Dy vjetori i Marrėveshjes sė Ohrit sėrish ndan udhėheqėsit politik nė Maqedoni
Janė mbushur dy vjet nga nėnshkrimi Marrėveshjes sė Ohrit, me tė cilėn iu dha fund konfliktit disamujor nė Maqedoni nė vitin 2001. Marrėveshja e Ohrit u nėnshkrua mė 13 gusht, pas bisedimeve qė u zhvilluan nė Ohėr ndėrmjet subjekteve politike tė vendit, nė atė kohė kryesore, VMRO-DPMNE-sė, PDSH-sė, LSDM-sė dhe PPD-sė dhe pėrfaqėsuesve tė bashkėsisė ndėrkombėtare nėn patronazhin e presidentit tė Maqedonisė Boris Trajkovskit.
Liderėt e shtetit dhe tė subjekteve politike nė Maqedoni, nėnshkruese tė kėsaj marrėveshjeje kanė dhėnė vlerėsime tė ndryshme lidhur me kėtė dokument qė ndėrpreu konfliktin e armatosur nė Maqedoni.
Pėr BDI-nė, Marrėvshja e Ohrit nuk ka alternativė, sipas PDSH-sė prej saj nuk ėshtė realizuar asgjė, ndėrsa PPD-ja konsideron se zbatimi i saj ngec.
Pėr kryetarin e BDI-sė, Ali Ahmetin, zbatimi i Marrėveshjes nuk realizohet me dinamikėn e paraparė. "Kjo ėshtė e `natyrshme` sepse duhet tė merret parasysh fakti se shteti ėshtė duke u rihabilituar nga pasojat e konfliktit", thotė Ahmeti.
Sipas zėvendėskryetarit tė PDSH-sė, Menduh Thaēit deri tani nuk ėshtė realizuar asnjė nga parimet bazė qė ėshtė dashur tė realizohen me kėtė marrėveshje.
Ish-kryetari i PPD-sė, Imer Imeri, i cili ishte njėri nga nėnshkruesit e marrėveshjes kornizė, konsideron se zbatimi i Marrėveshjes "ngec sidomos nė nxjerrjen e ligjeve tė cilat shqiptarėve duhet t'ua sjellin ato pak tė drejta qė i kėrkuan dhe i realizuan nė letėr". Vlerėsime tė ndryshme kanė pasuar edhe nga ana e subjekteve politike maqedonase nė Shkup.
"Me rėndėsi tė madhe pėr tė ardhmen tonė tė pėrbashkėt ėshtė qė dita e sotme tė mos shfrytėzohet si bazė e ndarjeve tė reja ndėrmjet qytetarėve ose si datė, shėnimin e sė cilės nė vendin tonė do tė pėrpiqemi ta shmangim ose ta harrojmė. Edhe pse e di se edhe dy vjet pas nėnėshkrimit tė Marrėveshjes-kornizė ende ka njerėz tė cilėt kanė probleme me shpjegimin dhe njohjen e saj racionale, gjė qė e kuptoj si pozitė plotėsisht legjitime, njerėzore dhe politike, jam thellėsisht i bindur se nė dokumentin e Ohrit nuk ka asnjė dispozitė pėr shkak tė sė cilės nėnėshkruesit dhe pėrkrahėsit e saj duhet tė kenė ndjenjė tė humbjes ose frustrim gjatė ballafaqimit me bashkėkohasit e tyre ose me gjyqin e brezave qė do tė vijnė", deklaroi pėr MIA-n presidenti i Maqedonisė Boris Trajkovski.
LSDM-ja nė pushtet thotė se do tė kalojnė edhe shumė vite gjatė tė cilave do tė shtrohen diplemat e njėjta lidhur me faktin nėse duhej apo ishte e domosdoshme tė arrihej Marrėveshja e Ohrit.
"Marrėveshja-kornizė ėshtė njė kompromis. Sado qė tė mos jetė e pėrsosur, me atė u pengua kėrcėnimi mė i madh ushtarak pėr vendin". Ēėshtje kryesore, sipas LSDM-sė, ėshtė zbatimi me kohė i Marrėveshjes sė Ohrit. "Nuk duhet tė na befasojė dukuria e mungesė sė vullnetit politik edhe nga disa subjekte qė ishin nėnshkruese tė saj dhe interpretimi i saj sipas interesave tė tyre tė politikės ditore", konsideron LSDM-ja.
Sipas VMRO-DPMNE-sė, pjesa mė e madhe e Marrėveshjes-kornizė tashmė ėshtė realizuar, por parakushtet e sugurisė pėr funksionimin normal tė shtetit nuk janė krijuar ende. Kjo parti i pėrshėndet angazhimet e bashkėsisė ndėrkombėtare dhe shpreson se me angazhimin konstruktiv tė tė gjithė subjekteve do tė arrihet paqja afatgjate pėr tė gjithė qytetarėt e Maqedonisė.
/ Liria