Me BDI-në shikojmë një perspektivë të re

    

INTERVISTE EKSKLUZIVE E ALI AHMETIT, KRYETAR I BDI-se DHE LIDER I SHQIPTAREVE NE MAQEDONI, PER ‘LOBI”-n DHE "RILINDJEN" E PRISHTINES

 

Biseden eksluzive me z. Ali Ahmeti , kryetar i BDI-se dhe perfundimisht lider i ri edhe politik i shqiptareve ne Maqedoni, pas zgjedhjeve kur partia e tij fitoi me me shume se 70 te per qind te votave legjitimitetin e shqiptareve, e zhvilluam ne seline e perkohshme te BDI-se ne Recice te Vogel te Tetoves. Kjo dite e fundit te nentorit, ne prag te festes se Dites se Flamurit , ne Recice dhe ne Tetove i ngjante me shume nje dite pranvere, e qete , pa zhurma, pa krisma armesh… qetesia ndjehej kudo, edhe ne holet dhe ambientet e brendshme te selise, edhe ne pritje , por edhe te  vete Ali Ahmeti, i cili ne prag te ketij takimi pati nje bisede vellazerore  me nje delegacion bashkekombasish tane nga Stambolli, udheheqes te shoqerise "Vellazeria Shqiptare". Urimet dhe pergezimet ishin te zakonshme per kontributet qe ishin dhene para luftes, gjate dhe pas saj, si materiale e morale, por vecmas ato te natyres diplomatike, kur ishte thyer propaganda sllave qe zhvillohej asokohe ne Stambolol dhe ne Ankara. Kishin ndihmuar edhe deputete te Turqise, me dhjetera, me prejardhje shqiptare, edhe nepunes neper ministri etj. U fol per te ardhmen, per 50- vjetorin e kesaj shoqate qe kremtohet  ne dhjetor. Dhe nga ajo bisede, vazhduam biseden ekskluzive per "Rilindjen" festive dhe per javoren "Lobi" te Shkupit.

 

 

Z. Ahmeti, Marreveshja e Ohrit, qe u arrit si rezultat i luftes se vitit te kaluar ne Maqedoni, nuk po respektohet sa duhet, vecmas sa u perket afateve per implementimin e saj. Garantues te Marreveshjes jane tri qendrat kyce te vendosjes te faktorit nderkombetar. A po ndermerret dic ne kete drejtim qe te mos rrezikohet kjo Marreevshje?

 

- Ne jemi mjaft te interesuar qe Marreveshja e Ohrit  si teresi te respektohet, po edhe komuniteti nderkombetar eshte i interesuar dhe i angazhuar qe kjo Marreveshje te jetesohet. Kuptohet se koha eshte mjaft e shkurter perderisa jane bere zgjedhjet  dhe pas zgjedhjeve ende jemi ne pune e siper rreth ristrukturimit te levave , si te thuash, te Qeverise, agjencive dhe ndermarrjeve te ndryshme publike qe veprojne ne kuader te Qeverise. Mirepo, ketu eshte e qarte se edhe subjekti politik qe perfaqesohet nga shumica, nga socialdemokratet dhe BDI-ja, krysisht jemi te angazhuar ne drejtim te Marreveshjes se Ohrit.

 

 

 

Konturat e Platformes qeveritare dihen – jetesimi i Marreveshjes se Ohrit

 

 

- Konturat e pergjithshme apo parimet e Paltformes per qeverisje tashme jane bere publike, jane te njohura per opinionin dhe njera nga pikat me me rendesi qe futet ne kete Marreveshje per qeverisjen katervjecare te vendit eshte jetesimi i Marreveshjes se Ohrit.- Domosdoshmeri e kohes eshte qe me perkushtim te punojme qe shqiptaret te integrohen  ne polici dhe ne ushtri, si dy fusha shume te rendesishme ne drejtim te vendosjes se rendit, te ruajtjes se paqes , te krijimit te nje stabiliteti me te forte ne shtet, me cka pas funksionimit te  drejte dhe me efikasitet te ketyre strukturave krijohen kushte, rrethana dhe nje hapesire e volitshme per investime dhe ne radhe te pare per investime qe do te behen nga vete shqiptaret nga diaspora, por edhe nga vendi.-

Ne Maqedoni ende kemi mjaft pune per te bere ne drejtim te plotesimit te standardeve te cilat i kerkon NATO –ja, integrimin e shqiptareve ne ushtri, duke respektuar gjithmone proporcionin e numrit te popullsise, zbatimi i reformes ne ushtri etj. Pa u bere keto, ne  si Maqedoni nuk mund te integrohemi ne NATO me nje organizim qe i takon se kaluares. -Mendoj se eshte nje zgjidhje shume e mire qe profesor Ramiz Abdyli eshte zgjedhur Rektor i Universitetit te Tetoves, me kete rast i deshiroj pune te mbare dhe nje sukses te plote. Njeheresh nuk duhet harruar qe edhe z. Fadil Sulejmani ka kryer nje mision shume te rendesishem , per cka degjova se eshte shpallur edhe "Rektor Nderi i Universitetit te Tetoves" , gje qe e meriton per arsye se Universiteti i Tetoves eshte nje pjese e Historise se Shqiptareve, per te  ne kemi derdhur edhe gjak. Ketu duhet te punohet seriozisht, te ngriten komisionet profesionale nga vete Universiteti i Tetoves , te behet nje Program i Rektorit, te behet nje Komision nga pala e Qeverise, do te thote nga Ministria e Arsimit, si dhe nga komuniteti nderkombetar, qe do te na e lehtesonte shume punen per legalizimin e Universitetit te Tetoves.- Meshazhi per Diten e Flamurit : Gjithe shqiptareve kudo qe jane urime, Shqiperise i deshiroj integrim me dinjitet ne Evrope dhe ne strukturat veriatlantike 

A keni ndonje marreveshje te re ne kuader te koalicionit per implementimin e Marreveshjes se Ohrit. Opinioni nuk e ka pare Platformen per bashkeqeverisje te Maqedonise mes jush dhe Cervenkovskit…

 

- Konturat e pergjithshme apo parimet e Paltformes per qeverisje tashme jane bere publike, jane te njohura per opinionin dhe njera nga pikat me me rendesi qe futet ne kete Marreveshje per qeverisjen katervjecare te vendit eshte jetesimi i Marreveshjes se Ohrit.

 

Sa jeni te kenaqur me hisen qe ju ka takuar ne keto ndarje te pushtetit, te ministrive, te institucioneve dhe agjencive shteterore, qe u bene deri me tash?

 

- Shikoni, pas zgjedhjeve kane filluar negociatat per ndarjen e pushtetit. Ne nje menyre eshte bere kompromisi dhe si gjithmone edhe shkencerisht, kompromisi asnjehere nuk mund te kenaqe palet, mirepo une mendoj qe Bashkimi Demokratik per Integrim sot drejton kater ministri shume te rendesishme per shtetin dhe me pergjegjesi – Arsimin, Shendetesine, Telekominikacionin dhe Lidhjet dhe Drejtesine. Sidoqofte, theksi i vecante duhet vene ne ate se ne me palet qe jemi ne koalicion definitivisht jemi marre vesh se ne hyme ne koalicion dhe marrim pergjegjesine per qeverisjen e vendit.

 

Pergjegjesia eshte edhe ne fushe te sigurise, ku ju si BDI keni marre postet e zevendesministrave te Puneve te Brendshme – Fatmir Dehari dhe te Mbrojtjes – Rizvan Sulejmani…

 

- Sigurisht qe shqiptaret ne kete drejtim kane pasur mjaft nevoje per arsye se shume pak kane qene te perfaqesuar ne MPB, po edhe ne Ministrine e Mbrojtjes, dhe eshte nje domosdoshmeri e kohes qe ne me perkushtim te punojme ne kete drejtim qe shqiptaret te integrohen  ne polici dhe ne ushtri, si dy fusha shume te rendesishme ne drejtim te vendosjes se rendit, te ruajtjes se paqes , te krijimit te nje stabiliteti me te forte ne shtet, me cka pas funksionimit te drejte dhe me efikasitet te ketyre strukturave krijohen kushte, rrethana dhe nje hapesire e volitshme per investime dhe ne radhe te pare per investime qe do te behen nga vete shqiptaret nga diaspora dhe po ashtu edhe nga vendi. Ne perpiqemi qe te krijojme rrethana te volitshme per kete lloj veprimtarie, qe e shohim si veprimtari shume te rendesishme per zbutjen e papunesise, si dhe per hapjen e vendeve te reja te punes. Papunesine ketu nuk mund ta zbusim vetem me nderrimin apo shkarkimin e  nje drejtori diku…

 

A keni kerkuar dicka me shume prej Cervenkovskit? Ne fakt, a jeni takuar me Cervenkovskin,  per cka po flitet, apo edhe me tutje me te po komunikoni vertet vetem permes perfaqesuesve dhe delegacioneve?

 

 - Jo, ne kemi nje grup negociatoresh  dhe permes grupit negocues percillen edhe mesazhet e njeri-tjetrit.

 

A po mendoni se do te funksionoje edhe me tutje kjo menyre e komunikimit, apo…

 

- Une mendoj se se shpejti duhet te behet nje takim mes meje dhe z. Cervenkovski, per arsye se eshte ne te mire te vendit dhe nuk besoj se kjo do te jete nje kohe e larget.

 

 

Jemi percaktuar qe z. Hysni Shaqiri te jet nenkryetar i Parlamentit te Maqedonise

 

Pse po vonohet zgjedhja e nenkryetarit te Parlamentit. Ka informacione se vete LSDM-ja po e pengon zgjedhjen e z.Hysni Shaqiri per nenkryetar parlamenti?

 

- Jo, une nuk kam njohuri te ketilla se ka ndonje pakenaqesi a ndonje reagim te atille nga kreu i LSDM-se, megjithate e shoh ne media keshtu. Mirepo, ne rruge zyrtare nuk ka asgje ne kete drejtim dhe ne jemi percaktuar qe z.Hysni Shaqiri te jet nenkryetar i Parlamentit te Maqedonise. As ne e as socialdemokratet nuk i kemi nxjerre kushte njeri-tjetrit per emerimet apo per angazhimet e njerezve qe drejtojne qofte ne Qeveri, qofte ne Parlament te Maqedonise.

 Per ne NATO dhe ne BE duhet te permbushim kushtet dhe statndardet e

NATO-s dhe te BE-se

 

Ne Maqedoni edhe pas 15 dhjetorit do te kete Mision te NATO-s. Theksuam se keni ne Qeveri edhe zevendesministrat e MPB-se dhe te Mbrojtjes. Ne Samitin e fundit te NATO-s ne Prage u pranuan nder shtate shtete edhe Rumania dhe Bullgaria dhe mbeten vetem hapesira shqiptare ne rajon dhe ajo serbe e boshnjako-kroate pa u perfshire, qe jane te rrethuara nga NATO-ja, qe eshte e pranishme megjithate edhe ne keto rajone. Si mendoni se do te perfshihen ne te ardhmen shqiptaret  ne NATO dhe ne BE?

 

- Shikoni, para se gjithash ne duhet te jemi te interesuar qe ne kete hapesire, qofte ne Shqiperi, qofte ne Kosove, qofte ne Maqedoni, te krijojme kushte qe te integrohemi te strukturat e NATO-s, por duhet te vendosen standardet brenda shteteve, te cilat standarde i kerkon NATO-ja. Ta marrim nje shembull: Perderisa ne Maqedoni ende kemi mjaft pune per te bere ne drejtim te plotesimit te standardeve te cilat i kerkon NATO-ja, si per shembull integrimin e shqiptareve ne ushtri, duke respektuar gjithmone proporcionin e numrit te popullsise, zbatimi i reformes ne ushtri, qe gjithashtu kerkohet nga NATO, etj, ne nuk mund si Maqedoni te integrohemi ne NATO me nje organizim qe i takon te kaluares. Ne NATO anetaresohesh duke respektuar standardet qe ka vete NATO-ja dhe per kete NATO-standardet duhet te instalohen sa me shpejt ne shtetin e Maqedonise.

 

As ne e as socialdemokratet nuk i kemi nxjerre kushte njeri-tjetrit

 

 

Te ndarja e pushteteve dhe e posteve a ka pakenaqesi brenda BDI-se. Ka mjaft analiste qe thone se ka edhe rryma brenda BDI-se. A jane reale apo jo ato rryma dhe nese jane, si po arrini qe t'i integroni te gjitha ato?

 

- Brenda BDI-se nuk ka rryma apo fraksione. Kuptohet se eshte e natyrshme qe pakenaqesi te kete  per arsye se hapesira nuk u pergjigjet kerkesave te cilat i kane rrethet dhe eshte e pamundur qe ne t'i perfshijme te gjitha rrethet ne institucionet qeverisese te vendit. Keshtu, nuk mundemi qe nga cdo rreth te fusim minister , nuk mundemi qe nga cdo rreth te fusim deputet dhe qe ne saje te mosperfshirjes se te gjitha rretheve ne qeveri apo parlament dhe gjithe keto jane pakenaqesi te perkohshme, deri sa kalon, si te thuash, ajo vale dhe tani qetesohen gjerat, por njeheresh u jepen edhe sqarimet njerezve, gje qe eshte e pamundur qe ne t'i perfshijme ne strukturat drejtuese te shtetit.

Pastaj vjen edhe perfshirja ne BE…

 

- Sigurisht, por sa i takon BE-se kuptohet se duhet te respektojme standarde te cilat i ka vete BE-ja dhe te cilat standarde kerkon te instalohen dhe te vendosen ne shtetet te cilat kerkojne integrim me Bashkimin Evropian.

  

Formimi i komisioneve ne UT, ne Qeveri dhe nga faktori nderkombetar – lehtesim i punes se legalizimit te Universitetit te Tetoves

 

 

Fusha e arsimit shqiptar ne Maqedoni megjithate eshte ende perplot probleme dhe nder problemet me te medha eshte edhe zyrtarizimi i Universitetit te Tetoves. Dje kishte nje lajm se ne UT u zgjodh Rektori i ri dhe se ky eshte Prof.dr.Ramiz Abdyli dhe permendet bile diku edhe emri Juaj per arritjen e nje marreveshje, te thuash politike, per arritjen e kesaj zgjidhjeje. Cfare ka ne kete drejtim?

 

- Shikoni, une personalisht kam deklaruar qe ne vitin e kaluar, kur eshte shtruar ceshtja e arsimit universitar shqiptar ketu te ne ne Maqedoni, qe arsimi te jete skajshmerisht i depolitizuar dhe qendroj pas ketyre deklaratave. Kjo per arsye se mjaft eshte perdorur ceshtja e Universitetit te Tetoves per renie apo per ngritje te subjekteve politike shqiptare.

Mendoj se eshte nje zgjidhje shume e mire qe profesor Ramiz Abdyli eshte zgjedhur Rektor i Universitetit te Tetoves dhe me kete rast i deshiroj pune te mbare dhe nje sukses te plote. Njeheresh nuk duhet harruar qe edhe z. Fadil Sulejmani ka kryer nje mision shume te rendesishem, per cka degjova se eshte shpallur edhe "Rektor Nderi i Universitetit te Tetoves" , gje qe e meriton , per arsye se Universiteti i Tetoves eshte nje pjese e Historise se Shqiptareve dhe per kete ne kemi derdhur edhe gjak. Mirepo mendoj se ketu duhet te punohet mjaft seriozisht, te ngriten komisionet profesionale nga vete Universiteti i Tetoves , te behet nje Program i Rektorit, te behet nje Komision nga pala e Qeverise, do te thote nga Ministria e Arsimit, si dhe nga komuniteti nderkombetar, qe do te na e lehtesonte shume punen per legalizimin e Universitetit te Tetoves.

 

Nuk mund te mos e permendim rastin e Shemshoves, qe u politizua aq shume koheve te fundit.  U arrit edhe ajo marreveshja e fundit qe shkolla vendese te quhet "Shkolla e Shemshoves" . A do te respektohet kjo marreveshje, cfare jane informacionet Tuaja?

 Ne kemi biseduar vazhdimisht me qytetaret, me fshataret e Shemshoves dhe ky eshte nje problem paksa i ndijshem per arsye se ne kete shkolle mesimin e ndjekin edhe nxenes shqiptare e edhe maqedonas. Te dyja palet kane pasur pakenaqesi lidhur me emrin e shkolles. Neve na eshte dukur me mire qe shkolla ta mbaje emrin e fshatit – Shkolla e Shemshoves, ne menyre qe te ulen pakenaqesite te te dyja palet. Kemi biseduar edhe me udheheqesit lokale te Shemshoves, me cka i kemi sqaruar ne kete drejtim, qe eshte nje ndihmese shume e madhe per proceset ne te cilat ne ndodhemi dhe besoj qe do te kuptojne edhe udheheqja lokale, por edhe fshataret e Shemshoves , me cka ne kete rast kerkojme qe te na ndihmojne me qellim qe ne, si te thuash, te materializojme apo te jetesojme qellime shume me te larta sesa nje shkolle e nje fshati.

 

 

Ne shqiptaret jemi te interesuar qe te vendoset siguri dhe stabilitet i qendrueshem

 

 

A ka filluar te vendoset gjendje kontrolli ne Maqedoni nga Qeveria e re?

 

- Ne kete drejtim po punohet intensivisht, edhe pse nuk ka pasur ku ta dish se sa probleme te renda, perkunder faktit se keto gjera ekzagjerohen paksa ne kete drejtim qofte nga ndonje gazetar, i cili me qellim te caktuar e ben kete qe ta mbaje situaten nen tension, por ne pergjithesi une mendoj se po punohet ne kete drejtim. Sigurisht qe ne te ardhmen do te kemi edhe shume e me shume rrethana me te volitshme ne drejtim te vendosjes se stabilitetit dhe te vendosjes se nje sigurie me te qendrueshme per qytetaret, me cka ne shqiptaret vazhdimisht jemi te interesuar qe te kemi nje siguri dhe nje stabilitet te qendrueshem.

 

Nga zonat e ashtuquajtura te krizes, ne viset e ketushme shqiptare, ushtria maqedonase megjithate ende nuk i ka terhequr postblloqet e veta dhe po e veshtireson qarkullimin e lire te njerezve, po krijon ende probleme, po ndodhin ende arrestime, bile ne rajonin e Karadakut te Shkupit e te Kumanoves vecmas.

 - Ne shume vende jane terhequr te ashtuquajturat postblloqe dhe eshte marre nje iniciative qe neper disa pika ende te qendrojne disa forca te sigurise, por qe te jene me perberje nga te gjitha komunitetet qe jetojne ne  Maqedoni, te perbera nga forca multietnike.

Kemi deklaruar boterisht se respektojme Konventen e Gjeneves mbi lufterat dhe Tribunalin e Hages

Maqedonise i kane mbetur vetem edhe pese a gjashte dite per implementimin e vendimit te Tribunalit te Hages per dorezimin ne ate Tribunal te atyre pese lendeve penale, sipas prokurorive dhe gjykatave maqedonase. Rasti i Komandant "Rusit", qe po vazhdon te mbahet ne arrest, po tregon se kjo pune nuk po shkon si duhet. A do te ndermerret ketu ndonje hap per depolitizimin dhe pavaresimin me te shpejte te gjykatave dhe prokurorive?

 

- Sa na takon neve, ne jemi deklaruar boterisht se respektojme Konventen e Gjeneves mbi lufterat dhe Tribunalin e Hages. Ketu kemi te bejme me struktura, sidomos ne gjykata dhe prokurori, te cilat ne menyre mjaft tendencioze kane ngritur aktakuza kunder pjesetareve te ish-UCK-se me qellim te ngritjes se tensioneve brenda vendit dhe krijimit te pakenaqesive tek ish-ushtaret e Ushtrise Clirimtare Kombetare, te cilet neve na drejtohen dhe na thone se nuk respektohet Marreveshja dhe Ligji per Amnisti. Por keto ndodhin dhe behen nga qarqe te caktuara te cilat padrejtesisht mbajne ne arrest e ne burg  Komandant Rusin , sic mbahen ne burg edhe Fadil Ferati dhe Shkodran Idrizi. Keta dy akuzohen per rastin "Punetoret e Mavroves", por ka mjaft deshmi e prova se keta jane te pafajshem dhe ata duhet te lirohen sa me pare e te kthehen ne shtepite e tyre. Por burokracia brenda gjykatave dhe tendencioziteti qe e kane disa qarqe per te shkaktuar pakenaqesi brenda shqiptareve, i bejne edhe keto veprime te matura dhe shume te demshme. Une mendoj se Qeveria e re dhe Parlamenti i ri me kembengulesi duhet te kerkojne qe gjykatat dhe prokurorite te jene te depolitizuara dhe vetem t'u sherbejne qytetareve e jo te krijojne situata te pahijshme e te nxisin revolta te padeshirueshme te qytetaret e Maqedonise, pavaresisht se cilit komunitet i takojne.

 

Per ecjen e procesit perpara, punesimet….

 

Cili eshte vleresimi Juaj pergjithesisht per ecjen e procesit, qe ndihmohet nga individet, pasi ka edhe vleresime te tilla se "projekti Ali Ahmeti" nuk mund te shkoje me njerez te projekteve te Arben Xhaferit, Menduh Thacit, Abdurrahman Halitit e Nevzat Halilit…

 

 

 

Per  pengesat  qe po behen ne shperndarjen e pensioneve  femiljeve te deshmoreve dhe invalideve te luftes

 

Cfare po ndodh me punen e shperndarjes se pensioneve per familjet e deshmoreve dhe te invalideve te luftes, qe pati filluar te realizohej, pasi ka mjaft ankesa per pengesat qe po i bejne bankat maqedonase?

 

- Kjo eshte nje ceshtje e natyres teknike, mund te ndodhe qe dikush edhe me qellim i ben keto pengesa, qe te ngjalle revolte tek familjet e deshmoreve dhe invalidet e luftes. Megjithate, une mendoj se keto ceshtje i takojne Shoqates qe merret me invalidet e luftes dhe familjet e deshmoreve dhe mendoj gjithashtu se keto pengesa do te tejkalohen me shpejt.

- Si mund te thuhet se projekti nuk po ecen perpara kur dihet se ne Maqedoni situata menaxhohet, ndihmohet nga tri qendra nderkombetare te vendosjes. Per ate qe kupton politiken dhe diplomacine, nuk eshte pune e vogel qe ne Maqedoni pikerisht keto tri qendra nderkombetare te vendosjes jane te instaluara dhe te interesuara qe perfundimisht problemet ne mes te  dy komuniteteve me te medha , shqiptareve dhe maqedonasve, te zgjidhen. Pastaj eshte nje afat prej kater vitesh qe Marreeveshja, e cila eshte bere ne Oher, te jetesohet plotesisht. Nuk mundet  qe brenda dites te jetesohet ne praktike  nje Marreveshje sic eshte kjo e Ohrit. Nje hap mjaft i dukshem ne kete  drejtim do te jete trajnimi i 400 policeve qe do te filloje ne muajin janar te vitit qe po hyjme. Ka vertet mjaft ceshtje, ne brenda dites nuk mund t'i integrojme shqiptaret  ne administrate, ne strukturat e gjithe shtetit… Per ate arsye ka edhe nje afat dhe per ate aresye eshte edhe mjaft i dukshem interesimi i komunitetit nderkombetar qe neve te na ndihmojne ne jetesimin e kesaj Marreveshje, por mbi te gjitha nga nenshkruesit kerkohet nje ndergjegjesim dhe pergjegjesi e plote qe bashkarisht kete proces ta cojme perpara.

 

Ka edhe kritika nga partite opozitare se edhe BDI-ja po i nxjerr nga puna shqiptaret qe ishin pranuar me kontrata neper ndermarrje shteterore ne kohen e fushates zgjedhore dhe para saj?

 

 

Ne Zvicer shkova permes Aeroportit te Shkupit

 

Kur do te shkoje ne Parlament Ali Ahmeti, por edhe Gezim Ostreni e Fazli Veliu. Kjo ceshtje dukshem eshte politizuar dhe ka te tille qe thone se Ali Ahmeti me i sgurt po ndjehet ne Zvicer se ne Shkup.

 

- Ne jemi anetare te Kuvendit te Maqedonise. Jo qe s'kemi dashur te shkojme, por per shkak te ngarkeses qe e kemi pasur brenda partise, nuk kemi arritur qe te marrim pjese ne seanca te rregullta qe jane mbajtur ne Parlamentin e Maqedonise. Sigurisht qe se shpejti do te shkojme ne seanca te rregullta parlamentare.

Sa i perket sigurise  time, une ne Zvicer kam shkuar permes Aeroportit te Shkupit, pra permes Shkupit. Kjo do te thote se mospjesemarrja ne mbledhje nuk ka te beje me ceshtjen e sigurise.

- Realisht, une jam intersuar per kete pune. Mediat i kane keqperdorur gjerat. Do te thote deri me tani nuk ka as nje pushim nga puna , sic lexoj ne gazete se "ministri i Drejtesise ka larguar nga puna 198 puntore". Kur e bisedoj kete ceshtje me ministrin, ai thote "nuk eshte e vertete qe jane 198 punetore, jane 98 punetore te cilet jane punesuar ne ate ministri nje muaj apo tre muaj perpara se te behen zgjedhjet dhe une nuk kam larguar nga puna asnje puntor, por i kam thirrur dhe u kam thene se nuk kam fonde qe juve  t'ua jap parate". Pastaj ne Aeroport, ku thuhet ne media se 40 shqiptare jane larguar nga puna, ndersa drejtori i Aeroportit, z.Fatmir Besimi thote se asnje nuk e ka larguar, por te hysh dhe te besh nje analize del se ne Aeroportin e Shkupit jane punesuar koheve te fundit dyfish me shume punetore sesa ka nevoje ai aeroport. Une ekspert i ketyre veprimtarive nuk jam, mirepo duhet te shihen ceshtjet, por realisht dhe te mos ekzagjerohen qofte nga gazetaret, qofte nga njjerezit qe e drejtojen shtetin.

 

 Ne Lucerne u diskutua per pozicionin e metutjeshem te Kosoves

Z. Ahmeti, cili eshte vleresimi Juaj per Konferencen e Lucernes "Shqiptaret dhe fqinjet" ku moret pjese edhe Ju , e kjo ishte dalja Juaj e pare ne skenen nderkombetare si lider i ri i shqiptareve ne Maqedoni pas zgjedhjeve te fundit parlamentare. Patet dhe takime te shumta me perfaqesues te faktorit nderkombetar edhe ne Lucerne.

 

- E vecanta e ketij takimi, qe ishte i treti me radhe i ketij lloji – ne dy takimet e para une nuk kam marre pjese , vete ne te tretin isha prezent -  eshte ajo se palet nderluftuese qe deri para nje viti, dy apo tre vjetesh vendosen balleperballe ne nje tavoline dhe zhvillohen tema te cilat para pese vjetesh kane qene tema-tabu qe te diskutohen , ndersa aty hapur bisedohej per te ardhmen e Kosoves. Cka me tutje per Kosoven qe eshte protektorat, a do te qendroje keshtu ne kete pozicion , apo do te behen levizje perpara nga ky pozicion. Mirepo me e rendesishmja ishte ajo se aty gjenden balleperballe njerezit te cilet deri dje kane patur konflikte dhe bisedojne se si te dilet nga situatat , si te gjenden forma e te rregullohen ceshtjet me se miri dhe ne interes te qytetareve dhe te kombeve qe jetojne ne hapsiren e ish-Jugosllavise.

 

Si perfaqesues zyrtar i shqiptareve te Maqedonise Ju ne Lucerne u takuat edhe me zyrtare dhe lidere partiake te Kosoves e te Shqiperise, te Presheves, te Malit te Zi.

 

- Po, kemi pasur takime me te gjithe udheheqesit politike te hapesires shqiptare, te Shqiperise, te Kosoves… kemi pasur takime edhe me udheheqes te vendeve te tjera, qe nuk kane qene te nivelit zyrtar, nje shkembim mendimesh  me udheheqes te Serbise e Malit te Zi… Kemi patur gjithashtu takime te vecanta edhe me pjesemarres nga SHBA qe ishin ne konference, me z. Pol Xhons, Sekretar i Departamentit amerikan te Shtetit per siguri ne Ballkan dhe ne EJL, me autoritete te Bashkimit Evropian, te OSBE-se, me z .Xhoana e takime te tjera.

 

Jemi per bashkepunim sa me te perafert brenda subjektit politik shqiptar

 

Cfare eshte bashkepunimi me partite e tjera politike shqiptare ne Maqedoni, qe tash jane pak a shume ne opozite.

 

- Gjithmone vullnet yni ka qene qe te kemi nje bashkepunim sa me te perafert, per arsye se rrethanat dhe situatat ne te cilan ndodhemi kerkojne nje mendim sa me te perafert te subjektit politik shqiptar dhe ne vazhdimesi jemi perpjekur qe te mos krijohen ndasi, ndarje  ne mes te partive politike subjektit politik shqiptar, por te jemi sa me afer dhe une jam perpjekur vazhdimisht qe te mbaj kontakte   te ketilla dhe sigurisht se edhe ne te ardhmen do te shpeshtohen keto takime, per arsye se  deri tash ishte mjaft e ngarkuar koha jone per shkak te puneve qe i kishim rreth strukturimit te brendshem  dhe ne Qeveri.

 

A do te keni ndonje vizite me te shpejte zyrtare ne Shqiperi dhe ne Kosove?

 

-Tash une kam nje ftese nga Presidenti i Republikes se Shqiperise me rastin e shenimit te 90-te vjetorit te Shpalljes se Pavaresise se Shqiperise ne Vlore, por per shkak te ngarkeses se tepruar brenda partise nuk do te mund te shkoj dhe te marre pjes. Vertet eshte ky nje moment mjaft i rendesishem  dhe e them edhe i vecante, se pas 90 vjetesh  ceshtja e pazgjidhur e shqiptareve ka hyre ne rruge te mbare per nje zgjidhje te mire, gje qe eshte ne favor te shqiptareve dhe permireson dukshem statusin e shqiptareve kudo qe jane ata, ne Kosove, ne Maqedoni, ne Presheve, Bujanoc e Medvegje, ne Mal te Zi. Kjo do te thote se pas 90 vjetesh nuk jane me shqiptaret qe kane qene atehere, ose para dhjete vjetesh, sepse me rasin e 90- vjetorit te ngritjes se Flamurit shqiptaret jane ne nje situate te re, ndersa me rastin e 100- vjetorit shpresojme se do te jene ne nje situate shume me te volitshme se qe gjendemi sot.

Me e rendesishmja eshte se ceshtja shqiptare ka hyre ne agjenden nderkombetare per nje zgjidhje te pranushme edhe per shqiptaret e edhe per shtetet e tjera ku ata jetojne.

 

Cili eshte mesazhi i Ali Ahmetit drejtuar shqiptareve me rastin e 28 Nentorit - Dites se Flamurit?

 

 

Ne Lucerne nuk shkuam me mendime te ndara

 

Ne Lucerne u takuat edhe me perfaqesuesit e LSDM-se, Sheqerinsken dhe Spasovin…

 

- Ne kemi qene nje delegacion nga Maqedonia, do te thote nuk kemi shkuar ne Lucerne me mendime te ndara dhe kjo do te thote se te dyja palet kemi qene te prera per jetesimin e Marreveshjes se Ohrit. 

- Jemi me nje situate per cka kerkohet pergjegjesi mjaft e madhe ne drejtim te jetesimit dhe te materializimit te te gjitha sakrificave qe i kane bere shqiptaret ne ish-Jugosllavi qe nga perfundimi i Luftes se Dyte Boterore, kur per 50 – 60 vjet vertet kane hequr te zite e ullirit. Keto rrethana te krijuara me kaq mund dhe sakrifice vertet t'i shfrytezojme  ne drejtim te jetesimit dhe materializimit te aspiratave te cilat i ka pasur edhe gjenerata perpara nesh. Gjithe shqiptareve kudo qe jane ua uroj Diten e Flamurit, kurse Republikes se Shqiperise  i uroj qe te funksionoje nje demokraci e vertete dhe keto te arritura t'i cojne perpara me hapa sa me te shpejte, qe neser ne Shqiperine duam ta shohim te integruar me dinjitet ne Evrope dhe ne strukturat evroatlantike.

 

 

Hyrja e maqedonasve ne BDI – veprim dhe guxim dypalesh

 

Nje pyetje per ngjarjen e fundit ne BDI- formimi i degeve ne Maqedonine Lindore nga pjestare te bashkesise etnike maqedonase. Kjo, edhe nder maqedonas e edhe nder shqiptare , po vleresohet si nje fenomen i pazakonshem, kritikuesit nderkaq po thone se eshte kjo nje forme e perseritjes se parulles se "vellazerim-bashkimit" te ish-Jugosllavise….

-Mua me duket qe mbrapsht e kane kapur kete ata qe permendin "vellazerim-bashkimin". Nuk kemi te bejme ketu me "bashkim-vellazerim", me Lidhjenn Komuniste  te ish-Jugosllavise, qe moto e kishte per cdo dite "bashkim-vellazerimin". Ceshtja eshte ceshtje komplekse, ceshtje e ideve dhe Bashkimi Demokratik per Integrim eshte i hapur per te gjithe qytetaret e Maqedonise dhe ata te cilet e pranojne Programin e BDI-se mund te anetaresohen dhe mund te krijojne  dhe te themelojne bazat ne vendet e tyre, qofshin te Maqedonise Lindore apo Perendimore, pa dallim se kujt nacionaliteti i takojne . BDI-ja punon per idete qe cojne perpara ceshtjet madhore te vendit. Nuk di perse analistet nuk kapen  per dukurine a fenomenin se ne Maqedoni po krijohen rrethana per te cilat duhet te kemi respekt dhe qe ato te trajtohen ne menyre shkencore. Do te duhej te analizohej se pse maqedonas etnike organizohen dhe anetaresohen  ne nje parti e cila eshte e themeluar nga shqiptaret. Per fat te keq, deri sot nuk kemi pasur ndonje dukuri te tille, kur eshte thyer ai miti  se vetem ne ate subjekt politik qe e krijojne maqedonasit mund te anetaresohen maqedonasit, apo e kunderta per shqiptaret. se tash edhe ne nje parti qe e themelojne maqedonasit mund te kete anetare, ideologe e politikane shqiptare!

 

Opinioni me i gjere, megjithate, sikur nuk po pajtohet me kete ide me kete fenomen, duke pasur parasysh keqperdorimet qe i kane bere me pare subjektet maqedonase me individe shqiptare. 

- Une mendoj qe opinioni mjaft mire e ka pritur kete veprim dhe kete guxim dypalesh, qofte nga BDI-ja, qofte edhe nga maqedonasit etnike qe kane marre guximin te anetaresohen dhe te krijojne baza ne kuader te BDI-se. Ky nuk eshte kurrfare "bashkim-vellazerimi" artificial, por perkundrazi ne e rrisim kredibilitetin e shtetit te Maqedonise ne arenen nderkombetare.


Bisedoi : Bedri SADIKU

( Huazuar nga Lobi )