Analiza tjera   Dėrgoni Komentin tuaj nė rubrikėn Forum    

Spiralja e heshtjes kėrcėnon opinionin shqiptar

      

Mediumet dhe politika

Gazetaria dardanase po manipulon me pėrmbajtjen e informacionit duke pėrdorur, vetėdishėm, nuancat e shumta tė shkrimit e shprehjes gjuhėsore. Ėshtė e njohur se "ndėrtimi" dhe lansimi i dy llojeve tė informacioneve mbi tė njėjten ndodhi mund tė ndryshojė pėr nga forma dhe pėrmbajtja, pa patur gabime konkrete nė asnjerin verzion. Pėrzgjedhja e fjalėve dhe shprehjeve luan njė rol tė rėndėsishėm. Kjo pėrzgjedhje ėshtė tregues se ē’synon tė arrijė politikisht e ekonomikisht njė institucion medial. P.sh. kryetitujt e gazetave tė tipit: "Angazhimi i SHBA-ve nė Afganistan dhe Irak" gjegjėsisht "Agresioni i SHBA-ve nė Afganistan dhe Irak" pėrshkruajnė dhe transportojnė njė realitet politiko-ushtark qė aktualisht ekziston. Por opionit publik i lėnė pėrshtypje e i transporton vlerėsime tėrėsisht tė ndryshme, rreth krizės, strategjise dhe qėllimeve politike tė aktorėve tė saj.

Recipicientit shqiptar pėr njė aktivitet, ndodhi apo deklaratė politke, ėshtė duke ju servuar informacione me pėrmbajtje, porosi e pėrshtypje tė shumllojshme. Pėr shembull, mbi takimin e njė politikani me studentet dhe te rinjet e kryeqytetit njė nga gazetat e perdithsme shkruan, se: filan politikani "dokumentoi", "kristalizoi" dhe "konstatoi", ndėrsa tjetra gazetė, oponente e politikanit, pėr tė njėjtin takim informon, se: filan politikani "supozoi", "hamendi" dhe "mendoi". 

Pastaj konstruktimi i fjalisė nga gazetarucėt partiak, se: "salla pėr pritjen e perfaqėsuesve tė X partisė… ishte GJYSMĖ E MBUSHUR" ka asociacione, prapaskena e qėllime krejt tjera nga ai qė thotė se: "salla pėr pritjen e pėrfaqėsuesve tė X partisė ishte GJYSMĖ E ZBRAZĖT".

Spiralja e heshtjes nė Kosovė

Ėshtė e njohur se shumica e individėve nuk e pėlqejnė tė jenė tė vetmuar, leqitur apo "hermetikisht tė gjallėkonzervuar" vetėm e vetėm pėr shkak tė pikėpamjeve, qėndrimeve e vlerėsimeve tė veta publike. Nga frika e izolimit intelektual e social kėta "ndrydhin", dhe nėse ėshtė nevoja, edhe "tradhėtojnė" mendimet dhe qėndrimet e tyre politike, mendime tė cilat do tė ishin "nė kundėrshtim" me klimėn dominuese tė opinionit publik. 

Shumica e njerėzve dhe "intelektualėve dhe intelektualeve burracake" i bashkangjiten qėndrimit dhe mendimeve tė grupacioneve dominuese. Kjo ndodhė edhe atėherė kur hapur e qartė shihet se vlerėsimi i grupacioneve dominuese nė opinion ėshtė i gabuar. Pėr shembull, shqiptarėve tė Kosovės, nga disa mediume masive shqiptare u imponohet pėrdorimi dhe futja e fjalėve ideologjike e copėtuese "Kosovar", "Histori kosovare" , "Letėrsi kosovare"... nė vend tė asaj shqiptare. Politika mediale e kėtyre mediumeve tenton tė pjellė, krijojė, formėsojė e vizatojė njė „popull" tė paqenė; tė ri e artificial nga populli antik shqiptar. Ndėrkaq intelektualė e intelektuale shqiptare tė Tiranės, Prishtinės e Tetovės heshtin njė heshtje mortore!

Shembulli shkollor nga historia moderne do ishte ai i Rajhut tė Tretė. Shum intelektualė, akademikė e punonjės tė kulturės heshtėn, ndihmuan dhe iu bashkangjiten klimės dominuese politike gjatė sundimit tė NSPD-sė hitleriane tė vitit 1939. Edhe pse botėrisht pėrflitej e dihej se ky opinion, strategji e orientim politik ishte i gabuar politikisht e i varrosur historikisht! 

Fituesit dhe humbėsit e mediave dėshtake

Me ndihmėn e "CT-sė sė opinioneve" qytetari dhe intelektuali dardan vazhdimisht ėshtė duke kėrkuar "tė zbulojė", se nė ē’raport ėshtė mendimi i tij me qendrimet e "shumicės sunduese", gjegjėsisht tė "pakicės sė nėnshtruar". Ky "rentgenizim i opinioneve" nė rrethana tjera do tė realizohej pjesėrisht me ndihmėn e vetvėzhgimeve pėrsonale, por nė shoqėrinė tonė janė mediumet ato qė shprehin klimėn e opinionit publik.

Klima e opinionit publik shqiptar ka humbėsit dhe fituesit e saj. Ka pikėqėndrime e projekte qė pėrkrahen nga shumica, por ka edhe aso qė nuk pėrkrahen, apo qė pėrkrahen nga "njė numėr krejt i pakėt" i tyre. 

Nė kėtė etapė ėshtė duke u aktivizuar frika nga izolimi, dhe kjo krijon qėndrime tė ndryshme kundrejt ndodhive politike me pėrkrahje tė ndryshme. Ata tė cilėt po gjejnė pėrkrahje pėr mendimet dhe qėndrimet e tyre, po fitojnė vetėbesim tė fuqishėm, po bėhen mė aktivė dhe po marrin pjesė nė debate tė jetės politke, sociale e ekonomike. Ata tė cilėt po "e kuptojnė" se i pėrkasin klimės "sė opinionit pakicė", vetėtėrhiqen, bėhen pasivė dhe ndjejnė se ėshtė e vėshtirė tė mbrohen e tė lansohen pikėpamjet dhe mendimet e tyre (edhe pse tė drejta shkencetarisht e historikisht) nė mediat publike. 

Kėshtu debati i shoqėrisė dardane, debat i "lindur dhe brumosur"nga rrethanat sociale, ekonomike e politke dhe stimuluar nga mediumet masive, do tė karaktersizohej e orientohej nė dy drejtime: Nga ajo shumicė qė ėshtė nė ofansivė, dhe ajo pakicė qė ėshtė nė defanzivė. Se sa do tė mbijetoj kjo "klimė gladiatorėsh" nė hapsirėn shqiptarė, mbetet tė shifet! ( Gezim MEKULI, Oslo)