|
E treta-e vėrteta ose...
Me instalimin e PDSH-sė nė pushtetitn ekzekutiv projekti i UT-sė nisi tė merrte njė dimension tjetėrfare nga ai burimor. Marrėveshja e Ohrit ēėshtjen e UT-sė nuk e definoi. Pėr kėtė janė tė vetėdijshėm tė gjithė qė ishin tė inkuadruar nė bisedime, duke pėrfshirė edhe faktorėt ndėrkomėtarė tė cilėt kanė premtuar se kjo ēėshtje duhet tė zgjidhet nė favor tė shqiptarėve. Nė hyrje tė pallatit tė UT-sė qėndrojnė emrat e katėr studentėve tė kėtij instuticioni qė ranė dėshmorė pėr arsimim, gjuhė, liri e barazi tė shqiptarėve. Dy partitė politike shqiptare, PPD-ja dhe PDSH-ja, tė cilat deklarativisht u angazhuan pėr zyrtarizimin e UT-sė, nuk e pėrmbushėn kėtė obligim
Ishte befasi e kėndshme pėr shumė shqiptarė qė nga viset e ndryshme tė Maqedonisė mė 17 dhjetor tė vitit 1994 ia mėsynė Tetovės. Erdhėn ata pėr tė marrė pjesė nė shpalljen e aktit tė themelimit tė Universitetit tė Tetovės. Dhe tė gjithė mbetėn tepėr tė kėnaqur, edhe pse nuk morėn pjesė nė kėtė akt. Njė natė mė parė rreth orės 20 redaksia ime kėrkoi qė urgjentisht tė verifikoj lajmin se akti i themelimit ėshtė bėrė po atė mbrėmje. S'e kisha tė vėshtirė kėtė punė, meqė isha plotėsisht i njoftuar pėr rrjedhėn e ngjarjes. "Flaka e vėllazėrimit" (sot "Flaka") lajmin pėr nėnshkrim e aktit tė themelimit tė UT-sė e botoi nė tėrė faqen e vet tė parė. Asaj nate nė disa restorante tė Tetovės festohej. Festonin ata qė kishin nėnshkruar aktin e themelimit, por edhe tė tjerėt. Tetovarėt shpejt e kuptuan kėtė lajm tė gėzueshėm, ndėrsa tė tjerėt tė nesėrmen kur e lexuan nė gazetė. U bėnė shumė muhabete e polemika rreth asaj se kush atė natė e nėnshkroi kėtė dokument, ku u nėnshkrua, kush ishte iniciator i saj dhe shumė pyetje tė tjera tė cilat gjatė kėtyre viteve partitė politike tentuan t'i shfrytzojnė pėr vete pėr tė shtuar ndikimin partiak nė popullatė. Por, kjo i takon historikut tė UT-sė, i cili deri mė sot pėr shumėēka ėshtė begatuar dhe do tė mbetet nė analet e tij si dokument me peshė tė lartė. Vetėm disa ditė mė vonė Partia pėr Prosperitet Demokratik bėri koalicion qeveritar me LSDM-nė dhe Partinė Liberal Demokrate tė Andovit, e cila abstenoi nga votimi pėr shkak tė qėndrimit tė PPD-sė ndaj Universitetit tė Tetovės nė themelim. Kaluan vetėm dy muaj nga kjo ditė kur nė kėtė universitet u mbajt ligjėrata e parė, ndėrsa njė ditė mė vonė nė fshatin Reēicė nga intervenimi i policisė u vra Abdylselam Emini. Po atė natė u arrestuan disa figura shqiptare qė drejtpėrdrejt ishin tė angazhuar nė punėn e UT-sė.
Rektori Fadil Sulejmani, kryetari i Senatit Milaim Fejziu, Arben Rusi, Musli Halimi e Nevzat Halili ndėrkohė vuajtėn dėnime me burg pėr shkak tė aktiviteteve tė ndryshme. Disa aktivistė tė PPDSH-sė sė atėhershme ata madje nė burg i pėrcollėn me kėngė e tupana (nė shenjė pėrkrahjeje). Ministri i atėherėshėm i Punėve tė Brendshme, Lubomir Fėrēkovski, tha se "lindi njė foshnje e vdekur", ndėrsa deputeti Xheladin Murati pati deklaruar se "foshnja e lindur" duhet tė kultivohet.
UT-ja, projekt gjithėpopullor
U hapėn shumė shtėpi e objekte tė tjera pėr mbajtjen e ligjėratave tė para. Popullata shqiptare filloi ta hap qesen e vet. Gratė nga qafa i hoqėn pesėlirshet e nusėrisė. Pleqtė paratė e destinuara pėr haxhillėk i derdhėn nė arkat e UT-sė. Kėshtu ishte nisma e misionit mė tė lartė tė intelektualėve shqiptarė pėr themelimin e vatrės mė tė lartė tė dijes. UT-ja u bė projekt gjithėpopullor. Ndėrkohė, kur nė mjediset tona ende nuk dihej pėr rrjetin kompjuterik "internet", njė djalosh tetovar me studim nė SHBA-Robert Nesimi e hapi faqen e UT-sė nė internet, e cila pėr pak kohė u vizitua nga shumė shfrytėzues anekėnd botės.
Dėshirėn dhe nevojėn pėr tė ligjėruar nė kėtė universitet e shfaqėn shumė profesorė nga vise tė ndryshme shqiptare. Pati edhe tė atillė qė pėr hesape tė ndryshme politike dhe personale nuk treguan gatishmėri pėr ligjėrim, por edhe tė atillė qė u deklaruan se do tė punojnė edhe pa kompensim.
Ashtu si ngritej UT-ja, tensionohej edhe politika e subjekteve politike shqiptare, duke dashur qė ēdonjėra tė marrė primatin pėr kontributin qė ka dhėnė. Po kėtij teli fatkeqėsisht filluan t'i bien edhe disa udhėheqės tė universitetit. Pak mė fitimtarė nga e gjithė kjo doli struktura politike e PPDSH-sė, e cila dalėngadalė u paraqit si mbrojtėse e denjė e kėtij instuticioni, duke anatemuar PPD-nė si bashkėpunėtore tė qeverisė qė nuk lejon zyrtarizimin e Universitetit. Udhėheqja e Universitetit, nė krye me rektorin Sulejmani, thuajse u mishėrua me kėtė parti politike, deklaratat e sė cilės ishin tepėr joshėse pėr udhėheqjen e UT-sė. Dhe, kėshtu, dalėngadalė filloi edhe diferencimi kadrovik, viktimė e tė cilit i pari ra ish-deputeti i PPD-sė, Sejfedin Haruni me largimin nga Senati i UT-sė.
Koha e bėn tė veten, radhėt e UT-sė ditė pėr ditė ngjesheshin me studentė dhe profesorė tė lėmenjve tė ndryshėm qė dijen e vetė nuk nguruan ta vėnė nė shėrbim tė tė mirės tė shqiptarėve. U bėnė edhe zgjedhjet lokale dhe partitė shqiptare nuk u ndalėn duke trumpetuar se janė ato qė do ta zyrtarizojnė UT-nė. E gjithė kjo, megjithatė, mė mirė dhe me sukses doli pėr PPDSH-nė.
Problemet subjektive tė UT-sė - enigmė
Si ēdo instuticion nė themelim qė ballafaqohet me probleme tė natyrave tė ndryshme, edhe UT-ja nuk mundi t'u bėj ballė problemeve objektive dhe subjektive. Pėrderisa ato objektive ishin tė kuptueshme dhe tejkaloheshin me shumė vėshtirsi dhe nė hapa, problemet e natyrės subjektive megjithatė mbeteshin paksa enigmatike. Megjithatė, punėt fatkeqėsisht filluan tė shpėrthejnė kur katėr figurat mė tė rėndėsishme tė UT-sė: Fadil Sulejmani, Milaim Fejziu, Agni Dika dhe Murtezan Ismaili u konfrontuan dhe u akuzuan pėr ēėshtje tė cilat hidhnin dyshim nė sinqeritetin dhe ndershmėrinė e punės qė e kryejnė. U tha se prorektorėt Dika e Ismaili janė sjellė me papėrgjegjėsi dhe kanė abuzuar mjete materiale. Kėta dy, si edhe shumė profesorė tė tjerė, u detyruan tė largohen nga UT-ja. Ashtu siē kalonte koha, nė heshtje, me motive dhe arsyetime tė ndryshme filloi edhe diferencimi i kuadrove tė tjera universitare dhe zėvendėsimi i tyre me tė atillė qė kishin njohuri dhe bagazh modest shkencor. Kėsisoj disa kuadro largoheshin e tė tjerėt vinin dhe tė gjithė heshtazi kėto gjėra i pranonin si normale, duke u arsyetuar me nevojėn e zhvillimit tė institucionit dhe mbėshtejtjes verbale qė kėrkohej prej tė gjithėve qė ligjėronin aty. Nuk ėshtė i vogėl numri i atyre qė sot nuk gjenden nė kėtė instuticion. Flitet pėr shifėr prej mbi 100 profesorėve.
Ndodhėn zgjedhjet parlamentare tė vitit 1998 dhe platforma e pėrbashkėt e partive politike shqiptare. Ishte Universiteti i Tetovės njė nga ēėshtjet themelore qė pritej bashkėrisht ta zgjidhnin kėto parti. Por nga kjo nuk doli gjė, sepse partitė shqiptare nuk ishin bashkėrisht nė udhėheqjen e pushtetit ekzekutiv. UT-ja mbeti vetėm si projekt deklarativ parazgjedhor. PDSH-ja qė formoi qeverinė me "partnerin strategjik" kėtė ēėshtje as qė e diskutoi gjatė bisedimeve pėr koalicion. Nga ky moment fillon edhe luhatja e udhėheqjes sė UT-sė ndaj PDSH, largimi i padiktueshėm nga ajo dhe afrimi me PPD-nė. Nuk kishte rast qė politikanėt shqiptarė nė takime tė ndyshme me ndėrkombėtarėt, por edhe nė deklarimet pėr opinion, tė mos e theksojnė ēėshtjen e zyrtarizimit tė UT-sė. Megjithatė, ky aktivitet deklarativ nuk ishte i mjaftueshėm sepse nuk shihej asgjė konkrete.
UT-ja vazhdonte me zgjerimin e vet edhe me fakultetet tė reja pėr tė cilat thuhej se nuk ka kushte. Kuadrot vinin e shkonin, por pse shkonte dikush, pse vinte tjetri, pėr tė shkuar mė vonė, mbetet nė njohuri tė pėrgjegjėsve tė UT-sė dhe enigmė pėr tė gjithė qytetarėt qė kėtė instuticion e kanė mbėshtetur dhe e mbėshtesin nė forma dhe mėnyra tė ndryshme, sipas mundėsive dhe afiniteteve. Pėrkujdesja pėr ardhmėrinė e UT-sė gjithnjė u ėshtė lėnė strukturave udhėheqėse tė kėtij institucioni. Ndėrkaq nga qytetarėt ėshtė kėrkuar mbėshtetja materiale dhe morale, kurse nga partitė politike angazhimi institucional politik pėr zyrtarizim, gjė qė ata gjithmonė zėshėm janė zotuar se do ta bėjnė.
Udhėheqja e UT-sė lirohet nga "kuadrot e PDSH-sė"
Projekti i universitetit i cili nė fillim fuqimisht u mbėshtet nga PPDSH-ja dhe Partia Demokratike Popullore, me instalimin e kėtyre nė pushtetitn ekzekutiv tė Republikės sė Maqedonisė nisi tė marrė njė dimension tjetėrfare nga ai burimor. Nė vitin 2000 qeveria e "partnerėve strategjikė" propozoi zgjidhjen solomone pėr kėtė instuticion mė tė lartė tė shqiptarėve, duke u angazhuar pėr themelimin e njė universiteti tjetėr, me "kritere dhe standarde evropiane" si zėvendėsim pėr "kotecat e pulave", qė nė pėrdorim popullor u quajt Universiteti i Shtulit. Kėto "kurse dhe seminare pėr ēinovnikė e administratorė" nuk mund tė zėvendėsojnė Universitetin e Tetovės, ishte mendim i thuajse mbarė popullatės shqiptare nė Maqedoni. Kėto mendime e vlerėsime nuk mundėn ta ndalin Parlamentin e Maqedonisė, i cili nė korrik tė kėtij viti (2000) miratoi Ligjin e arsimit sipėror, me tė cilėn gjė u dha sinjal pėr hapjen e Universitetit tė Evropės Juglindore nė Tetovė, pėr tė cilin me tė madhe u angazhua PDSH-ja. PPD-ja i mbeti besnik qėndrimit fillestar pėr zyrtarizimin e UT-sė si zgjidhje e vetme dhe mė e preferueshme pėr arsimin sipėror tė shqiptarėve. E indinjuar nga qėndrimi i PDSH-sė dhe zgjidhja qė u propozua, udhėheqja e UT-sė e mori mbėshtetjen e PPD-sė dhe shoqatave e asociacioneve tė tjera shqiptare pėr tė kundėrshtuar zgjidhjen. U organizuan protesta nė tė gjitha vendbanimet mė tė mėdha shqiptare. Por Qeveria vazhdoi me punėn e vet rreth hapjes sė UEJL-it. Nė kėtė projekt u pėrfshinė mjaft kuadro tė mėhershme tė UT-sė, me nė krye Alajdin Abazin e Murtezan Ismailin. E mllefosur nga "tradhtia" dhe puna pas shpine e disa kuadrove partiake tė PDSH-sė, udhėheqja e UT-sė ata i largoi nga procesi mėsimor. Por kontingjenti i larguar nuk e pati vėshtirė qė shumė shpejt tė pėrfshihet nė procesin arsimor nė UEJL. Rrugėn e tyre, me arsyetime tė ndryshme, shumė shpejt e ndoqėn edhe mjaft kuadro tė tjera tė UT-sė, pėrfshi kėtu edhe individė qė, mė parė, pėr asnjė ēast nuk ndaheshin nga Fadil Sulejmani, madje edhe llogariteshin si beniaminė tė tij. Nė UEJL strehim gjeti edhe njė numėr i kuadrove qė, edhe pse kishin mundėsi dhe ofertė, nuk ishin tė pėrfshirė nė UT. Tė ardhurat nė UEJL natyrisht janė shumė mė tė larta nė krahasim me UT-nė, andaj edhe kjo ėshtė njė nga motivacionet e disa kuadrove.
I ngushtuar nga dalja e Alternativės Demokratike nga Qeveria, Lubēo Georgievski u pėrpoq tė krijojė njė shumicė mė stabile parlamentare duke i ofruar PPD-sė pjesėmarrje nė pushtet. Megjithatė, hesapi i tij hasi nė gozhdė me tė lexuar tekstin e platformės pėr bisedime, ku dy pikat e para bėnin fjalė pėr zyrtarizimin e UT-sė. Ishte hera e parė qė ai zyrtarisht duhej tė bisedonte pėr kėtė ēėshtje. Ishte hera e parė qė shqiptarėt para organeve zyrtare dilnin me kėrkesė formale pėr zyrtarizimin e UT-sė. Gatishmėria e tij e shprehur pėr takimin qė vet e caktoi me pėrfaqėsuesit e UT-sė u zhduk si flluskė sapuni nga "ndėrhyrjet e krerėve tė PDSH". Nė pamundėsi qė tė bindė udhėheqjen e PPD-sė pėr tė hequr dorė nga UT-ja, Georgievski lojalitetin ndaj Qeverisė filloi ta kėrkojė nė kontaktet individuale me deputetė tė kėsaj partie. Ėshtė kjo kohė kur udhėheqja e UT-sė shpresat pėr mbėshtetje institucionale-politike i kishte tė drejtuara vetėm nga PPD-ja, ndėrsa qėndrimi ndaj PDSH-sė ishte skajshmėrisht negativ.
Koha e bėri tė veten dhe nė skenė doli Ushtria Ēlirimtare Kombėtare, nė tė cilėn popullata shqiptare i mbėshteti shpresat se mbi tė gjitha ėshtė ajo qė do ta kurorėzojė kėrkesėn e shqiptarėve pėr universitet publik nė gjuhėn shqipe. Rrjedha e ngjarjeve tė vitit 2001 solli deri nė nėnshkrimin e Marrėveshjes sė Ohrit, e cila megjithatė ēėshtjen e UT-sė nuk e definoi. Pėr kėtė janė tė vetėdijshėm tė gjithė ata qė drejtpėrdrejt ishin tė inkuadruar nė bisedimet e Ohrit, duke pėrfshirė edhe faktorėt ndėrkomėtarė tė cilėt kanė premtuar se kjo ēėshtje gjithsesi do tė kihet parasysh dhe se duhet tė zgjidhet nė favor tė shqiptarėve. Nuk ėshtė e panjohur se njė numėr i konsiderueshėm i tė rinjve shqiptarė radhėve tė UĒK-sė iu bashkangjit pikėrisht pėr shkak tė pakėnaqėsisė me statusin e UT-sė. Nė hyrje tė pallatit tė UT-sė tashmė qėndrojnė emrat e katėr studentėve tė kėtij instuticioni qė ranė dėshmorė pėr arsimim, gjuhė, liri e barazi tė shqiptarėve.
Ndėrkohė nė skenėn politike tė Maqedonisė u paraqit Bashkimi Demokratik pėr Integrim, si subjekt politik i dalė nga gjiri i UĒK-sė. Pėrfaqėsuesit e BDI-sė fuqimisht u angazhuan pėr zgjidhjen e statusit tė UT-sė, duke formuar njė grup special pėr kėtė ēėshtje i cili nė lėvizje i vuri disa mekanizma me anė tė cilėve u krijuan kushte pėr tė bėrė ndėrrime nė kreun e UT-sė. E gjithė kjo pėrfundoi me njė konkurs pėr rektor tė ri tė UT-sė dhe zgjedhjen e dr.Ramiz Abdylit pėr rektor. Por, paraprakisht rektori i mėparshėm kishte bėrė ndryshime nė statutin e Universitetit, me anė tė cilit, siē thotė rektori aktual, "statuti i UT-sė zvogėlon kompetencat e rektorit dhe zmadhon njėkohėsisht kompetencat e bordit tė UT-sė; kjo nė njė farė mėnyre, pėr tė mbajtur nėn kontroll rektorin e UT-sė". E nė krye tė bordit gjendet ish -rektori Sulejmani. Rektori i ri postin e ka pranuar mė njė nėntor tė vitit tė kaluar, por qė nė fillim ėshtė ballafaquar me probleme tė natyrave tė ndryshme, posaēėrisht tė atyre organizative-kadrovike, sepse ėshtė ndeshur me njė gjendje kur nė shumė fakultete ka kuadro tė cilat nė kėto vende kanė ardhur si pasojė e largimit tė shumė profesorėve nga procesi arsimor pėr shkak tė konfrontimeve qė kėta i kanė pasur me rektorin Fadil Sulejmani. "Kėshilli i dekanėve ėshtė krijuar pas mosmarrėveshjeve qė kanė pasur me rektorin e mėprashėm lidhur me obcionet dhe pikėpamjet, mė duket, pėr modalitete pėr legalizimin e UT-sė. Nuk jam i njohur hollėsisht pėr to, por ato mosmarrėveshje dhe fėrkime kanė rezultuar me pezullimin nga puna tė gjithė atyre kuadrove qė e kanė kundėrshtuar njė obcion apo mendim tjetėr tė vetėm alternativ", ka deklaruar nė dhjetor tė vitit tė kaluar rektori Ramiz Abdyli.
BDI-ja kėrkon ndihmėn e ndėrkombėtarėve
Nė zgjedhjet e vitit tė kaluar ish-rektori Sulejmani u kandidua pėr deputet nė listėn e Partisė Demokratike Kombėtare, ndėrsa katėr partitė politike shqiptare lidhur me ēėshtjen e UT-sė u shprehėn: PDK-ja ndaj UT-sė sillet si me simbolin e pėrpjekjes dhe sakrificės mė sublime kombėtare pėr arsimim, dije dhe pėrparim, pėr PPD-nė UT-ja mbetet ēėshtja mė e rėndėsishme pėr shqiptarėt e Maqedonisė dhe ēėshtje qė duhet tė zgjidhet. PDSH-ja ofron qė ēėshtjen e Universitetit tė Tetovės ta zgjidhim duke e inkorporuar atė nė Universitetin e Evropės Juglindore, ndėrsa BDI-ja do tė angazhohet pėr zgjidhje tė ēėshtjes sė UT-sė me pėrdorim tė financave shtetėrore
. dhe do tė kėrkojė angazhimin e ekspertėve ndėrkombėtarė pėr tė ndihmuar ēėshtjen e akreditimit dhe reformimit tė UT-sė.
Aktualisht procesi edukativo-arsimor nė UT zhvillohet normalisht si viteve tė kaluara, duke u ballafaquar me tė gjitha problemet qė kėtė institucion e kanė ndjekur qė nga themelimi. Dy partitė politike shqiptare, PPD-ja dhe PDSH-ja, tė cilat deklarativisht u angazhuan pėr zyrtarizimin e UT-sė, nuk e pėrmbushėn kėtė obligim. PPD-ja, megjithatė, kurrė nuk hoqi dorė nga kjo detyrė, ndryshe nga PDSH-ja e cila u angazhua pėr njė zgjidhje gjysmake.
Shqiptarėt gjithmonė kanė menduar se do tė ishte mė lehtė nėse nė krye tė Ministrisė sė Arsimit qėndron njė shqiptar. Bashkimi Demokratik pėr Integrim nė krye tė Ministrisė sė Arsimit vendosi njė kuadėr tė vet. Ajo ėshtė njė parti e cila doli nga UĒK-ja dhe anėtarėt e saj, por edhe tė gjithė shqiptarėt, shpresojnė se mė nė fund zyrtarizimi i Universitetit tė Tetovės do tė bėhet realitet jo pėr shkak se Ministri i Arsimit ėshtė shqiptar, por pėr shkak se atė e kėrkon nevoja dhe realiteti. Pėr kėtė janė tė vetėdijshėm qė tė gjithė shqiptarėt, por do tė jetė e nevojshme qė tė binden edhe subjektet politike maqedonase. Si ministri Pollozhani, ashtu edhe njerėzit e BDI-sė kanė pikėpamjet dhe strategjinė e vet tė pėrcaktuar, nėse dėshirojnė qė tė dalin tė suksesshėm nė politikė. Nuk janė tė rralla edhe mendimet se pa UT-nė ardhmėria e Maqedonisė nuk mund tė jetė me perspektivė, e kjo ėshtė sinjali i mjaftueshėm pėr qeveritarėt aktualė dhe tė kaluar.
Ėshtė e pamohueshme se deri mė tani kanė munguar aktivitetet konkrete dhe gatishmėria e subjekteve politike shqiptare pėr t'iu qasur me seriozitet dhe me kėmbėngulėsi zgjidhjes sė kėsaj ēėshtjeje. Dy partitė qė deri mė tani ishin pjesėmarrėse nė Qeveri nuk arritėn qė ta zgjidhin kėtė. Partia e tretė-BDI-ja, e cila nuk u ngrit nė subjekt politik nė kurriz tė UT-sė, i ka tė gjitha gjasat qė me njė angazhim tė mirėfilltė t'i dalė nė krye kėsaj dėshire tė madhe tė shqiptarėve pėr zyrtarizimin e UT-sė. Fjala popullore thotė: e treta-e vėrteta. Dhashtė Zoti qė puna tė dalė kėshtu.
-
Mahi Nesimi
|