Maqedonia noton nė krim 

  

Situata jostabile politike nė vend krijoi parajsė pėr kriminelėt e tė gjitha ngjyrave dhe rritje brengosėse tė krimit nė shtet, paralajmėrojnė ekspertėt pėr tė cilėt thonė nė luftėn kundėr krimit dhe korrupsionit pėrveē ligjeve, ėshtė i domosdoshėm vullneti i strukturave shtetėrore


Bobi HRISTOV


Duke dashur qė tė theksojė nė opinion nė llogari tė paraardhėsit tė tij, Kryeministri aktual maqedonas, Branko Cėrvenkovski edhe nė raste joformale, madje edhe publikisht e pėrmendi shakanė e “shkurajimit” tė kriminelėve “tė ndershėm”. Shakaja flet pėr atė se si kriminelėt nė kohėn e pushtetit paraprak janė ankuar se kanė mbetur pa punė, pasi qė “tė gjithė kriminelėt kanė hyrė nė pushtet”. 


Nė vend krahas shumė paralajmėrimeve prej faktorėve relevantė ndėrkombėtarė kishte mjaftė debate nėse dhe sa njerėz tė pushtetit janė tė korruptuar ose tė involvuar nė ndonjė formė tė kriminalitetit. Por nė njė sistem juridik, si ky, nė tė cilin gjatė dymbėdhjetė viteve tė kaluara tė pluralizmit, ka vetėm njė kallėzim penal kundėr njė zyrtari tė lartė shtetėrorė, i cili ende ėshtė pa pėrfundim gjyqėsor, nė konstatimet pėr krimi-situatat nė pushtet “tė akuzuarit” si zakonisht “nxirren” me anshmėrinė politike tė akuzuesve. Dhe gjithėēka mbaron me akuza verbale, ndėrsa ndėrrohen vetėm rolet e “tė akuzuarve” dhe “prokurorėve”, varėsisht nga ajo se nė ēfarė pozite gjenden nė momentin e duhur – nė pushtet ose nė opozitė. Pėrditshmėria, ndėrkohė bėhet gjithnjė e mė kaotike, shprehen ekspertėt, tė cilėt konsiderojnė se situatat e turbullta politike mė sė shumti u shkojnė pėr shtati kriminelėve – prej atyre mė tė vegjėlve, e deri te “bishat” e mėdha.


Armė krisin gjithandej


Ditėve tė fundit u dėgjua edhe lajmi se njė gjimnazist kumanovar ka shtėnė nė mes tė oborrit tė shkollės, i revoltuar qė nuk ka mund tė hyjė nė shkollė, pasi qė ėshtė vonuar, ndėrsa dera e shkollės ka qenė e mbyllur. Po ashtu ditėve tė fundit, njė kryrės i panjohur nė njė stacion tė autobusit ka sulmuar njė shkupian njėzetetrevjeēar dhe ia ka vjedhur telefonin celular. Disa ditė mė parė nė Kumanovė nė njė klub privat tė boksit ka pasur tentim pėr vrasje. Paraprakisht, nga ana tjetėr, nė njė kafene tė Manastirit dy persona tė panjohur pas zėnkės sė mėparshme kanė filluar tė shtijnė me pushkė automatike... Ditėve tė fundit policia ka parashtruar dhjetėra kallėzime penale pėr grabitje, tregti me drogė, ... Nė Tetovė ėshtė shtėnė mbi njė rezervist policor, nė Strumicė gjatė qėrrimit tė armatosur tė hesapeve kanė pėsuar dy persona, njė i mitur i kapur duke vjedhur banesėn e fqinjėve ... 


Kjo ėshtė vetėm pjesė e kronikės sė zezė qė prej dite nė ditė – mė parė njė deri dy herė nė javė, nė kohėn e fundit gati se pėr ēdo ditė – e transmetojnė kompetentėt nga Ministria maqedonase e Punėve tė Brendshme drejt mediave. Faqet e kronikave tė zeza nėpėr gazeta – vlojnė prej ngjarjeve, gjithnjė e mė shpesh me “kronikėn e zezė” hapen edhe emisionet qendrore informative tė televizioneve. Krimi i tė gjitha ngjyrave bėhet pėrditshmėria e vrazhdė maqedonase, paralajmėrojnė ekspertėt.


“Nė Republikėn e Maqedonisė gjatė viteve tė fundit nė aspektin e krimit janė duke ndodhur dukuri tė cilat nė njėfarė mėnyre paraqesin rritje tė formės dhe dinamikės sė krimit nė pėrgjithėsi. Dukuria e tillė ėshtė e pranishme duke filluar prej krimit ekonomik, pėrmes disa formave tė reja dhe mė tė sofistikuara, deri te kriminaliteti vullgar i cili i pėrfshin deliktet klasike pronėsore – grabitje dhe vjedhje grabitėse, ndėrsa kemi edhe njė kapitull tė ri, qė ėshtė i pranishėm gjatė dy-tre viteve tė fundit, e ato janė veprat penale kundėr njerėzimit dhe tė drejtės ndėrkombėtare, tė cilat mė parė ishin tė pranishme, por jo me njė dinamikė tė kėtillė”, vlerėson profesori i tė drejtės penale nė Fakultetin Juridik tė Shkupit, Nikolla Tupanēevski. 


Nga Policia maqedonase, gjatė periudhės sė kaluar nuk janė bėrė tė ditura tė dhėnat mė tė reja statistikore rreth lėvizjeve nė sferėn e krimit. Ndėrsa edhe institucionet tjera shtetėrore – prokuroritė dhe gjyqet, zakonisht bilanset e veta i bėjnė tė ditura nga fundi i vitit. Por, sipas tė dhėnave tė publikuara deri mė tani, vetėm nė prill dhe maj tė kėtij viti nė Shkup janė regjistruar 30 pėr qind mė shumė grabitje, sesa gjatė periudhės sė njėjtė tė vitit tė kaluar. Nga ana tjetėr, vitin e kaluar pėr ēdo orė kanė ndodhur nga dy vepra penale, ndėrsa Maqedonia vite me radhė e ka mesataren, njė vrasjeje nė javė. 


Sipas tė dhėnave tė Entit shtetėror pėr statistike vitin e kaluar janė ngritur 28 kallėzime pėr vepėr penale “vrasje”, pas ta cilave janė parashtruar 20 akuza, ndėrsa pėr 183 kallėzime pėr tregti tė palejuar me drogė, janė parashtruar 169 akuza ... Njėzet vendime gjyqėsore vitin e kaluar janė marrė pėr vrasje, 169 veta janė tė gjykuar pėr shkak tė tregtisė me drogė, 604 janė gjykuar pėr vjedhje dhe 1.021 pėr vjedhje tė rėnda. 


Jostabiliteti politik – parajsė pėr kriminelėt 


Profesori Tupanēevski shprehet se rritja e kriminalitetit “ėshtė shumė e madhe nė krahasim me atė qė ka ndodhur gjatė disa viteve tė fundit”.


Identike janė edhe vlerėsimet e kriminologut dr. Zoran Sulejmanov nga Instituti pėr hulumtime socilogjike dhe politiko-juridike nga Shkupi. Ai vlerėson se kriminaliteti do tė mund tė shėnonte edhe rritje.


“Ėshtė gjė normale tė pritet rritje e krimit tė dhunshėm. Arsyet janė tė njohura – gjendja e sigurisė, shpėrbėrja e sistemit tė vlerave, mosfunksionimi i ligjeve”, do tė vlerėsojė Sulejmanov nė deklaratėn pėr “Dnevnikun”.


Sipas Tupanēevskit, rritja e krimit ėshtė rezultat i “jostabilitetit politik tė shtetit dhe fshehjes sė njė lloji tė caktuar tė kriminalitetit”.


“Ekzistojnė njerėz me dosje tė trasha kriminele, tė cilėt duke shfrytėzuar situatėn e turbullt tė sigurisė dhe politike nė vend pėrfitojnė nė mėnyra mė tė ndryshme. Ėshtė shumė lehtė qė tė hyhet nė njė kėmbimore, tė sulmohet njė njeri nė rrugė nė mes tė ditės dhe kjo tė fshihet me njė prapavijė politike”, shpjegon Tupanēevski. Pėr tė nuk ka dilema se “marrėdhėniet politike nė vend mund tė paraqesin paravan tė mirė pėr forma vulgare tė krimit.


“Kriminelėt gjithmonė pėrfitojnė nė situata tė kėtilla tė turbullta, pa marrė parasysh gjininė ose pėrkatėsinė etnike. Pėrfundimisht nė kėtė pikėpamje duhet tė bėhet kristalizimi i gjėrave. Pjesa politike ėshtė politike, por nėse pėrzihet me krimin, kjo ėshtė njė e keqe nė katror” ėshtė kategorik Tupanēevski. 


Nga ana tjetėr, fitohet pėrshtypje se vendi me shpejtėsi tė madhe i ndjek edhe tė gjitha “trendet bashkėkohore” nė botėn e krimit, duke pėrfshirė kėtu edhe format mė tė sofistikuara tė krimit tė organizuar, atij financiar, korrupsionit ... Por nė kėtė sferė shifrat janė tėrėsisht nė errėsirė.


Shifra tė errėta pėr kriminelėt “bashkėkohorė”


Disa herė e thirrur prej organizatave me renome ndėrkombėtare si vend me rritje tė madhe tė korrupsionit, Maqedonia nuk ka asnjė hulumtim relavant pėr dinamikėn e rritjes sė korrupsionit. Profesori Tupanēevski bėn tė ditur se lloji i vetėm i tillė ėshtė bėrė prej “Transparensii interneshėnėll” dhe degės sė saj maqedonase, ndėrsa rezultatet “japin tregues tmerrues se nė Maqedoni janė duke ndodhur gjėra tė tmerrshme pėr tė cilat ne vetė nuk mund tė supozojmė se deri ku mund tė shkojnė”. 


“Veēmas alarmante ėshtė njohuria se Maqedonia gjendet diku ndėrmjet 15 shteteve mė tė korruptuara nė botė. Kjo do tė thotė se kėtu vėrtetė diēka po ndodh, se korrupsioni nė vend po bėhet kulturė e tė jetuarit, e punės, kulturė e komunikimit”, shprehet Tupanēevski.


Pėr shtrirjen e korrupsionit nė vend disa herė paralajmėronte edhe Grupi Ndėrkombėtar i Krizės (ICG), organizatė relevante ndėrkombėare. Nė raportin e saj tė fundit tė botuar nė prag tė fillimit tė fushatės parazgjedhore ėshtė vlerėsuar se “korrupsioni nė vend ka forma endeme” dhe kėrcėnohet qė ta cenojė funksionimin e shtetit. Ekspertėt e kėsaj organizate korrupsionin e vėrejtėn nė strukturat e larta tė pushtetit, por vėrejtėn edhe se ai sė bashku me disa forma tė kriminalitetit tė organizuar ėshtė edhe “multietnik” dhe nė kuptim tė caktuar ėshtė nxitur nga shteti ose nga zyrtarė tė caktuar tė saj. 


Gjatė disa analizave edhe tė ICG-sė dhe organizatave tjera, si institucione mė tė korruptuara nė vend potencohen dogana, shėrbimet tatimore, shėndetėsia, administrata ... Maqedonia miratoi edhe ligj tė posaēėm antikorruptues. Por sipas ekspertėve, problemi nuk qėndron nė ligjet, por edhe nė implementimin e tyre.


“Rregullativa ligjore ekziston dhe ajo korrespondon me standardet ndėrkombėtare, me ligjet nė pjesėn mė tė madhe tė shteteve evro-perėndimore. Te ne ėshtė duke ndodhur diēka nė aspekt tė zbatimin dhe ēėshtja qėndron nė atė nėse ka vullnet tė mjaftueshėm politik pėr zbatimin e ligjeve, jo vetėm atyre antikorruptuese, por edhe nė pėrgjithėsi”, konsideron Tupanēevski. 


Ai ka punuar edhe pėr hulumtimin e posaēėm pėr fshehjet tatimore nė vend dhe shprehet se ka ardhur deri te rezultatet brengosėse indikative. Nė kėtė mėnyrė, ėshtė bėrė e ditur se Tetova, qyteti i dytė sipas numrit tė ndėrmarrjeve tė regjsitruara nė vend, ėshtė qyteti i parafundit lidhur me tė ardhurat qė i jep pėr Buxhetin, ndėrsa nga ana tjetėr nė territorin e kėtij qyteti, gjatė 5 viteve tė fundit ka pasur vetėm dy vepra penale pėr fshehjen e tatimit, tė cilat kanė pėrfunduar me dėnim tė kushtėzuar.


Sipas tė dhėnave nga Enti shtetėror pėr statistikė, vitin e kaluar nė vend janė parashtruar 280 kallėzime penale kundėr “financave publike, qarkullimit pagesor dhe ekonomisė”, prej tė cilėve nė 179 raste janė ngritur edhe kallėzime, ndėrsa nė 51 raste procedurat janė ndalur. Ekspertėt, vlerėsojnė se numri i rasteve tė pazbuluara ėshtė shumė mė i madh.


“Ajo qė nė pėrgjithėsi vėrehet nėpėr statsitikėn e MPB-sė, prokurorisė, Entit shtetėror pėr statistikė, ėshtė vetėm njė pjesė – sipėrfaqja e akullit tė madh, kėshtu qė numri i errėt ėshtė shumė mė i madh. Qiproja, Monakoja, ose disa tė tjera tė ashtu quajtura oaza tatimore mund tė na e kanė zili. Maqedonia ka qenė truall ku ka mundur tė lahen, tė korruptohen, tė paraqiten para qė askund nuk mund t`i paraqesėsh” shprehet Tupanēevski.


Kėsaj situate kur ia shton edhe numrin e madh tė armėve qė ėshtė nėpėr duart e njerzve, situata shfaqet edhe mė dramatike. 


Ekspertėt janė tė njėzėshėm se pėr tė gjithė kėto dukuri tė rritjes sė pėrgjithshme tė krimit nė shtet nė tė gjitha format, faj mė tė madh ka klima politike, gjegjėsisht mungesa e vullnetit pėr zbatimin e ligjeve. Duke vlerėsuar se tė gjitha qeveritė e deritashme kishin deficit tė vullnetit tė tillė, ata me shpresė shikojnė nė hapat e Qeverisė sė re, e cila si njė ndėr prioritetet themelore e paralajmėroi luftėn kundėr krimit dhe korrupsionit nė vend. 


---------------------------------------------
Maqedonia njė nga mė tė korruptuarat nė botė


Njė nga hulumtimet e fundit tė zbatuara nga “Transparensi interneshėnėll”, ndėrsa botuar nga fundi i gushtit tė kėtij viti, ka treguar se Maqedonia ėshtė vend shumė i korruptuar, ndėrsa sipas korrupsionit, para saj janė vetėm Moldavia dhe disa shtete amerikanojugore dhe afrikane. Megjithatė, nė listėn zyrtare nė tė cilėn ėshtė eksponuar indeksi i korrupsionit Maqedonia nuk ishte, pasi qė nuk janė siguruar tė dhėna tė mjaftueshme pėr tu renditur.
Nė krye tė listės sė 102 vendeve janė ato me indeks mė tė vogėl tė korrupsionit, ndėrsa nė pjesėn e poshtme tė tabelės janė vendet mė tė korruptuara, nė mesin e tė cilave edhe Maqedonia sė bashku me Gjeorgjinė, Moldavinė dhe Vietnamin. 
Sipas vlerėsimeve deri tani tė publikuara tė “Transparencė Maqedoni”, dėmet e drejtpėrdrejta nga korrupsioni dhe me tė veprimet e ndėrlidhura kriminele mesatarisht i kushtojnė qytetarėt rreth 250 milionė euro nė vit.


---------------------------------
Vend tranzitor pėr tregti me njerėz 


Maqedonia gjithnjė e mė shpesh pėrmendet si vend tranziti pėr tregti me njerėz. Sipas tė dhėnave tė fundit nga raporti i Organizatės Ndėrkombėtare pėr Migrim (IOM), prej gushtit tė vitit 2000 e deri nė nėntor tė vitit 2001 janė zbuluar 328 gra kryesisht nga Moldavia, Rumania, Ukraina, Bjellorusia, Rusia dhe Kosova tė cilėt kanė qenė tė detyruara nė prostitucion nė Maqedoni, prej tė cilave 39 kanė qenė tė mitura. IOM-i, sė bashku me Komisionin nacional pėr luftė kundėr tregtisė me njerėz para do kohė filluan fushatė mediale pėr pengimin e kėsaj dukurie, qėllimi i sė cilės, mes tjerash ėshtė qė me prezentimin e fakteve tė ndikohet te qytetarėt qė tė marrin pjesė nė luftėn kundėr tregtisė me njerėz. 
Nė Maqedoni prej vitit 1995 e deri nė vitin 2001 janė arrestuar 147 persona pėr kontrabandė me njerėz, prej tė cilėve vetėm njė person ėshtė dėnuar, ndėrsa 47 procedura gjyqėsore janė nė rrjedhė.
Nė Maqedoni gjatė tridhjetė viteve tė kaluara janė regjsitruar edhe 200 fėmijė viktima tė tregut tė mishit tė mardhė, prej tė cilėve pjesa mė e madhe prej 54 pėr qind janė nga komuniteti etnike rom.


Vitin e kaluar prona e qytetarėve ka qenė e rrezikuar 9.559 herė
Sipas tė dhėnave tė Entit shtetėror pėr statistikė, vitin e kaluar janė parashtruar gjithsej 9.599 kallėzim penale pėr “vepra penale kundėr pronėse” prej tė cilave 2.422 pėr vjedhje, 5.412 pėr vjedhje tė rėnda, 167 pėr grabitje, 477 pėr vjedhje tė veturave, si dhe 605 pėr mashtrim.
Prej 2.422 kallėzime pėr vjedhje, 1.562 kanė qenė kundėr personave tė panjohur, policia ka arritur qė t`u hyjė nė gjurmė 860 vetave, procedura ėshtė ndėrprerė nė 736 raste, ndėrsa me akuza kanė pėrfunduar 10. Ose, nga ana tjetėr, prej 5.412 kallėzimeve pėr vjedhje tė rėnda, 3.677 janė parashtruar kundėr kryrėsve tė panjohur, ndėrsa procedurė akuzuese ka pasur nė 140 raste. 
Vitin e kaluar janė parashtruar edhe 349 kallėzime pėr tregti tė pautorizuar me drogė, 47 pėr dhunim, 88 pėr vrasje, 306 pėr lėndime trupore ... Nga ana tjetėr, pėr tregti tė paautorizuar me drogė janė marrė vendime gjyqėsore nė 169 raste, ka pasur 20 vendime gjyqėsore pėr vrasje, 604 pėr vjedhje dhe 1.021 pėr vjedhje tė rėnda.
Ose vitin e kaluar pėr gjithė spektrin e veprave penale tė parapara me ligjet janė parashtruar 18.018 kallėzime prej tė cilėve 14.296 vetėm prej MPB-sė, pėrderisa pjesa tjetėr prej institucioneve tjera ose prej qytetarėve.