|
Dr. Abdylmenaf BEXHETI: Procesi i Bolonjės nė arsimin e lartė
Shqiptarėt definitivisht duhet tė marrin hisen e vet edhe nė arsimin e lartė, por duhet qasje sistemore dhe menaxhim efikas tė situatave e jo me patriotizėm folklorik, i cili shumė na ka kushtuar. Edhe nė vetė SWOT-analizėn e BE-sė, tė pėrpiluar pėrmes programit PHARE, nė njė segment thuhet se "ekziston mungesė e profesorėve shqiptarė pėr shkollat e mesme nė Maqedoni", si dhe nė raportin e Bankės Botėrore theksohet se "pėrfaqėsimi i shqiptarėve nė nivelin e lartė tė arsimit publik ėshtė i pamjaftueshėm". Edhe kėto dokumente tė rėndėsishme duhet shfrytėzuar pėr ta ballafaquar Qeverinė me argumentet e idhėta pėr atė. Deri kur do tė shėrbejė buxheti "multietnik" i Maqedonisė vetėm pėr financim "monolinguist" tė arsimit sipėror? Kėto ditė shqyrtohet propozim- Buxheti pėr vitin 2003. Ku janė amendamentet e deputetėve shqiptarė nė kushte kur nuk ka propozuar Qeveria pozicion buxhetor? Mjaft mė vetėm me demagogji. Fajtori ėshtė nė radhėt tona
Mė se njė dekadė arsimi i lartė i shqiptarėve nė Maqedoni paraqet sfidė dhe vėrvėlitje e tė gjitha subjekteve politike, arsimore, intelektuale dhe shoqatave e konferencave tė ndryshme nė vend dhe regjion. Fatkeqėsisht, akoma deri mė sot nuk mund tė thuhet se ka njė qasje tė drejtė dhe vizion real pėr zgjidhjen e statusit tė arsimit tė lartė tė shqiptarėve nė Maqedoni. Nė tė kaluarėn atė e kanė penguar gjithnjė e mė shumė maqedonasit, kurse sot e mė tej si duket mė shumė e pengojnė vetė shqiptarėt. Ne akoma nuk kemi guximin intelektual dhe vizionin e drejtė pėr organizimin e arsimit sipėror nė bazė tė kritereve dhe vlerave qė i kėrkon koha dhe tregu.
Ėshtė e drejtė pse shqiptarėt sinonim tė arsimit tė lartė e kanė Universitetin e Tetovės, pasi qė me tė lidhet edhe historia dhe sakrificat kombėtare, por nuk guxojmė qė tė jemi peng i antivlerave dhe tė ngulfatemi nė qasjen "ose-ose". Pa u futur nė historikun e UT-sė, nė baticat dhe zbaticat e tij, nė pėrkrahėsit dhe penguesit, nė "atdhetarėt dhe tradhtarėt", nė ata qė e penguan dhe e nėpėrkėmbėn, sepse njė ditė historia do ta vlerėsojė mė drejtė, dėshiroj tė shtjelloj njė opinion rreth procesit tė arsimit tė lartė nė pėrgjithėsi dhe tė shqiptarėve nė Maqedoni nė veēanti.
Qė tė mos keqkuptohem, paraprakisht pohoj se nuk jam "avokat" i autorizuar i UT-sė, por njėherit mendoj se brenga pėr UT-nė nuk paraqet monopol kombėtar dhe intelektual tė vetėm individėve tė caktuar tė cilėt e kanė personifikuar institucionin deri nė atė masė sa qė janė shndėrruar nė pengesė kryesore pėr zgjidhjen e tij. Problemi i UT-sė, edhe mė herėt nuk ėshtė menaxhuar drejt dhe aq mė pak nė mėnyrė efikase nga vetė shqiptarėt, por definitivisht nė dy vitet e fundit ėshtė problem brendashqiptar dhe brenda vetė institucionit. Se kjo ėshtė kėshtu tregon edhe fakti se palėn maqedonase nuk e shqetėson mė problemi i UT-sė si mė parė, edhe atėher kur pėr tė debatohet nė sallėn e Universitetit tė Shkupit. Nė njė debat, para ca kohėsh, nė prezencėn e kreut tė Universitetit tė Shkupit, Manastirit dhe tė EJL-Tetovė (fatkeqėsisht pa prezencėn institucionale tė UT-sė), nė prezencėn e dekanėve tė tė gjitha fakulteteve nė Maqedoni, si dhe tė kreut tė Ministrisė sė Arsimit dhe tė Shkencės, nė mėnyrė direkte dhe indirekte nga pėrfaqėsuesit e UEJL-Tetovė u kėrkua zgjidhja definitive e UT-sė, si dhe financimi publik i arsimit tė lartė shqip nė tė njėjtėn sasi dhe cilėsi si tė atij maqedonas, me ē'rast nuk u reagua nga auditoriumi maqedonas, ashtu siē jemi mėsuar t'i dėgjojmė, nė pėrjashtim incidental tė kundėrshtarit kujdestar-Cucullovskit. Tani si duket mė tė "interesuar" janė tė tjerėt qė ta zgjidhim kėtė ēėshtje sesa vetė ne shqiptarėt. Sikur dėshirojmė tė mbajmė vazhdimisht ēėshtje tė hapura dhe tė padefinuara, tė jemi aktualė, tė jemi tė komplikuar dhe tė mbajmė peng edhe dhjetra gjenerata. Edhe vetė ata qė ,,mendojnė,, se nė stilin partizan dhe me ,,urraaa,, do tė legalizohet UT-ja, me vetėm gishtat e deputetėve nė Parlament ose Qeveri, e dinė se kjo punė nuk bėhet kėshtu, por ne nuk e dimė se pse ata vazhdojnė tė sillen akoma kėshtu ndaj kėsaj ēėshtjeje tė shenjtė? Krerėt e UT-sė duhet tė krijojnė sistem vlerash dhe kriteresh qė nė ēdo moment do tė ishte i gatshėm pėr kėrkesė akreditimi dhe evaluimi jo vetėm tė brendshėm, por edhe tė jashtėm. Akti i financimit publik (ose siē dėshirojnė ta theksojnė disa si shtetėror-i cili nė kuptimin klasik edhe nuk ekziston mė), paraqet vetėm se pasojė e njė sistemi qė funksionon legalisht i cili mund tė bėhet pėrmes formave tė ndryshme si p.sh. participimi proporcional pėr kokė studenti pėrmes ,,vauēer,, - sistemit, qė realisht mė lehtė mund ta aplikojė ministri i Arsimit, pasi qė tė pėrcaktohet interesi publik pėr drejtime pėrkatėse, gjithmonė nė krahasim me palėn maqedonase. Nė tryezėn e lartpėrmendur kjo ,,detyrė shtėpie,, edhe ju dha ministrit tė Arsimit, qė proporcionalisht tė ndajė mjetet buxhetore prej mbi 20 milionė euro tė destinuara pėr arsimin e lartė nė Maqedoni, dhe pėr tė cilėn po ashtu nuk pati reagime tė argumentuara.
Nėse pėr ēėshtje politike nuk na pranuan deri tani tė brendshmit, pse vallė nuk na pranojnė ata qė shumė na adhurojnė-ndėrkombėtarėt? Nuk janė raste tė rralla nė pėrvojat e ngjashme nė botė kur njė shtet nuk lejon bile edhe universitete private, por megjithate ato funksionojnė, siē ėshtė rasti me Universitetin Amerikan nė Greqi, i cili krijon renome dhe punon vite me radhė por akoma i paakredituar nga qeveria greke sepse nuk ekzistojnė mundėsi ligjore pėr tė.
Pėr kėtė fare nuk brengosen amerikanėt sepse e njohin ,,mallin e tyre,, dhe akreditimi i institucionit tė kėtijė universiteti bėhet pėrmes evaluimit ndėrkombėtar nė universitetet e SHBA-ve.
Nė funksion tė golgotės universitare tė shqiptarėve nė Maqedoni, shpesh, bile edhe me vend e pa vend, pėrmendet Deklarata e Bolonjės, edhe pa i ditur kriteret, standardet dhe principet e saj. Nėnshkruese tė Deklaratės sė Bolonjės janė 33 shtete dhe njėherit pesė shtete janė aplikante tė saj nė mes tė cilėve edhe Maqedonia. Kjo Deklaratė nuk paraqet vetėm deklaratė politike, por mbi tė gjitha paraqet njė proces tė njė programi aksionar, me objektiva tė pėrbashkėta tė definuara qartė dhe drejtė me destinim nė "stacion tė fundit" nė vitin 2010. Objektivat kryesorė tė kėtij procesi gjithaq tė komplikuar dhe tė gjatė, por me efektivitet tė lartė janė:
-krijimi dhe adaptimi i njė kornize tė pėrbashkėt me njė shkallė tė caktuar tė kompatibilitetit-pėrmes implementimit tė institutit "Shtojca e Diplomės" (Diploma Supplement)
-hyrje nė njė shkallėzim tė sistemit tė arsimit tė lartė nė tė gjitha vendet me kohėzgjatje jo mė tė shkurt se 3 vite (kufizohet minimumi e jo maksimumi) me relevancė pėr tregun e punės,
-sistemi i kompatibilitetit kreditor si shprehje e sasisė sė studimit me mundėsi pėr transfer dhe mobilizim tė studentėve-ECTS ("Europian Credit Transfer System"),
-determinimi i nivelit evropian tė kualitetit me kritere dhe metoda krahasuese, dhe
-eliminimi i pengesave dhe ngecjeve drejt lėvizshmėrisė sė lirė tė studentėve, profesorėve universitar dhe stafit kėrkimor-shkencor e administrativ.
Nė vetė tekstin e Deklaratės sė nėnshkruar thuhet se ajo paraqet ,,njė dokument ēelės nė pikat kyē tė zhvillimit tė arsimit tė lartė,,.
Logjika e kėtij dokumenti qėndron nė procesin e globalizimit dhe pėrshtatjen e botės njė ,,qyteze tė vogel,, ku do aplikohen standarde tė dijeve konform kėrkesave tė tregut. Kjo mund tė duket iluzore, ashtu siē para vetėm njė dekade dukej shitja e prodhimeve pėrmes Internetit!
Megjithatė, procesi i Bolonjės nė zhvillimin e arsimit tė lartė nuk duhet tė shihet si njė ,,uniformim,, i arsimit tė lartė, sepse kjo edhe s'ėshtė e mundur, por gjithmonė duhet pasur parasysh specifikat pėrkatėse vendore, vlerat e ndryshme kulturore, traditat etj. por krejt kėto nuk mund tė shėrbejnė si alibi pėr tė rezistuar kėtėt proces. Jo rastėsisht ėshtė lėnė njė periudhė e tranzicionit jo mė pak se 10 vite, e cila realisht edhe mund tė zgjatet, meqė dallimet nė nivele nė start janė shumė tė shprehura. Trendi dhe dinamika e implementimit tė procesit tė Bolonjės nuk nėnkupton vetėm periudhė kohore nė tė cilėn do tė pėrgatiten vetėm aspektet formale dhe teknike, por reforma esenciale konform kėsaj Deklarate nėnkupton njė proces tė sofistikuar dhe shumėdimensional. Ky proces nėnkupton edhe ndryshimin e mėnyrės sė tė menduarit dhe mentalitetin e ,,alamet,, profesorėve universitarė tė cilėt edhe janė pengesė agresive e kėtij procesi, pasi qė nė qendėr tė vėmendjes e vėnė veten e jo studentin-pėr tė cilin edhe ekzistojnė ata. Njė profesor i reformuar i pedagogjisė (edhe pse relativisht i moshuar) me tė drejtė thekson se sė pari duhet t'i ,,aterojmė,, nė tokė alamet profesorėt dhe pastaj do tė mund t'u futemi reformave. Nė kėtė drejtim fare mė lehtė s'e kanė edhe pala maqedonase e cila gjatė kohė ,,ja ka parė hairin,, sistemit tė arsimit tė lartė dhe me ,,tė drejtė,, kundėrshtojnė procesin, por tek ata ekziston njė dallim qenėsor se ata mė shumė e respektojnė autoritetin vendosės se ne qė ,,jemi,, tė gjithėdijshėm.
Shqiptarėt definitivisht duhet tė marrin hise e vet edhe nė arsimin e lartė, por duhet qasje sistemore dhe menaxhim efikas tė situatave e jo me patriotizėm folklorik i cili shumė na ka kushtuar. Edhe nė vetė SWOT-analizėn e BE-sė tė pėrpiluar pėrmes programit PHARE nė njė segment thuhet se ,,ekziston mungesė e profesorėve shqiptarė pėr shkollat e mesme nė Maqedoni", si dhe nė raportin e Bankės Botėrore theksohet se ,,pėrfaqėsimi i shqiptarėve nė nivelin e lartė tė arsimit publik ėshtė i pamjaftueshėm,,.Edhe kėto dokumente tė rėndėsishme duhet shfrytėzuar pėr ta ballafaquar Qeverinė me argumentet e idhėta pėr tė. Deri kur do tė shėrbejė buxheti ,,multietnik,, i Maqedonisė vetėm pėr financim ,,monolinguist,, tė arsimit sipėror? Kėto ditė shqyrtohet propozim-Buxheti pėr vitin 2003. Ku janė amendamentet e deputetėve shqiptarė nė kushte kur nuk ka propozuar qeveria pozicion buxhetor? Mjaft mė vetėm me demagogji. Fajtori ėshtė nė radhėt
tona. (Huazuar nga Lobi)
|