Menaxhmenti vendor me mė shumė ingjerenca

    

Momentalisht, UEJL ka rreth 150 kuadro nėpėr fakultetet dhe dy qendrat. Administrata, me gjithė punėtorėt qė bėjnė mirėmbajtjen e Universitetit dhe tė konvikteve, numėron diku rreth 65 tė punėsuar. Sa u pėrket paralajmėrimeve pėr ngritjen e rrogave tė tė punėsuarėve nė kėtė universitet, Rektori Alajadin Abazi thotė se kėto janė ingjerenca tė Bordit tė UEJL-it, tė cilin e drejton z. Van der Shtul. Sa i pėrket zgjerimit tė kapacitetit tė kėtij kampusi tė rregulluar universitar, ai thotė se qeveria holandeze, e pėrkrahur nga BE-ja dhe nga USAID-i, ka financuar njė projekt tė arsyeshmėrisė pėr zhvillimin e UEJL-it nė kontekst mė tė gjerė tė arsimit tė lartė nė Maqedoni 




Nexhbedin SHAQIRI


Universiteti i Evropės Juglindore (UEJL) nė Tetovė, siē dihet, filloi tė funksionojė si njė institucion qė menaxhohej kryesisht nga tė huajt. Tani, kur ky universitet po ndjek vitin e dytė tė funksionimit, rektori Alajadin Abazi, thotė se varėsisht nga fazat e zhvillimit tė UEJL-it, roli i tė huajve ka ndryshuar. “Nė fazėn e parė gjatė vitit 2001-2002 kryesisht menaxhimin e Universitetit nė tė gjithė lėmenjtė, duke filluar prej financave dhe kapaciteteve fizike, e deri te ekipimi me kuadro administrative dhe akademike, e kanė menaxhuar ekspertė dhe ekipe ndėrkombėtare. Nga fillimi i vitit akademik 2002-2003, gradualisht ingjerencat e menaxhimit kanė filluar t'i transferohen menaxhmentit vendor tė Universitetit, paralelisht duke dėrguar anėtarė tė stafit vendės nė specializime nė lėmenjtė gjegjės nė Evropėn perėndimore dhe SHBA. Sa i pėrket adaptimit tė personelit mėsimdhėnės, pikėrisht kėtu ėshtė vitale rėndėsia e specializimit tė mėtutjeshėm tė kuadrove tona nė Perėndim, thotė ai. Nė qendėr tė vėmendjes tė menaxhmentit, si atij ndėrkombėtar ashtu edhe vendės, thotė Alajdin Abazi, ėshtė financimi i Universitetit. Angazhimet e jashtėzakonshme tė tė gjithė tė kyēurve nė kėtė Universitet dhanė fryt qė nė fillim tė vitit tė parė akademik. Neve na shkoi pėr dore qė koston origjinale tė llogaritur pėr njė vit studimi nė sasi prej 1100 eurove, ta zbresim nė 800 euro me ndihmėn e donatorėve plotėsues qė i siguruam. “Tani, Universiteti ėshtė gjithashtu aktiv nė kėtė drejtim. Shumė qeveri dhe institucione ndėrkombėtare veē kanė akorduar shuma tė konsiderueshme qė do t'u ndahen studentėve si bursa”. Abazi thotė se kėtė universitet e karakterizon qasja e re pėr ne, qasje konform standardeve dhe modeleve perėndimore pėr organizim dhe fuksionimin e institucioneve pėr arsim sipėror. “Karakteristikė pėr Universitetin tonė,e cila ėshtė njėkohėsisht edhe risi, jo vetėm pėr Republikėn e Maqedonisė por edhe pėr rajonin, ėshtė implementimi i sistemit tė kredive evropiane. Ėshtė pikėrisht ky system, planprogramet dhe procesi i reformuar i mėsimit, qė i bėn studimet, por dhe UEJL-in, kompatibil me institucionet simotra me Evropėn Perėndimore dhe me SHBA-tė. UEJL sa i pėrket pėrfaqėsimit tė studentėve sipas gjuhės sė tyre amtare, pėrveē studentėve qė gjuhė amtare e kanė gjuhėn shqipe, ka edhe studentė tė tjerė. Sipas rektorit Abazi, nė vitin e parė akademik 2001-2002 numri i kėtyre studentėve ka qenė rreth 4-5 %, ndėrsa nė vitin e dytė akademik 2002-2003 kjo pėrqindje ėshtė rritur diku rreth 8-9 %. Sido qė tė jetė, kėtė grup tė studentėve e pėrbėjnė studentė me gjuhė amtare gjuhėt maqedonase, turke, boshnjake, serbe, rome etj. 
“Gjithashtu duam qė tė pėrmendim se nė kėtė pėrbėrje tė studentėve janė studentėt qė vijnė nga jashtė, si p.sh nga Turqia. Tani numri i teresishem i studenteve eshte diku rreth 2400”. Sa i pėrket pavarėsimit financiar, ashtu si ėshtė definuar edhe nė projektin e Universitetit, UEJL do ndihmohet nga donatorėt ndėrkombėtarė. Kjo ndihmė, thotė rektori, vlen pėr zhvillimin e kapaciteteve fizike tė Universitetit, kurse sa i pėrket harxhimeve pėr funksionimin optimal tė Universitetit, ne qė sot mund tė themi se mund tė funksionojmė tė pavarur, natyrisht duke llogaritur qė nė tė ardhmen edhe ne do tė jemi shfrytėzues tė buxhetit shtetėror pjesėrisht.
Momentalisht, UEJL ka rreth 150 kuadro nėpėr fakultetet dhe dy qendrat.
Administrata, me gjithė punėtorėt qė bėjnė mirėmbajtjen e Universitetit dhe tė konvikteve, numėron diku rreth 65 tė punėsuar. Sa i pėrket paralajmėrimeve pėr ngritjen e rrogave tė tė punėsuarėve nė kėtė universitet, rektori Alajadin Abazi thotė se kėto jane ingjerenca te Bordit te UEJL-it, te cilin e drejton z. Van der Shtul. Gjithė ēėshtjet e kesaj natyre diskutohen dhe vendosen aty.
Sa i pėrket zgjerimit tė kapacitetit tė kėtij kampusi tė rregulluar universitar, Alajdin Abazi thotė se qeveria holandeze e pėrkrahur nga BE-ja dhe nga USAID-i ka financuar njė projekt tė arsyeshmėrisė pėr zhvillimin e UEJL-it nė kontekst mė tė gjėrė tė arsimit tė lartė nė Maqedoni. “Kjo do tė pėrfshijė hulumtimin e nevojės pėr drejtime tė reja, dhe se si mund tė arrihet ky zgjerim duke marrė parasysh resurset qė janė nė dispozicion. Gjithashtu ky studim do tė sigurojė qė drejtimet e mundshme tė ligjėrohen sipas standardeve mė tė pranuara ndėrkombėtare”. Hapja e drejtimeve tė reja pa konsideratė tė duhur pėr mundėsitė financiare dhe kualitetit, nuk ėshtė nė interesin e kurrkujt. Nėse do tė na mundėsojnė donatorėt, nė kėtė vit akademik do tė zgjerojmė kapacitetet qė tė mundėsohet pranimi i njė numri mė tė madh tė studentėve, thotė Rektori Abazi.

Kualifikimi duhet tė pėrmbush standardet evropiane

Nė kuadėr tė Universitetit tė Evropės Juglindore nė Tetovė funksionojnė pesė fakultete dhe dy qendra pėr kompletimin e njohurive shtesė tė studentėve nga fusha komjuteristike dhe ajo e gjuhėve tė huaja. Nė kuadėr tė kėtyre fakulteteve janė pėrfshirė njė numėr i madh mėsimdhėnėsish. Cilėsia e pėrgjithshme e institucionit vlerėsohet tė pėrcaktohet nė mėnyrė vendimtare nga cilėsia e personelit mėsimdhėnės. Cilėsia pėrbėhet si nga kualifikimi i marrė, ashtu edhe nga kualifikimi i vazhdueshėm.UEJL-i bėn emėrimet akademike nė pėrputhje me dispozitat pėrkatėse tė Ligjit tė arsimit tė lartė nė Republikėn e Maqedonisė. Emėrimet bėhen mbi bazė konkurrimi. Emėrimet pėr profesor tė rregullt, asistent profesor, apo pėr personelin tjetėr mėsimdhėnės, pėrmbajnė pak a shumė tė njėjtat kėrkesa pėr kualifikimin e tyre: kėrkesat e pėrgjithshme pėr kualifikimin do tė jenė tė krahasueshme me standardet evropiane pėr profesor tė rregullt; aftėsi tė provuar pėr tė marrė pėrgjegjėsi tė plotė akademike brenda disiplinės sė tij; dėshmi pėr ngarkesė tė mirė mėsimdhėnie dhe punė kėrkimore; zotėrimi i rrjedhshėm i gjuhės shqipe ose gjuhės maqedonase, si dhe njohjen e gjuhės anglishte apo tė njė gjuhe tjetėr evropiane. Nė kėtė drejtim studiuesit e huaj mund tė pėrjashtohen nga kėrkesat pėr njė gjuhė tjetėr veē anglishtes, gjithashtu personeli pėr pėrgatitjen e kuadrit mėsimor mund tė pėrjashtohet nga kėrkesa pėr njohjen e gjuhės angleze. UEJL kėrkon nga i gjithė personeli mėsimor qė tė marrė pjesė nė zhvillimin e fakultetit pėrkatės. Nga pikėpamja e pėrmbajtjes, zhvillimi i fakultetit rrok tė gjitha fushat e punės sė anėtarėve tė fakultetit nė mėsimdhėnie dhe punė kėrkimore.

Kuadri mėsimdhėnės nė UEJL

Ne Fakultetin Juridik janė tė angazhuar gjithsej 15 profesorė, prej tė cilėve tetė janė me tituj shkencor. Dekan ėshtė Asllan Bilalli, profesor inordinar. Ndėrkaq, Kurtesh Salihu ėshtė profesor ordinar. Ai ka njė pėrvojė tridhjetėvjeēare nė Universitetin e Prishtinės dhe qė nė fillim ėshtė angazhuar nė Universitetin e Evropės Juglindore nė Tetovė, ndėrsa nga viti 1977 mbanė titullin doktor shkence. Zejnulla Gruda ėshtė profesor ordinar, ėshtė njėkohėsisht profesor me pėrvojė i Universitetit tė Prishtinės. Abdulla Aliu, ish-deputeti i PPD-sė, mė parė ka qenė edhe dekan i Fakultetit Juridik nė Universitetin e Tetovės, tani ėshtė profesor inordinar. Ai bartė edhe njė pėrvojė nga Universiteti i Prishtinės . Gėzime Starova, e shoqja e ish-ambasadorit tė Maqedonisė nė Francė, Luan Starova, po ashtu ėshtė profesore nė Fakultetin Juridik. Osman Ismaili ėshtė profesor inordinar dhe njėkohėsisht edhe profesor nė Universitetin e Prishtinės. Nė kėtė fakultet ėshtė angazhuar edhe njė profesor i huaj, Cesari Shiko, i cili ėshtė nga Polonia dhe ėshtė docent. Elena Andreevska, docente, ligjėron studimet evropiane. Njė nga profesorėt mė tė rinj qė mban titullin doktor shkence ėshtė Hajredin Kuēi dhe kėtu ėshtė docent. Adnan Jashari ėshtė magjistėr asistent. Ėshtė nga Gostivari dhe njėkohėsisht edhe deputet i BDI-sė. Ismail Zejneli ėshtė gjithashtu asistent magjistėr nga Tetova. Musli Halimi ėshtė asistent magjistėr, ligjėron njėkohėsisht edhe nė Universitetin e Tetovės. Nė kėtė fakultet janė angazhuar edhe asistentė tė rinj, si Jeton Shasivari, Bekim Kadriu dhe Bekim Nuhia. 


Sipas pėrgjegjėsit tė shėrbimit kadrovik tė Universitetit, Xhevahir Memedi, edhe nė Fakultetin e Administratės Publike numri mė i madh i kuadrit mėsimdhėnės mbanė tituj shkencorė. Dekan ėshtė Bujar Pollozhani, njėkohėsisht dhe docent nė kėtė fakultet. Dr.Arsim Bajrami ėshtė profesor inordinar dhe njėkohėsisht edhe Prorektor i Universitetit tė Prishtinės. Nė kėtė fakultet ligjėron edhe Mirjana Malevska si profesore inordinare. Blerim Reka mban titullin doktor shkence, ėshtė docent nė kėtė fakultet dhe njėkohėsisht edhe profesor nė Universitetin e Prishtinės. Et-hem Haziri nga Gostivari ėshtė gjithashtu docent. Zoran Malevski mban titullin doktor shkence dhe ėshtė docent nė kėtė fakultet, ndėrsa. ligjėron edhe nė universitetin “Shėn Kirili dhe Metodi” nė Shkup. Ali Pajaziti ėshtė asistent, ka diplomuar nė Turqi dhe mbanė titullin magjistėr. Nė kėtė fakultet ėshtė angazhuar edhe ish-deputeti i PPD-sė, Hamit Aliu. Ai ka magjistruar nė vitin 1998 nė Universitetin e Shkupit. Nazmi Maliqi dhe Reshat Qaili janė gjithashti asistentė tė kėtij fakulteti qė mbajnė titullin magjistėr, ndėrsa asistenti tjetėr, Mersim Maksuti, ėshtė afėr doktoratės. Nė Fakultetin e Administratė-Biznesit janė tė anagazhur profesorė tė qendrave tė ndryshme universitare, si nga Tirana ashtu edhe nga Prishtina, ndėrsa disa profesorė tė tjerė kanė diplomuar nėpėr universitete tė ndryshme botėrore. Dekani i Fakultetit Administratė-Biznes ėshtė Abdylmenaf Bexheti, ish-ministėr nė Ministrinė pėr Zhvillim dhe pastaj edhe ministėr i Komunikacionit dhe Lidhejve. Ai ka doktoruar nė Universitetin e Shkupit dhe tani ėshtė edhe docent nė kėtė fakultet. Dr.Musa Limani ėshtė profesor ordinar nė kėtė fakultet, ai ėshtė gjithashtu edhe profesor nė Universitetin e Prishtinės. Sotiraq Dhamo ėshtė profesor inordinar dhe njėkohėsisht edhe profesor me pėrvojė shumėvjeēare nė Universitetin e Tiranės. Njė profesor tjetėr qė vjen nga ky universitet ėshtė edhe Stefan Cirici. Dr. Hivzi Sojeva ėshtė profesor inordinar, ėshtė profesor me pėrvojė mbi njėzetvjeēare nė Universitetin e Prishtinės. Dr. Nexhbi Vejseli ėshtė docent nė kėtė fakultet. Ai mė parė ka ligjėruar edhe nė Universitetin e Tetovės. Gazmend Luboteni, docent nė Universitetin e Prishtinės, konsiderohet si profesor i gjeneratės sė re. Nė kėtė fakultet ėshtė angazhuar edhe Dr. Samet Kera. Ai ėshtė docent dhe vjen nga Universiteti i Shkupit, ku ligjėron nė Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore. Dr. Mejdi Bexheti ėshtė docent dhe njėkohėsisht edhe ligjėrues nė Universitetin e Prishtinės. Murat Sadiku ėshtė angazhuar nė kėtė fakultet si asitent. Ai ka magjistruar nė Malajzi. Asistentėt e kėtij fakulteti mbajnė titullin magjistėr. Ndėr ta ėshtė edhe Nasir Selimi dhe Armen Kadrioski nga Struga. Asistentė tė rinj tė angazhuar nė kėtė fakultet konsiderohen vetėm ata tė cilėt janė tė diplomuar. Sedat Mahmudi ėshtė asistent i ri, ai ka diplomuar nė Turqi. Luan Eshtrefi ka diplomuar nė Ēikago, ndėrsa Miranda Elezi ka diplomuar nė Turqi. Sipas pėrgjegjėsit tė shėrbimeve kadrovike, komisioni i recensionit qė pėrbėhet nga tre anėtarė ligjėrues nė fakultetin gjegjės, shpresojnė se persona tė kėtillė siē janė asistentėt e rinj, tė diplomuar qoftė brenda apo jashtė, do tė krijojnė njė bėrthamė tė shėndoshė pėr kėtė universitet. 


Nė Fakultetin e Shkencave dhe tė Teknologjisė sė Komunikimit pėrbėrja e programit tė lėndėve synon njė ndėrthurje tė drejtpeshuar tė dijeve bazė dhe tė shprehive tė gjera profesionale. Si dekan i kėtij fakulteti ėshtė angazhuar njė profesor i huaj, Mishel
Burse nga Franca. Ilir Spahiu ėshtė profesor inordinar, ndėrsa ligjėron edhe nė Universitetin e Shkupit nė Fakultetin Pedagogjik. Nė kėtė fakultet ėshtė angazhuar edhe Zamir Dika , deputeti i PDSH-sė, dhe mban thirrjen mėsimore docent. Zamir Dika ka diplomuar nė Universitetin e Tiranės nė vitin 1997. Dr. Vehbi Kadriu ėshtė docent, ka doktoruar nė Universitetin e Tiranės, ndėrsa punon si profesor edhe nė Fakultetin Pedagogjik nė Shkup. Mr. Bujar Hoxha nė kėtė fakultet ėshtė angazhuar si asistent, ndėrsa ka magjistruar nė Shkup nė vitin 1998. Si asistent ėshtė angazhuar edhe kėngėtari i njohur Sunaj Rahimi, i cili mban titullin magjistėr. Imer Ismaili, i cili mė parė ka qenė zėvendėsdrejtor i Radiotelevizionit Maqedonas, punon si asistent nė lėndė zgjedhore, qė ėshtė vetėm semestrale. Imer Ismaili ka magjistruar nė Bullgari, titulli i tij ėshtė nė procedurėn e nostrifikimit nė Ministrinė e Arsimit. Arben Abdullai ka diplomuar nė Tiranė, nuk ka titull shkencor dhe punon si asistent i ri. Biljana Sazdanovska ėshtė asistente e re. Nė kėtė fakultet si asistente e re punon edhe Selvie Shaqiri, e cila ka diplomuar nė Australi. 


Universiteti i Evropės Juglindore nė Tetovė pėrfshinė mundėsitė pėr njė program kualifikimi pėr arsimtar tė shkollės sė mesme dhe pėr kualifikimin profesional e tė vijueshėm pėr arsimtar. Ky program i kualifikimit pėrfshinė meteodologjinė pedagogjike dhe pėr lėndėt e shkencave humanitare. Nė Fakultetin Pedagogjik janė tė pėrfshirė emra tė cilėt kanė qarkulluar apo ende janė pjesė e skenės politike. Disa nga profesorėt e kėtij fakulteti mund tė konsiderohen si doktorė tė rinj, numri mė i madh i tyre kanė mbrojtur doktoraturėn nė Universitetin e Tiranės. Dekan i kėtij fakulteti ėshtė Teuta Arifi, deputete e BDI-sė. Ajo mban titullin doktor pėr letėrsi, ndėrsa thirrjen mėsimore docent.
Dr. Xheladin Murati ėshtė profesor ordinar, punon njėkohėsisht si profesor nė Fakultetin Pedagogjik nė Shkup. Nė kėtė fakultet punon edhe kritiku letrar, dr. Ali Aliu, i cili ėshtė profesor ordinar. Dr. Tahir Zajazi ėshtė profesor inordinar, ndėrsa ka doktoruar nė Universitetin e Tiranės nė vitin 1992. Dr. Luan Starova ėshtė profesor ordinar, ka doktoruar nė Zagreb nė vitin 1978. Dr. Vehbi Bexheti, i cili ka qenė mė pėrpara ministėr i Informacionit, tani ligjėron nė Fakultetin Pedagogjik. Ai ka doktoruar nė Universitetin e Tiranės nė vitin 1996. Dr. Mirjan Markoviq ka doktoruar nė Universitetin e Shkupit. Dr. Hamit Xhaferi, mė parė profesor i Gjimnazit tė Tetovės, tani ėshtė docent nė kėtė fakultet. Ai ka doktoruar nė Universitetin e Prishtinės. Dr. Hasan Jashari, i cili ka qenė zv/ministir i Arsimit, tani ėshtė ligjėrues nė kėtė fakultet. Ai ka doktoruar nė Universitetin e Shkupit nė vitin 2000, ndėrsa Dr. Zeqir Kadriu, i cili mė parė ka punuar si profesor nė
Universitetin e Tetovės, tani ėshtė ligjėrues nė UEJL, Fakulteti Pedagogjik. Zeqir Kadriu ka doktoruar nė Universitetin e Tiranės nė vitin 1999. Dr. Mirlinda Krifca ka doktoruar nė Universitetin e Shkupit dhe punon njėkohėsisht edhe si profesore nė Fakultetin Filologjik nė Shkup. Dr. Mustafa Ibrahimi ka doktoruar nė vitin 2001, nė Shkup, punon si profesor nė kėtė fakultet. Mr. Gėzim Xhaferi, nga Kėrēova, punon si asistent nė kėtė fakultet. Si asistent ėshtė angazhuar edhe Hamsi Beluli, i cili ka magjistruar nė Hamburg nė vitin 1997. Nė Fakultetin Pedagogjik janė angazhuar edhe shtatė lektorė. 


Nė Qendrėn e Gjuhėve nė kėtė universitet ka tė punėsuar 28 veta, prej tė cilėve katėr janė ligjėrues dhe 24 tė tjerė janė lektorė,ndėrsa nė Qendrėn Kompjuterike ka 23 tė punėsuar, prej tė cilėve njė ėshtė ligjėrues, ndėrsa 22 janė instruktorė, tė cilėt nuk kanė thirrje shkencore. Pėrgjegjėsi i zyrės pėr shėrbime kadrovike, Xhevair Memedi, thotė se nė Qendrėn Kompjuterike tė gjithė tė punėsuarit, pėrveē dy personave, janė me punėsim tė orarit tė shkurtuar, qė do tė thotė se nuk kanė obligime tė plota. Vetėm dy prej tyre kanė orar tė plotė, Robert Dauni, qė ėshtė edhe pėrgjegjės i kėsaj qendre kompjuterike, ėshtė nga Universiteti i Indianės dhe Mr. Arbana Kadriu.

Verifikimi nė Ministrinė e Arsimit

Funksionimi i, tanimė, dy universiteteve nė Tetovė ka shtuar edhe numrin e atyre qė kanė mbrojtur tituj shkencorė. Mundėsia mė e mirė pėr kėtė dhe pėr tė siguruar kushtet pėr tė qenė njė profesor universitar ka qenė Universiteti i Tiranės. Ata qė kanė mbrojtur disertacionet e tyre qoftė nė Tiranė apo nė Prishtinė, mė tė rralla janė rastet nė Bullgari, fillimisht rekomandohen tė kalojnė procedurėn e nostrifikimit, pėr tė cilėn njė numėr i madh i studentėve qė kanė diplomuar nė Tiranė janė detyruar tė presin me vite tė tėra. Kjo ėshtė njė procedurė e cila duhet tė ndiqet para se tė konkurrohet edhe nė Universitetin e Evropės Juglindore nė Tetovė. Pėrgjegjėsi i Zyrės pėr shėrbime kadrovike, Xhevair Memedi, thotė se tė gjithė kandidatėt qė kanė konkurruar nė kėtė institucion "i kemi udhėzuar qė t'i dorėzojnė diplomat e tyre apo dokumentacionin e nevojshėm qė e kėrkon Ministria e Arsimit e Maqedonisė. Kjo Ministri jep njė vėrtetim, gjė qė tregon se procedura e nostrifikimit ėshtė nė rrjedhė e sipėr. Atėherė ne i pranojmė kėto dokumente. Ai thotė se kandidatėt tė cilėt kanė marrė tituj shkencorė ose diploma nė Universitetin e Tiranės, i kanė tė gjithė tė rregulluara nė bazė tė marrėveshjes qė ėshtė bėrė ndėrmjet dy shteteve pėr njohjen reciproke tė diplomave. Nėpėr fakultete tė ndryshme ka edhe profesorė qė si gjuhė amtare kanė gjuhėn maqedonase; ata u kanė ligjėruar edhe studentėve qė si gjuhė amtare kanė shqipen. Kėtė vit ka njė numėr pak mė tė madh tė studentėve qė gjuhė amtare kanė maqedonishten, nė krahasim me vitin e kaluar. Disa nga kėta profesorė tani u ligjėrojnė vetėm studentėve maqedonas. Xhevair Memedi thotė se pasi qė Universiteti i Evropės Juglindore ėshtė subjekt juridik i vetėm, fakultetet nuk janė subjekte juridike, kėshtu qė nė njėrin semestėr mund tė shihet njė profesor nė njė fakultet, ndėrsa semestrin tjetėr nė njė fakultet tjetėr. “Veēanėrisht lėvizje tė tilla ka nė mes Fakultetit Juridik dhe Fakultetit tė Administratės Publike dhe atė tė Biznesit", thotė ai.