Nxėnėsit maqedonas, sulm
Kongresit tė Manastirit
Trazira nė qytetin e
Manastirit. Pėrleshje mes nxėnėsve maqedonas dhe
shqiptarė, katėr tė plagosur
Objekt i sulmit janė nxėnėsit shqiptarė tė
shkollės sė mesme qė zhvillon mėsimin shqip nė ndėrtesėn
historike
Nga Bardhyl Berberi, Ylber Lili
Qyteti i Manastirit nė Maqedoni ėshtė pėrfshirė dje nga
trazirat. Kanė qenė maqedonasit qė kanė nisur njė
protestė e mė pas njė sulm ndaj shqiptarėve qė banojnė
nė kėtė qytet. Objekt i sulmit ka qenė ndėrtesa
historike e Kongresit tė Manastirit, ku janė hapur
klasat paralele tė shkollės sė mesme nė gjuhėn shqipe
pėr nxėnėsit shqiptarė, qė banojnė nė kėtė qytet.
Fillimisht maqedonasit kanė demonstruar nėpėr rrugė,
duke mbajtur nė duar flamujt maqedonas dhe duke hedhur
parulla antishqiptare. Mė pas gjendja ėshtė keqėsuar. Ka
ndikuar negativisht nė nxitjen e kėtyre protestave
televizioni lokal Orbit i Manastirit i cili u ka bėrė
thirrje maqedonasve tė mos lejojnė hapjen e shkollės sė
mesme nė gjuhėn shqipe, dhe tė protestonin masivisht
nėpėr rrugėt e qytetit. Sipas njė skenari tė pėrcaktuar
mirė, turma vandale fillimisht ėshtė drejtuar drejt
shkollės fillore Goce Dellcev ku ndjekin mėsimin si
nxėnėsit maqedonas dhe ata shqiptarė tė ciklit tė ulėt.
Policia maqedonase ka penguar depėrtimin e turmės nė
mjediset e shkollės, tė cilėt donin tė pėrdorin dhunė
ndaj nxėnėsve shqiptarė tė ciklit tė ulėt. Megjithatė,
sipas informacioneve, tė marra nga disa arsimtarė, nė
rrėmujėn e krijuar nė oborrin e shkollės fillore Goce
Dellēev nxėnėsit maqedonas kanė goditur moshatarėt e
tyre dhe si pasojė janė plagosur katėr nxėnės, dy nga tė
cilėt kanė kėrkuar edhe ndihmė mjekėsore, duke dalė prej
pėrleshjeve tė pėrgjakur.
Ndėrkohė turma ka vazhduar marshimin drejt ndėrtesės
historike, ku 95 vjet mė parė ėshtė mbledhur Kongresi i
Manastirit pėr krijimin e alfabetit tė gjuhės shqipe.
Paradite turma nuk arriti tė depėrtojė nė ndėrtesė,
ndėrsa nė orėt e pasdites ata mundėn qė tė sulmonin
godinėn - kjo falė edhe indiferentizmit tė theksuar tė
policisė maqedonase. Turma arriti tė thyejė tė gjitha
xhamat e ndėrtesės historike, duke e gjuajtur me gurė
nga tė gjitha drejtimet. Nxėnėsit e pedagogėt shqiptarė
prej disa orėsh mbetėn tė ngujuar nė ndėrtesė, pėr
shkak tė sulmeve nga turma huligane maqedonase.
Vendimi: Shkollė nė ndėrtesėn historike
Nxėnėsit shqiptarė tė shkollave tė mesme tė qytetit tė
Manastirit po ndjekin mėsimin nė gjuhėn shqipe nė
ndėrtesėn historike, sipas njė vendimi tė Ministrisė sė
Arsimit tė Maqedonisė. Ministri i Arsimit e ka pajisur
ndėrtesėn me tė gjitha mjetet e nevojshme pėr njė
vazhdimėsi sa mė normale. Drejtori i Arsimit tė Mesėm nė
Ministrinė e Arsimit tė Maqedonisė, Agim Fazliu rreth
kėsaj ngjarje ėshtė shprehur para gazetarėve: Ne si
Ministri Arsimi kėrkojmė zbatimin e vendimit tė arsimit
tė mesėm tė gjuhės shqipe, jo vetėm nė Manastir por edhe
nė Shkup. Kėtė ne e shohim si njė nevojė immediate dhe
kemi menduar pėr tė gjetur zgjidhje racionale
.
Maqedonasit duhet tė heqin dorė nga emocionet e
paragjykimet. Vendosja e nxėnėsve shqiptarė nė ndėrtesėn
e Kongresit tė Manastirit ėshtė zyrtarizuar nga ana jonė.
Por zhvillimi i mėsimit nė kėtė ndėrtesė shihet si njė
rrezik nė vazhdim, pasi nxėnėsit shqiptarė mund tė bėhen
sėrish pre e sulmeve maqedonase. Kjo sepse ndėrtesa
ėshtė pronė e ndėrmarrjes publike pėr shfrytėzimin e
hapėsirave ndėrtimore dhe ekonomizimin e objekteve tė
tjera publike dhe strehimore. Sipas burimeve, mund tė
jetė kjo ndėrmarrje qė mė pas tė bėhet pengesė pėr
vazhdimin e funksionimit tė shkollės sė mesme paralele
nė gjuhėn shqipe. Nė njė situatė tė tillė, prindėrit e
nxėnėsve shqiptarė janė tepėr tė revoltuar nga sjellja
shtazarake e nxėnėsve maqedonas. Ata kanė vendosur qė
fėmijėt e tyre ta bojkotojnė procesin mėsimor deri nė
krijimin e kushteve normale, kurse gjatė kėtyre ditėve,
kėshilli i prindėrve do tė dalė nė publik me njė
komunikatė lidhur me kėrkesat e tyre qė kanė tė bėjnė me
tė ardhmen e fėmijėve tė tyre nė kėtė qytet tė pėrfshirė
trazirat ndėretnike, vetėm pse shqiptarėt kėrkojnė
shkollimin e tyre nė gjuhėn shqipe. Duhet tė shihet
mundėsia qė nxėnėsit shqiptarė tė vazhdojnė shkollėn nė
ndėrtesėn ku funksiononte mė parė ish-shkolla shqipe
Nikolla Tesla. Siē bėhet e ditur nga burimet tona,
funksionarėt e BDI-sė pėr momentin nuk japin ndonjė
zgjidhje tjetėr, pėrveē vazhdimit tė funksionimit tė
paraleles shqipe nė lokalet e ndėrtesės sė alfabetit,
gjė qė duket se pėrbėn rrezik pėr nxėnėsit shqiptarė.
95 -vjetori i Kongresit tė Manastirit
Qytetarėve tė Manastirit, kėto skena u kujtuan ngjarjet
e vitit 1991, ku turma tė tilla nacionaliste maqedonase
dogjėn 80 dyqane e shtėpi tė shqiptarėve nė Manastir.
Qytetarėt e Manastirit janė tepėr tė frikėsuar, pasi
situata mund tė dalė jashtė kontrollit si herėt e tjera.
Gazetari i vjetėr, Qenam Hasani i cili ka punuar pėr 30
vjet nė televizionin lokal, pėr gazetėn Shekulli u
shpreh: Ėshtė jashtė ēdo norme etike tė pėrdhoset kjo
ndėrtesė historike e cila ka qenė vatėr e kulturės
shqiptare. Kėtu nė vitin 1908 u mbajt Kongresi alfabetik
tė gjuhės shqipe, i cili mbushi kėtė vit mė 14 nėntor 95
vjet. Kėto akte vandale janė krejt paradoksale,
pikėrisht nė momentin sapo ėshtė ngritur nė shqip njė
komision i posaēėm qeveritar me nė krye nėnkryetarin e
qeverisė Musa Xhaferin, pėr festimin e 95 -vjetorit tė
Kongresit tė Manastirit. Sipas njė njoftimi tė kabinetit
tė zv/kryeministrit Musa Xhaferi janė diskutuar
aktivitetet qė do tė mbahen gjatė dy muajve tė ardhshėm.
Mė 14 nėntor bėhen 95 vjet nga mbajtja e Kongersit tė
Manastirit, i cili njihet edhe si Kongresi i alfabetit
tė gjuhės shqipe. Me rastin e kėsaj ngjarjeje tė
rėndėsishme kulturoro-historike, qeveria e Maqedonisė nė
mbledhjen e mbajtur mė 25 gusht ka vendosur tė formohet
njė kėshill pėr organizimin e aktiviteve. Anėtarė tė
kėshillit janė: ministri i Kulturės, Bllagoja
Stefanovski, ministri i Arsimit Aziz Pollozhani,
shkrimtari Meto Jovanovski, akademiku Luan Starova,
shkrimtari Ali Aliu, si dhe historiani Reshat Nexhipi.