Intelektualėt Shqiptarė porosisin

Zbatimi i Marrėveshjes sė Ohrit domosdoshmėri – ndryshe humbasim tė gjithė nė Maqedoni



Forumi i Unionit tė Intelegjencies Shqiptare nė Maqedoni organizoi debat shkencor me temė: "Si tė implementohet Marrėveshja kornizė e Ohrit", me shpresė se, do tė jetė edhe njė kontribut pėr promovimin e arsyes pėr jetėsimin e kėtij dokumenti edhe nė praktikė, qė ėshtė me rėndėsi tė posaēme pėr vendin tonė. Kėtij takimi pėrkrahje i dhanė Fondacioni Friedrich Ebert dhe profesori Peter Thener.


Taibe BELULI & Arlinda KALISI


Nazmi Maliqi, kryetar i Forumit tė Inteligjencies Shqiptare nė Maqedoni tha se Republika e Maqedonisė pas pėrfundimit tė luftės shqiptaro-maqedonase dhe pas Marrėveshjes sė arritur nė Ohėr, duhej mė guximshėm ta lėviz atė drejt implementimit tė Marrėveshjes, qė tė krijoheshin kushte reale pėr lėvizje drejt shteteve qė kanė demokraci tė zhvilluar. Sipas kėtij modeli tė ndėrtimit tė shoqėrive civile, krijohet edhe konstatimi logjik se me pranimin e vlerave demokratike, njėherit pranohen edhe vlerat e pėrbahkėta pėr paqe dhe kulturė, sepse nuk do tė ekzistojė arsyeja qė njerėzit tė jenė nė konflikt njėri me tjetrin, pėr shkak tė dallimeve qė kanė nė veēoritė nacionale, fetare dhe pėrcaktimet partiake apo politike. Sipas Maliqit, "nėse pranohet si vlerė e pėrbashkėt mirėqenia ekonomike, standardet demokratike, paqa dhe stabiliteti, atėherė imponohet arsyja qė te qytetarėt e Maqedonisė tė ngjallen veēoritė pėr kulturė nacionale, fetare, politike.


Ardhmėria e tyre nacionale, fetare, ekonomike, politike dhe ardhmėria e shtetit, ndoshta asnjėherė nuk do tė varet nga lufta, apo forca dhe nga krijimi i aleancave tė padėshiruara luftarake, dhe pėr tė i shfrytėzuar ato, njėri kundėr tjetrit", thotė Nazmi Maliqi. Nė kėtė drejtim me implementimin e Marrėveshjes sė Ohrit, sipas Maliqit, ka gjasa reale qė ky dokument tė kuptohet dhe tė pranohet edhe si vlerė e pėrbashkėt shqiptaro-maqedonase. Sipas tij, nėse ėshtė ashtu, atėherė "nuk ka edhe arsye tė zvarritet implementimi i kėtij dokumenti, nėse edhe mė tej ekziston arsyeja e ekzistimit tė Maqedonisė si shtet", shprehet Maliqi.
Nė tekstin e kėsaj marrėveshje, pėr Maliqin precizohet se:”Kjo marrėveshje kornizė do ta promovojė zhvillimin e qetė dhe harmonik tė shoqėrisė qytetare, duke respektuar njėkohėsisht identitetin etnik dhe interesat e tė gjithė qytetarėve tė Maqedonisė”.


Pėrfaqėsimi proporcional me oficėre shqiptar nė ARM dhe me policė shqiptar tė tė gjitha gradave nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme, pėr intelektualin Nazmi Maliqi, ėshtė domodsdoshmėri e kohės.


Nė kohėn e adaptimit tė rregullativave ligjore, krahas standardeve tė BE-sė dhe NATO-s, qė janė edhe obligime qė dalin edhe nga Marrėveshja e Ohrit, nė qeveri respektivisht nė Parlamentin e RM-sė, ėshtė e nevojshme njė qasje pozitive nė ndėrtimin e identitetit tė qytetarit, tė lidhur pėr integrim tė plotė nė sistemin e mbrojtjes dhe tė sigurisė, duke i rrespektuar maksimalisht edhe veēoritė fetare dhe nacionale.


Ligji aktual i mbrojtjes, dhe Ligji pėr punė tė brendshme, nuk mbron parimin pėr pėrfaqėsim proporcional tė shqiptarėve nė kėto struktura, thotė profesori i EJL-it, z. Maliqi.


Arsyetimet e Qeverisė, se njė obligim i tillė ligjor do tė ēregullonte kriteriumet profesionale, pastaj se kjo ēėshtje mund tė rregullohet me ligj tė posaēėm, me Ligjin pėr shėrbim nė armatė, njė arsyetim i tillė nuk mban. "Ngase me ligjin pėr shėrbim nė armatė, mund tė rregullohen shumė ēėshtje pėr rendin ushtarak, udhėheqja dhe komandimi dhe eventualisht mund tė rregullohet rendi i brendshėm ushtarak, pėrdorimi i gjuhės shqipe, aktivitetet kulturore etj…por jo edhe politika kadrovike", thotė kryetari i Forumit tė intelektualėve, Nazmi Maliqi.


Marrėveshja e Ohrit – fundament i ri juridik pėr avancim tė pozitės kushtetuese –jurdike tė shqiptarėve


Ruhi Bakiu, theksoi se Marrėveshja Kornizė e Ohrit, paraqet njė dokument politik nė bazė tė sė cilės nė Maqedoni ėshtė krijuar dhe po krijohet njė fundament juridik qė do tė mundėsojė njė pozitė juridiko-kushtetuese mė tė avansuar tė shqiptarėve nė Maqedoni. "A do tė zgjidhen problemet ndėretnike, dhe a do tė realizohet barazia e shqiptarėve tė Maqedonisė pėrmes kompromosit, dialogut, rrugės institucionale apo do tė krijohen sėrish rrethana kofliktuoze, kjo nė tė ardhmen do tė varet nga trajtimi real i kėtyre problemeve, dhe nga udhėheqėsia e kėtij shteti, gjegjėsisht nga raportet qė do ti kenė partitė politike tė bllokut maqedonas, dhe atij shqiptar nė pushtet, por edhe nė opozitė", vlerėsoi Bakiu. Respektimi i vlerave demokratike, si parakusht pėr integrim nė strukturat euroatlantike, NATO dhe BE, sipas tij, do tė jetė jo vetėm nė interes tė maqedonasve dhe tė shqiptarėve, por nė interes tė veēantė ndaj shtetit dhe qytetarėve tė Maqedonisė nė pėrgjithėsi.


Bakiu, thotė se nė tė ardhmen partitė politike shqiptare, nuk duhet ta shfrytėzojnė pozitėn e pabarabartė tė shqiptarėve pėr promovime dhe marketingje politike, duke nxitur pėrēarje ndėrshqiptare, por energjinė pozitive tė tyre duhet ta shfrytėzojnė me qėllime tė harmonizimit tė qėndrimeve dhe kahjeve pėr avancimin e mėtejmė tė statusit tė tyre juridiko-kushtetues, duke u mbėshtetur nė kėrkesa konstruktive pėr zbatimin konsekuent tė Marrėveshjes sė Ohrit, spjegon Ruhi Bakiu.


Osman Kadriu, profesor i Fakultetit Pedagogjik nė Shkup, pyeti se sa dhe si implementohet Marrėveshja korrnizė nė pushtetin gjyqėsor?


Pėr ate "ndarja e pushteteve nė RM nė ligjvėnės, ekzekutiv dhe gjyqėsor, ėshtė njė prej vlerave themelore tė rendit kushtetues tė RM-sė". Nga kjo vlerė, thotė ai, sistemi i tanishėm politik dhe juridik, dukshėm dallohet nga raportet e pushteteve shtetėror tė sistemit monist. Kjo nga vetė fakti se nė sistemet njėpartiake nuk ekziston ndarje e pushteteve. "Pushteti shtetėror mė parė ishte unik, i koncentruar nė njė organ dhe i pandarė, ndėrsa ēėshtjet kryesore tė cilat burojnė nga Marrėveshja korrnizė, rregullohen me kėtė dokument, dhe parimisht kanė tė bėjnė me aplikimin e gjuhės shqipe nė pushtetin gjyqėsor , inkuadrim dhe pėrfaqėsim nė pushtetin gjyqėsor, dhe mbrojtje juridike e tė drejtave nė tėrėsi, e cila nė Maqedoni pėrfshin popullatėn mbi 20 pėrqind dhe flet nė gjuhėn zyrtare tė ndryshme nga gjuha zyrtare maqedonase". Kėtu, thotė ai "ėshtė fjala pėr gjuhėn shqipe si gjuhė zyrtare. Risija pėr inkuadrim dhe pėrfaqėsim tė shiptarėve nė pushtetin gjyqėsor, i pėrket pėrfaqėsimit tė pjestarėve tė bashkėsive nacionale, nė organet e pushtetit shtetėror, duke pėrfshirė edhe organet e pushteit lokal, thotė profesori Osman Kadriu.


Pėr Dr.Mahmud Hysa, Marrveshja e Ohrit, paraqet njė akt sa juridik aq edhe politik, sa social aq edhe kulturor, sa ofertues aq edhe detyrues, sa teorik aq edhe pragmatik. Pra, thotė ai, Marėveshja kornizė ėshtė njė "consensus omnium", e pranueshme nga tė gjitha palėt deri dje tė polarizuara, nė mėnyrė qė edhe Maqedonia, pas aq e aq devijimeve, disonancave e pardokseve tė hegjemonisė politike tė njėrės palė nė dėm tė tjetrės, tė ecė rrugės sė demokracisė sė vėrtetė, dhe ballė shteteve mė tė pėrparuara tė Evropės, duke krijuar kėshtu premisa reale pėr integrime Evro-Atlantike.


"Ngecja dhe ngadalsimi nė mėnyrė implicite tregon se njė Marrėveshje e tillė ėshtė dashur tė arrihet shumė mė herėt, tė paktėn kur Maqedonia u nda nga ish -shteti i pėrbashkėt i sllavėve, Jugosllavia e AVNOJ-it. Dhe, fatkeqėsisht nga ajo katrahurė shtetesh sllave, u trashėgua edhe bindja iluzioniste se Maqedonia duhet tė jetė vetėm e maqedonasve, dhe jo e tė gjithė popujve qė jetojnė aty", thotė dr. Mahmud Hysa.


Implementimi i Marrėveshjes korrnizė tė Ohrit, ose i dispozitave mė tė reja kushtetutare, pėr prof. Dr. Shaban Prevallėn, padyshim paraqet njė digė kundėr shkaqeve pėr mosbarazi, moskėnaqėsi dhe pėr konfliktin e vitit 2001. Me pėrcaktimet tanimė tė njohura tė Marrėveshjes nė fjalė dhe sidomos me dispozitat e reja kushtetutare qė pėr bazė kanė atė Marrėveshje, nė mėnyra sistemore tentohet tu jepet fund pakėnaqėsive shumėvjeēare tė shqiptarėve nė Maqedoni, lidhur me shkallėn e barazisė sė tyre me maqedonasit. Kjo, thotė Prevalla, tanimė ka filluar tė zbatohet nė praktikė, megjith vėshtirėsitė nė tė cilat haset. "Bėhet fjalė pėr vėshtirėsitė objektive por edhe pėr opstruksione nga qarqe tė caktuara, tė cilat dėshirojnė tė vazhdojnė me avazin e vjetėr duke i dhėnė vetes tė drejtė monoplistike pėr ndarjen e barazisė pėr tė tjerėt. Besojmė se me kalimin e kohės do tė tejkalohen shumė paragjykime dhe RM do tė vazhdojė tė zhvillohet jo vetėm si shoqėri multietnike por edhe si shtet multietnik qė ėshtė kusht themelor pėr barazi dhe stabilitet politik afatgjatė", tha dr. Shaban Prevalla.
Duke zbatuar Marrėveshjen e Ohrit, ai thotė se ballafaqohemi me problemin e punėsimit nė pėrgjithsi dhe tė shqiptarėve nė veēanti. Prevalla, pohon se "kemi tė drejtė tė participojmė nė mėnyrė tė drejtė nė strukturat e pushtetit, por kjo bėhet e pamundur sepse kemi rezerva tė mėdha tė trashėguara nga e kaluara".


Bazament i fortė pėr stabilitet politik nė vend


Dr. Abdylmenaf Bexheti, vlerėson se Marrėveshja e Ohrit padyshim paraqet njė bazament tė fortė pėr stabilitet politik tė vendit, si njė parakusht elementar, ndėrsa ky i fundit, paraqet parakusht pėr nxitjen e zhvillimit tė qėndrueshėm ekonomik si dhe mundėsi pėr krijimin e njė mirėqenje socio-ekonomike nė pėrgjithsi. Sfidat ekonomike nė periudhėn vijuese pas Marrėveshjes sė Ohrit, pėr te janė tė shumta, por si segmente mė prioritare, janė ato tė zhvillimit sektorial nė rafsh lokal, reorganizimi dhe konsoldimi i tregut tė punės pėr zbutjen e papunsisė si dhe shpėrndarja e rishpėrndarja e tė ardhurave pėrmes buxhetit qėndror, si instrument kryesor i politikės ekonomike tė vendit.
Kjo simetri mė shumė vlenė pėr rastin e Maqedonisė me "Ligjin e Brankos" pėr stimulimin e punėsimit, thotė Bexheti, duke shtuar se "politikanėt e pushtetit aktual, mendojnė se e kanė dhėnė terapinė e qėlluar (sė paku ashtu publikisht shprehen), ndėrsa ekspertėt ekonomik mendojnė se ligji i miratuar, as pėr sė afėrmi s'do ti jep efektet e pritura, sė paku jo nė nivel tė ēmimit qė duhet paguar pėr ato efekte, pėrderisa ato pėr tė cilėt duhet tė vlejė ligji-tė papunsuarit, vetėm se shpresojnė nė vendet e reja tė punės, vlerėsoi dr. Abdylmenaf Bexheti.
"Realizimi i Marrėveshjes sė Ohrit nė sferėn e zhvillimit tė decentralizimit tė pushtetit qėndror nė harmoni me ndryshime kushtetuese tė bėra me amandamentin 17 tė Kushtetutės tė Republikės sė Maqedonisė, pėrveē sjelljes sė ligjit tė pushtetit lokal, ėshtė duke ngecur shumė. Ligji i ri mbi pushtetin lokal i cili parasheh ritjen e kompetencave e komunave nė shėrbimet publike, nė urbanizėm dhe plnnifikim rural, mbrojtjen e ambientit, zhvillimin ekonomik lokal, finansimin lokal, veprimtarinė komunale, nė kulturė, sport, nė sferėn sociale dhe mbrojtjen e fėmijėve, nė arsim dhe mbrojtjen shėndetėsore, imponon nevojėn e sjelljes dhe ndryshimit tė ligjeve nga kėto fusha nė mėnyrė urgjnte, me qėllim tė rrumbullaksimit tė kompetencave tė pushteteve lokale", tha profesor Izet Zeqiri. Sipas tij, Implementimi i plotė i Marrėevshjes sė Ohrit nė fushėn e decentralizimit pėrveē ligjit mbi pushtetin lokal, kėrkon sjelljen e ligjit mbi financimin e komunave, ligjin mbi kufijt e komunave, ligjin pėr qytetin e Shkupit, ligjin pėr zgjedhjet lokale... "Pėr deri sa partitė politike maqedonase nuk e shmangin supozimin dhe pandehmat se me kėtė ligj tė financimit tė komunave fitojnė vetėm shqiptarėt, do tė ketė vėshtirėsi reth koncepimit dhe miratimit tė tij", pohoi dr. Izet Zeqiri.


Mr. Hamit Aliu, tha se pėr ē'do qytetar shqiptarė tė thjeshtė dhe aq mė tepėr pėr ē'do ekonomist shqiptar ngelėn enigmė shumė pyetje si: Pėrse ekonomia e Maqedonisė pėr shqiptarėt ėshtė e mbyllur? Pėrse reformat ekonomike nė kėtė shtet pas instalimit tė pluralizmit politik si ēdo herė filluan pa pjesmarjen e shqiptarėve? Pėrse nė vendin tonė nė vend tė privatizimit u bė ndarja dhe shkatėrimi i pasurisė shtėrore duke pėrjashtuar shqiptarėt? Pėrse nė kėtė shtet ekonomistė shqiptarė janė tė menjanuar nga sitemi bankar, dhe nga instuticionet financiare dhe tjera.
Marrėveshja kornizė e Ohrit e sjellur me 13 gusht tė vitit 2001, pėr Mr. Aliun, vlerėsohet si "njė dokument i kompromiseve shqiptaro-maqedonase, me ndėrmjetėsim tė SHBA-ve, BE-sė, OSBE-sė dhe me bekimin e Kėshillit tė sigurimit tė OKB-sė". Nė parimet themelore tė Marrėveshjes-kornizė duke filluar nga pika 1, saktėsisht nga pika 1.1 ku hudhet poshtė pėrdorimi i dhunės pėr realizimin e qėllimeve politike e duke mbaruar me pikėn 1.5, me zhvillimin e pushtetit lokal, ku thuhet se ėshtė me rėndėsi thelbėsore pėr nxitjen e pjesėmarrjes sė qytetarėve pėr jetėn demokratike dhe pėr pėrparimin e respektimit tė identitetit tė bashkėsive, pėr fat tė keq nuk ka asnjė fjali ose fjalė pėr barazinė ndėretnike nė aspektin ekonomik, tha Hamit Aliu.


Marėveshja e Ohrit, sipas Mr. Ali Pajazitit, ėshtė njė modus i mirė pėr ndėrtim tė njė shoqėrie stabile, por problem paraqet zhagitja e implementimit tė kėtij akti, kurse rezik mė i madh, ėshtė mbetja e tij vetėm nė shkronja tė hudhura nė letėr. "Pėrvoja historike tregon se ekzistenca e njė dokumenti tė rėndėsishėm nuk ėshtė i mjaftueshėm, nėse nuk shoqėrohet me aksion zbatues. Nė kėtė kontekst domethėnėse janė fjalėt e Montesqiu-sė:" Kur shkoj nė ndonjė vend, s'pyes fare nėse ka ligje tė mira nė te, por pyes se sa ato zbatohen ...", tha Pajaziti.


Sipas tij, elita politike duhet tė jetė e vetėdijshme se pasojat e mosjetėsimit tė Marėveshjes janė tė paparashikueshme, katastrofike, madje mund tė shpien deri te shndėrimi i kėtij shteti nė histori. Nė asnjė mėnyr, tha ai nuk duhet mbyllur sytė para dy ēėshtjeve neuralgjike e tė pazgjidhura me dokumentin e vitit 2001, siē ėshtė Universiteti i Tetovės dhe ēėshtja e hymnit shtetėror.


"Jetėsimi i tėrėsishėm i Marrėveshja kornizė duhet tė shėndrrohet nė strategji kolektive qė tė krijojė raporte tė tilla shoqėrore tė cilat s'do tė japin hapėsirė pėr pėrpilimin e sentencave tė tipit: "Ardhmėria e Maqedonisė,gjė e sigurt", pėrfundoi Mr. Ali Pajaziti.


Marrėveshja – kompromis minimal, por i domosdoshėm


Prof.Dr.Alajdin Abazi, tha se ēėshtja e Arsimit tė lartė nė gjuhėn shqipe ende nuk ėshtė rrumbullaksuar. Ky fakt, sipas tij, paraqet njė temė aktuale dhe tė rėndėsishme e veēanėrisht tani, nė momentin e tendencave pėr implementimin e Marėveshjes sė Ohrit. "Nė kėtė drejtim UEJL ka dhėnė njė kontribut tė konsiderueshėm. Megjithatė, Marėveshja Kornizė e Ohėrit kėrkon angazhim tė mėtutjeshmė nė realizimin e proceseve, e nė tė, si segment rrumbullaksimi paraqitet ēėshtja e Arsimit tė lart nė gjuhėn shqipe, ku si prioritetet janė pjesėmarja e UEJL-it nė financimin nga buxheti shtetėror i RM, zgjidhja e ēėshtjes sė Universitetit tė Tetovės (UT), transformimi i arsimit nė pėrgjithėsi dhe arsimit tė lartė nė veēanti, rritja e pjesėmarjes sė shqiptarėve nė arsim, si edhe rritja e kompetencave apo pėrgjegjėsive arsimore, dhe tė tjera", tha rektori i EJL-it Alajdin Abazi.


Prof. Dr. Ali Aliu foli pėr gjendjen e mjerushme tė kulturės shqipatre nė Shkup, por edhe pėr mediat, ndėrkaq pėr Hasan Jashari tha se Lufta e vitit 2001 pėr disa qarqe ishte e papritur sepse Maqedonia njihej nga nomenklaturat e mėparshme si " Oazė e paqes" dhe si " Zonė e marrėdhėnieve tė relaksuara ndėrnacionale". Kjo e fundit, tha ai, shprehej edhe me njė, neo-vėllazėrim -bashkim te liderėt partiak bartės tė kėsaj ideje. Sipas Jasharit, kushtet nė tė cilat u soll Marėveshja e Ohrit janė tė njohura dhe "Aleksis de Tovill do tė thotė se kompromisi minimal ishte i domosdoshėm". Por, kėtu qėndron edhe problemi tė cilėn duhet ta theksojmė dhe ajo ėshtė qasja ndaj marėveshjes tė Ohrit nga qė Aristoteli do tė thotė se ndėrohen tezat kurse filozofia do tė pėrmend "logjikėn e ndryshimit por me kusht qė tė mbetemi tė njejtė ". Semantika dhe logjika e kėsaj, tha Hasan Jashari, ėshtė nė pėrputhje me tė folurit nė tė se qarqet maqedonase edhe pas marėveshjes "prap do tė jetė si mė parė". Ose, tė dhėnat qė i japin politikanet dhe gazetarėt maqedonas nė mėnyrė tė vazhdueshme se Marėveshja e Ohrit ėshtė sjell me presionin e armėve.


Dekan i fakultetit tė shkencave islame, Sulejamn Baroku, tha se sfidat e politikės, ekonomisė dhe kulturės duhet tė barten nė tė gjitha nivelet e arsimimit. Stereotipet mbizotėruese tė krijuara nė fodullėkun ideologjik, nuk mund tė ndryshojnė asgjė nga ajo qė, nė tė kundėrtėn, do tė shkatėrohet, tha ai. Pėrulėsia dhe nėnshtrimi epistemik para madhėshtisė sė injorancės mbizotėruese, pėr te, janė fillimi i vetėm i atij ndryshimi nga rrethanat e padurueshme nė hapėsirat tona drejt ardhmėrisė mė tė mrė. Ndėrsa, tha Baroku pėr fat tė keq, Universitetet tona shėrbejnė mė shumė si kėshtjella tė azilit dhe tutorisė pėr uzurpuesit e fshehur politikisht dhe ideologjikisht, dhe tė nėnshtruar ndaj mburjes oligarkike, se sa si hapėsira pėr riformimin e vetėdijes dhe diturisė, si dhe tė shkathtėsive pėr nxitjen dhe udhėheqjen e ndryshimeve tė bazuara mbi to. Ēdo tė thotė "pranimi " i universitetit, emėrim-shkarkime tė rektorėve, pyet ai. "Vetėm kėshtu mund tė shpjegohet pėrse vazhdohet me mėdyshjen e njėjtė, dhe maska tė tjera retorike, por pa ndryshim thelbėsor nė mendimin pėr politikėn, ekonominė dhe kulturėn", tha Sulejaman Baroku.


Dr. Mustafa Ibrahimi, vlerėsoi se "gjuha shumicė, nuk ka nevojė ti mėsojė gjuhėt e pakicave, as edhe serbėt nuk kishin nevojė ta mėsojnė gjuhėn shqipe nė Kosovė dhe nė gjuhėn hungareze nė Vojvodinė, ashtu siē edhe maqedonasit nuk shprehin nevojė pėr shqipen. Por edhe sikur dikush ta mėsonte gjuhėn e pakicės, tha z. Ibrahimi, nuk duhet tė mashtrohemi, sepse nuk do tė kishim shumėgjuhėsi tė pėrgjithėshme tė individit, por vetėm raste tė veēanta tė individit. "Nėse maqedonasit e mėsojnė gjuhėn shqipe, vetėm nė pjesėn perėndimore , por jo edhe ata tė lindjes, atėherė kjo dygjuhėsi ėshtė e llojit territorial. Ashtu si nė Belgjik dhe Finlandė, vetėm Brukseli ėshtė qytet zyrtar dygjuhėsor (finlandeze-suedeze), me 40 komuna suedofone dhe tė gjitha komunat tjera me numėr 443 janė finladofone.


Burim Sadiku, pėrfaqėsues pranė UEJL-Tetovė, tha se nė Maqedoni, pėrgjegjėsinė mė tė madhe pėr ndikim nė gjendjen e sigurisė dhe nė ruajtjen e paqes e kanė mediat nė gjuhėn maqedonase. Kjo, ndodh sepse ata nė numėr janė mė tepėr si media, teknikisht janė mė tė avansuara, kanė njė komunitet tė tėrė tė gazetarėve dhe punėtorėve medial, tė korespodentėve, mbulojnė mė tepėr territore nė tė njėjtėn kohė, por mė e rėndėsishmja ėshtė se nė po atė gjuhė nė tė njėjtėn kohė, kanė edhe mundėsinė pėr informim tė shumicės sė audiencave nė Maqedoni, pėr shkak se tė gjithė popujt e tjerė e njohin gjuhėn maqedonase.


Prandaj, Shqipėtarėt e Maqedonisė kanė njė punė tė rėndė pėr tė kryer pėr tė ardhmen. Duhet tė trajnohen vetė nė informimin sa mė dinamik tė popullatės sė tyre, por nė tė njėjtėn kohė duhet tė krijojnė strategji pėr informimin e popujve tė tjerė qė I dhanė shumicėn e votave partisė shqiptare nė pushtet.


Kontratė e dy etnikumeve pėr shtet tė pėrbashkėt


Regjisori Sulejman Rushiti, vlerėsoi se Marrėveshja e Ohrit ėshtė kontratė e dy etnikumeve pėr tė ndėrtuar shtetin e pėrbashkėt. Historia, tha ai, njeh plot marrėveshje tė tilla , por jetėgjatėsia e kėtyre marrėveshjeve varret drejtpėrdrejtė nga respektimi nė maksimum i tė njėjtave.


Realiteti ėshtė qė pas 50 viteve bashkėjetėsė, Maqedonia e pavarur rezultoi me tė gjitha Institucionet kulturore maqedonase dhe vetėm me njė institucion simbiotik teatri i kombėsive, tashmė nuk ka mbėshtetje ligjore, sepse termi Kombėsi nuk ekziston nė kushtetutėn e Maqedonisė, tha Rushiti.


Edhe ato marrėveshje, tė arritura para Marrėveshjes sė Ohrit, sipas tij, nuk gjejnė zbatim. Konkretisht Programi Nacional pėr kulturė qė parashikonte mėvetėsimin e Teatrit Shqiptar nė Shkup dhe krijimin e njė Teatri nė Tetovė, as qė pėrmendet por i njėjti tash do tė zėvendėsohet me njė model slloven.


Pėr, prof. Dr. Xhevat Gega, implementimi i Marėveshjes kornizė tė Ohrit ėshtė jo vetėm imperativ i kohės, por edhe domosdoshmėri jetike e garanci pėr nisjen dhe funksionimin me sukses tė parimeve demokratike nė tė gjitha segmentet e organizimit e tė veprimit tė aparatit administrativ vendor e shtetėror. "Nė interes tė kohės do tė pėrqėndrohem vetėm nė nevojėn e madhe, madje edhe tė domosdoshme tė shoqėris sonė, qė brenda sistemit unik tė arsimimit tė brezit tė ri, tė pregaditen kuadro tė profileve tė ndryshme, qė do tė avncojnė punėn sa mė kualitative nė sferėn e ekonomisė, tė shėndetėsisė, tė arsimimit, tė shkencės e tė kulturės, por edhe si nevojė imperative qė tė gjithė pjesėtarėt e tė gjitha etnive tė komunikojnė nė mėnyrė sa mė aktive e sa mė lehtė. "Fjala ėshtė pėr domosdoshmėrinė e tė qėnit bilingual e polingual, me qėllim qė e tėrė shoqėria jonė tė ushqej njė respekt ndėretnik jo vetėm brenda kufijve tė Maqedonisė , por edhe nė komunikimin ndėrkombėtar me qėllim qė sa mė lehtė tė inkuadrohemi edhe nė tė gjitha sferat e proceseve tė reja demokratike evropiane e mė gjerė", tha ish-profesori nė pension Xhevat Gega.