|
FAZLI VELIU, DEPUTET DHE PĖRGJEGJĖS PĖR ARSIMIN E LARTĖ NĖ
BDI:
Kaluan tetė vite tė plota nga dita kur nė Tetovė filloi ligjėrimi, nė gjuhėn shqipe, nė institucionin mė tė lartė arsimor qė u quajtė Universiteti i Tetovės. Atėherė e sot, ky institucion nga i cili tashmė dolėn edhe gjeneratat e para, ndeshet me problemin e njohjes shtetėrore. Partitė shqiptare qė deri mė tani ishin nė pushtet, pėr arsye dhe motive tė ndryshm, nuk aritėn tė bėjnė zyrtarizimin e tij. Lidhur me perspektivėn e kėtij institucioni tonė tė shenjtė, pėr mendim iu drejtuam deputetit tė Bashkimit Demokratik pėr Integrim, zotit Fazli Veliu, i cili ishte udhėheqės i sektorit pėr arsim nė kuadėr tė Kėshillit koordinues shqiptar, ndėrsa tani ėshtė pėrgjegjės pėr arsimin e lartė nė BDI. Lobi ishte i interesuar qė tė dijė qėndrimin e kėsaj partie qė ėshtė nė pushtet, pavarėsisht nga fakti se edhe ministri i arsimit ėshtė nga radhėt e saj. Siē thotė zoti Veliu, zyrtarizimi i UT-sė nuk mvaret nga zgjidhja e njė ministri shqiptar, por nga pėrcaktimi i qeverisė, i politikės dhe i vizionit tė vendit, tė shtetit. Nėse nuk bėhet ky mund, le tė jenė edhe dy ministra por nuk mund tė lėvizin gjėrat.
LOBI: Arsimi si lėmi tepėr e rėndėsishme pėr zhvillimin e shoqėrisė pėrballet me probleme tė shumta dhe tė natyrave tė ndryshme. Si do ta vlersoni gjendjen aktuale tė arsimit nė Maqedoni, posaēėrisht tė arsimit shqiptar?
VELIU: Si pasojė e diskriminimit tė vazhdueshėm tė njė politike edhe mbi baza partiake shqiptare pėr mosdefinimin dhe mospėrcaktimin strategjik tė arsimit tė lartė kemi ardhur tek njė gjendje e vėshtirė e cila do zgjidhje dhe nga kjo gjendje qė mund tė quhet udhėkryq tė kalohen nė njė gjendje e rugėdaljes me njė plan afatmesėm dhe afatėgjatė. Nga analizat qė i kemi bėrė, kemi aritur tė konstatimi se kjo gjendje e vėshtirė e arsimit tė lartė ėshtė poashtu edhe si pasojė e mosangazhimit kolegjial tė vet shqiptarėve, por vazhdimish individual dhe pėr qėllime personale, kėshtuqė edhe kjo duhet tė kapėrcehet nė kėtė kohė dhe nga angazhimi personal tė kalojmė te angazhimi ynė kolegjial edhe shkencor edhe ēpolitik edhe strategjik nėse dėshirojmė ta arijmė qėllimin tonė, pra qėllimi i realizimit tė shkollimit tė lartė nė kėtė vend.
LOBI: Shqiptarėt kanė aritur njė nivel zhvillimit, tė arsimit qė meriton njė respekt. Por, shkolla shqipe si ajo fillore edhe ajo e mesme ende kanė probleme me sigurimin e kuadrit. Si tė tejkalohet kjo gjėndje?
VELIU: Pikėrisht kjo ėshtė ajo qė pėrcakton edhe mundėsinė e shkollimit tė lartė. Nėse kuadrot e shkollimit fillor, tė mesėm e tė shkollave tė ndryshme nuk kanė aritur qė tė Kenė njė disiplinė pune, njė strategji pune, njėkohėsisht edhe njė kontrollim nga lartė nga institucionet, njė kėshillim dhe njė mėnyrė veprimi dhe motivimi pėr fėmijtė po edhe pėr shkollarėt e shkollave tė mesme, mandej edhe njė motivim pėr kuadrot qė japin mėsim, sigurisht qė nuk ėshtė aritur qėllimi qė nga kėto baza tė arijmė te kuadrot qė mund tė na vijnė nė ndihmė pėr shkollimin e lartė. Sa kamė dijeni edhe kėtu nė mėnyrė personale janė ngritur arsimtarė dhe njėkohėsisht janė vetngritur edhe nxėnės nė shkolla tė ndryshme dhe lėmi tė ndryshme sidomos te lėndėt ekzakte. Por nuk ėshtė aritur qė tė konsolidohen tė gjitha forcat mendore pėr tė aritur njė sukses tė pėrbashkėt nė njė shkollė dhe nga ajo shkollė tė shkohet te shkolla tjetėr dhe nga pėrvoja e tė gjitha kėtyre tė arihet te njė kolegjium arsimor i shėndoshė por njėkohėsisht edhe te njė kolegjium i shėndoshė i nxėnėsve tė cilėt mund tė jepnin perspektivėn e tyre tė depėrtimit deri nė shkollimin e lartė. Mė herėt nė kohėn e veprimit tim, tė gjeneratės time dhe tė gjeneratave pasuese ne, kemi pasur motivin e lartė tė mėsimit, tė mėsimit, tė mėsimit, edhe nė kushte shumė, shumė tė vėshtira dhe shumė mė tė vėshtira se sa sot. Mė vonė kanė pasuar disa faza tė luhatshmėrisė, sepse motivi i lartė i mėsimit dhe motivi i lartė i mėsimdhėnies kanė ra..Mė shumė kanė anuar kuadrot si dhe nxėnėsit kahė njė pėrvehtėsim i mėsimit shpejt e shpejt, ose nga njė hyrje e shpejt nė proceset e punės duke lėnė mėsimin anėsh, ose duke u motivuar nga njė kapital i ardhur nga mėrgimi dhe duke lėnė shkollėn pas dore. Njėkohėsisht janė favorizuar disa arsimtarė qė pėr mendimin tim e kanė gjetur vendin e tyre vetėm nga njohuritė familjare ose nga interesat ekonomike edhe politike duke lėnė anėsh kuadro tė tėra tė cilat kanė qenė, sipas mendimit tim, tė pėrcaktuar pėr shkollimin tonė. Pra duhet marrė masa qė ne nga posht lartė, nga shkollimi fillor dhe i mesėm tė arijmė me kuadro tė shėndosha, nxėnėsit ti orientojmė dhe motivojmė drejt nė mėnyrė qė ata tė gjejnė veten e tyre nė shoqėrinė tonė pasi tė kryejnė shkollimet adekuate.
LOBI: Shqipatarėt, tash nėntė vjet, po ballafaqohen me mosnjohjen, respektivisht moszyrtarizimin e Universitetit tė Tetovė. Kjo punė si duket u zgjat pėr sė tepėrmi. Cili ėshtė mendimi i Juaj lidhur me kėtė zhagitje?
VELIU: Mendoj se qėndrimi qėveritar por edhe qėndrimi i subjektit shqiptar ka qenė shumė i ngadalshėm dhe njėkohėsisht edhe shumė mohues. Gjatė mandatit qė shkoi kemi fakte se subjekti politik shqiptar, sidomos i partisė qė sė fundi ishte nė pushtet, ka qenė nė kundėrshtim me kėtė ēėshtje, ka mohuar njohtjen institucionale tė Universitetit tė Tetovės dhe ėshtė orientuar drejt njė Univeristetit tė Evropės Juglindore i cili ndonse neve na duhet, nuk ėshtė adekuat pėr zgjidhjen definitive tė arsimit tė lartė te ne. Duke vepruar nė kėtė mėnyrė, duke lėnė anash kėtė institucion tė lartė dhe njėkohėsisht, duke qenė kategorik se shqiptarėve nuk u duhet universiteti qė e formuan vetė, pėrpjekja e popullit tonė dhe ndihma vullnetare e individėve por tė ngritur UT-nė njė nivel tė lartė, e pėr ta zyrtarizuar atė, ka dėshtuar.
Pėr universistetin - shumė pluhur, hiē punė!
Tani me subjektin e ri shqiptar nė kėtė hapsirė, me Bashkimin Demokratik pėr Integrim vjen njė periudhė tepėr e pėrshtatshe pėr tė zgjidhur definitivisht kėtė ēėshtje madhore tė popullit tonė. Jemi nė rrugė tė mbarė pėr realizimin e kėsaj aspirate tė shqiptarėve dhe kėtė ēėshtje ta rumbullaksojmė me sukses.
LOBI: Gjatė viteve tė kaluara PPD-ja dhe PDSH-ja zhvilluan njė garė tė ashpėr pėr tė siguruar pėrkrahjen e UT-sė. Megjithatė shumė pak bėnė pėr UT-nė. Rezultate konkrete nuk ka. Si e shpjegoni kėtė sjellje tė partive politike shqiptare ndaj kėtij institucioni?
VELIU: Pikė sė pari subjektet qė i pėrmendni ju duhej tė caktonin grupe pune pėr kėtė ēėshtje. E dimė se partitė politike mund tė udhėheėqin shoqėrinė, por partitė politike, nė shkencė, duhet tė caktojnė kuadrot e veta dhe njėkohėsisht duhet tė pėrkrahin kuadro tė cilat janė adekuate pėr lėmitė tė cilat zhvillohen nė shkencė. Ka munguar mund tė them lirisht grupi i punės, ose kolegjiumi i punės, ose grupi drejtues pėr kėtė ēėshtje nė universitet dhe njėrėzit partiak janė marrė mė shumė me ēėshtje partiake ose tė veprimit rreth e rotull e jo tė veprimit tė drejtpėrdrejtė sepse edhe vet nuk kanė qenė tė pėrgatitur. Ata qė kanė qenė tė pėrgatitur nga universiteti, kanė qenė tė mohuar ose tė nėpėrkėmbur, kėshtuqė kanė qenė tė lėnė edhe pas dore. Mendoj se veprimet e kėtilla e kanė dėmtuar vet ēėshtjen, vet universitetin e njėkohėsisht edhe strategjinė e zhvillimit tonė ekonomik, politik, tė lėmive tė ndryshme. Sa u takon pėrcaktimeve tė dy partive, un mendoj se qėndrimi i PDSH-sė ka qenė shumė i ashpėr, mohues ndaj UT-sė ndėrsa qėndrimi i PPD-sė ka qenė pohues, pėr tė qenė, por nuk ka aritur vet, ose nuk ka aritur qė tė depėrtojė, tė bindė dhe tė orientojė kėrkesėn drejt realizimit tė aspiratės pėr zyrtarizimin e UT-sė. Drejtpėrdrejtė, sa kamė dėgjuar, nga kontaktet me rektorin e shkuar ka pasur PDK-ja, por mė tepėr kanė qenė thėnie tė pakonkretizuara, pra pėrkrahje tė thėna. Mė nė fund mund tė them lirisht se pėr universistetin tonė ėshtė ngritur shumė pluhur por nuk ėshtė bė gjė nė kėtė drejtim.
LOBI: Nė korrik tė vitit 2000 parlamenti i Maqedonisė miratoi Ligjin pėr arsimin e lartė sipas tė cilit UT-ja nuk mund tė zyrtarizohet. Megjithatė shqiptarėve u mundėsohet e drejta e arsimit tė lartė nė gjuhėn amtare por vetėm privatisht. Si e komentoni Ju kėtė ligj nė kuadėr tė pėrpjekjeve pėr zyrtarizimin e UT-sė?
VELIU: Unė mendoj se edhe kjo ėshtė njė vazhdimsi e politikės sė shkuar e cila do tė ndeshet me njė rezistencė tė madhe sidomos te pala shqiptare por kamė bindjen dhe dėshiroj qė kjo tė ndodh edhe te intelektualėt e palės maqedonase si dhe te strukturat shtetėrore, sepse me kėtė metodė nuk mund tė shkohet drejtė realizimit tė statusit tė shqiptarėve meqė duke e mohuar ēėshtjen mė tė rėndėsishme-shkollimin e lartė, ku dalin kuadro pėr tė udhėhequr shoqėrinė dhe, pėr tė udhėhequr ekonominė e vendit-dalin probleme tė tjera tė cilat nuk shkojnė nė favor tė vendit dhe tė shtetit.
Kuadrot dhe Universiteti i Tetovės janė begati e shtetit
Duhet bėrė korigjimi nė mėnyrė qė tė bėhet kundėrveprimi-nė mėnyrė tė veprimit real dhe tė veprimit pozitiv. Qė tė pranohet sa mė parė mėnyra e veprimit adekuat me palėn shqiptare, me ne shqiptarėt sepse kuadrot tona do tė jenė kudro tė shtetit, ēdo kuadro shqiptare njėkohėsisht ėshtė edhe kuadro i shtetit, universiteti shqiptar do tė jetė universitet i shtetit. Vet shteti duhet tė ketė dijeni qė ti ēojė shqiptarėt nė vendet ku u duhet shqiptarėve dhe vet Maqedonisė pėr zhvillim, si nė perėndim ashtu edhe nė shtetet tjera tė botės. Prandaj, mendoj se mohimi kategorik i shkollimit tė lartė e pengon vet procesin e zhvillimit tė Maqedonisė, demokratizimit dhe njėkohėsisht edhe tė anėtarėsimit tė saj nė bashkėsinė evropianė dhe NATO.
LOBI: Me marrėveshjen e Ohrit ēėshtja e arsimit tė lartė tė shqiptarėve mbeti anėsh. Sa kjo Marrėveshje ėshtė njė bazament nėpėrmjet tė cilit shqiptarėt, duke i realizuar tė drejtat nė Maqedoni do tė arijnė ta zyrtarizojnė edhe Universitetin e Tetovės. Pra, duke implementuar marrėveshjen e Ohrit a mund tė gjinden moduse pėr zyrtarizimin e UT-sė.
VELIU: Ėshtė e vėrtetė se ka njė mangėsi te Marrėveshja e Ohrit sa i takon shkollimit tė lartė. Aty parashihet sidomos neni 48 shkollimi i lartė pėr tė gjithė nacionalitetet pra edhe pėr shqiptarėt. Aty nuk ėshtė definuar saktė shkollimi i lartė universitar. Por, kėrkesa jonė e vazhdueshme, si subjekt politik i kėtij vendi qė e fituam edhe luftėn pėr tė nėnshkruar marrėveshjen e paqės, ka sjellė te faktori ndėrkombėtar njė mendim tjetėr, se vėrtetė duhet definuar ēėshtja e shkollimit tė lartė pėr shqiptarėt. Ne kemi reaguar vazhdimisht nga udhėheqja jonė, nga partitia jonė nga grupi i punės tė cilin e kam kryesuar, dhe qė njėkohėsisht merrem me ēėshtjen e arsimit tė lartė. Kėshtu kemi aritur deri te pėrfundimi se duhet tė bėhet njė korigjim nė Marrėveshjen e Ohrit krahas proceseve tė cilat do tė shkojnė nga univertiteti mandej te institucionet shtetėrore, drejt institucioneve qeveritare, deri te komuniteti ndėrkombėtar ku do tė bėhej definimi real dhe mė nė fund tė aprovohet dhe pėrmes parlamentit zyrtarizimi i universiteti shqiptar ose i Universitetit tė Tetovės. Nė takimin e fundit qė kemi pasur me ambasadorin e NATO-s zotin Bigman, ai ka theksuar: ekonomia mbi tė gjitha pėr tė lėvizur ēėshtjet brenda vendit. Ne kemi konstatuar: ekonomisė i duhen kuadro, do tė thotė se shqiptarėve, vendit i duhet universiteti i tretė pas dy universiteteve qė kanė maqedonėt nė mėnyrė qė kuadrot tė jenė adekuate me standardet e zhvillimeve ekonomike brenda dhe jashtė vendit, qė tė kemi standarde vėrtetė evropiane dhe standarde botėrore pėr tė lėvizur proceset ekonomike. Ai ka rėnė dakord dhe bėn pėrpjekje, sė bashku me tė tjerėt, qė ne mė nė fund tė arrijmė te qėllimi ynė, zyrtarizimi i universitetit tonė dhe njėkohėsisht pėrgatitjes sė kuadrove permanente, gjatė njė periudhe afatshkurte pėr tė arritur qėllimin dhe arritjen e standardeve tė universiteteve tjera.
BDI-ja nuk ngritet nga universiteti, ajo ngrit universitete
LOBI: BDI-ja si parti politike ėshtė parti e tretė shqiptare qė merr pjesė rradhazi nė qeverinė e Maqedonisė. Pėr dallim nga dy partitė tjera tė cilat nėntė vite kanė jetuar me UT-nė, dhe duke u mbėshtetur nė Universitetin e Tetovės gjatė zgjedhjeve kanė arritur edhe rezultate tė caktuara, BDI-ja nuk ėshtė parti e cila ėshtė ngritur mbi kurrizin e kėtij universiteti. Megjithatė, shumė tė ri, studentė tė kėtij universiteti, janė anėtarė tė BDI-sė por duke qenė edhe drejtpėrdrejtė nė rradhėt e UĒK-sė e kanė hisen e vet nė ngritjen e kėtij subjekti qė doli nga UĒK-ja. Ēfarė obligimi, vis a vis dy partive tė tjera, ndjen BDI-ja pėr zyrtarizimin e Universitetit tė Tetovės.
VELIU: Ėshtė konstatim i saktė se BDI-ja nuk ngritet nga universiteti, por ngrit universitetin sepse kjo parti nuk ėshtė e rastėsishme dhe nuk ėshtė pėr qėllime partiake e ardhur nė pushtet dhe e zgjedhur vetė nga populli, por ėshtė parti e cila del nga lufta pėr statusin real tė shqiptarėve pėr zgjedhjen e pėshtjes sonė, pėr implementimin e Marrėveshjes sė Ohrit dhe si pjesė, si ēėshtje qė vjen menjėherė mbas Marrėveshjes sė Ohrit ėshtė domosdoshmėria e realizimit tė Universitetit tė Tetovės. Partia jonė ka qėllimin kryesor tė realizojė pėrfundimisht Universitetin e Tetovės nė mėnyrė qė kjo zgjidhje tė jetė afatgjatė dhe partitė qė do tė vijnė nė pushtet tė merren me ēėshtjen e ngritjes nė nivel sa mė tė lartė arsimin e lartė dhe standardizimin e universitetit tonė me universitetet tjera tė Ballkanit dhe tė Evropės e botės. Mendoj se jetėsisht BDI-ja ėshtė i angazhuar pėr institucionalizim e Universitetit tė Tetovės. Ka platformėn e caktuar, pėr herė tė parė, nė kėtė platformė ėshtė pėrcaktuar partia pėr realizimin e plotė tė arsimit tė lartė, realizimit tė Universitetit tė Tetovės, dhe nė kohėn kur faktori ndėrkombėtar ėshtė garantues pėr proceset e implementimit tė Marrėveshjės sė Ohrit, nė kohėn kur faktori ndėrkombėtar e ka dhėnė si kusht perspektivėn e kombit, pjesės sė kombit kėtu, mendojmė se e kemi momentin historik qė ta realizojmė kėtė qėllim tonin tė lartė. Nuk presim qė ne tė ngritemi nga universiteti por ne presim qė universiteti tė ngritet nga ne. Kontributi i tė gjithėve brenda universitetit qoftė nga intelektualėt qoftė nga studentėt, nga tė rijtė e tė rejat pėr ti dhėnė ndihmesėn e duhur BDI-sė si nė kohėn e zgjedhjeve si pas zgjedhjeve ėshtė njė dėshmi e gjallė se tė gjitha kuadrot kanė drejtuar sytė tek ky subjekt i ri dhe dėshirojmė qė sė bashku tė realziojmė qėllimin e pėrbashkėt. Ne u jemi mirėnjohės tė gjithėve, qė bėjnė pėrpjekje pėr tė plasuar idetė tona, mendimet tona, dhe dėshirojmė qė sė bashku si njė trup tė realizojmė atė qė ėshtė mė e lartė dhe qė ėshtė mė e shėnjtė, atė qė ėshtė perspektivė, atė qė ėshtė njėkohėsisht edhe udhėrrėfim pėr ne Universitetin tonė, universitetin e shqiptarėve.
LOBI: Zyrtarizimi i njė institucioni tė kėtillė siē ėshtė Universiteti i Tetovės kėrkon edhe angazhime konkrete punė tė drejtpėrdrejta qė duhet bėrė pėr tė ardhur deri te qėllimi. Cilat janė ata punė qė duhet bėrė, sipas mendimit tuaj, dhe sa BDI-ja ėshtė e gatshme tė kontribuojmė nė krijimin e tė gjitha kushteve paraprake pėr zyrtarizimin e tij?
VELIU: Duke u konsultuar me udhėheqjen tonė njėkohėsisht edhe me kuadrot e zgjedhura tė kohės sė tashme nė Universitetin e Tetovės kryesuar nga Ramiz Abdyli si dhe me intelektualėt tanė, shkenctarėt tanė, dhe tė gjithė ata qė i shėrbejnė arsimit, si dhe duke shfletuar literaturėn shkencore, statutet e ndryshme tė universiteteve tė vendit dhe tė jashtme, kemi ardhur deri te konstatimi se me formimin e grupit, qė do tė jetė pėr ēėshtjen e universitetit nga vet universiteti, ku do tė bėjnė pjesė tė gjithė ata qė do tė arsyetojnė mėnyrėn e zyrtarizimit duke i vėnė nė shėrbim tė gjitha kuadrot qė janė nė lėmi tė ndryshme, tė caktuar pėr lėndė tė ndryshme dhe, njėkohėsisht edhe pėr statutin tė cilat mandej do tė lidhen drejtpėrdrejt me kuadrot tona si parti e cila do tė bėjė lėvizshmėrinė e proceseve drejtpėrdrejt qeverisė dhe kuvendit si dhe faktorėve ndėrkombėtar, mandej duke i kompletuar dhe verifikuar me nėnshkrime tė gjitha kėto nga universiteti, pėr ti pėrcjellė nė qeveri dhe, nga grupi punues respektivishtisht institucioni i qeverisė i formuar nergut pėr kėtė ēėshtje tė del edhe kėrkesa zyrtare e njohjes ose e zyrtarizimit tė universitetit.
Viti i ri akademik - me Universitetin e Tetovės tĖ zyrtarizuar?
Tė shkohet deri tek institucioni i implementimit tė marrėveshjes sė Ohrit do tė thotė institucioni i kuvendit pėr tė bėrė aprovimin pėrmes votės sė deputetėve dhe njėkohėsisht pėr tė bėrė koordinimin me faktorin ndėrkombėtar tė plotėsimit tė asaj qė edhe pak mė herėt e thamė se mungon nė marrėveshjen e Ohrit, pra tė njė aneksi ose tė njė shtojce me nene e nėnnene pėr figurimin e universitetit shqiptar tė tretė nė kėtė vend, pra tė zyrtarizimit tė tij. Pra kjo ishte mėnyra konkrete e veprimit tonė dhe ne jemi duke e pėrkrahur universitetin si institucion dhe atė grup pune qė do tė del dhe qė do tė veprojė nga universiteti ynė drejt qeverisė dhe drejt kuvendit por njėkohėsisht duke bė edhe afatizim tė pranimit tė kėrkesės pėr njohjen dhe zyrtarizimin e UT-sė duke mos lėnė shumė hapsirė, nė mėnyrė qė nė fillim tė vitit tė ri shkollor 2003/2004 universiteti ynė tė jetė afėr binarėve real tė zyrtarizimit tė tij. Ne jemi tė pashkėputur nga ky proces dhe e japim kontributin tonė edhe pse duket i zbehtė sepse ne kemi shumė ēėshtje pėr tė realizuar. Megjithatė ne jemi nė rrjedhė dhe jemi ndėr ndihmuesit kryesorė tė kėtij procesi tonė tė shenjtė.
LOBI: Ju flitni pėr grupin nė kuadėr tė UT-sė qė duhet tė ngritet pėr tė bėrė kėrkesat dhe pėr t'i arsyetuar ato. Por kam pėrshtypjen se megjithatė kjo ēėshtje do tė kėrkojė edhe inkuadrimin mė tė fuqishėm tė faktorėt ndėrkombėtar nė zgjidhjen e kėsaj sepse nga pėrvoja e deritanishme del se megjithatė nė qeveri ose nė parlament kėto iniciativa sikur nuk realizohen me njė fjalė dėshtojnė.
VELIU: Ėshtė e vėrtetė se shumė iniciativa mbeten tė zvarritura dhe mandej krijohet atmosfera tjetėr, e dėshprimit, prej nga vjen edhe e thėna se nuk u bė nė tė kaluarėn dhe spo bėhet edhe tani. Po thash sė ne gjithmonė kemi qenė tė lidhur me faktorin ndėrkombėtar dhe e kemi aritur qė tė ato tė krijojmė bindjen se shqiptarėt kanė kuadro pėr tė hapur universitetin e tyre. Se shqiptarėt janė shkolluar nė tė gjitha hapsirat e Ballkanit, Evropės dhe botės dhe kanė kuadro qė mund tė bėjnė gara me kolegėt e institucioneve dhe universiteteve tė vendit. Se shqiptarėt, mė nė fund, janė pėrcaktuar jetėsisht pėr perspektivėn e tyre nė kėtė vend, duke u orientuar drejt ngritjes sė kuadrove tė cilat do tė jenė kuadro pėr ndėrtimin dhe zhvillimin e vendit, dhe meqenėse jemi pėrcaktuar pėr kėto, atėherė e kemi bindur faktorin ndėrkombėtar se ne nuk jemi ad hoc dhe nuk kėrkojmė aty pėr aty por ne kėrkojmė zgjidhje afatgjatė tė ēėshtjeve por edhe tė universitetit tė Tetovės dhe zgjidhjet afatshkurta nuk vlejnė. Kėshtu qė, nė kėto pėrpjekje tona, mendoj se kemi bėrė ndryshime, sidomos tek platforma jonė qė e kemi paraparė pėr universitetin. Ne e jemi munduar qė faktorit ndėrkombėtar tia bėjmė tė qartė se shqiptarėve nuk u mjafton vetėm Universiteti i Evropės Juglindore por ju duhet edhe universiteti i tyre, universiteti i Tetovės, i avansuar kuptohet dhe i pėrsosur nė tė gjitha drejtimet. Dhe nga ajo platformė qė ka qenė mė herėt se mund tė shkohet edhe kėshtu pėr njė afat deri sa tė kalojnė krizat e kėtij vendi, kemi kaluar tek njė far lloj gjysėm detyrimi, ose gjysėm obligimi i faktorit ndėrkombėtar se me tė vėrtetė e meritojmė universitetin dhe se duhet tė bėhet kthesė drejt korrigjimeve qė duhet bėrė. Nė kėtė drejtim dhe kemi qenė shum ėtė sinqertė i me plotė bindje faktorit ndėrkombėtar ia kemi bė me dije se kaudrot e UT-sė do tė jenė tė mirėseardhura pėr Universitetin e Evropės Juglindore dhe pėr tė gjithė, kėshtu qė nė platformėn tonė kėto qėndrojnė dhe ne jemi kėmbėngulės qė definitivisht ta zgjidhim ēėshtjen e universitetit tė Tetovės. Mund tė them lirisht si njė e njė qė bėjnė dy se pa implementimin e Marrėveshjes sė Ohrit dhe pa realizimin dhe zyrtarizimin e Universitetit tė Tetovės nuk do tė ketė stabilitet nė kėtė vend.
LOBI: Zoti Fazli, shqiptarėt, ēėshtjen e arsimit nė pėrgjithėsi e veēanėrisht atė tė arsimit tė lartė, respektivisht tw zyrtarizimit tė UT-sė, shpesh, shumė lehtė e kanė lidhur me mosqeverisjen me ministrinė e arsimit nga ana e tyre. BDI-ja e bėri edhe atė hap. Tani ministria e arsimit dhe shkencės drejtohet nga kuadri i BDI-sė nga zoti Aziz Pollozhani. Sa kjo zgjedhje do tė jetė nė funksion tė realizimit tė aspiratave tė shqiptarėve pėr zyrtarizimin e UT-sė? A ka pasur BDI-ja njė pėrcaktim dhe strategji paraprake apo zgjedhje nuk ėshtė bė me kėtė qėllim?
VELIU: Mendoj se ėshtė shansi edhe pėr ministrin qė ai tė bėjė shumė nė kėtė drejtim, por kjo nuk mvaret nga zgjidhja e njė ministri shqiptar. Ėshtė pikėrisht pėrcaktimi i qeverisė, i politikės dhe njėkohėsisht i vizionit tė vendit, tė shtetit, pėr tė bėrė hapa drejt zgjidhjes pozitive tė ēėshtjes sė arsimit tė lartė.
Pėr tu eliminuar diskriminimi - shqiptarėt duhet tė favorizohen
Nėse nuk bėhet ky mund, le tė jeė edhe dy ministra por nuk mund tė lėvizin gjėrat. Shqiptari i zgjedhur nė atė institucion nuk ėshtė vetėm pėr shqiptarėt, ėshtė pėr tė gjithė. Prandaj nėse atij i jepet mundėsia qė palės shqiptare tia plotėsojė atė qė i takon nė kaudėr tė shtetit dhe tė qeverisė do tė ishte shumė pozitive pėr atė dhe vet partinė. Nėse kjo mundėsi i cungohet ai mund tė bėjė pėrpjekje maksimale por nuk mund ta realizojė kėtė qėllim. Mendoj se ministria e arsimit nė tėrėsi do tė ndihmohet shumė nėse do tė ndihmohet ēėshjta e arsimit tė lartė tė shqiptarėve. Mund tė them lirisht se ministria e arsimit duhet tash tė mendojė se si ta nivelizojė ose ta barazojė shkollimin mes shqiptarėve dhe maqedonasve sepse shqiptarėt kanė qenė tė diskruminuar ndėrsa tash e tutje duhet tė jenė tė favorizuar nė mėnyrė qė ata ta kompenzojnė diskriminimin qė e kanė pasur. Mund tė them lirisht se kėto procese nė Gjermani janė tejkaluar para 200 vitesh, nė Kroaci para 150 vitesh e nė shtetet tjera para 100 ose 50 vitesh.
LOBI: Sipas disa informacioneve gjatė bisedimeve nė Ohėr LSDM-ja ka treguar njė fleksibilitet mė tė theksuar lidhur me zyrtarizimin e UT-sė. Megjithatė ēėshtja e UT-sė nuk do tė kalojė lehtė jo vetėm nė kėtė parti por edhe tek opozita, respektivisht VMRO-DPMNE e cila me hapjen e Universitetit tė Evropės Juglindore mendon se e zgjodhi ēėshtjen e arsimit tė lartė tė shqiptarėve. A mendoni se nė kėtė drejtim mund tė ketė edhe pėrplasje dhe tensione nga ana e opozitės, respektivisht shprehje mė e theksuar e pakėnaqėsisė?
VELIU: Ky ėshtė njė lehtėsim qė na vjen lidhur me kėtė subjekt tė zgjedhur tė palės maqedone. Unė nuk kam hyrė mė thellė nė analiza tė tjera se si veprohet, sepse hapur mund tė bėhet njė pėrkrahje, ndėrsa fshehur tė eleminohet kjo pėrkrahje. Kjo mund tė ndodhė edhe tek proceset e implementimit tė Marrėveshjes sė Ohrit. Hapur mund tė thotė LSDM-ja se unė jam pėr kėto dhe ka thėnė qė do tė qėndrojė deri nė fund nė realizimin e Marrėveshjes sė Ohrit. Por, mė thellė, ēka mund tė ndodhė nė kuadėr tė kėtij subjekti, pėr implementimin real tė plotė nuk kam dijeni. Megjithatė ekziston njė ndryshim sepse nuk ka kokėfortėsi mbasi vet subjekti i LSDM-sė e ka parasysh perspektivėn e vendit pėrmes proceseve integruese dhe njėkohėsisht edhe zhvillimeve tė kohės tė cilat shkojnė kah proceset e evropės dhe tė NATO-s. Nėse LSDM-ja del nga ajo lėkurė e hekurt e veprimit tė hershėm dhe tė partive tė tjera mendoj se do tė bėjė mirė edhe pėr vehten edhe pėr vendin por edhe pėr ne shqiptarėt nė mėnyrė qė tė arrijmė tek qėllimi ynė i pėrbashkėt, tek rrugėdalja, qė e kemi nisė nė fillim tė kėsaj interviste, e kėtij vendi dhe kėtyre popujve nga udhėkryqi pėr tė hyrė nė proceset e duhura tė evropės, tė NATO-s dhe tė SHBA-ve. Janė tė varur si shqiptarėt ashtu edhe maqedonėt dhe tė tjerėt nga kėto procese qė sa mė parė ti kalojmė aq mė mirė do tė jetė pėr ato nė mėnyrė qė mos tė mbeten mė nė udhėkryq por tė kenė vizionin e tyre. Unė dėshiroj qė nė tė ardhmen LSDM-ja tė jep shembuj konkret pėr realizimin e Universitetit tė Tetovės. Pėrndryshe siē thash do tė ketė pėrgjegjėsinė pėr vehten dhe pėr vendin nėse ndodh e kundėrta.
------------------------------------------------------
Them lirisht, si njė e njė qė bėjnė dy, se pa implementimin e Marrėveshjes sė Ohrit dhe pa realizimin dhe zyrtarizimin e Universitetit tė Tetovės nuk do tė ketė stabilitet nė kėtė vend.
------------------------------------------------------
Nė fillim tė vitit tė ri shkollor 2003/2004 universiteti ynė tė jetė afėr binarėve real tė zyrtarizimit tė tij. Ne jemi tė pashkėputur nga ky proces dhe e japim kontributin tonė edhe pse duket i zbehtė sepse ne kemi shumė ēėshtje pėr tė realizuar. Megjithatė ne jemi nė rrjedhė dhe jemi ndėr ndihmuesit kryesorė tė kėtij procesi tonė tė shenjtė.
------------------------------------------------------
Nė takimin e fundit qė kemi pasur me ambasadorin e NATO-s zotin Bigman, ai ka theksuar: ekonomia mbi tė gjitha pėr tė lėvizur ēėshtjet brenda vendit. Ne kemi konstatuar ekonomisė i duhen kuadro, do tė thotė se shqiptarėve, vendit i duhet universiteti i tretė pas dy universiteteve qė kanė maqedonėt nė mėnyrė qė kuadrot tė jenė adekuate me standardet e zhvillimeve ekonomike brenda dhe jashtė vendit, qė tė kemi standarde vėrtetė evropiane dhe standarde botėrore pėr tė lėvizur proēeset ekonomike. Ai ka rėnė dakord dhe bėn pėrpjekje, sė bashku me tė tjerėt, qė ne mė nė fund tė arrijmė te qėllimi ynė, zyrtarizimi i universitetit tonė dhe njėkohėsisht pėrgatitjes sė kuadrove permanente, gjatė njė periudhe afatshkurte pėr tė arritur qėllimin dhe arritjen e standardeve tė universiteteve tjera.
------------------------------------------------------
Me Bashkimin Demokratik pėr Integrim vjen njė periudhė tepėr e pėrshtatshe pėr tė zgjidhur definitivisht kėtė ēėshtje madhore tė popullit tonė. Jemi nė rrugė tė mbarė pėr realizimin e kėsaj aspirate tė shqiptarėve dhe kėtė ēėshtje ta rumbullaksojmė me sukses.
|