A do tė reformohet dhe a do tė hapet AMSHA edhe pėr shqiptarėt?

    

Mr. Nazmi MALIQI


Nė qoftė se AMSHA vazhdon tė jetė institucion njėnacional, atėherė intelektualėt shqiptarė do tė jenė tė detyruar qė tė kėrkojnė mėnyrėn institucionale tė organizimit tė tyre pėr verifikimin, pėr nxitjen dhe pėr zhvillimin e shkencės, kulturės, artit dhe veēoritė qė kanė tė bėjnė me krijimtarinė shkencore dhe artistike tė shqiptarėve tė Maqedonisė. Nga diskutimet nė Forum doli edhe propozimi pėr themelimin e njė institucioni pėrkatės tė Shkencės dhe tė Artit tė Shqiptarėve nė Maqedoni




Forumi i Unionit tė Inteligjencies Shqiptare kėto ditė u prononcua pėr gjendjen dhe problemet nė sferėn e shkencės, tė arsimit dhe tė kulturės. Nė kėtė kontekst dhe me rastin e kandidimit pėr anėtarė tė rinj tė AMSHA-sė. Forumi diskutoi edhe pėr pozitėn shoqėrore tė kėtij institucioni tė lartė dhe nėnvizoi rolin e posaēėm tė Akademisė pėr verifikimin, afirmimin dhe nxitjen e zhvillimit shkencor dhe kulturor nė shoqėri. Por, njėkohėsisht, konstatoi edhe disa mangėsi qė kanė tė bėjnė me veprimtarinė dhe pėrbėrjen e Akademisė.


Vetė emri i Akademisė e shndėrron atė nė njė institucion thjesht njėnacional dhe e veēon nga vlerat shkencore dhe kulturore tė bashkėsive tė tjera etnike tė Maqedonisė. Nė Akademi, siē dihet, nuk ekzistojnė sektorė dhe projekte hulumtuese, bie fjala, pėr historinė, kulturėn, gjuhėsinė, folklorin etj. pėr bashkėsitė e tjera etnike jomaqedonase nė Maqedoni. Ėshtė i dukshėm sidomos fakti se nė Maqedoninė multietnike institucioni mė i lartė shkencor dhe artistik ėshtė akoma me pėrbėrje njėnacionale. 


Nė Akademinė Maqedonase ėshtė shumė e vėshtirė, nė mos e pamundur, qė kandidatėt shqiptarė, me vepra shkencore dhe artistike nė gjuhėn shqipe, tė propozohen anėtarė tė saj. Shkencėtarėt dhe artistėt e dėshmuar shqiptarė duhet tė jenė prezentė nė Akademi nė pėrputhje me kontributin e tyre nė sferat e ndryshme tė shkencės dhe tė artit. Kėshtu siē ėshtė, AMSHA nuk i josh krijuesit shqiptarė dhe pjesėmarrja e tyre nė tė nuk ėshtė satisfaksion. 


Forumi vlerėson se ėshtė i nevojshėm reformimi i Akademisė, nė mėnyrė qė ajo tė bėhet njė institucion i hapur, ku verifikohen dhe afirmohen vlerat mė tė larta krijuese tė Maqedonisė multietnike. Nė kėtė drejtim, para sė gjithash, AMSHA duhet ta ndėrrojė emrin nė Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Maqedonisė. 


Forumi vlerėson se krijuesit shqiptarė duan ta japin kotributin e tyre edhe nė kėtė institucion , por edhe qė prezenca e tyre tė pėrkojė me vlerat shkencore dhe artistike qė kanė. Prandaj, krahas kėrkesės pėr reformim tė Akademisė Maqedonase tė Shkencave dhe tė Arteve, Universiteti i Tetovės, Universiteti i Evropės Juglindore nė Tetovė, Fakulteti Pedagogjik (nė gjuhėn shqipe) nė Shkup, Katedra e Gjuhės dhe Letėrsisė Shqiptare nė FF tė USH, Shoqata e Shkrimtarėve Shqiptarė tė Maqedonisė , Shoqata e Botuesve Shqiptarė nė Maqedoni, institucionet arsimore qeveritare, ku janė prezent shqiptarėt, duhet tė paraqesin interesimin e tyre pėr pėrgatitjen e recensioneve tė krijuesve eminentė tė shkencave shoqėrore, atyre ekzakte, krijuesve tė lėmisė sė artit , kulturės, shkrimtarėve, poetėve etj. Do tė thotė, duhet tė gjendet njė mėnyrė aktive pėr tė zgjuar vizionin e njė bashkėpunimi ndėrshqiptar, me qėllim qė ai mė fuqishėm tė konkurrojė kudo me potencialin e vet shkencor dhe intelektual qė e posedon. 


Por, nė qoftė se AMSHA vazhdon tė jetė institucion njėnacional, atėherė intelektualėt shqiptarė do tė jenė tė detyruar qė tė kėrkojnė mėnyrėn institucionale tė organizimit tė tyre pėr verifikimin, pėr nxitjen dhe pėr zhvillimin e shkencės, kulturės, artit dhe veēoritė qė kanė tė bėjnė me vlerat krijuese tė krijimtarisė shkencore dhe artistike tė shqiptarėve tė Maqedonisė. Nga diskutimet nė Forum doli edhe propozimi pėr themelimin e njė institucioni pėrkatės tė Shkencės dhe tė Artit tė Shqiptarėve nė Maqedoni.


(Autori ėshtė kryetar i Forumit tė Unionit tė Inteligjencies Shqiptare nė Maqedoni)