LSHV: Me rastin e arrestimeve tė reja nė Kosovė dhe nė Rajonin e Preshevės

 

Qėndrime tė Lėvizjes Shqiptare pėr Vetėvendosje

Me rastin e arrestimeve tė reja nė Kosovė dhe nė Rajonin e Preshevės

Intensifikimi i aksioneve tė burgosjeve tė ish-luftėtarėve tė UĒK-sė, ka arritur kulminacionin e shkeljes sė vlerave tė luftės ēlirimtare shqiptare nė Kosovė. Politika mashtruese e misionit ndėrkombėtar Kosovėn e ka shndėrruar nė koloni klasike. 
Kuvendi i Kosovės, Qeveria, partitė politike, po humbin ēdo kuptim tė ekzistencės dhe tė arėsyetimit si forca politike e institucionale, pa mundėsinė pėr t’i mbrojtjur tė drejtat elementare shqiptare.
Kosova gjendet nė rrezik tė ri. Atė qė nuk arriti Serbia, armiku shekullor i shqiptarėve, mundohet ta kompenzojė dhe shfrytėzojė njė mision i ri kolonialist nė Kosovė.
Mbėshtetjen kryesore e ka nė Kosovė, tek politika e padenjė e pafuqi vendore dhe shqipfolėsit jo tė paktė me mendje e shpirt sllavofili e anadollaku. 
Ofanziva e burgosjeve tė ish-luftėtarėvė tė UĒK-sė, synimet pėr barazimin e vlerave tė luftės ēlirimtare me agresionin kriminal serb, dėrgimi i katėrshit ish-luftėtarė tė UĒK-sė nė Hagė, sė bashku me luftėtarin e shquar tė UĒK-sė dhe politikanin atdhetar Fatmir Limaj, janė tregues tė mjaftueshėm pėr fatalitetin ku ka rėnė ēėshtja kombėtare shqiptare. 
Burgosjet e tilla bėhen gjithandej nė trojet shqiptare, ku ėshtė zhvilluar luftė ēlirimtare. Populli dhe rajoni shqiptar i Preshevės, Medvegjės e Bujanocit, gjenden nėn skėterrė tė re okupuese neo-millosheviqiane. Protestat masovike paqėsore tė popullatės shqiptare nė kėtė rajon tė ndarė nga trungu shqiptar, dėshmojnė pėr vullnetin e saj pėr liri dhe vetėvendosje. 
INDEFERENCA PĖR TĖ ZBATUAR TĖ DREJTĖN E SHQIPTARĖVE PĖR VETĖVENDOSJE DO T’I KUSHTOJĖ SHTRENJTĖ KOSOVĖS, SI EDHE TROJEVE SHQIPTARE NĖ PĖRGJITHĖSI.
Ēėshtja e vetėvendosjes shqiptare ka ngelur temė e ndaluar pėr shqiptarėt. Ēdo iniciative apo lėvizje e mirėfilltė nė kėtė drejtim heshtet apo bllokohet, pėr t’i mbuluar mashtrimet, shkeljet e rėnda tė sė drejtės shqiptare pėr vetėvendosje. Kjo tregon se ėshtė punuar dhe po punohet pėr kthimin e Kosovės nė Bashkėsi tė re serbo-sllave. Pėr kėtė edhe po pėrgatitet akti ri-integrimit, ndėrsa, nė rast tė radikalizimit tė gjendjes, etiketimi i shqiptarėve pėr ekstremizėm. 
Veprimet aktuale janė nė kundėrshtim tė plotė me premisat kryesore tė zgjidhjeve tė cilat aplikohen nė praktikėn bashkohore nė botė, pėr zgjidhjen e ēėshtjeve mbi principet e vetėvendosjes, konform akteve dhe konventave ndėrkombėtare dhe tė inkorporimit tė kėsaj tė drejte legjitime nė ligjet e tė drejtės ndėrkombėtare. 
Fatkeqėsisht, nė shėrbim tė heshtjes dhe tė ndalimit tė sė drejtės shqiptare pėr VETĖVENDOSJE, nė formė tė shprehjes sė vullnetit tė popullit me anė tė REFERENDUMIT- nė rrethana tė reja tė pasluftės, janė vėnė aktorė politikė e medialė tė vendit me pikėpamje nostalgjike pro-jugosllave, tė cilėt, duke mos mėsuar asgjė nga e kaluara, i kanė vėnė maskat “pavarsiste” dhe “patriotike”, vazhdojnė me rolin e vjetėr - pėr tė sabotuar interesat strategjike shqiptare. Kjo ka shkaktuar apatinė dhe paknaqėsinė e pėrgjithshme, gjendjen e (vet)mashtrimit dhe tė iluzioneve tė reja, nė dėm tė ardhmėrisė sė Kosovės. Ēėshtja e statusit tė Kosovės nuk ėshtė mė ēėshtje e marrjes apo jo e kompetencave, apo e pėrmbushjes sė standardeve, por vazhdim i lojės shantazhuese nė emėr tė tyre, me shtyllat ekzistenciale kombėtare; politike, ekonomike, sociale e kulturore. Me rrėnimin hap pas hapi tė kėtyre shtyllave, Kosova po shkon drejt rikolonizimit dhe skllavėrimit. Kjo gjendje i pėrngjan legjendės sė Rozafės: duart e arta tė popullit dijnė tė ndėrtojnė, por dora e “padukshme” e forcave tė errėsirės i rrėnon vazhdimisht vlerat e tij. 
Tanimė ėshtė momenti kritik i domosdosė sė heqjes sė vellos sė iluzioneve dhe i zgjimit kombėtar. Vonesa pėr ndryshime thelbore strukturore, politike e strategjike, do t’i kushtojė shtrenjtė Kosovės dhe ēėshtjes shqiptare. 



Kėshilli Drejtues i LSHV-sė, 
Prishtinė, 19 shkurt 2003

E-mail: vetvendosja@hotmail.com