Ėndrra e Ballkanit:
Kufij tė hapur-kufij tė sigurt
Pėr pėrmirėsimin e situatės sė administrimit tė kufijve nė rajon, BE veēmė ka ndarė rreth tetė milionė euro, prej tė cilave gjysma iu ėshtė ndarė vendeve pėr furnizim me pajisje pėr pėrcjellje, kontrollim dhe hulumtim tė vijave kufitare. Sipas vlerėsimit tė Bashkėsisė ndėrkombėtare, kjo konferencė duhet t`u ndihmojė vendeve tė Ballkanit Perėndimor qė tė avansojnė nė administrimin e kufijve tė tyre, dhe me qėllim qė tė mundėsohet vendkalim mė i lehtė legjitim i njerėzve, ndėrsa njėherit, tė pėrforcohet edhe bashkėpunimi rajonal qė kėto vende nė mėnyrė mė efikase tė lėshohen nė luftėn kundėr tregtisė ilegale me njerėz, armė dhe drogė, si dhe kundėr terrorizmit.
Bedri SADIKU
Liderėt e rajonit tė Ballkanit Perėndimor, tė NATO-s, tė BE-sė , pėrfaqėsues tė OSBE-sė dhe tė Paktit pėr Stabilitet kėtė fundjavė u takuan nė Ohėr nė Konferencėn Rajonale pėr Sigurimin dhe Menaxhimin me Kufijt. Qėllim i konferencės, ishte sigurimi dhe menaxhimi mė i mirė i kufijve, nė mėnyrė qė "dukuritė e kėqia, siē janė kontrabanda, tregtia me njerėz dhe me drogė, tė pengohen jo vetėm kėtu, por edhe nė pjesėn tjetėr tė Evropės, qė tashmė i takon Bashkimit Evropian". Nė kėtė Konferencė mori pjesė edhe Sekretari i Pėrgjithshėm i NATO-s, Lordi Xhorxh Robertson, kryeministrat e Shqipėrisė, Maqedonisė dhe BeH-sė, qeveritarė tė mė shumė vendeve tė rajonit dhe pėrfaqėsues tė mė shumė organizmave ndėrkombėtarė, si dhe diplomatė tė akredituar nė kryeqendrat e vendeve tė rajonit tė EJL-sė. Bashkėorganizatore e Konferencės me NATO-n, por dhe BE-nė, OSBE-nė e Paktin e Stabilitetit ishte dhe Maqedonia , rolin e sė cilės e kanė pėrshėndetur pėrfaqėsues tė organizmave ndėrkombėtar nė Shkup, ndėrsa Irena Gjyzellova, duke prezentuar para opinionit njė kumtesė tė pėrbashkėt tė NATO-s, BE-sė dhe OSBE-sė ka thėnė se e pėrshėndet vendimin e qeverisė sė Maqedonisė pėr tė qenė nikoqire tė Konferencės dhe angazhimet e saja i ka cilėsuar si sinjal tė sigurt pėr vendosmėrinė qė t`i avansojė sigurinė kufitare dhe menaxhmentin Konferenca ishte me mė shumė takime bilaterale e multilaterale, ndėr tė cilat iu dha rėndėsi sidomos takimeve Cėrvenkovski-Nano, e nė margjina tė konferencės, edhe takimit Ali Ahmeti- Fatos Nano, ku ėshtė biseduar pėr rėndėsinė e bashkėpunimit ndėrmjet dy vendeve, por edhe temave qė kishin tė bėnin me vetė konferencėn.
"I tėrė rajoni ėshtė duke dalė gati se njė dekade nga tragjeditė dhe jostabiliteti. Sfida qė tani parashtrohet ėshtė se si tė ballafaqohemi me pasojat nga vėshtirėsitė. Mungesa e kontrollit tė kufijve mundėson dukurinė e terrorizmit, kontrabandės dhe tregtisė ilegale me njerėz dhe armė. Problem paraqet edhe dhuna politike dhe inkurajimi qė nga kontrolli i pamjaftueshėm i kufijve e fitojnė ekstremistė tė caktuar politikė. Kėto probleme transitojnė dhe transportohen edhe nė pjesėn e mbetur tė Evropės", vlerėsoi Kėshilltari pėr ēėshtje politike i sekretarit tė pėrgjithshėm tė NATO-s Mark Lejti.
Sipas vlerėsimit tė Bashkėsisė Ndėrkombėtare, kjo konferencė duhet t`u ndihmojė vendeve tė Ballkanit Perėndimor qė tė avansojnė nė administrimin e kufijve tė
tyre, dhe me qėllim qė tė mundėsohet vendkalim mė i lehtė legjitim i njerėzve, ndėrsa njėherit, tė pėrforcohet edhe bashkėpunimi rajonal qė kėto vende nė mėnyrė mė efikase tė lėshohen nė luftėn kundėr tregtisė ilegale me njerėz, armė dhe drogė, si dhe kundėr terrorizmit.
Pėr pėrmirėsimin e situatės sė administrimin tė kufijve nė rajon, BE veēmė ka ndarė rreth tetė milionė euro, prej tė cilave gjysma u janė ndarė vendeve pėr furnizim me pajisje pėr pėrcjellje, kontrollim dhe hulumtim tė kufijve. Si para fillimit tė Konferencės,( ku njėherė pritej ardhja edhe e kryeministrit tė Kosovės, Bajram Rexhepi, pėr tė cilin ishin pėrgatitur mė shumė takime protokollare dypalėshe e tė tjera, por qė nuk u realizuan pėr shkak tė vendimit pėr ndalim tė daljes sė pėrfaqėsuesve tė institucioneve vendore tė Kosovės nė skenėn ndėrkombėtare pas miratimit nė Kuvendin e Kosovės tė Rezolutės pėr Luftėn Ēlirimtare tė Kosovės, vendim qė u muar nga kryeadministratori Shtajner) po ashtu dhe pas saj u tha se rezymeja e sjellur nga kjo Konferencė do tė prezentohet nė Samitin e BE-sė qė nė fund tė qershorit mbahet nė Selanik.
Nė Ohėr u mbajt dhe njė konferenc pėr shtyp, pas pėrfundimit tė pjesės politike tė saj ( pjesa e punės sė ekspertėve mbetet tė zhvillohet ditėn e dytė) nė tė cilėn pyetjeve tė gazetarėėve iu pėrgjigjėn kryeministri Cėrvenkovski dhe Sekretari i Pėrgjithshėm i NATO-s, Lordi Robertson. I pari tha se shpreson nė zbatimin e marrėveshjeve , nė hapjen e kufijve, por edhe nė kontrollimin e tyre. Cėrvenkovski, theksoi se sė shpejti nė rajonin e Dibrės do tė takohet me kryeministrin Nano dhe do tė hapin njė pikė tė re kalimi nė kufi, ndėrsa pėr projektet pėr shtete etnike dhe kufij etnikė, ai tha se ka ideatorė tė tillė tė cilėt shkruajnė epitafe ashtu siē dėshirojnė vet.. Lordi Robertson tha se kufijt duhet tė jenė sa mė tė hapur, por nuk duhet tė lejohet qė kriminelėt tė administrojnė me ta, ndėrsa shtoi se nuk ka kurrėfarė problemi sa i pėrket kontrollimit tė kufijve nga NATO. Pėr ēėshtjen e pavarėsisė sė Kosovės, Robertson theksoi se
njė pyetje e tillė ėshtė adresuar gabimisht, pėr shkak se e njėjta duhet ti drejtohet Kombeve tė Bashkuara (KB)-sė.
-----------------------------------------------
Takime
Nano: Uiski me Cėrvenkovskin, ēaj me Ahmetin
Luftė kundėr krimit tė organizuar
Tė mėrkurėn mbrėma nė vilėn Biljana nė Ohėr, njė ditė para konferencės rajonale pėr sigurinė e kufijve tė shteteve tė Ballkanit, u takuan kryeministri i Maqedonisė, Branko Cėrvenkoski me kryeministrin shqiptarė, Fatos Nano. Pas takimit dy kryeministrat u kanė deklaruar gazetarėve se takimi ėshtė zhvilluar dhe ka kaluar nė njė frymė miqėsore, duke hapur segmente tė shumta tė jetės qė lidhen me pėrditshmėrinė. Kryeministri Cėrvenkoski, theksoi se dy qeveritė do tė bashkėpunojnė nė tė gjitha sferat, duke potencuar luftėn kundėr krimit tė organizuar dhe korrupsionit, po edhe duke shtuar se ky bashkėpunim duhet tė thellohet. Kryeministri Cėrvenkovski theksoi: Maqedonia tregoi se edhe pa vendosjen e gjendjes sė jashtėzakonshme mund tė luftohet kundėr krimit tė organizuar, por qė tė arrihet kjo nevojitet njė angazhim mė i madh, jo vetėm i qeverisė, por edhe strukturave tjera shtetėrore. Kryeministri Cėrvenkovski theksoi se njė nga format e krimit tė organizuar ėshtė krimi me karakter rajonal, prandaj fakti qė drejtuesit e qeverive tė rajonit janė me pėrcaktime tė njėjta, ndihmon nė luftimin e krimit tė organizuar nė njė shkallė mė tė gjerė.
Ndėrkaq, kryeministri i Shqipėrisė, Fatos Nano, pas takimit deklaroi se nė kėtė periudhė bashkėpunimi, siguria, fqinjėsia e mirė dhe proceset integruese tė tė dyja vendeve janė pasuruar me dy ngjarje tė rėndėsishme, siē janė nėnshkrimi i Kartės sė Adriatikut midis Shqipėrisė, Maqedonisė, Kroacisė dhe SHBA-ve dhe takimi i Ohrit. "Me kėtė takim po konsolidohet dialogu politik dhe institucional me Bashkimin Evropian nė rrugėn e realizimit tė negociatave dhe angazhimeve tė stabilizim-asocimit", deklaroi ai.
Duke folur pėr takimin e Ohrit, Nano theksoi se "nėpėrmjet lordit Robertson do tė kemi rast tė pasqyrojmė dialogun politik dhe tė shtojmė angazhimet tona tė pėrbashkėta pėr sigurinė e kufijve, luftėn kundėr krimit tė organizuar dhe tė pėrshpejtojmė procesin e afrimit tė dy vendeve tona me NATO-n". Ai gjithashtu theksoi se me kryeministrin Cėrvenkoski kanė rėnė dakord qė tė aktivizojnė komisionet e pėrbashkėta dhe tė pėrforcojnė bashkėpunimin ekonomik midis dy vendeve, tė sigurojnė ndėrtim rrugėsh tė reja, mundėsi lidhjesh me hekurudhė tė dy vendeve etj. Gjithashtu, u tha se po mendohet pėr hapjen e njė vendkalimi tė ri kufitar nė rajonin e Dibrės.
"Kufijtė tė mos preken"
Nė restorantin Akvarius nė Strugė u takuan kryeministri i Shqipėrisė, Fatos Nano dhe kryetari BDI sė, Ali Ahmeti, tė cilėt pas takimit dhanė deklaratė pėr mjetet e informacionit.
Kryeministri shqiptarė, Fatos Nano, ka pėrgėzuar zotin Ahmeti pėr rolin konstruktiv qė ai po luan nė koalicionin qeveritar nė Maqedoni. Nė vazhdim ai potrencoi angazhimet e Ahmetit nė vend si edhe ato rajonale dhe ndėrkombėtare pėr zbatimin e Marrėveshjes sė Ohrit, e cila ėshtė nė dobi tė shqiptarėve dhe maqedonasve nė atdheun e tyre tė pėrbashkėt.
Kryeministri Nano shprehu kėnaqėsinė se te zoti Ahmeti ka gjetur tė njėjtin vullnet tė qartė dhe tė palėkundur politik, ashtu si edhe te zoti Cėrvenkovski. Nuk besoj se kėtij angazhimi politik evroatlantik nė secilin nga vendet e rajonit mund t'i rezistojė ndonjė nga opozitat, qoftė politike apo etinke sot e tutje, theksoi Fatos Nano.
Nė lidhje me ekzistimin e grupeve ekstremiste nė rajon dhe rrezikun e tyre pėr rajonin, kryeministri Nano tha: Unė besoj se ekstremizmi ėshtė shumė i lidhur me krimin dhe me trafiqet e paligjshme. Nė vijim ai shtoi: Trafiku mė i rrezikshėm nė Ballkan ėshtė pėrpjekja pėr t'u pasuruar ose pėr tė pastruar paratė duke folur pėr ndryshim kufijsh.
Gjithashtu, Fatos Nano shprehu bindjen e tij se pjesa dėrrmuese e opinonit publik shoqėror nė Maqedoni dhe nė gjithė Ballkanin kėrkon paqe, stabilitet, jetė mė tė mirė, bashkėjetesė dhe integrim me Evropėn e bashkuar dhe me NATO-n. Bashkėpunimin politik tė faktorėve qeverisės, dypalėsh dhe shumėpalėsh nė rajon, si dhe angazhimin e faktorėve ndėrkombėtarė nė evropeizimin e Ballkanit, Nano e shikon si njė mundėsi pėr konsolidimin e bashkėjetesės, pėr kufijtė mė tė sigurtė pėr pamundėsinė qė ekstremistėt tė riaktivizojnė dhunėn civile dhe ndėretnike, si dhe ta bėjmė tė vėshtirė mbijetesėn e kriminelėve dhe trafikantėve tė ēfarėdo lloji.
Ndėrkaq, kryetari i BDI-sė, Ali Ahmeti, tha se ėshtė me rėndėsi pėr t'u theksuar sepse takimet qė bėhen nuk ngelin vetėm nė kuadėr tė premtimeve apo retorikave dhe vullnetit tė mirė, por po bėhen edhe veprime konkrete nė drejtim tė krijimit tė rrethanave lehtėsuese pėr qarkullimin e lirė tė njerėzve dhe tė mallrave qė janė me interes pėr rajonin, por nė veēanti pėr popujt qė jetojnė nė fqinjėsi tė afėrt.
Me rėndėsi tė veēantė ėshtė qė ne edhe praktikisht tė pėrpiqemi qė tė vendosim edhe standarde tė cilat veē mė janė tė instaluara qė me vite nė Evropė. Standarde tė kėtilla mendojmė qė me veprime konkrete t'i aplikojmė edhe brenda vendeve ku jetojmė ne, qė kėto tė jenė nė favor tė qytetarėve, nė favor tė sė ardhmes, dhe pėr kėtė do tė jemi tė vendosur, konsekuentė qė deri nė fund t'i shpiejmė kėto, ka potencuar Ahmeti.
Pyetjes se pse nuk janė ftuar zyrtarėt e BDI-sė nė takimin e Ohrit, dhe nėse ka tensione apo mosmarrėveshje brenda nė koalicionin qeveritar, Ahmeti tha se absolutisht nuk ka asnjė tension dhe nuk ėshtė fjala kėtu pėr shqiptarė dhe maqedonas, por nė Konferencėn nė Ohėr Maqedonia do tė pėrfaqėsohet nga pėrfaqėsues legjitim.
Ēėshtje e ekstremistėve, sidomos kėtu nė Maqedoni, ėshtė e ekzagjeruar, nga mediat apo nga njerėz pėr qėllime tė ndryshme, theksoi Ali Ahmeti. Ai pėrkujtoi se edhe te ne, por edhe nė rajon do tė ketė ekstremistė, sepse grupe ekstremistėsh veprojnė edhe nėpėr vende mė tė mėdha, me potencial mė tė madh ushtarak dhe me demokraci mė tė hershme.
Detyrė jona ėshtė qė t'i pėrmbushim premtimet qė ia kemi bėrė elektoratit, sepse ne i kemi ofruar konceptin pėr pėrparimin e tij. Me grupe qė nuk dėshirojnė paqen dhe stabilitetin ka organe pėrkatėse qė duhet tė merren, dhe nė kėtė drejtim ka edhe bashkėpunim rajonal, e nė veēanti me Shqipėrinė. Neve na interson stabiliteti, siguria, pėr ne si Maqedoni, por edhe Shqipėrisė, pėr tė ecur para nė zhvillimin ekonomik dhe tė pėrparimit. Kėtė e kėrkojnė edhe qytetarėt nga ne, pėrfundoi Ali Ahmeti.
"Takim ndoshta edhe nė Uashington"
Nė margjinat e Konferencės nė Ohėr u mbajtėn mė shumė takime, ndėr tė cilat edhe takimi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-sė me z. Poll Xhons, pėrgjegjės nė
Departamentin amerikan tė Shtetit pėr Evropėn Qėndrore dhe Juglindore.
Ermira Mehmeti, zėdhėnėse e BDI-sė, pėr LOBI-in deklaroi se kryesisht ėshtė biseduar pėr ēėshtje lidhur me zbatimin e Marrėveshjes sė Ohrit, pėr pėrfaqėsimin e drejtė tė shqiptarėve nė administratėn e shtetit , pėr njėsitė speciale tė policisė, pėr
ligjet qė duhet tė sillen, pastaj pėr pėrdorimin e gjuhės, pėr simbolet kombėtare, po edhe pėr decentralizimin dhe ēėshtjen e Universitetit tė Tetovės (UT).
Poll Xhons pėrmes qėndrimeve qė i ka shprehur nė kėtė takim, ku merrte pjesė edhe ambasadori i SHBA-sė nė Shkup, z. Lorens Batler, ka theksuar angazhimin e parezervė tė SHBA-sė pėr implementimin e Marrėveshjes sė Ohrit dhe sidomos pėr fushėn qė ka tė bėjė me decentralizimin e pushtetit. Ai i ka sugjeruar z. Ahmeti se SHBA-tė si garantuese tė Marrėveshjes sė Ohrit do tė bėjnė gjithė atė qė duhet pėr tė ndihmuar implementimin e saj . Nė fund tė takimit z.Poll Xhons duke u pėrshėndetur me z.Ahmeti ka thėnė se takim tė ardhshėm do ta realizojmė edhe nė Uashington.