Lugina e Preshevės tė vihet nen misionin paqėsor tė OKB-sė

    

Barometri diplomatik

Prof.dr.Mehdi HYSENI

LUGINA E PRESHEVĖS TĖ VIHET NĖN MISIONIN PAQĖSOR TĖ OKB-sė

  

Sipas doktrinės dhe standardeve mė tė reja tė marrėdhėnieve ndėrkombėtare, dhe sė kėndejmi edhe tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara, parandalimi i konflikteve tė armatosura ndėrkombėtare, ėshtė imperativ moral, humanitar dhe obligim juridik ligjor ndėrkombėtar. Nė kėtė frymė, ėshtė konceptuar lėnda, dhe objektivat e diplomacisė preventive ndėrkombėtare, qė parashikojnė masat preventive politike, ekonomike dhe humanitare, me qėllim tė shpėtimit tė jetėve tė njerėzve tė pafajshėm, tė interesave ekonomike si tė vendeve tė involvuara drejtpėrdrejt nė konfliktet e armatosura, ashtu edhe tė bashkėsisė ndėrkombėtare. Sipas strategėve dhe teoricienėve tė diplomacisė preventive, ndėrmarrja e masave parandaluese tė diplomacisė preventive, ėshtė nė interes tė dyfishtė si tė aktorėve tė involvuar nė konflikt (pėr t’iu shmangur me ēdo kusht ēmimit shumė tė lartė tė “financimit” tė konfliktit si nė kohė lufte, ashtu edhe pas pėrfundimit tė saj, nė kohė paqeje, gjatė procesit tė rindėrtimit), ashtu edhe tė bashkėsisė ndėrkombėtare, qė tė mos iu ekspozohet ēmimeve shumė tė larta financiare dhe investuese, por tė ruajė kredibilitetin e saj ndėrkombėtar, duke ndėrhyrė me kohė nė pezullimin e konflikteve tė armatosura kudo qoftė nė botė.



Gjithashtu, edhe riaktualizimi i konfliktit tė armatosur serb nė Luginėn e Preshevės mbi popullatėn civile shqiptare, dhe mbi pjesėtarėt e UĒPBM-sė, mė 8 shkurt 2003, duhet tė jetė objekt shqyrtimi urgjent, nė radhė tė parė pėr Sekretarin e Pėrgjithshėm tė OKB-sė, Kofi Annan, sepse qeveria e Serbisė, e drejtuar nga kryeminstri i saj, Zoran Gjingjiq, dhe nėnkryetari i saj, Nebojsha Ēoviq, sipas modelit tė ish-regjimit policor-ushtarak e paramilitar tė ish-diktatorit Slobodan Milosheviq, kanė aktivizuar, dhe vėnė nė veprim forcat banditeske serbe nė territorin etnik shqiptar tė fshatrave dhe tė qyteteve tė Luginės sė Preshevės. Si pasojė e ushtrimit tė formave dhe “skemave” mė drasttike tė pushtimit dhe tė sundimit koloianl klasik serb, siē janė: (i) terrori vertical, (ii) procesi i terrorit, (iii) regjimi i terrorit dhe (iv) terrori gjenocid mbi tė drejtat legjitime dhe legale tė shqiptarėve, dhe tė institucioneve tė tyre demokratike, ekonomike, politike dhe kombėtare shtetėrore, tė cilat reflektojnė drejtpėrdrejt dhe tėrthorazi nė prishjen e paqes dhe tė sigurisė rajonale dhe ndėrkombėtare, Kėshilli i Sigurimit i Kombeve tė Bashkuara, nevojitet qė me procedurė urgjente tė aprovojė Rezolutėn speciale pėr tė parandaluar konfliktin e armatosur nė Luginėn e Preshevės. Miratimi i njė Rezolute tė kėtillė, do tė legalizonte ligjėrisht qė Lugina e Preshevės tė vihej nėn administrimin e drejtpėrdrejtė tė Misionit Paqėsor tė kaskave blu tė OKB-sė, sikurse nė rastin e Kosovės, mė 12 qershor 1999. Kjo do tė ishte njė nga masat mė tė justifikueshme morale dhe humanitare tė drejtėsisė dhe tė rendit juridik ndėrkombėtar jo vetėm ndaj kufizimit tė ushtrimit tė gjenocidit serb ndaj shqiptarėve, por edhe nė zgjidhjen e drejtė dhe tė favorshme tė kėtij konflikti nė interes tė dy palėve tė konfrontuara, si rrjedhim i logjikės sė shfrenuar tė kolonializmit dhe militarizmit serbomadh kundėr qenies shqiptare, dhe territorit tė saj etnik.



Pėr tė penguar edhe njė pastrim etnik tė shqiptarėve nė Luginėn e Preshevės, i cili (duke rikujtuar kontinuitetin e hidhur tė politikės gjenocide serbomadhe ndaj shqiptarėve tė kėsaj ane, qė nga viti 1876 e deri mė 2003) ka filluar paralelisht me spastrimin etnik tė vėllezėrve tė tyre nė Kosovė 1989-1999), me ēdo kusht, nevojitet tė aktivizohet qė tani Kėshilli i Sigurimit i Kombeve tė Bashkuara, nė mėnyrė qė tė nxjerrė Rezolutėn pėrkatėse pėr tė shpėtuar me kohė popullin shqiptar tė pafajshėm nga reprezaliet dhe gjenocidi i aparatit shtetėror serbomadh tė Beogradit, tė drejtuar nga tandemi Zoran Gjingjiq(kryeministėr), dhe Nebojsha Ēoviq (zėvendėsministėr) tė Qeverisė sė Serbisė. 



Nė potez diplomacia preventive

paqėsore e boshtit Preshevė-Prishtinė-

Tiranė – Nju-Jork



Duke mbajtur parasysh fkatin se, e gjithė teknologjia e metodave dhe e formave tė ushtrimit tė dhunės dhe tė terrorit tė qeverisė sė Serbisė kundėr shqiptarėve nė Luginėn e Preshevės, janė tė dėnueshme sipas Nenit 2 tė Konventės sė Gjenevės kundėr krimit tė gjenocidit(1948), autoritetet e qeverisė multietnike tė Prishtinės dhe ato tė Qeverisė sė Tiranės, nevojitet qė me procedurė tė shkurtėr tė bashkėrendojnė aktivitetin e tyre politik, nė mėnyrė qė tė ndėrtojnė strategjinė e pėrbashkėt pėr zgjidhjen e problemit tė shqiptarėve nė Luginėn e Preshevės. Repriza e zhvillimit tė ngjarjeve tė fundme (7-8 shkurt,2003, kur pjesėtarėt e ekspeditave tė sigurimit dhe tė xhandarmerisė policore serbe, kanė pėrdhosur flamurin kombėtar shqiptar mbi varrin e dėshmorit tė UCPBM-sė, Ridvan Ēazimi, viktimė kjo, po e tė njėjtave reparteve ndėshkimore tė forcave serbe, ditėn e arritjes sė Marrėveshjes paqėsore tė Luginės sė Preshevės) nė kėtė rajon, u dikton si zyrtarėve tė Qeverisė sė Prishtinės, ashtu edhe atyre tė Qeverisė sė Turanės, qė problemin e shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės, ta fusin si prioritet nė agjendėn e politikės sė jashtme tė Shqipėrisė. Duke qenė se Kosova ende nuk ėshtė e pėrfaqėsuar nė organizmat e bashkėsisė ndėrkombėtare, diplomacia dhe politika e jashtme tė Shqipėrisė, nevojitet qė pėrmes ambasadorit tė tyre, i cili ėshtė i akredituar nė misionin diplomatik nė kuadrin e Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara nė Nju-Jork, tė parashtrojė urgjentisht ēėshtjen shqiptare tė Luginės sė Preshevės pėr shqyrtim nė Kėshillin e Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara. Prandaj, pėr tė prishur statu-quo-nė e politikės kolonialiste serebe tė Beogradit nė territorin shqiptar tė Luginės sė Preshevės, politika zyrtare e Qeverisė sė Tiranės ėshtė nė potez, qė tė sensibilizojė sponsorimin e Projektrezolutės nė kuadrin e Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara. Njė vendim tė kėtillė, politika e jashtme e Shqipėrisė, duhet ta ketė marrė sa mė parė tė jetė e mundur, nė mėnyrė qė tė parandalojė me kohė ndėrmarrjen e ofensivave ushtarake-policore tė regjimit serb kundėr shqiptarėve, qė kanė pėr qėllim kryesor spastrimin e etnik tė territorit tė Luginės sė Preshevės.



Duhet ta kemi tė qartė tė gjithė, se pa lėvizjen e politikės sė jashtme tė shtetit shqiptar si nė relacionet e drejtpėrdrejta me Beogradin (duke qenė se Shqipėria ka marrėdhėnie shumė tė mira dhe tė ngrohta diplomatike me Beogradin, edhe pse, deri tani asnjė problem i shqiptarėve nuk ėshtė zgjidhur nė favor tė tyre, pėr shkak tė bllokadave dhe tė shantazheve tė diplomacisė fishkėlluese koloniale tė Serbisė ndaj shqiptarėve si nė Kosovė, ashtu edhe nė Anamoravė), ashtu edhe me partnerėt e saj nė bashkėsinė ndėrkombėtare, nė veēanti nė kuadrin e Kombeve tė Bashkuara, nuk mund tė ketė asnjė formė zgjidhjeje tė pranueshme pėr statusin e shqiptarėve nė rajonin e Luginės sė Preshevės. Tani pėr tani, e vtemja zgjidhje optimale e ēėshtjes sė Luginės sė Preshevės (nė interest ė dy palėve konfrontuese), ėshtė vėnia e saj nėn manditin e drejtpėrdrejtė tė forcave paqėruajtėse tė Kombeve tė Bashkuara. Arritja e kėtij opcioni paqėsor, mund tė vijė nė shprehje tė plotė vetėm po qe se qeveria e Serbisė, e Kosovės dhe e Tiranės, do tė angazhoheshin seriozisht pėr zgjidhjen e kėtij problemi tė nxehtė nė kuadrin e Kombeve tė Bashkuara. Ndryshe, ēdo opcion tjetėr, do tė ēojė nė provokimin e njė lufte tė re me pėrmasa ballkanike.



Tė gjitha argumenmtet valide janė nė anėn e politikės sė jashtme tė Shqipėrisė, sepse nė Luginėn e Preshevės, tė gjitha format dhe aksionet terroriste, qė po kryhen mbi popullatėn civile shqiptare, janė “produkte” tė propagandės dhe tė politikės sė aparteidit tė Qeverisė sė Republikės sė Serbisė, e jo kursesi tė subjekteve politike shqiptare, ose tė ish-UĒPBM-sė, siē po akuzohen kėto nga titullarėt, ekzekutuesit dhe improtuesit e drejtpėrdrejtė tė tė gjitha formave tė terrorizmit shtetėror serbo+maqedon.



Pėr t’i shkallmuar akuzat dhe formulimet e kėtilla me “pezhorativin terrorizėm” shqiptar nė kurriz tė shqiptarėve, tė cilėt de facto dhe de jure janė viktima, e nė asnjė mėnyrė kryerės dhe urdhėrdhėnės tė tij, politika shqiptare nė trekėndshin Preshevė-Prishtinė-Tiranė, duhet tė hidhet nė offensive, qė me asnjė kusht tė mos pranojė “amputimet” e huaja tė bagazhit terrorist serbo-maqedon, sepse kėta janė vetė eksportuesit, dhe bartėsit kryesorė tė tij, jo vetėm nė territorin etnik shqiptar tė kolonizuar, por edhe nė rajonet e tjera tė shteteve fqinje si nė Kroaci, nė Bosnjė dhe nė Shqipėri etj.



Pėr tė evituar kolerėn e terrorizmit kolonial, tė organizuar shtetėr serbomaqedon nė Anamoravė, politika shtetėrore shqiptare, nevojitet qė pėrmes formave institucionale, tė sanksionuara nė kartėn e OKB-sė dhe nė tė drejtėn ndėrkombėtare, tė marrė hapa seriozė, dhe vendime konkrete si nė planin e brendshėm, ashtu edhe nė atė ndėrkombėtar, duke insistuar qė tė vėrė nė lėvizje mekanizmat meritorė tė diplomacisė preventive, tė cilėt veprojnė nė mėnyrė tė efektshme, sipas terapisė sė pėrshkruar juridike ndėrkombėtare tė Kombeve tė Bashkuara. Nė kėtė kontekst, Kėshilli i Sigurimit i OKB-sė, ka pėr detyrė qė, t’ i pėrcaktojė medikamentet, dhe dozėn pėrkatėse pėr shėrimin me sukses tė sėmundjes kronike tė kolonializmit serb nė trupin e huaj shqiptar. Mirėpo, pėr t’u arritur njė imperativ i kėtillė efektiv i recetės paqeruajtėse tė diplomacisė preventive tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė, Kofi. A. Annan, ėshtė e domosdoshme qė paraprakisht politika e njėsuar shqiptare, ta ketė caktuar diagnozėn e saktė tė “sėmundjes” sė shqiptarėve nė Luginėn e Preshevės, tė cilėn nė mėnyrė alarmuese, duhet t’ia dėrgojnė (me shenjėn urgjent) pėr verifikim askujt tjetėr veēse Kėshillit tė Sigurimit, i cili pa dyshim, do tė vepronte nė pėrputhje me nenin 2, paragrafi 3 tė Kartės sė Kombeve tė Bashkuara, sipas tė cilit parashikohet qė, tė gjitha konfliktet ndėrkombėtare tė zgjidhėn me mjete paqėsore, nė mėnyrė qė tė mos rrezikohet drejtėsia, paqja dhe siguria ndėrkombėtare.



Bazėn e qėndrueshme juridike tė aplikimit tė nenit 2 paragrafėt 3 dhe 7 tė Kartės sė OKB-sė, e pėrbėjnė veprimet terroriste, plaēkitja dhe asgjėsimi i pasurisė, dėbimi me dhunė i popullatės civile shqiptare nga ana e forcave policore e paramilitare tė pushtetit legjitim serb tė Beogradit, nė mėnyrė qė tė kryejnė pastrimin etnik tė shqiptarėve nė Luginėn e Preshevės. Krijimi i gjendjes sė kėtillė (pavarėsisht se nė rastin konkret kemi tė bėjmė me konflikt tė karakterit tė brendshėm) nė Luginėn e Preshevės sipas sė drejtės ndėrkombėtare, karakterizohet si krim ndėrkombėtar, gjė qė kjo sheshit vė nė dukje faktin se rrezikon paqen dhe sigurinė ndėrkombėtare.



Pavarėsisht nga ekzagjerimi dhe sofistikimi i problemit faktik tė shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės nga fushata e mjeteve propagandistike tė regjimit serb tė Beogradit si para opinionit tė brendshėm, dhe atij ndėrkombėtar, qė ka pėr qėllim ta fajėsojė palėn shqiptare pėr “terrorizėm”, dhe se gjoja po “provokon luftė kundėr Serbisė”, qarqet “demokratike e liberale” tė regjimit serb, duhet tė lirohen njėherė e pėrgjithmonė nga anbiciet e sundimit kolonial tė shqiptarėve, si dhe tė tokave tė tyre etnike, sepse ka perėnduar koha e sistemeve tė alenacave tė shenjta ruso-frėngo-serbe, si dhe paradokset e ekuilbrit tė forces, dhe tė diplomacisė shqetėsuese tė Oto Von Bizmarkut pėr korrigjimin e “padrejtėsive tė bėra” ndaj sllavėve tė Jugut tė Ballkanit. Gjithashtu, Serbia fqinje, duhet tė revidojė nė tėrėsi strategjinė e saj ndaj shqiptarėve nė Ballkan, sepse pas shembjes sė Murit tė Berlinit(1989), dhe tė Perandorisė famėkeqe-Bashkimit Sovjetik, ka filluar plotėsisht njė etapė e re nė marrėdhėniet ndėrkombėtare.Kanė ndryshuar polet e gravitetit tė forcave politike si nė kuptimin rajonal, evropian, ashtu edhe nė atė botėror. Pa dyshim, kėto ndryshime rrėnjėsore nė sfondin e marrėdhėnive ekonomike, politike dhe gjeopolitike ndėrkombėtare, kanė ndikuar pozitivisht te shqiptarėt nė Ballkan, sepse pėrherė tė parė nė historinė e tyre, kanė pėrjashtuar dialektikėn shekullore tė armiqve tė pėrhershėm tė shqiptarėve. Tashti, shqiptarėt, sikurse edhe popujt e tjerė nė botė, nuk kanė mė vetėm armiq tė pėrhershėm, por kanė edhe miq tė fortė siē janė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, qė mbėshtetin politikėn dhe strategjinė paqėsore tė shqiptarėve nė Ballkan. 



Po ashtu, parapėlqehet qė Serbia, tė shkurorėzohet njėherė e pėrgjithmonė nga aplikimi i strategjisė nazifashiste, tė ashtuqujatur “Lebensraum” nė kurriz tė shqiptarėve nė Ballkan, sepse shqiptarėt tanimė e kanė humbur statusin e “monedhės sė kusurit” nė saje tė luftės ēlirimtare kombėtare dhe antikoloniale tė UĒK-sė kundėr okupatorit gjenocidal serbo+sllav, dhe tani janė bėrė fakor resepektues, dhe me peshė relevante si nė kuptimin strategjiko-politik, ashtu edhe nė atė ushtarak e diplomatik.