|
Nė bazė tė normave statutore, rektori aktual Fadil Sulejmani nuk mund tė kandidohet pėr mandatin e tretė, ndėrsa pėr rektorin e zgjedhur nga ana e kėshillit tė dekanėve prof . dr. Remzi Nesimi, do tė jetė vėshtirė tė provoi kandidimin e tij nė konkursin pėr zgjedhjen e rektorit tė ri tė universitetit tė Tetovės, nė qoftėse bordi aktual kėmbėngul qė kėshillin e dekanėve ta konsideroj si punė tė kryer
Nga 15 tetori kėshillat mėsimorė-shkencorė tė Universitetit tė Tetovės do ti pėrgjigjen konkursit pėr propozimet e tyre pėr rektor tė kėtij universiteti. Nga kjo datė profesorėt e kandiduar do tė kenė afat prej njė muaji qė tė bėjnė prezentimin e tyre para studentėve tė UT-sė. Prorektori Nexhbedin Beadini thotė se janė bėrė tė gjitha pėrgatitjet qė ky konkurrim tė bėhet sipas rregullave dhe normave qė parasheh statuti i Universitetit tė Tetovės. Kjo periudhė kohore, thotė ai, nuk ėshtė e rastėsishme, por ėshtė njė praktikė qė realizohet edhe nėpėr tė gjitha universitetet e tjera botėrore, pasi gjatė kėsaj kohe janė prezentė tė gjithė studentėt dhe funksionojnė tė gjitha fakultetet dhe kėshillat mėsimorė-shkencorė.
Njė numėr i caktuar i profesorėve tė Universitetit tė Tetovės qė pėrbėjnė Kėshillin e dekanėve, ende janė jashtė kėtij institucioni. Sipas rregullave qė dalin nga statuti, ata nuk do tė kenė mundėsi tė kandidohen nė konkursin pėr zgjedhjen e rektorit tė ri tė Universitetit tė Tetovės, sepse duhet tė kandidohen nga fakultetet apo kėshillat mėsimorė-shkencorė. Prorektori i UT-sė, Nexhbedin Beadini, nuk dėshiron tė komentojė atė qė po ndodh jashtė kėtij institucioni. Ne, thotė ai, kemi pasur afat
tė caktuar pėr dorėzimin e fletėparaqitjeve pėr angazhimin e kuadrit mėsimdhėnės nė Universitetin e Tetovės. Nė kėtė drejtim kemi respektuar tė gjitha procedurat dhe mė datė 5 tetor bordi si organ mė i lartė ka bėrė verifikimin e fletėparaqitjeve tė kandidatėve dhe janė plotėsuar ato vende ku ka pasur mungesė profesorėsh.
Problemi i rektorit reflektohet nė punėn e studentėve
Cili do tė jetė rektori i ri i Universitetit tė Tetovės, ėshtė njėra ndėr preokupimet qė reflektohet edhe nė mesin e studentėve tė kėtij universiteti. Paralajmėrimet qė mė herėt pėr mbajtjen e zgjedhjeve pėr rektorin e ri tė UT-sė janė kontestuar nga Kėshilli i dekanėve, tė cilėt e konsiderojnė kėtė punė tė kryer me zgjedhjen e rektorit tė ri nga ana e tyre e prof . dr. Remzi Nesimit. Tensionet shkaktohen qė me fillimin e vitit tė ri akademi, kur udhėheqja aktuale e UT-sė nuk ka lejuar promovimin e rektorit tė zgjedhur nga ana e kėshillit tė dekanėve, tė cilin ata e konsiderojnė si jashtinstitucional. Shumica e studentėve tė Universitetit tė Tetovės mendojnė se kėto fėrkime duhet tė pėrfundojnė pas 15 tetorit. Nė bazė tė normave statutore, rektori aktual Fadil Sulejmani nuk mund tė kandidohet pėr mandatin e tretė, ndėrsa pėr rektorin e zgjedhur nga ana e Kėshillit tė dekanėve, prof . dr. Remzi Nesimi, do tė jetė vėshtirė tė provojė kandidimin e tij nė konkursin pėr zgjedhjen e rektorit tė ri tė Universitetit tė Tetovės nė qoftė se bordi aktual kėmbėngul qė Kėshillin e dekanėve ta konsiderojė si punė tė kryer. Disa nga studentėt mbajtjen e zgjedhjeve pėr rektor tė UT-sė e vlerėsojnė si mėnyrėn mė tė mirė pėr kapėrcimin e problemeve qė ekzistojnė nė kėtė universitet. Ata mendojnė se edhe pėrkundėr prezentimit tė njė gjendje normale, megjithatė vėrehen probleme tė natyrave tė ndryshme. Ata thonė se megjithėse ka pėrmirėsime nė mbajtjen e provimeve dhe ligjėratave, ato nuk janė kapėrcyer ende plotėsisht. Shpesh ndodh qė mos tė respektohen datat e caktuara pėr mbajtjen e provimeve. Nė mesin e studentėve shpesh pėrdoret edhe fjala "profesorė tė thjeshtė". Ata kėtė e thonė nė kuptimin e profesorėve tė cilėt nuk kanė tituj shkencorė pėr tė ligjėruar nėpėr fakultete. Disa studentė thonė se numri i tyre ėshtė shtuar tani, pas ngjarjeve tė fundit nė Universitetin e Tetovės. Disa nga studentėt qė u kanė mbetur punėt pėrgjysmė me profesorėt dhe dekanėt qė tani mė janė jashtė Universitetit, thonė se ende nuk e kanė tė qartė se si do tė bėhet me ta. Studentėt e Universitetit tė Tetovės nė pėrgjithėsi pranojnė se ngjarjet e findit nė kėtė universitet reflektohen nė njėfarė mėnyre edhe tek ata. Ata mendojnė se problemet mė tė mėdha qė i shkaktohen kėtij universiteti vijnė nga tendenca e partive politike pėr t'u implikuar nė punėn e Universitetit dhe pėr tė pėrfituar prej kėsaj. Megjithatė, ata mendojnė se tani ėshtė koha e fundit qė tė zgjidhen problemet qė kėtė institucion e preokupojnė njė kohė tė gjatė. Disa thonė se si pengesė kryesore tani shihet rektori aktual Fadil Sulejmani. Ata nuk dėshirojnė tė mohojnė meritat e tij pėr kėtė universitet. Prandaj thonė se duhet tė pritet pėr zgjedhjen e rektorit tė ri tė Universitetit tė Tetovės. Shumica e studentėve mendojnė se pas zgjedhjes sė rektorit tė ri nė njė kohė tė shkurtėr duhet tė zgjidhet edhe problemi i zyrtarizimit tė kėtij universiteti.
Absolventja e Fakultetit Juridik, Sihana Veliu, mendon se me zgjedhjen e rektorit tė ri tė Universitetit tė Tetovės do tė pėrfundojnė edhe problemet qė e kanė karakterizuar kėtė universitet prej disa kohėsh. Pas kėsaj ajo beson se ēėshtja e zyrtarizimit tė UT-sė do tė bėhet pas njė viti. Janė tė gjitha parakushtet, thotė Sihana, pėr tė zgjedhur profesorin mė tė mirė i cili do tė jetė rektori i ardhshėm i UT-sė. Kryesore ėshtė qė tė respektohet rregullorja e kėtij universiteti dhe jo tė zgjidhet rektori nga Sadi Bexheti.
"Garė politike pas pėrfundimit tė luftės"
Pas pėrfundimit tė luftės, thotė Sihana Veliu, nė Universitetin e Tetovės mbretėron njė situatė e njė gare politike. Rrethanat politike shpesh e kanė penguar punėn e kėtij universiteti, tash e ndiejmė mė tepėr se parti tė ndryshme dėshirojnė tė fusin gishtin nė kėtė universitet. Tani, me ardhjen e rektorit tė ri, do tė presim qė tė shohim se si do tė rrjedhin punėt mė tutje". Sihana Veliu thotė se zgjedhjet pėr rektorin e ri tė Universitetit tė Tetovės duhet tė jenė ashtu siē ishin edhe zgjedhjet parlamentare -shumė tė rregullta. Te tė gjithė studentėt, thotė Sihana, ėshtė aktuale zgjedhja e rektorit tė ri, kush do tė jetė ai dhe ēfarė do tė bėjė pėr ne, a do tė arrijė tė bėjė njohjen e diplomave tona apo jo. Ngjarjet e fundit nė Universitetin e Tetovės, thotė Sihana Veliu, nė njėfarė shkalle edhe na dekurajojnė, sepse kohėn e fundit ka shumė thashetheme se ky profesor apo ai dekan bėn kėtė apo atė punė. Si pasojė, e gjithė kjo situatė reflektohet edhe tek studentėt. Sihana shpreson se edhe kjo situatė do tė kapėrcehet.
Njė studente tjetėr e Juridikut, Leila Loki, thotė se fėrkimet qė ndodhin nė Universitetin e Tetovės reflektohen nė njėfarė mėnyre edhe nė punėn e studentėve. Zgjedhjen e rektorit tė ri nga Kėshilli i dekanėve ajo e konsideron si njė zgjedhje tė paligjshme, pėr arsye se zgjedhja e tij ėshtė bėrė jashtė kėtij institucioni arsimor, prandaj ky kėshill nuk ka pėrkrahjen e mijėra studentėve tė kėtij universiteti. Zgjedhja e rektorit tė ri nga grupi i profesorėve tė grumbulluar rreth Sadi Bexhetit, thotė ajo, nuk ėshtė aspak nė rregull. Ata duhet tė konkurrojnė nė kuadėr tė institucionit ku duhet tė plotėsohen disa kushte". Kėto fėrkime qė ndodhin nė Universitetin e Tetovės, thotė Leila Loki, ndikojnė edhe nė zhvillimin e procesit mėsimor. Ajo thotė se nuk janė tė gjithė profesorėt dhe dekanėt tė cilėt duhet t'i caktojnė datat e provimeve, me kėtė nuk ėshtė aspak nė rregull as orari i mėsimit. Nė Fakultetin Juridik, thotė ajo, punėt po shkojnė pak mė mirė. Fillimi i vitit tė ri akademik ėshtė pak mė vėshtirė, disa profesorė janė tė angazhuar edhe nė universitete tjera, por situatėn e ngarkojnė pak edhe ngjarjet e fundit. Ajo thotė se pėrderisa ka njė rregullore pėr zgjedhjen e rektorit tė ri, nuk ka pasur fare nevojė pėr konfrontime tė atilla. Nė kėtė drejtim, fillimi i vitit tė ri akademik ishte pak mė i vėshtirė, ndėrsa tani gjėrat duket se po shkojnė pak mė mirė. Leila thotė se ēėshtja e rektorit tė universitetit tė Tetovės ėshtė shumė e rėndėsishme, megjithatė kjo nuk duhet tė jetė preokupim kryesor i mijėra studentėve. Ajo thotė se ėshtė fakt se ka pasur fėrkime tė mėdha nė Universitetin e Tetovės, por nuk beson se nė zgjedhjen e rektorit tė ri do tė ketė ndikim rektori aktual ose bordi aktual. Ajo beson se do tė ketė zgjedhje tė rregullta dhe do tė ketė mundėsi tė kandidohen profesorė tė ndryshėm, ku nė mesin e tyre mund tė jetė edhe profesor Remzi Nesimi. Edhe pėrkundėr kėtyre ngjarjeve, qė janė bėrė pjesė e pėrditshmėrisė sonė studentore, thotė Leila, unė mundohem tė qėndroj mė larg tyre dhe tė mos reflektohet e gjithė ajo nė punėn time studentore.
Bujar Ibrahimi nuk dėshiron tė ndalet shumė nė ngjarjen qė i peoukupon mė sė shumti studentėt. Ai thotė se rektori aktual ka meritat e veta, por me kalimin e dy mandateve ėshtė koha qė edhe tė ndėrrohet, por duhet tė respektohen rregullat pėr hir tė institucionit. Ai thotė se largimi i disa profesorėve dhe dekanėve tė disa fakulteteve para sė gjithash ėshtė pasojė e asaj se rektori aktual insiton qė zgjedhjet pėr rektorin e UT-sė tė mbahen nė 15 tetor, ndėrsa grupi i dekanėve atė e ka bėrė shumė mė herėt. Ai shpreson se me zgjedhjen e rektorit tė ri edhe kėta profesorė tė cilėt kanė edhe tituj shkencorė do tė kthehen nėpėr fakultete. Pėr kėtė ai thotė se nuk ka edhe shumė kohė pėr t'u dhėnė fund kėtyre fėrkimeve dhe tė nxjerrim njeriun i cili do ta zgjidh problemin e Universitetit tė Tetovės. Pas 15 tetorit, thotė Bujar Ibrahimi, duhet tė pėrfundojnė tė gjitha fėrkimet. Me zgjedhjen e rektorit tė ri, Universiteti i Tetovės duhet tė funksionojė edhe mė mirė, sepse duhet tė krijohen parakushtet qė tė mos ketė mė fėrkime. Ngjarjet e fundit nė Universitetin e Tetovės, thotė Bujar Ibrahimi, deri diku edhe na pengojnė, por nė kėtė drejtim neve na mbetet vetėm qė tė preokupohemi me kėto probleme, ndėrsa sa kanė peshė mendimet tona, ajo ėshtė ēėshtje tjetėr.
Universiteti ėshtė institucion qė i zgjidh problemet, e jo i krijimit tė tyre
Absolventi i Fakultetit Ekonomik, Artan Etemi, thotė se nuk do ti komentojė veprimet e tė dyja palėve, pasi nė atė mėnyrė u imponuan kėto gjėra, por, thotė, dua tė vlerėsoj se gjithė ajo qė bėhet tash njė kohė tė gjatė me Universitetin e Tetovės shkon nė dėm tė studentėve, tė cilėt njė kohė tė gjatė po pėrballen me problemin e njohjes sė diplomave tė tyre. Artani thotė se ndoshta edhe kėshilli i dekanėve nė njėfarė mėnyre ka tė drejtė, por edhe ata kanė mundur ta presin ditėn e pėrcaktuar pėr zgjedhjen e rektorit tė Universitetit tė Tetovės. Problemet e kėsaj natyre ai i konsideron si njė turp, sepse sipas tij universiteti ėshtė njė institucion nga ku duhet tė zgjidhen problemet e jo tė krijohen ato. Ēėshtja e Universitetit tė Tetovės, thotė Artan Etemi, ka marrė definitivisht njė kahe politike qė i ėshtė imponuar nga tendencat e politikanėve pėr tė futur kokėn nė kėtė universitet. Deri sa nuk kishte involvime nga ana e partive politike, situata ka qenė shumė mė e mirė, ėshtė punuar mė tepėr. Studenti i ekonomisė ndihet i dekurajuar nga deklaratat e Kėshillit tė dekanėve i cili thotė se nuk punohet nė kėtė universitet dhe se ka shumė parregullėsi. Sipas tij, ata deri dje kanė qenė kėtu dhe janė po ato kushte qė ata vetė i kanė krijuar. Nė vend tė dekanit tė Fakultetit tė Mjekėsisė, Sadi Bexhetit, qė tani ėshtė kryesues i Kėshillit tė dekanėve, ėshtė emėruar Faredin Xhelili. Ai nuk dėshiron t'i komentojė fėrkimet nė Universitetin e Tetovės, sepse thotė se "unė nuk jam pėrfaqėsues i kėtij universiteti". Ndėrsa sa i pėrket Fakultetit tė Mjeksisė, thotė se "nuk kemi pasur fėrkime, ne nuk i kemi ato vėshtirėsi qė mendohet dhe mendojmė se punėt
do tė na shkojnė mbarė".
Pėr dekanin e Fakultetit tė Mjekėsisė, Faredin Xhelili, viti i ri akademik ka filluar shumė mirė, tė gjitha provimet pranuese tė vitit tė parė janė mbajtur nė rregull, nė tė gjitha degėt e mjekėsisė. Oraret janė bėrė, bashkė me tė janė angazhuar edhe tė gjithė profesorėt dhe ne jemi tė gatshėm pėr ta filluar mėsimin; diku pjesa mė e madhe ka filluar, ndėrsa praktika ėshtė nė zhvillim, thotė ai.
Asistenti i mikrobiologjisė, Nevzat Elezi, potencon problemet qė janė paraqitur nga bojkotimi i disa profesorėve, si paraqitja e provimeve pėr afatet e ndryshme. Nė kėtė drejtim, ne si dekanat, thotė ai, kemi ndėrmarrė tė gjitha masat qė tė mos dalin problemet e njėjta dhe tė mos e dinė studentėt se kur do tė mbahen provimet, prandaj janė bėrė edhe tė gjitha zėvendėsimet. Nė kėtė aspekt, thotė Nevzat Elezi, mendimi im ėshtė qė ēdo njėri qė e pranon detyrėn nė kėtė universitet duhet tė ketė pėrgjegjėsi edhe para studentėve. Pas ngjarjeve tė shkaktuara me fillimin e vitit tė ri akademik, udhėheqja e UT-sė ka konstatuar se edhe pėrkundėr tendencave negative tė disa individėve tė cilėt ata i konsiderojnė si tė papėrgjegjshėm, tė cilėt pėr interesa tė tyre private rropaten ta rrėnojnė Universitetit e Tetovės, besimi i rinisė shkollore ėshtė rritur edhe mė tepėr.
(Lobi - Nexhbedin SHAQIRI)
|