Nga Lėvizja Shqiptare pėr Vetėvendosje
Kosova dhe trojet e tjera shqiptare duhet tė jenė zot tė vetvetes
Kosova dhe trojet e tjera shqiptare duan zot. Nėse subjektet e tjera nuk duan apo nuk dinė tė bėhen zot tė vendit, atėherė LSHV nė tė ardhmen mund tė kalojė nė organizim tė gjėrė me masa pėr tė ushtruar autoritetin e vet popullor konform rrethanave tė reja. Korniza e vetme qė njeh LSHV ėshtė ajo kombėtare, e popullit
Pėr ardhmėri tė vendit nuk punohet me parti politike tė kornizuara dhe tė shkapėrderdhura, tė paafta pėr tė zbatuar tė drejtėn pėr vetėvendosje. Apelojmė tek subjektet politike t'i lėnė lojėrat me korniza tė huaja. Kosova duhet tė ketė kornizėn e vet - tė popullit tė vet. Kosova duhet ta zbatojė fuqinė e institucioneve tė veta tė pavarura, pa zgjatje tė mėtejme. Ajo kaloi katėr vjet eksperimentesh, iluzionesh dhe mashtrimesh, ndėrsa nga Kėshilli Evropian sot i afrohet "autonomia substanciale" nė kuadėr tė Bashkėsisė Mali i Zi-Serbi. Trysnia dhe etiketimet pėr ekstremizėm ndaj tė vėrtetės tė cilėn e zhvillojnė zotėrinjtė "autonomistė", janė vetėm mbulesė e dėshtimeve dhe synimeve jo tė mira pėr Kosovėn. Apelet pėr tė hequr dorė nga "fjalori patriotik" janė dokrra, gjoja pėr tė qenė mė "tė moderuar", pėr t'i mbuluar me shoshė mashtrimet dhe shpifjet nė emėr tė "modernizmit", duke zbatuar metodat e skllavizimit tė shqiptarėve! Pse, vetėm shqiptarėt u dashka tė heqin dorė nga mbrojtja e vlerave tė tyre tė nėpėrkėmbura? Pse, vetėm shqiptarėt duhet tė durojnė kanibalizmin shpirtėror?
Po harrohet se nė Kosovė e vise tjera shqiptare nėn okupimin e ish-Jugosllavisė u derdh gjaku shqiptar, u zbatua programi pogromist serbomadh, nė bazė tė Platformės sė vjetėr sė Akademisė sė Shkencave tė Serbisė. Tani na ofrohet Bashkėsia e re sllave! Kjo nuk duhet lejuar, nuk duhet nėpėrkėmbur sakrifica e popullit tonė ndėr shekuj. Ndihma historike aleatėve tanė, nė radhė tė parė nga SHBA, nė periudhėn e pasluftės po keqpėrdorėt nga aktorėt e njė politike neokolonialiste, nė emėr tė demokracisė dhe integrimeve. Ata qė duan ta relativizojnė kėtė tė vėrtetė janė thjesht mercenarė tė njė oligarkie tė caktuar ndėrkombėtare e cila synon dhe punon pėr rikthimin tonė nėn ombrella sllave, sepse klika e oligarkisė sė vjetėr prosllave nė Evropė nuk heq dorė nga praktika e retarduar e copėzimit tė trojeve shqiptare. Pėr kėtė ka gjetur mbėshtetje tek mercenarėt vendorė, tė vjetėr e tė rinj. Ata nuk e vlerėsojnė dhe respektojnė vullnetin e popullit shqiptar, keqpėrdorin durimin e tij, pėrcaktimet e tij pėr integrime evropiane, lirinė e vėrtetė pėr tė zbatuar tė drejtėn pėr shtet shqiptar. Prandaj u desht t'i ndėrrohet ardhmėria e Kosovės, menjėherė pas luftės, u desh tė bėhen kompromise mashtruese nė kurriz tė shqiptarėve. Por, e kanė gabim, sepse duke menduar se po na mashtrojnė, mashtrojnė veten, duke na dėmtuar, do tė dėmtojnė veten, ardhmėrinė e integrimeve demokratike, paqen dhe stabilitetin. Procesin e ēlirimit dhe tė bashkimit tė shqiptarėve nuk mund ta ndalin, sepse kur tė mendojnė se janė afėr qėllimit ogurzi, shqiptari do tė ringritet si Prometeu.
Prandaj, Kosova dhe trojet e tjera shqiptare duhet tė kthehen sė pari kah Shqipėria londineze, Shqipėria kah trojet shqiptare tė mbetura jasht trungut tė saj, e pastaj, tė bashkuar, kah bota. Bota para Shqipėrisė sė unisuar- kjo nuk ecėn. Bota s'ka pse t'i shpėtojė apo t'i zgjidh ēėshtjet shqiptare, nėse shqiptarėt nuk kthehen kah trungu i tyre, nėse preferojnė (nuk dihet se ēka!) integrime - kur nuk dihet me kėnd, si dhe kur? LSHV do tė punojė qė shqiptarėt e tillė tė mos shkelin mbi idealet e shenjta tė kombit tonė, pėr tė qenė i lidhur dhe i bashkuar me trungun e vet. Ky ėshtė prioritet i prioriteteve. Standardi kryesor pėr shqiptarėt duhet tė jetė integrimi ndėrshqiptar. Ndihma e vėrtetė nga bota ėshtė kur nuk pengojnė zbatimin e kėtij standardi nė emėr tė standardeve. Statuti ynė ėshtė vetėvendosja pėr t'i zbatuar standardet. Paralel me zbatimin e vetėvendosjes, zbatohen edhe standardet e pėrparuara tė botės dhe integrimet racionale. Ky nuk ėshtė ekstremizėm apo mungesė e sensit diplomatik, siē preferojnė mashtruesit, por realizėm dhe drejtėsi, rruga e vėrtetė dhe e vetme pėrparimtare. Ata - mashtruesit - janė ekstremistė dhe jorealistė, ata i bėjnė llogaritė pa hanxhinė, prapa shpinės dhe kundėr vullnetit tė popullit shqiptar. LShV nuk ka asnjė iluzion se "filantropizmi" i botės do ta pavarėsojė Kosovėn, por pret qė tė mos shkelet, por tė respektohet e drejta ndėrkombėtare ndaj shqiptarėve. LShV nuk ka asnjė iluzion se vazalėt vendorė do tė punojnė pėr pavarėsinė e Kosovės, sado qė tė ēirren natė e ditė nė emėr tė saj. LShV nuk ka asnjė iluzion se "patriotėt" e biznesit me ēėshtjen kombėtare ta duan zbatimin e vetėvendosjes, emrin shqiptar - sepse atyre u digjet shpirti pėr kombin e ri kosovar, pėr njė gjuhė tė re dhe himn tė ri - kosovarēe-multietnike. Kėtyre, si edhe klaneve tė oligarkisė ndėrkombėtare, u digjet shpirti pėr Kosovėn multietnike tė kolonizuar, tė skllavizuar dhe tė shndėrrruar nė plaēkė tregu. Kėto pra, janė standardet qė ofrojnė "modernistėt" e Kosovės!
Ēėshtja shqiptare, nė radhė tė parė, ėshtė ēėshtje shqiptare. Shqiptarėt janė ata qė vendosin dhe duhet tė vendosin pėr fatin dhe ardhmėrinė e tyre. Ata qė e kundėrshtojnė kėtė, nuk ia duan tė mirėn jo vetėm shqiptarėve, por as paqes dhe stabilitetit nė Ballkan.
Politikėn e jashtme duhet ta orientojmė me forcat e dritės, me frymėn e dėshmuar konstruktive tė SHBA dhe BE, me ata qė i kuptojnė dhe i duan zgjidhjet e vėrteta e tė qėndrueshme; jo me ata qė hapėsirėn shqiptare e shohin si plaēkė tregu pėr qėllime kolonialiste e hegjemoniste nė kurriz tė kombit shqiptar. Forcave tė errėsirės, qė ofrojnė errėsirėn dhe izolimin pėr ne, do t'i pėrgjigjemi me errėsirė dhe izolim. Forcave tė dritės, qė ofrojnė dritė dhe pėrparim, do t'i ofrojmė dashurinė tonė miqėsore, derėn e hapur tė bashkėpunimit, marrėdhėnie tė interesit tė ndėrsjellė dhe shpirtin e besnikėrisė sė partneritetit.
Amerika nuk mund tė jetė vetėm njė aleat fiktiv, duke i ofruar dhe trumpetuar asaj euforinė demagogjike dhe hipokrizinė e shqipfolėsve vazalė, servilėve dhe mercenarėve tė njė politike prostituive vendore. Raportet duhet definuar, si edhe interesat e pėrbashkėta strategjike e ekonomike. Vazalėt nuk e sjellin kurrė lirinė dhe pėrparimin e vendit.
Nuk duhet pranuar kushtėzimet tragjikomike "standardet para statutit", apo "Kosova multietnike". Kjo ėshtė hipokrizi! Ky ėshtė mashtrim! Kėto janė qėndrime izolacioniste tė Kosovės dhe shqiptarėve, pėr rikthimin e saj nė gjiun pansllav, apo pėr ricopėtimin e saj. Kosova u "protektorua-riokupua" nga misioni i quajtur UNMIK, me metoda jolegjitime dhe me ndihmėn kolosale tė vazalėve tė vendit, edhepse ajo de facto ishte e pavarur menjėherė pas luftės. UNMIK-u nuk ndihmoi pėr zbatimin e pavarėsimit, por pėr pavarėsimin e zotėrimit mbretėror tė Kosovės! Misioni ndėrkombėtar, morri rolin qė nuk i takonte, duke bėrė shkeljet mė tė vrazhdėta dhe agresive jo vetėm tė normave dhe konventave tė sė drejtės ndėrkombėtare por edhe tė vet Rezolutės 1244 tė KS tė OKB-sė, duke u sjellur si despot i pakontestueshėm ndaj njė populli qė doli nga katrahura gjenocidale e Serbisė! ShBA, NATO, BE, duhet tė ridefinojnė rolin e tyre, pėr shtetėsimin e Kosovės dhe zgjidhjen e drejtė tė ēėshtjes sė Luginės sė Preshevės, konform vullnetit tė popullit mbi parimet e vetėvendosjes. Vetėm kėshtu mund dhe do tė luhet roli dhe misioni i mirėfilltė konstruktiv nė tė mirė tė paqes, tė stabilitetit, tė demokracisė dhe integrimeve pozitive rajonale dhe globale.
Kėshilli Drejtues i LSHV
Prishtinė, 28 qershor 2003