flejė kurrė rehat (por gjithmonė "me vesh nė krahė"dhe me trasta nė shpinė, nė ikje si "lepujt" e trembur para "zagarėve" tė ēartun dhe vringėllimave tė "hutave qorre" tė hordhive barbarbare serbomalazeze, por kurrė i plagosur dhe kurrė i vrarė pėr vdekje) nė vatrat e tyre tė ngrohta stėrgjyshore tė Shqipėrisė Etnike. Zanafilla e kėsaj padrejtėsie shumėshekullore, jo vetėm ndaj shqiptarėve, por edhe ndaj popujve tė tjerė joserbė tė Ballkanit, rrėnjėt dhe trungun e ka nė logjikėn egėrsisė barbare militariste serbosllave dhe nė ndėrgjegjėn e kalbur, tė njėanshme dhe tė heshtur tė demokracisė tradicionale tė fuqive tė mėdha evropiane. 

Shovenistėt e pangopur serbė me "vjedhjen" e territoreve tė shteteve fqinje, posēėrisht tė atyre shqiptare, pikėrisht pse gjatė historisė sė tyre tė deritashme, nuk kanė paguar asnjė ēmim pėr politikėn e tyre kolonizuese gjenocidale, edhe sot, pas "ekstradimit" tė kriminelit Slobodan Milosheviq nė Gjykatėn Ndėrkombėtare pėr Krime tė Luftės nė hapėsirat e ish-Jugosllavisė nė Hagė, nuk u kėrkojnė falje botėrisht kroatėve, boshnjakėve dhe shqiptarėve pėr kryerjen e krimeve dhe tė gjenocidit kolektiv serb ndaj tyre, si dhe nuk " lėshojnė pe", kur ėshtė fjala pėr tėrheqjen e e forcave ushtarake dhe policore e paramilitare nga territoret e kolonizuara tė Shqipėrisė Etnike. Pėrkundrazi (duke u ndier akoma tė pamposhtur ushtarakisht, sepse disponojnė sasi tė mėdha tė depozituara tė arsenalit tė ndryshėm luftarak, sidomos tė armėve biologjike-kimike, rezervat e tė cilave i ruajnė me mijėra tonelata nė Krushevac, nė Lluēane, nė Vinēa dhe nė lokalitete tė tjera tė Serbisė), kėta sėrish iu kėrcėnohen shqiptarėve pėrmes mjeteve tė ndryshme propagandistike ,se do tė pėrdorin forcėn nė ēdo rast, qė ka tė bėjė me kėrkesėn paqėsore tė shqiptarėve, qė t'u njihet e drejta e vetėvendosjes dhe pavarėsia politike nga Serbia kolonizatore. 
Nė kėtė vėshtrim, nė vijimėsi, ėshtė mė i zhurmshėm dhe mė agresiv, Nebojsha Ēoviqi, nėnkryetar i Qeverisė sė Serbisė( i cili,sidomos pėr pėrfaqėsusit paqėsorė ndėrkombėtarė nė Kosovė, vlen si njė nga qeveritarėt serbė mė tė "moderuar" dhe me "pikėpamje liberale perėndimore". Mirėpo, nė praktikė, kur ėshtė fjala pėr pėrfilljen e interesave tė shqiptarėve si nė Kosovė, ashtu edhe nė Anamoravė(Preshevė, Bujanoc dhe Medevegjė) ėshtė dėshmuar si tejet politikan arrogant dhe perfid, pėrkatėsisht partizan i denjė i mbrojtjes sė gjenezės sė kultit tė shtetit nacional tė Shėn Savės. Tė gjitha veprimet e propagandės sė tij politike, janė tė mpleksura me urrejtje dhe me racizėm, simbiozė kjo, e nacionalizmit dhe e ortodoksizmit kishtar serb, e orientuar drejtpėrdrejt dhe tėrthorazi kundėr interesave tė shqiptarėve nė trojet e Shqipėrisė Etnike. Me njė fjalė, edhe Nebojsha Ēoviqi (edhe pse "demokrat" dhe pacifist "i moderuar" nė tryezat "gjelbra" negociuese tė integralistėve dhe globokratėve ndėrkombėtarė) nė thelb, ėshtė bartės dhe pėrkrahės besnik i politikės gjenocidale tė ish-regjimit tė personifikuiar me Slobodan Milosheviqin dhe i ideologjisė politike tė Kishės ortodokse serbe (e cila qė nga themelimi i saj nė truallin e Shqipėrisė Etnike, ėshtė iniciatorja, nxitėsja dhe aktori kryesor pjesėmarrės direkt nė copėtimin e trojeve etnike shqiptare dhe nė kryerjen e krimeve gjenocidale mbi popullatėn shqiptare autoktone, duke filluar qė nga Prebreza nė rethinėn e Toplicės e deri nė Gjevgjeli.Ēdo tė keqe dhe fatkeqėsi, qė kanė pėrjetuar shqiptarėt mbi kurrizin e tyre nė vatrat e tyre etnike, ėshtė "meritė" dhe "dhuratė e bekuar" e Kishės ortodkse serbe): " Aty ku ėshtė ngulitur kisha ortodkse serbe, aty ėshtė edhe vendi serb" ose "Aty ku ėshtė ngulur njė (sorrė) serb, ajo ėshtė tokė serbe", ose "tė gjithė serbėt nė njė shtet". Kėta janė shembujt mė konkret tė teorive raciste tė krijimit dhe tė veprimeve gjenocidale tė Serbisė sė madhe kundėr shqiptarėve nė Ballkan. Nė kėtė frymė tė racizmit serbomadh, Nebojsha Ēoviqi, (nė njė Konferencė ndėrkombėtare, qė ka pasur temė shqyrtimi: dijalogun dhe integrimet rajonale, bėrė nė Francė, mė 24 qershor 2002) e ka denoncuar tėrthorazi ekzistencėn e Shqipėrisė Etnike, duke e etiketuar atė pa kurrfarė argumenti si "Shqipėri tė Madhe"(!) Ndėrkaq, ēėshtjen e pazgjidhur shqiptare nė Ballkan, e ka kushtėzuar (duke ndėrruar tezėn edhe nė kėtė rast) me zgjidhjen paraprake tė "ēėshtjes serbe"(?!) 


Edhe "novus" tezat e " politikės sė moderuar dhe tė demokratizuar" tė shovenistit ēetnik serb, Nebojsha Ēoviqit (dikur "ushtar" i disiplinuar i SPS-it tė kriminelit Slobodan Milosheviq, e pas pėrmbysjes sė carit tė tij nga pushteti policor gjakatar serb, Nėnkryetar i Qeverisė sė Republikės sė Serbisė dhe Kryetar i Qendrės bashkėrenduese pėr kthimin e "refugjatėve"-kolonistėve kriminelė serbomalazezė nė Kosovė), janė tė "fabrikuara" dhe tė "patentuara" sipas "licencės" virusoide "Naēertanije" tė Ilia Garashaninit(1844), e cila ėshtė themeli dhe kulmi i logjikės sė nacionalshovinizmit dhe i hegjemonizmit destruktiv dhe paranoid serbomadh nė Ballkan. Pikėrisht, duke marrė pėr bazė "vlerat" e kėtilla, tė tejkalushme, tanimė edhe pėr komunitetin primitiv, Qoviqi, jo vetėm se kėto i riaktualizon, por edhe i mbron, duke i "shpaluar" nė tė njėjtin "stil" sikurse Slobodan Milosheviqi nėpėr mitingjet e tij, tė dikurshme (dekada e fundme e shekullit XX) nacionalshoviniste nėpėr qendrat e ndryshme tė Serbisė dhe,sė fundi, nė Gazimestan tė Kosovės, mė 28 qershor 1989, me rastin e rikujtimit tė 400-vjetorit tė Betejės sė Kosovės, tė disfatės gjithėserbe. Njė propagandė tė kėtillė nacionaliste antishqiptare, Nebojsha Ēoviq, jo vetėm se e zhvillon nėpėr Serbi dhe ndėr "refugjatėt" kolonistė kriminelė serbomalazezė, por edhe nėpėr qendrat e ndryshme ndėrkombėtare tė Evropės, tė Amerikės dhe tė Rusisė. Rasti mė i ri i "marshrutės diplomatike" tė tij, ishte edhe vizita e tij, bėrė Parisit, mė 24 qershor 2002. Nė kėtė "stacion destinues" tė kėtij metropoli evropian, i njohur pėr nga stadi i lashtė tradicional i kulturės, i demokracisė dhe i qytetėrimit, Ēoviqi nė rolin e pėrfaqėsuesit tė Qeverisė sė Beogradit, mori pjesė nė njė tryezė tė rrumbullakėt, me temė: "Jugu i Ballkanit nė kontekstin e dialogut tė ri tė integrimeve nė Evropė". Edhe nė kėtė "takim rasti", Nebojsha Ēoviqi, nuk harroi, qė t'i apostrofojė shqiptarėt nė kontekstin negativ politik, duke i akuzuar pėr "ekstremizėm" dhe pėr "pretendime" tė krijimit tė njė "Shqipėrie tė Madhe"(!) 

Drafti i "Shqipėrisė sė Madhe" sipas interpetimit tė 
tezave raciste tradicionale tė paranojės kolektive serbe 

Tiradat patetike tė nacionalromantizmit primitiv serbomadh, edhe sot(pas rėnies sė regjimit fashistoid policor tė Slobodan Milosheviqit), nė prologun e shekullit XXI, janė tė pranishme nė mėnyrė tė theksuar, edhe te gjeneratat mė tė reja tė popullit serb nė Ballkan. Sikurse edhe gjeneratat e mėparshme tė tyre " stėrgjyshore ", edhe kėto ushqehen dhe jetojnė me tė njėjtin " mėny " tė mitologjisė dhe tė barbarizmave tė tyre, tė cilat ndėr shekuj i kanė kultivuar nė traditėn e tyre nacionaliste, historike, politike dhe gjeografike, nė kurriz tė shqiptarėve dhe tė tokave tė tyre etnike. Pėr tė gjitha " fatkeqėsitė " e tyre gjatė fėrkimeve historike me popujt e tjerė fqinj, e posaēėrisht me shqiptarėt, " shkaqet " dhe " pasojat " i kanė kėrkuar dhe, prapė, edhe sot, i kėrkojnė nė " Shqipėrinė e Madhe ", qė nė tė vėrtetė ėshtė " produkt " dhe sajesė origjinale e tezave raciste tradicionale tė paranojės kolektive serbe, e jo as e historiografisė, as e politikės sė deritashme shqiptare. Ky koncept i trilluar dhe i kėmbyer me konceptin e Serbisė sė Madhe , qė nga formimi i vetėdijes kombėtare dhe shtetėrore, nuk figuron nė psikologjinė politike, filozofike, as kombėtare tė popullit shqiptar. 

Ia vlen tė theksojmė se, si nė kuptimin e ngushtė, ashtu edhe nė atė tė gjerė, nocioni " Shqipėri e Madhe ", nuk ėshtė kurrfarė " foshnje " shqiptare, por si politikisht, ashtu edhe historikisht (sipas tezave spekuluese mitologjike, tė sofistikuara dhe nacionalshovinizmit tė paprekur serb), ėshtė " mburoja " mė e sigurt shekullore e konceptit Serbia e Madhe . Kėtė "mal du siecle " "Velika Srbija " tė paranojės kolektive serbe antishqiptare, nė mėnyrėn mė tė argumentuar shkencore dhe politike, e provojnė projketet dhe plaprogramet hegjemoniste serbomėdha, duke filluar qė nga Ilia Garashanini me " Naēertanien " famėkeqe tė vitit 1844, (Vuk Karaxhiqi,Jovan Cvijiqi, Vasa Qubriloviqi, Ivo Andriqi, Dobrica Qosiqi etj.) e deri te " Memorandumi " i vitit 1986, sajesė e Akademisė sė Shkencave dhe tė Arteve tė Serbisė. Ndėrkaq, nė asnjė periudhė tė histofriografisė kombėtare shqiptare, as tė politikės shtetėrore shqiptare, nuk figuron asnjė projekt identik ose i barasvlershėm me " temėn " ekspansioniste sikurse Serbia e Madhe . 

Pėr ta fuqizuar edhe mė nė frymėn e argumentuar shkencore, " mbijetesėn " ekzistenciale shekullore tė Serbisė sė madhe, po i citojmė disa nga titujt themeltarė tė programeve nacionalshoviniste dhe imperialiste tė kryeautorėve dhe tė kryeideologėve intelektual politikė e shkencorė serbomėdhenj. Sipas paradigmave thelbėsore tė " mesazhit " historiko-politik ekspansionist tė " Naēertanisė " sė Ilia Garashaninit, del se, Serbia, duhej tė luante rolin e " Pijemontit tė sllavėve tė Ballkanit ", natyrisht nė disfavor tė territorit etnik shqiptar nė Ballkan. Mėpastaj, sipas paragjykimeve politikopatologjike antishqiptare tė etnogjeografit, Jovan Cvijiq, vendimet e Kongresit tė Berlinit (1878), Serbinė " e kishin margjinalizuar " nė kuptimin territorial dhe gjeopolitik, saqė etnlogu ēetnik " Jova ", ironinė e tij politike dhe " dhimbjen " e tij patriotike nihiliste ndaj " padrejtėsisė ", tė bėrė nė " kurriz " tė serbėve dhe Serbisė, e shpreh nė kėtė sintagmė revoltuese dhe tė papajtueshme me vendimet e Kongresit tė theksuar ndėrkombėtar : " Serbia ėshtė vend i pushtuar ", e " serbėt popull i burgosur "(citat i cituar nga trajtesa shkencore e akademikut shqiptar Zef Mirdita, e paraqitur nė Tubimin shkencor ndėrkombėtar me temė : "Evropa Juglindore 1918-1995 ", Zagreb, botim elektronik,f.1). Ndėrkaq, historia politike ndėrkombėtare flet ndryshe, fatkeqėsisht vendimet e Kongresit tė Berlinit (1878), janė embrioni i sė keqės dhe i shantazhimit tė interesave politike, kombėtare e territoriale tė Shqipėrisė Etnike,sepse mė se gjysma e territoreve dhe e popullsisė sė saj, si pasojė e vendimeve tė njėanshme tė theksuara, de facto dhe de jure i " dhurohen " Malit tė Zi dhe Serbisė sė " cunguar " dhe " popullit tė ndaluar " serb. Mirėpo, Jovan Cvijiqi kėtė " dhuartė " tė OttoV. Bizmarkut dhe tė mbėshtetėsve tė tij sllavė dhe prosllavė nė " konton aktive " tė zgjerimit tė territorit serb tė Pashallukėt tė Beogradit, e ka cilėsuar si " hiqgjė ", edhe pse kjo Serbisė i cedoi : " Kurshumlinė, Leskovcin, Vranjėn, Bllacėn, Pirotin, Prokuplen dhe Nishin "(Po aty, f.2). Menjėherė, pas ankesimit dhe tė pacifikimit tė kėtyre territoreve etnike shqiptare, Serbia zuri tė aplikojė strategjinė dhe taktikėn e terrorit gjenocid shtetėr serbomadh kundėr popullatės shqiptare, duke e detyruar atė, qė tė braktisė vatrat e tyre stėrgjyshore dhe tėrė pasurinė e patundshme, e tė vendoset nėpėr territoret e tjera tė Shqipėrisė etnike, duke filluar prej Kosovės deri nė Dibėr, Lumė e Malėsi tė Mbishkodrės. Sipas konstatimit aksiomatik tė Z.Mirditės, pikėrisht " kjo ėshtė etapa e parė e spastrimit sistemtik etnik tė shqiptarėve myslimanė nga ana e Serbisė nė vitin 1878. Si rrjedhim i vendimeve tė Kongresit tė Berlinit 1878, Serbia fitoi pavarėsinė dhe zgjerimin territorial nė Jug. "(Po aty, f.2). Me kėtė rast, Serbia parkitkisht bėri aneksimin dhe kolonizimin e disa pjesėve tė territorit tė Shqipėrisė Etnike, e jo siē i " justifikon " nė mėnyrė tendencioze dhe tė njėanshme kuazipolitika dhe kuazishkenca historiografike serbomadhe,se kėto kanė qenė " vazhdimėsi territoriale tė hinterlandit " serb " Juzhna Srbija ".Kjo ėshtė gėnjeshtėr e kulluar e politikės kishtare dhe e historiografisė falsifikatore serbe, e " lansuar " nga historianėt, si Vladan Stranajkoviq, Dimitrije Bogdanoviq, Vasa Qubrilloviq, MIlorad Ekmeēiq…, etj., diplomatėt Jovan Rakiq,Slobodan Jovanoviq, Vladan Gjorgjeviq,Ivan Andriq…etj.

Nė vistrėn e argumenteve tė tjera shkencore, qė e mbėshtesin ideologjinė, zhvillimin " evolutiv " dhe kurorėzimin e veprės " kolosale " me pėrmbajtje antishqiptare, antikroate dhe antimuslimane boshnjake, " Naēertania " tė Ilia Garashaninit, janė edhe " anekset " suplementare tė saj hegjemoniste tė akademikut serb Vasa Qubrilloviqit dhe tė nobelistit serb Ivo Andriqit tė viteve 1937 dhe 1939. Tė dy Projeketet e kėtyre " baballarėve " tė elitės intelektuale shkencore serbe, emėrues tė pėrbashkėt kanė shfarosjen, asimilin dhe dėbimin e shqiptarėve nga vatrat e tyre tė Shqipėrisė Etnike, si dhe grabitjen me agresion dhe me terror gjenocid tė territoreve tė saj. Pėr realizimin e kėsaj politike strategjike tė kolonializmit serb ndaj qenies shqiptare, Qeveria serbe (edhe si principatė, edhe si mbretėri edhe si jombretėri, edhe si socialiste komuniste,e sė fundi edhe si fashiste ēetnike, e personifikuar nga milosheviqėt, koshtuniqėt, gjingjiqėt, sheshelėt dhe ēoviqėt), ka shpenzuar mjete tė mėdha financiare pėr tė ndryshuar nė thelb strukturėn etnike tė popullsisė shqiptare, si dhe pėr tė jetėrsuar territorin indigjen tė Shqipėrisė Etnike. Mirėpo, me gjithė konvertimin (sipas Zef Mirditės, " nė vitin 1913, vetėm nė rrethinėn e Gjakovės , Serbia dhe Mali i Zi me dhunė dhe me terror shtetėror, i kanė konvertuar rreth 12000 shqiptarė katolikė nė ortodoksė serbė e malazezė ") dhe " herrjen " e njė numri tė konsiderueshėm popullsisė shqiptare, dhe me rrudhjen e territorit tė saj, nuk ia ka arritur qėllimit, qė t'i zhdukė pėrgjithmonė nga vatrat e tyre arbėrore. 

Koherenca e sindromit imperialist 
sllav e " Serbisė sė Madhe" nė Ballkan 

Ėshtė mė se e domosdoshme, qė " piemontin e vogėl " tė amalgamės sllobiste-shesheliste, Nebojsha Qoviqin, ta pėrkujtojmė se,ne shqiptarėt gjatė gjithė historisė sė derisotme kombėtare e shtetėrore, nuk kemi hartuar,nuk kemi planifikuar dhe nuk kemi aplikuar nė praktikė, as nuk kemi njohur,as nuk njohim kurrfarė tezash, konceptesh a programesh nacionalshoviniste hegjemoniste nėn "ambrellėn" "Shqipėria e Madhe". Nė asnjė dokument shqiptar qoftė me karakter letrar, politik, diplomatik a ushtarak nuk figuron nocioni "Shqipėri e Madhe".Kėtė konstatim timin e ka vėrtetuar vitin e kaluar(2001) edhe Grupi Ndėrkombėtar pėr zgjidhjen e krizave me seli nė Belgjikė dhe Komisioni i Pavarur Ndėrkombėtar pėr Kosovėn, ku nė asnjė raport a analizė dokumentare tė ekspertėve tė tyre lidhur me krizėn shqiptare-serbe nė Ballkan, nuk ėshtė vlerėsuar, se ekziston ndonjė "projekt a program" nacionalist, i njohur me emrin "Shqipėria e Madhe". Gjithashtu, edhe rezolutat pėr Kosovėn, tė miratuara nė kuadrin e Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara, tė NATO-s, tė Bashkimit Evropian dhe tė Organizatės pėr Siguri dhe Bashkėounim Evropian nė asnjė rresht dhe nė asnjė paragraf tė tyre nuk figuron nocioni "Shqipėria e Madhe". Ndėrkaq, kur ėshtė fjala pėr nacionalizmin, spastrimet etnike, gjenocidin, agresionin serb, tė gjitha kėto "produkte" tė Serbisė sė Madhe, tė drejtuar dhjetė vjet nga Slobodan Milosheviqi (kryetar i Serbisė dhe i sė ashtuquajturės RFJ, 1989-2000), i gjejmė pothuajse nė tė gjitha dokumnetet zyrtare tė organizatave tė theksuara ndėrkombėtare. Si rrjedhim, Serbia edhe ėshtė denoncuar me sanksione ekonomike, tė miratura nga Kėshilli i Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara, si dhe ėshtė bombarduar nga aviacioni luftarak i Aleancės Veriatlantike (NATO), pėr shkak tė kryerjes sė gjenocidit ndaj shqiptarėve nė Kosovė nga Serbia militariste, gjatė viteve 1998-1999. Mirėpo, pėrkundėr kėtij fakti, Serbia edhe pas bombardimeve tė NATO-s, nuk kuptimin ushtarak, edhe mė tej ka ngelur "superfuqi" e rrezikshme pėr popujt e Ballkanit. 

Gjithashtu, ėshtė me rėndėsi tė vėmė nė dukje faktin se, tri agresionet pushtuese gjenocidi tė Serbisė kundėr Kroacisė, Bosnjės dhe Kosovės, tė drejtuara direkt nga kryeari serb, Slobodan Milosheviq, janė zhvilluar dhe kanė pasur pėr pasojė idetė hegjemoniste serbomėdha tė Projektit tė Serbisė sė Madhe, e jo konceptin ideologjik tė "Shqipėrisė sė Madhe", tė sajuar nga propaganda e politikės subversive luftarake serbe, me qėllim qė shqiptarėt, edhe mė tej, t'i mbajnė nėn ēizmen e hekurt koloniale sllave, me ndihmėn e altaėve tė tyre tė dikurshėm tė Luftės sė Parė Botėrore(1914), si dhe nė pėrpjekjen e gjetjes sė aleatėve tė rinj tė bashkėsisė ndėrkombėtare. 

Sa mė sipėr, edhe propaganda e luftės speciale tė fohtė dhe tė "nxehtė" e Serbisė sė "demokratizuar" brenda dyvjetshit tė fundmė (2000-2002), tė drejtuar nga Vojislav Koshtunica ( kryetar i "RFJ"-sė), ka pėsuar metamorfozė vetėm nė veprime tė nuancuara politike, sepse kur ėshtė fjala pėr Kosovėn dhe shqiptarėt, nė esencė plotėsisht ka ngelur e pandryshuar nėn "vellon" e shtresėzuar tė nacionalizmit tė Serbisė sė Madhe, tė "pijemontit" tė saj tė dėshtuar Slobodan Milosheviq. Pėr tė avancuar, pėrkatėsisht pėr ta mbajtur gjallė nė jetėn e pėrditshme frymėn e ideologjisė serbomadhe, (natyrisht nėn maskėn e demokracisė sė rreme)Nebojsha Ēoviqi si "pacifist i dėshmuar" dhe "mik i ngushtė" i UNMIK-ut, ia arriti qė sipas "recetės" sė propagandės antishqiptare "demokratike" tė pushtetit shtetėror tė Beogradit, tė drejtuar nga Vojislav Koshtunica dhe Zoran Gjingjiqi (ky i fundit, "jaran i ngushtė" i ish-kryeministrit Ilir Meta, i cili njė takim pune me kryeministrat dhe ministrant e jashtėm tė vendeve ballkanike nė Athinė, ia "shtrėngoi" dorėn e miqėsisė premierit tė Qeverisė sė Republikės sė Serbisė, Zoran Gjingjiqit, duke e siguruar se nė Ballkan "nuk ekziston ēėshtje e pazgjidhur shqiptare". Natyrisht, kėtė deklaratė tė "peshuar" politike tė kryeministrit shqiptar, Zoran Gjingjiqi, me t'u arritur nė Beograd, para masmediave dhe ministrave tė Qeverisė sė tij, e ēmoi lart, duke pohuar se deri nė momentin e takimit me Iliri Metėn, ai nuk kishte pasur njohuri tė atillė pozitive pėr "ēėshtjen shqiptare" nė Ballkan), qė tė "zbutė" potencėn e diplomacisė ushtarake e paqėsore tė KFOR-it+UNMIK-ut, tė udhėheqėsve tė tyre nė krye me Hans Hekerup, me tė cilin arriti Marrėveshjen pėr revidimin e Zonės sė sigurisė tokėsore-kufitare me Kosovėn, hartimin e Kornizės kushtetuese tė Kosovės(me ē'rast krijoi parakushte tė volitshme pėr inflitrimin e agjentėve tė ndryshėm dhe pėr zhvillimin e propagandės zyratre tė Beogradit pėr tė dirigjuar bashkėrendimin e aktiviteteve tė ndryshme subversive politike me Kėshillin Nacional Serb tė Graēanicės, tė Patrikanės sė Pejės, tė Manastirit tė Deēanit dhe tė bandave kriminele paramilitare"rojave tė urės sė Ibrit", tė komanduara drejtpėrdrejt dhe tėrthorazi nga "kuvendari" i njohur i Kuvendit multietnik tė Kosovės, Oliver Ivanoviq kundėr interesave jetike tė shqiptarėve nė Kosovė, veēanėrisht nė Mitrovicė. Nė anėn tjetėr, Ēoviq u tregua dinak sikurse "skilja" e Makiavelit nė mbrojtjen e interesit nacionalist serb, sepse edhe faktorin e brishtė politik shqiptar, tė kufizuar dhe tė diktuar nga Kėshilli i Administratės sė Pėrkohshme tė Kosovės, gjatė mandatit tė Bernard Kushnerit dhe tė Hans Hekerupit, e "pėrvetėsoi" nė stilin " From Top Diplomacy to Cosmopolitan Policy"(!) 
Si pasojė e njė manipulimi tė kėtillė me " politikėn mikste " paqėsore tė UNMIK-ut dhe tė subjketeve tė caktuara shqiptare gjatė periudhės sė theksuar, Nebojsha Ēoviqi pa kurrfarė rezistence politike, rihapi "shtigje tė reja politike" pėr riaktualizimin e tė drejtave tė kthimit tė "refugjatėve" kriminelė serbomalazezė nė Kosovė, si dhe pėr kooptimin e tyre nė organet dhe nė institucionet politike tė Kuvendit dhe tė Qeverisė multietnike tė Kosovės. Duke u mbėshtetur nė strategjinė e njė suksesi tė kėtillė politik afatgjatė, Nebojsha Ēoviqi me "valixhen diplomatike", tė trashėguar nga kryetari i tij i dikurshėm, Slobodan Milosheviq, disa herė vizitoi edhe Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė dhe Vashingtonin, duke iu "dhuruar" dhe shpjeguar "tete-a-tete" zyrtarėve mė tė lartė programet e tij afatgjata pėr zgjidhjen e "problemit tė refugjatėve" serbomalazezė, pėrkatėsisht pėr rikthimin e tyre pėr tė kolonizuar dhe terrorizuar prapė Kosovėn nė frymėn e ideologėve, tė kreatorėve dhe tė zbatuesve tė Projektit Serbia e Madhe. Natyrisht, duke "e justifikuar" dhe "argumentuar" me "Shqipėrinė e Madhe", tė cilėn kisha ortodkose serbe dhe politika zyrtare serbe nė vazhdimėsinė historike shekullore, e propagandojnė nė tė gjitha anėt e botės, duke e pėrdorur si armėn mė tė fuqishme tė politikės sė tyre nacionaliste, pėr t'i mbrojtur interesat vitale tė Serbisė sė Madhe.Nė kėtė mėnyrė, qarqet kishtare politike serbe, ia arrijnė dy qėllimeve kryesore: a) mbajtjen gjallė me ēdo kusht dhe mobilizimin permanent tė ndjenjave nacionaliste serbomėdha nė mbrojtjen dhe ēuarjen pėrpara tė konceptit ideor tė Serbisė sė Madhe dhe b) krijimin e dyshimit, tė dilemave dhe tė konfuzionit nė qendrat e vendosjes sė politkės sė lartė botėrore lidhur me kontestimin e tė drejtave historike, politike e kombėtare tė shqiptarėve nė Ballkan. Pikėrisht nė kėtė kontekst, duke i ndėrruar tezat nė favor tė "Naēertanisė" sė Ilia Garashaninit, pėrkatėsisht tė Serbisė sė Madhe, Nebojsha Ēoviqi nė "Tryezėn e rrubullakėt lidhur me zhvillimin e dialogut rajonal nė frymėn e interegimeve evropiane"(Paris, mė 24 qershor 2002), pa kurrfarė turpi, nė stilin euforik mazohist-nacionalist ēetnik-serb tė Sheshelit dhe tė Drashkoviqit, pohoi:" Se nė hapėsirat e ish-Jugosllavisė janė margjinalizuar ekstremizmi dhe idetė pėr krijimin e shteteve tė mėdha etnike, me pėrjashtim nė Kosovė e Metohi". Nė fjalinė e fundit tė kėsaj deklarate tė "me ngjyrė tė zezė demokratike", Ēoviqi nė mėnyrė tė tėrthortė i kritikon shqiptarėt pėr "ekstremizėm" dhe pėr "ide" tė krijimit tė njė "Shqipėrie tė Madhe". 

Si dikur edhe sot, kėto akuza dhe anatema politike tė kolonialistėve serbė, janė tė paqėndrueshme dhe tė papranueshme si historikisht, ashtu edhe politikisht, sepse, siē theksuam mė sipėr, shqiptarėt asnjėherė nė hitorinė e tyre, nuk kanė krijuar parti as lėvizje politike ekstremiste, as ekspansioniste pėr tė pushtuar toka dhe popuj tė fqinjve tė vet nė Ballkan. Por, ėshtė e kundėrta. E di kėtė fare mirė edhe "paqėtuesi" hipokrit , Nebojsha Ēoviq, por nuk guxon tė pajtohet me njė tė vėrtetė tė hidhur historike mbi shqiptarėt dhe Shqipėrinė Etnike, sepse qė nga fėmijėra ėshtė i edukuar dhe i frymėzuar (nga pop qirat dhe nga pop siprat pėr t'i spastruar shqiptarėt nga vatrat e tyre ilire) me virusin shekullor tė nacionalizmit serbosllav. Atė ēka e ka mėsuar dhe "pėrvetėsuar" nė shkollė,nė fakultet, nė meshat e ndryshme liturgjike tė politikės shoviniste tė Kishės ortodkse serbe (pėr mohimin dhe denoncimin e tė drejtave legjitime tė faktorit shqiptar nė trevat e tij etnike), ėshtė edhe i "detyruar", ta mbrojė (edhe pse nė mėnyrė tė improvizuar dhe, pa kurrfarė baze tė vlefshme historike a morale) praktikisht edhe para "popullit qiellor" dhe para "Zotit" tė rremė dhe tė manipuluar pėr qėllime politike grabitēare nga klerikėt ortodoksė serbė me nė krye peshkopin Artmemije Radosavleviq dhe Vladan Anastasijeviq, nė dėm tė ineterasave jetėsore tė shqiptarėve dhe tė Shqipėrisė Etnike. 

Me theks tė posaēėm ia vlen tė pėrqėndrohemi nė dy pjesėt e tjera tė kėsaj deklarate. Sė pari, Ēoviq, nėnvizon:"Duke mos ua mohuar tė drejtėn shqiptarėve, qė tė zgjidhin ēėshtjen e vet nacionale, megjithatė kjo nuk mund tė zgjidhet nė llogari tė serbėve." Ky konstatim ėshtė iracional dhe kontradiktor,sepse kush di tė "lexojė" gramatikėn politike "mes rreshtash", kjo do tė thotė, nuk mund tė ketė kurrfarė zgjidhje tė problemit kombėtar shqiptar nė Ballkan, para se tė zgjidhet "problemi i pazgjidhur nacional serb nė Ballkan"?! Domethėnė sipas "vizionit tė ri" tė Ēoviqit, nė kuadrin e bashkėpunimit dhe tė inegrimeve mbi bazėn rajonale,duhet patjetėr tė ketė prioritet "zgjidhja e ēėshtjes nacionale serbe" nė rajon. Edhe pse ky "problem serb" as de facto, as de jure nuk ekziston nė Ballkan, ngritja e tij nė kėtė ēast, ka pėr qėllim bllokimin dhe izolimin e ēdo iniciative, e ēdo pėrpjekje qoftė politike paqėsore, qoftė diplomatike a ushtarake pėr ta "kompremetuar" dhe "neutralizuar" nė arenėn e marrėdhėnieve ndėrkombėtare qoftė edhe pėrkohėsisht kėrkesėn historike, legjitime dhe legale pėr ribashkimin e shqiptarėve nė shtetin e tyre tė natyrshėm etnik, tė quajtur Shqipėria Etnike. Sė dyti, pėrpjekjet dhe luftėn politike paqėsore tė shqiptarėve pėr rivitalizimin e identitetit kombėtar nė njė shtet tė vetėm etnik natyror shqiptar nė Ballkan, i kualifikon (nė frymėn dhe nė kontinuitetin e politikės kolonialiste gjenocidale tė Serbisė ndaj Shqipėrisė Etnike) si "ekstermizėm tė rrezikshėm anticivilizues dhe antievropian"(!?) "Argumenti" i vetėm i trillimit dhe i shpifjes sė kėsaj akuze antishqiptare i nėnkryetarit tė Qeverisė sė Serbisė, Nebojsha Ēoviqit, ėshtė "Projekti i Shqipėrisė sė Madhe", i cili sipas psikikės sė tij tė sėmurė nacionalshoviniste, qenka "duke u zhvilluar dhe duke u konsoliduar edhe nė praninė e pėrfaqėsuesve ndėrkombėtarė nė Kosovė", domethėnė tė KFOR-it dhe tė UNMIK-ut. Ky "argument" nuk ka kurrfarė peshe tė realesė politike qoftė ndaj tė drejtave legjitime dhe legale tė palės shqiptare, qoftė ndaj veprimit dhe rolit paqėsor tė administrates ndėrkombėtare tė OKB-sė nė Kosovė, tė drejtuar nga Mihael Shtajner, por nė esencė, ky pasqyron koherencėn e sindromit tė tezave tė vjetra dhe tė reja raciste dhe imperialiste tė Projektit Serbia e Madhe, por tė shprehur nė mėnyrė tė "zbutur" solipsistike tė "racionalizmit politik dhe demokratik" tė "Shqipėrisė sė Madhe", nusprodukt dhe prototip ky, origjinal i "kuzhinės" politike ndėrkombėtare tė Serbisė sė Madhe, tė cilin edhe Ēoviqi sikurse dikur kryeminsitri i tij i Qeverisė serbe, Nikola Pashiqi, e pėrdorin si armėn mė tė fuqishme ideologjike dhe propagandistike antishqiptare, me qėllim qė tė ruajnė vazhdimėsinė historike tė programit tė politikės pushtuese kolonialiste tė Serbisė sė madhe. Fatkeqėsisht, njė "devizė" e kėtillė avanturiere e politikės gjenocidale kolonialiste serbe (e "atribuuar" shqiptarėve tė kolonizuar dhe tė shtypur nėn sundimin shekullor serbosllav) nė kurriz tė shqiptarėve, tė kroatėve dhe tė myslimanėve boshnjakė, edhe nė fillim tė shekullit XXI, ėshtė "atraktive" dhe nė "qarkullim" nėpėr sportelet protokollare tė "kancelarive" diplomatike evropiane dhe ndėrkombėtare. Me gjithė faktin se, Serbia brenda dekadės sė fundit tė shekullit XX(1989-1999) ka kryer nė mėnyrė kolektive tri agresione luftarake gjenocidale nė Kroaci, nė Bosnjė dhe nė Kosovė. Me tė drejtė shtrohet pyetja, si mund tė shpjegohet ky fenomen absurd dhe, vėrtet antiqytetėrues dhe antievropian, jashtė kohe, kur dihet se historikisht, Serbia e Madhe, ka qenė dhe ende ėshtė fara e zezė e shkaktimit tė luftėrave, tė konflikteve tė armatosura dhe tė krizave tė pėrhershme politike nė Ballkan, qysh nga "viti 1807, kur serbėt i kanė masakruar turqit nė Beograd e deri mė sot. Karakteristikė e pėrgjithshme e politikės serbe nė dy shekujt e fundit, ėshtė urrjetja ndaj popujve dhe religjioneve tė tjera dhe, opsesioni permanent i pretendimeve territoriale ndaj popujve dhe vendeve fqinje. Ėshtė njė numėr i vogėl i atyre vendeve nė Evropė, qė prej vitit 1875 e deri mė sot, kanė shkaktuar aq shumė luftėra, duke shfaqur agresivitet aq tė madh imperialist, ku si rrjedhim, qė nga Kryengritja e parė serbe 1804 deri nė vitin 1991, nė mėnyrė tė shumfishtė e kanė shtuar territorin e tyre nacional."( Dr.sci.Dragutin Pavliēeviq, "Evropa Juglindore dhe Ballkani nė kufirin e botėve",botim eletronik, Zagreb, 1995, f.1). Nė favor tė kėtij konkluzioni tė dr. Pavliēeviqit, shprehet , po ashtu nė mėnyrė tė dokumentuar shkencore edhe prof.dr. Xhenana Efedniq Semiz, duke pohuar se: "Ėshtė rast i rrallė nė botė, qė nė 150 vjetėt e fundit, njė popull, sikurse populli serb, ta ketė zgjeruar territorin e tij shtetėror, duke i pėrzėnė jashtė tij popujt e tjerė joserbė. Ėshtė interesant tė theksohet se, njė sukses i kėtillė i serbėve nuk bazohet nė fitore tė luftėrave, por nė tryezat negociuese, kundrejt aleatėve tė tyre tė luftės. Serbia e ngushtė, qė pėrfshinte vetėm Pashallėkun e Beogradit, pas luftėrave ballkanike 1912 dhe 1913, terriorialisht zu tė shtrihet nė Kosovė,nė Sanxhak dhe nė tė ashtuquajturėn Maqedoni jugosllave.Gjatė luftės sė ballkanike forcat ushtarake serbe(paralelisht, kurrė mos tė harrojmė edhe hordhitė ushtarake malazeze-MH) kanė kryer krime gjenocidi mbi shqiptarėt, boshnjakėt dhe maqedonėt. Kanė djegur vendbanime tė tėra, duke vrarė popullatėn civile nė mėnyrėn mė primitive(sikurse nė dhjetvjeēarin e fundit tė shekullit XX mbi boshnjakėt nė Bosnjė, mbi kroatėt nė Kroaci dhe mbi shqiptarėt nė Kosovė. Madje,duke i vrarė, duke i djegur kufomat, duke i maskakruar dhe duke i dėbuar jashtė vendit tė tyre, nė numėr edhe mė drastik, sesa nė luftėrat e mėparshme barbarike serbomalazeze-MH) , me thika, me sopata dhe me tokmakė druri.Krime tė kėtilla nuk janė kryer as nė Evropė gjatė dyndjes sė popujve. Shpėrngulja me dhunė e popullatės joserbe ka vazhduar edhe pas vendosjes sė pushtetit serb, qė ka pasur pėr pasojė ekzodin masiv, i cili ka kushtėzuar ndryshimin e strukturės demografike tė popullsisė dhe zbatimin e kolonizimit serb nė pasuritė e grabitura tė popujve tė pėrndjekur joserbė."(prof.Dr.Xhenana E.Semiz, "Reforma agrare dhe kolonizimi serb 1918", botim elektronik, Zagreb,1995,f.1). 

Kėto tė dhėna, tė argumentuara mbi bazėn historiko-politike nga ana e shekncėtarėve tė theksuar shqiptarė, kroatė dhe boshnjakė, mė sė miri pasqyrojnė para bote tė vėrtetėn historike tė krimeve gjenocidale tė Serbisė sė Madhe ndaj popujve dhe ndaj vendeve fqinje tė saj (Kroacia, Bosnja, Shqipėria Etnike). Nė rastin konkret, e pyesim "dhelprėn" dhe "luanin" e Makiavelit, bashkėmendimtarin dhe bashkėluftėtarin e Sheshelit dhe tė Sllobės, Nebojsha Ēoviqin, populli shqiptar i Shqipėrisė Etnike, pėrkatėsisht i "Shqipėrisė Madhe", siē e quan ti dhe politika fashistoide ēetnike dhe kuazishkenca e historiografisė falsifikatore serbe shekullore , i paskėsha kryer tė gjitha kėto vepra antinjerėzore dhe anticivilizuese( ekzod, deportime, spastrim etnik, gjenocid, vrasje,djegie tė popullatės civile tė pafajshme kroate, boshnjake dhe shqiptare gjatė fazave tė ndryshme tė historisė sė marrėdhėnieve ndėrshtetėrore ballkanike) pėr tė zgjeruar territorin e Serbisė nė llogari tė popujve dhe vendeve tė theksuara fqinje joserebe? JO! Tė gjitha kėto akte tė shėmtuara tė botės sė qytetėruar, nuk janė fryt i njė Shqipėrie as "tė madhe",as "tė vogėl", por "pjellė" e pėrherhshme politike-kishtare (sipas "amanetit" tė pavdekshėm tė "Naēertanisė" sė Ilia Garashaninit) e bandave vrastare kriminele barbare tė Serbisė sė Madhe ndėr shekuj. Prandaj, z. Nebojsha Ēoviq, sado tė shtireni e tė maskoheni nėn sajesėn e juaj politiko-propagandistike "Shqipėria e Madhe", kjo nuk ėshtė kurrfarė argumenti i mjaftueshėm as valid as para historisė, as para politikės ndėrkombėtare, qė pėrmes saj ta denonconi kėrkesėn e drejtė dhe tė pamohueshme, mbi asnjė bazė tė popullit shqiptar pėr tė dalė nga kthetrat e pėrgjakshme tė sundimit kolonial serb, duke u orvatur qė pėrmes kėsaj akuze idologjiko-politike e propagandistike serbomadhe, nė vazhdimėsi, t'i murkulloni krimet e juaja gjenocidale serbomalazeze si para opinioinit tė juaj tė brendshėm, edhe para atij ndėrkombėtar. Mirėpo, edhe kėtė "adut" demogagjik tė politikės koloniale serbe, sė fundi, e "shqelmuat" edhe ju vet(si rrjedhim i luftės sė kastave tė ndryshme politike serbe pėr pushtet dhe, i trysnisė sė bashkėpunimit tė detyrueshėm me Tribunalin e Hagės pėr krimet e kryera nė hapėsirat e ish-Jugaosllavisė) nė mėnyrė tė "vullnetshme", duke i zbuluar disa varreza masive tė shqiptarėve nė rrethinėn e Beogradit. Mirėfilli, edhe "importimi" i kėtyre viktimave shqiptare nga Kosova nė Serbi, si pasojė e gjenocidit tė kryer serb mbi to, provon se kėto janė ēmimi i shtrenjtė dhe absurd i Projektit tė Serbisė sė Madhe, e jo i kurrfarė "Shqipėrie tė Madhe", tė shpifur dhe tė trilluar nga politika e Kishės ortodokse serbe. Ēoviqėt, duhet ta kenė qartė se, me recidiva dhe me relikte tė kėtilla tė barbarizmave sllave nuk mund tė pėrfitohet bota e qytetėruar, e as tė arrihet kurrfarė pajtimi nacional mes shqiptarėve dhe serbėve, sepse shqiptarėt nuk pranojnė asgjė tė huajėn, por edhe nuk do tė pranojnė mė kurrė,qė t'i ndajnė shtėpitė dhe territorin e tyre etnik me kolonistėt kriminelė serbomalazezė.Nuk mund tė ketė afrim, as kurrfarė pajtimi mbi kėtė bazė ngaqė serbėt dhe malazezėt "gabimisht" kanė uzurpuar dhe pushtuar 50% tė truallit etnik shqiptar. Edhe sipas konventave ndėrkombėtare, okupatori serbomalazez nuk ka kurrfarė tė drejte, qė edhe mė tej ta gėzojė dhe ta ushtrojė sovranitetin e vet administrativo-juridik mbi tėrėsinė territoriale tė Shqipėrisė Etnike, sepe kjo e drejtė territoriale dhe shtetėrore i pėrket vetėm popullit indigjen shqiptar tė saj, e askujt tjetėr. I pėlqeu kjo Nebojsha Ēoviqit apo jo, ne me kurrfarė ēmimi nuk e kemi ndėrmend qė tė heqim dorė nga "tapia" jonė historike e tokave tė kolonizuara tė Shqipėrisė Etnike. Kjo ekziston si e tillė, dhe duhet patjetėr tė ēlirohet nga fundėrrinat e deritashme tė sistemit kolonialist serbosllav. Ēoviqi sė bashku me elitėn raciste serbe, "kanė tė drejtė", qė Shqipėrinė Etnike, ta cilėsojnė si "Shqipėri e Madhe", arsyeja ėshtė e qartė dhe shumė e thjeshtė, sepse me pavarėsimin e Shqipėrisė Etnike atypėraty i vihet "guri i varrit" Serbisė sė madhe shekullore nė Ballkan. Mirėpo, kėsisoj, do tė vinte nė shprehje mbizotėrimi i drejtėsisė mbi politikėn pushtuese kolonialiste sllave nė Ballkan. Realisht, me rikthimin e territoreve dhe shqiptarėve tė kolonizuar Shqipėrisė Etnike, do tė zgjidhej pėrfundimisht problemi kombėtar i shqiptarėve nė Ballkan, me ē'rast nė afat tė gjatė, do tė mėnjanohej shpėrthimi i "fuēisė sė baurtit" made in "Velika Srbija". 

Mirėpo, si deklrata e theksuar e Nebojsha Ēoviqit, ashtu dhe kjo e analistit malazez ("me prirje liberale ", kur janė shqiptarėt nė pyetje, prirjet e tij politike dhe nacionaliste nuk dallojnė as nė nuanca nga pikėpamjet dhe qėndrimet politike fashiste, raciste dhe ēetnike tė Vojsillav Sheshelit). Kėtė me vėrtetėsi e ka ilustruar edhe autori i shquar anglez, Neol Malcolm :"Whatever Israel Does TO The Palestinians, We Serbs Can Do To The Albanians"(citat i cituar nė "Kosovo A Short History" nga Noel Malcolm, New York, 1999, f.4, hyrje). 

Konstanta politike e "mesazhit " tė kėtyre dy deklaratave, tė shpehura nė distancė tė ndryshme tė intervalit kohor (e para nė vitin 1999, kurse e dyta mė 24 qershor 2002), provon "sėmundjen shekullore" tė logjikės opsesive tė Serbisė sė madhe. Ēdo gjė mund tė ndryshojė nė botė, por jo edhe politika gjenocidale ekspansioniste serboēetnike ndaj shqiptarėve, kroatėve dhe boshnjakėve fqinj nė Ballkan.Kėtė, fatkeqėsisht e ka vėrtetuar edhe pėrvoja e hidhur e historisė sė marrėdhėnieve politike tė Shqipėrisė, tė Kroacisė dhe tė Bosnjės. E vlen tė theksojmė se, ky fenomen ėshtė i pakapshėm edhe pėr tė gjitha rendet e deritashme tė bashkėsisė njerėzore. Pėr shkak tė njohjes nė nė thelb dhe me kohė tė kėsaj sėmundje kronike-patologjike dhe, tė pashėrueshme tė imperializmit serbosllav, Karl Marksi me tė drejtė, e ka nxjerrė konkluzionin se "serbėve dhe sllavėve tė tjerė tė Jugut tė Evropės, nuk duhet t'u njihet e drejta e vetėvendosjes dhe pavarėsia politike, sepse tradicionalisht, dhe nė mėnyrė tė pėrhershme, do tė forconin Rusinė Cariste".(shih":"National Self-Determination in Postcolonial Africa",1971,f.112). 

Duhet tė nėnvizojmė se, Nebojsha Ēoviqi dhe Qeveria e Kisha e tij ortodokse serbe, mund tė thurin dhe tė trillojnė edhe probleme tė tjera inekzistente, sikurse qė qenka "problemi i pazgjidhur nacional serb" nė Ballkan, (duke iu vardisur titullarėve tė asociacioneve dhe organizatave tė ndryshme integruese rajonale dhe evropiane ndėrkombėtare, siē ėshtė hedhur nė ofensivė politika e jashtme dhe diplomacia e Serbisė, e cila mė 2 shtator 2002, do tė normalizojė marrėdhėniet diplomatike me Republikėn e Shqipėrisė. Nė kėtė rast, diplomacia e ministrit tė Jashtėm serb, Goran Svilanoviq, do tė fitojė edhe njė aleat tė fortė dhe tė sigurt, qė tė sensibilizojė zgjidhjen e "problemit nacional serb" nė Ballkan), mirėpo, nė kėtė vėshtrim, do tė jetė e detyruar tė zhgėnjehet, sepse, sė pari do tė ketė prioritet zgjidhja e ēėshtjes koloniale shqiptare nė Ballkan, ashtu siē parashikon edhe strategjia afatgjatė e Platformės historiko-politike e kombėtare e Frontit pėr Bashkimin Kombėtar Shqiptar(13 korrik, 2002). Pa zgjidhjen e ngutshme dhe tė drejtė tė kėsaj ēėshtjeje, nuk ekziston asnjė gjasė reale (pėrkundėr invetsimeve politike dhe ekonomike tė pėrpjekjeve tė bashkėsisė ndėrkombėtare nė ngritjen e "superstrukturės" dhe tė "infrastruktures" sė institucioneve demokratike pluraliste tė entiteteve multietnike nė Ballkan), qė tė zgjidhet ndonjė problem tjetėr dhe, mbi tė gjitha tė mbretėrojė paqe dhe siguri e qėndrueshme nė Ballkan.