|
"CONCORDIA": Forca te vjetra me flamur te ri |
|
Nje jave pas nderrimit te misioneve ushtarake mes NATO-s dhe UE-se, ne Maqedoni eshte me sa e qarte se nuk ndodhi asgje dramatike. Duke e shenuar promovimin e forcave evropiane per intervenim te shpejte nje kolege shenoi: "Shumekush pyetet nese prania e tyre eshte me e rendesishme per UE-ne sesa per Maqedonine"
Te henen e kaluar ne oborrin e fabrikes "Gazela" ne Shkup, ne prani te kreut shteteror dhe politik te Maqedonise dhe mysafireve te larte Sekretari i Pergjithshem i NATO-s, Xhorxh Robertson, Havier Solana, njeriu i pare i UE-se per Politike te Perbashket te Jashtme dhe te Sigurise dhe ministrja franceze e Mbrojtjes, Mishel Ajo-Mari dhe ne mungese te te paralajmeruarit Jorgos Papandreu, ministrit te Puneve te Jashtme te Greqise, vend kryesues me UE-ne, u shenua fillimi i misionit te pare ushtarak te EUFOR-it, te quajtur "Konkordia". Ne baze te tri misioneve te NATO-s, forcat e prbashketa evropiane te paralajmeruara vecme nje kohe te gjate u jetesuan ne Maqedoni. Ne nje kohe delikate per marredheniet UE-NATO dhe vecmas disa anetareve te Unionit dhe SHBA-ve nen hije te intervenimit ne Irak. Nese mes nesh ekzistojne pikepamje te ndryshme lidhur me Irakun, rreth Maqedonise pikepamjet tona jane identike, deklaroi i derguari i posacem i UE-se per Maqedonine, Aleksis Bruns, ne intervisten per kete numer te LOBI-t. Dhe me te vertete diplomatet e ketushem te huaj, si ne kor, mundohen te na bindin se edhe krahas dallimeve ekzistuese ndermjet tyre, Misioni i UE-se ne Maqedoni paraqet nje bashkepunim te ngushte te UE- se me NATO-n (Aleanca sipas marreveshjes ajo e ashtuquajtura " Berlin plus" dhe ajo e arritur me UE-ne para do kohe ne Athine edhe me tutje luajne rol kyc ne logjistiken e misionit evropian) dhe e gezon perkrahjen e SHBA-ve (te cilat edhe me tutje jane te interesuara per stabilizimin dhe evrointegrimin e Maqedonise dhe te Ballkanit edhe krahas zerave dhe shenjave se ngadale, por sigurt, po terhiqet nga rajoni). E gjithe kjo ne simboliken e emrit te misionit " Mirekuptimi". "Kjo eshte nje dite e mire per UE-ne dhe NATO-n", deklaroi te henen Havier Solana, "Per dy organizatat tona mesazhi kryesor nuk eshte 'UE- ja po vjen, NATO po shkon' porse me punen tone te perbashket jemi me te fuqishem edhe ketu edhe gjithkund ku nje bashkepunim i tille do te jete i nevojshem". "Supozoj se per maqedonasin e rendomte s`do te kete dallime te medha, me qe niveli i pranise se forcave do te mbetet i njejte, ndersa edhe misioni dhe qellimet dhe roli i ushtareve do te jete pak a shume i njejte", deklaroi admirali gjerman Rajner Feist, Zevendeskomandant i NATO-s per Evrope, njeherit edhe Komandant i Misionit te UE-se ne Maqedoni. PER MISIONIN Misioni ne Maqedoni eshte misioni i pare ushtarak ne kuader te politikes se jashtme dhe te sigurise se UE-se dhe njeherit eshte promovimi i pare i forcave per intervenim te shpejte te UE-se. Keshilli i Unionit Evropian me vendimin qe e mori me 27 janar te vitit 2003 ( te botuar ne gazeten zyrtare te UE-se me 11 shkurt) per se afermi e definoi misionin e operacionit ushtarak te UE-se ne Maqedoni. "Shpallet gatishmeria e UE-se qe te udheheq nje operacion ushtarak i cili do ta vazhdoje operacionin e NATO-s ne IRJM me qellim qe edhe me tutje te kontribuoje per nje mjedis stabil dhe te sigurte, qe t`i mundesoje Qeverise se IRJM-se ta implementoje Marreveshjen kornize te Ohrit" thuhet ne nenin nje te vendimit. "Kontributi i Unionit mbeshtetet ne nje qasje te gjere me aktivitete te cilat i pergjigjen gjithe sektorit te sundimit te se drejtes, duke perfshire ketu edhe programet per ndertimin e institucioneve dhe aktivitetet policore te cilat duhet te jene ne menyre te ndersjelle edhe perkrahese edhe perforcuese", thuhet me tutje dhe qartesohet se aktivitetet e Unionit do te kontribuojne per implementimin e pergjithshem te paqes ne Maqedoni dhe per perfitimet e politikes se pergjithshme te Unionit ne rajon, vecmas ne procesin e stabilizim- asocimit. Ne vendimi perkujtohet se Unioni emeroi nje perfaqesues special me qellim qe te kontribuoje ne konsolidimin e procesit paqesor dhe implementimin e teresishem te Marreveshjes kornize te Ohrit, te ndihmoje ne forcimin e koherences se aksionit te jashtem te UE-se dhe te forcohet koordinimi i angazhimeve te bashkesise nderkombetare qe ta ndihmoje implementimin dhe qendrueshmerine e te kontraktuares ne Marreveshjen kornize. Vendimi per vendosjen e misionit paqesor te UE-se ne Maqedoni eshte marre ne baze te fteses se RM-se derguar UE-se me 17 janar te vitit 2003, qe ta marre persiper pergjegjesine per vazhdimin e misionit te NATO-s "Harmonia aleate". Me vendimin NATO-ja eshte e ftuar qe te pajtohet admirali Rajner Feist, Zevendeskomandant i NATO-s per Evropes, te emerohet Komandant i Misionit paqesor te UE-se, perderisa vete Aleanca eshte e ftuar qe te pajtohet te jete pjese e shtabit operativ dhe komandues te forcave aleate te UE-se. Me vendimin u eshte lene hapesire, pervec vendeve te UE-se, edhe vendeve te cilat nuk jane anetare te UE-s, ndersa jane pjese e NATO- s, pastaj per vendet te cilat ne Kopenhage ishin te ftuara te behen anetare te UE-se, si dhe partnereve potenciale qe te mund te marrin pjese ne misionin ushtarak te Unionit ne Maqedoni. Me qe Misioni i Unionit ne Maqedoni mbeshtetet ne bashkepunimin e ngushte te NATO-s dhe forcave te reja, ne Athine me 14 mars UE-ja dhe NATO-ja e nenshkruajten Marreveshjen per Siguri. me te cilen parashihet shkembim i dokumentave ushtarake dhe informatave te besueshme, si dhe qasje te Unionit deri te kapacitetet per planifikim dhe logjistike te NATO-s. Parlamenti i RM-se me 26 mars e ratifikoi Marreveshjen ndermjet Maqedonise dhe UE-se per statusin e forcave evropiane ne vend. Maqedonia edhe vete kishte dilema rreth asaj se nga cila ane dutet te kthehet ne angazhimet qe NATO-ja te mbetet, ndersa UE-ja te vjen, deri ne momentin kur ata vete nuk arriten kompromis, i cili ne menyre malicioze mund te rezultoje me "mbledhjen e plakave dhe bretkosave". Me fjale te tjera, NATO, ne menyre evidente mbetet jo vetem si baze e forcave te UE-se dhe per shkak te KFOR-it ne Kosove, por edhe per shkak te faktit se Komandant i Misionit eshte njeriu i dyte i Aleances per Evrope. Ketu eshte edhe gjenerali i NATO-s i cili do t`u ndihmoje evropianeve, plus tere perfaqesia civile. UE-ja, nga ana tjeter, edhe pse ende nuk eshte e gatshme qe te udheheq ne menyre te mevetesishme, me gjithate eshte duke realizuar nje mision ushtarak. ASPEKTI I MAQEDONISE Funksioni i EUFOR-it, sikurse misioni i fundit prej tri misioneve te NATO-s ("Harmonia aleate"), barazohet me vete pranine. Ndersa prania asesi nuk mund te barazohet me operacion ushtarak, ajo eshte vetem realizim i qellimeve politike. Per dallim nga "Korrja e domosdoshme" (misioni i pare i NATO-s pas luftes) kur per 30 dite ushtaret e NATO- s te udhehequr nga britaniket e mblodhen armatimin nga guerilet dhe hapen rrugen per vendime politike ne Parlament dhe veteshperberje te UCK-se ose "Dhelpra e kuqerremte", e cila i siguronte monitoruesit e OSBE-se dhe UE-se ne kthimin e policise ne rajonet e krizes, EUFOR-i do te thoshim se tani eshte me shume ne funksion te "mbajtjes se frikes". Me fjale te tjera, misioni ushtarak evropian, detyra kryesore e te cilit eshte ndihme ne implementimin e teresishem te Marreveshjes Kornize qe eshte edhe qellim i veprimit te te gjithe perfaqesuesve tjere te bashkesise nderkombetare terthorazi perforcon presionin te politikanet lokale qe te mos harrojne se implementimi i Marreveshjes Kornize eshte rruga e vetme e cila shpie drejt stabilizimit, demokratizimit dhe evrointegrimit. Edhe pse pikerisht perfaqesuesit e bashkesise nderkombetare mundohen qe te perhapin optimizem ne pikepamje te shpejtesise dhe efikasitetit ne realizimin e Marreveshjes Kornize, pikerisht kohezgjatja e mandatit te EUFOR-it ne Maqedoni me se miri ilustron se gjerat qendrojne pak me ndryshe. Me fjale te tjera, marreveshja ndermjet Maqedonise dhe UE-se flet per mandat gjashtemujor te forcave evropiane. Havier Solana per "Dnevnikun" do te deklaroje se do te mbesin ketu perderisa ka nevoje per pranine e tyre. I derguari i posacem i UE-se Aleksis Bruns nga ana tjeter shfaq shprese se nese gjerat shkojne mire, sic jane duke shkuar, s`ka nevoje per prani te huaj ushtarake ne Maqedoni ne vitin 2004. Perkunder kryeministrit Branko Cervenkovski dhe ministrave te tij nga LSDM-ja, te cilet konsiderojne se ne shtator EUFOR-i do te largohet, me cka do te deshmojme se teresisht e kemi tejkaluar krizen. Kjo laramani zerash, mundet por edhe nuk do te thote se i reflekton vleresimet e ndryshme per situatat ne te cilat gjendemi. Por, evaluimi i parapare (rivleresimi) i situatave ne prag te perfundimit te misionit te UE-se eshte paramenduar si mundesi qe misioni te vazhdoje edhe pas shtatorit. SHQIPTARET DHE MISIONI Nuk eshte kurrfare fshehtesie se NATO dhe amerikanet jane zgjedhja e pare e shqiptareve te ketushem dhe partive te tyre politike. Por, kur ata ia lane vendin UE-se, edhe prania e EUFOR-it eshte e mireseardhur si garanci se shqiptaret edhe kesaj radhe nuk do te kalojne te etshem permes ujit. Politikanet shqiptare, e vecmas ata ne pushtet, nuk shikonin dhe nuk shikojne garanci me te mire per implementimin e teresishem te Marreveshjes Kornize. Dhe po ashtu nuk eshte kurrfare sekreti se edhe ne keto rrethana ata do te insistojne ne prani me afatgjate, por edhe ne presion dhe shtyrje te perfaqesuesve te bashkesise nderkombetare. Edhe kjo mund te jete baza per vazhdimin e mandatit te misionit ushtarak evropian. Por, e gjithe kjo mund te shikohet edhe nga nje kendveshtrim tjeter. Ndarja ne pjesen maqedonase dhe shqiptare te koalicionit ne pushtet edhe lidhur me kete ceshtje vetem e konfirmon tezen se partneret e koalicionit vuajne nga sindromi i mungeses bazike te besimit te ndersjelle. E kjo mund te zvarritet edhe gjate vitit 2004. Ndersa KOMANDANTE TE MISIONIT Keshilli i UE-se me 7 shkurt emeroi admiralin Rajner Feist (Gjermani) per Komadant te Misionit te UE-se ne Maqedoni (ne baze te pajtueshmerise se NATO-s me 6 shkurt te vitit 2003) dhe gjeneralbrugade Pjer Maral nga Franca per Komandant te Forcave te Misionit te UE-se ne Maqedoni. Misioni do te numeroje 350 ushtare nga 27 vende, prej te cilave disa jane prezantuar ne menyre simbolike. perderisa partneret nuk e shikojne njeri-tjetrin si ne te kaluaren) si pale te cilat kane luftuar ndermjet vete) perparim i vertete ne Maqedoni edhe nuk mund te pritet, se paku me kete pushtet. Opozita, edhe ajo maqedonase (VMRO-DPMNE) edhe ajo shqiptare (PDSH), vecme nje kohe te gjate serish e promovon konceptin e shteteve etnike. "Situata eshte permiresuar, por vazhdon nevoja e pranise ushtarake ne vend", deklaroi per Bi-Bi-Si-ne admirali Rajner Feist dhe shtoi: "Nuk presim ofensive te re pranverore. Situata eshte e mire dhe e qete dhe kjo eshte pjese e suksesit te misioneve te meparshme. Por, gjithesesi, nuk mund ta perjashtoni mundesine se do te kete tensione etnike ne rajon". Piter Fejt, i cili si ambasador i NATO-s luajti rol te rendesishem ne negociatat me UCK-ne dhe i cili ne fund te luftes edhe si suvenir e ka uniformen ushtarake te Ali Ahmetit, tani ne rolin e zyrtarit te larte te UE-se, pergjegjes per Misionin ne Maqedoni tingellon ne menyre me pesimiste: "Asnjehere nuk duhet perjashtuar skenarin me te keq". (Lobi)
|