INTERVISTĖ E GAZETĖS 24 ORĖ ME KOORDINATORIN E LĖVIZJES SHQIPTARE PĖR VETVENDOSJE Z. FATOS ALIU ME TITULL:
STANDARDET E UNMIKUT, KULMI I HIPOKRIZISĖ DHE I MASHTRIMIT
Lėvizja Shqiptare pėr Vetvendosje e formuar kohė mė parė si alternativė e re politiko-atdhetare, ėshtė rezultat i apatisė sė pėrgjthshme politike e kombėtare. Pas pėrfundimit tė luftės, kur Kosova faktikisht ishte e pavarur, dolėn sėrish nė skenė forcat e vjetra kollaboracioniste antishqiptare - dallkaukėt e kombit, tė cilat ēuditėrisht me shantazhe e ndėrskamca ia ndėrruan drejtimin ardhmėrisė sė Kosovės.
KOSOVA DUHET SA MĖ PARĖ TĖ DALĖ NGA KTHETRAT E STRATEGJISĖ FATALE PĖR TĖ ARDHMEN E SAJ. AJO DUHET TĖ PAVARĖSOHET DHE T'I BASHKOHET TRUNGUT SHQIPTAR-SHQIPĖRISĖ, SI EDHE TĖ GJITHA TROJET E TJERA SHQIPTARE. FORMAT E BASHKIMIT KOMBĖTAR PĖRCAKTOHEN NĖ BAZĖ TĖ DREJTĖS SĖ POPULLIT SHQIPTAR PĖR VETVENDOSJE
POLITIKANĖT SHQIPTARĖ NUK KANĖ SHUMĖ AFAT PĖR T'U DĖSHMUAR NĖ PAJTIM ME DEKLARIMET E TYRE, PĖRNDRYSHE DO TĖ JENĖ PĖRGJEGJĖS PĖR DĖSHTIMET PARA POPULLIT DHE HISTORISĖ.
Pse shqiptarėve u mohohet e drejta pėr vetėvendosje?
24 orė: Zoti Aliu, Kosova nė kėtė fundviti sikur po ecėn nė drejtim tė kundėrt nga vullneti i popullit, andaj cili ėshtė komenti i juaj?
Aliu: Po, kjo ėshtė njė e vėrtetė e hidhur. Pėr kėtė ekzistojnė shumė fakte, me tė cilat po ballafaqohemi. Kulmi i tyre ėshtė arritur me dėnimin pa fakte dhe prova materiale tė 5 luftėtarėve tė lirisė, me nė krye heroin e gjallė, Daut Haradinaj.
Pse ndodh kjo? Kjo ėshtė pasojė e njė startegjie ogurzezė e qarqeve tė caktuara tė inkorporuara nė Unmik, tė cilėt gjer tani kanė arritur me mjaft sukses tė shkelin ēdo tė drejtė shqiptare pėr vetvendosje, t'i fusin kthetrat fatale ēkombtarizuese dhe rikolonizuese nė Kosovė, duke mbajtur kėshtu peng Kosovėn dhe, pėrmes saj, tėrė ēėshtjen kombėtare shqiptare.
24 orė: Ku e mbėshtetni kėtė mendim?
Aliu: Dėshmi ėshtė fakti i shkeljes sė vlerave mė sublime tė kombit shqiptar, i degradimit tė pėrgjithshėm politik, ekonomik, social, kuluror, arsimor etj, i shkeljes sė vet kartės sė OKB-sė dhe i konventave tė tjera ndėrkombėtare mbi tė drejtėn e vetvendosjes sė kombeve.
Me kartat dhe konventat ndėrkombėtare garantohet e drejta pėr vetvendosje edhe e shqiptarėve, jo vetėm si e drejtė primare e popujve (primary right), por edhe si e drejtė e dėmshpėrblimit (remedial right), nga pasojat e diskriminimit, tė coptimeve territoriale, krimeve dhe padrejtėsive tė shumta nė kurriz tė shqiptarėve. Kėto janė shprehur nė Platformė tė Lėvizjes Shqiptare pėr Vetvendosje (LSHV), si edhe me reagimet tona pėr opinion. Ėshtė mirė qė kanė filluar tė dėgjohen edhe reagime nga subjekte e individė tjerė (deri vonė tė heshtur!) lidhur me tė shkeljen e tė drejtės shqiptare pėr vetvendosje, qė ėshtė njė satisfaksion i cili shpresojmė do tė hap mundėsi bashkėpunimi tė mirėfilltė kombėtar.
Misioni aktualisht i instaluar nė Kosovė, nėpėrmes qarqeve diktuese nga kreu i OKB-sė dhe BE-sė, zbaton politikėn e kundėrt me aspiratat e popullit shqiptar pėr bashkim kombėtar: nėpėrmes startegjisė sė prolongimit dhe tė degradimit tė integrimeve ndėrshqiptare, pėr tė penguar bashkimin kombėtar shqiptar nė njė shtet. Kėshtu mbahet peng Kosova, ēelėsi i kėtij bashkimi, duke pėrdorur tezėn serbomadhe pėr gjoja Shqipėri tė Madhe, pėr t'iu kundėrvėnė me djallėzi tė drejtės natyrore tė shqiptarėve pėr vetvendosje dhe Shqipėri etnike. Alternativė e kėsaj, duke iu referuar Rezolutės 1244 tė KS tė OKB, pėr administruesit ndėrkombėtarė nė Kosovė dhe pėr koketuesit e tyre ėshtė dhe mbetet orientimi kah Beogradi e jo Tirana. Nė kėtė kontekst duhet parė dhe vlerėsuar edhe deklaratat e fundit tė komisionerit Kris Patten lidhur me karakterizimin e Shqipėrisė si problemin kryesor tė krimit tė organizuar. Duke satanizuar shqiptarėt injorohen faktet se nuk janė shqiptarėt krijuesit e kėtyre dukurive negative, tė cilat nuk i kishin mė parė, por ato janė importuar nga jashtė. Pse atėherė qendrojnė misione tė llojllojshme nė Shqipėri e Kosovė, "tė paafta" pėr t'i parandaluar ato, apo shumė tė afta pėr t'i konstatuar!? Rrjedhimisht, ato nuk po i ērrėnjosin por po i mbjellin e ushqejnė edhe mė shumė. Me fjalė tė tjera, synohet njė ndėrhyrje edhe mė e thellė nė hapėsirat shqiptare, jo pėr t'i integruar shqiptarėt, po pėr t'i disciplinuar dhe izoluar, pėr ta ndjerė veten tė pazotė pėr shtet dhe integrime.
Pėrndryshe, vetėm lidhja direkte e Shqipėrisė, si edhe e Kosovės me shtetet evropiane ėshtė rrugėdalja dhe rrugėzgjidhja pėr integrime dhe zhvillime tė mirėfillta, e jo ndėrhyrjet nga qarqet e burokratizuara monetare tė BE-sė, siē ėshtė FMN-ja. Kėto lloj institucione pėr shqiptarėt ofrojnė trohat e mbetura nga sofra e "investimeve". Tjerat i marrin pėrsėri pėr vete, ndėrkaq deklarojnė miliardat si ndihmė. Kėto janė pasojat e njė lloj globalizmi mashtrues kundėr interesave integruese ndėrshqiptare dhe tė integrimit tė tyre me botėn. Ky ėshtė njė zėvendėsim i kolonializmit serbomadh, nė bashkėpunim tė dyanshėm, mė kompleks e mė tė sofistikuar tė kėtyre qarqeve me ato tė Beogradit.
24 orė: Si e vlerėsoni qėndrimin e Unmikut se Kuvendi i Kosovės nuk mund tė shqyrtojė problemin e territ (KEK-ut), por vetėm tė ftojė qytetarėt pėr ta paguar?
A nėnkupton kjo se ndėrkombėtarėt nė Kosovė edhe mund tė vjedhin?
Aliu: KEK ėshtė bėrė njė nga shtyllat kryesore tė kėtyre lojėrave shantazhuese ekonomike pėr qėllimet e mėsipėrme politike. Kosova nuk do tė ketė dritė, jo pse nuk e ka apo pse nuk e kishte kėtė mundėsi, por pse KEK-u i stabilizuar dhe i menaxhuar nga vendorėt do tė thotė dritė tė vėrtetė; pavarėsi ekonomike, orientim tė drejtė strategjik zhvillimor, koncesione dhe investime serioze me dhe nga shtete tė fuqishme evropiane, raporte tė reja tė qendrueshme dhe tė besueshme me botėn e pėrparuar, progres ekonomik dhe vetvendosje politike. Duke u shkelur vetvendosja ekonomike, duke rekrutuar njerėz servilė pėr shantazhe tė reja, siē po ndodh me KEK-un, shkelet e drejta politike e sociale pėr vetvendosje, i hapen dyert dukurive negative qė theksoni. Mungesa e ndikimit tė Kuvendit tė Kosovės tregon qėllimet e kėsaj strategjie. Kuvendi pa kompetenca nuk ka pėrgjegjėsi pėr furnizim me rryme dhe pagesė, por kėtė e kanė uzurpatorėt e kėtyre kompetencave. Por kjo ėshtė edhe dėshmi pėr kotėsinė e kėtij Kuvendi. Pagesa e energjisė elektrike nuk ishte qėllimi i strategėve tė misionit unmikas, tė atyre qe edhe e shkatėrruan dhe e vodhėn, por kontrolli i kėsaj ndėrmarrje dhe shantazhimi me te, qė nga fillimi i angazhimit tė bordeve mikse unmikase pėr menaxhim me KEK-un. Kėsaj politike i kanė ndihmuar kollaboracionistėt e tyre nga politika, elementėt servilė dhe medialė vendorė, tė gjithė ata qė nuk kanė sakrifikuar dhe as qė sakrifikojnė gjė pėr Kosovėn, por qė sakrifikojnė Kosovėn pėr interesa personale materiale, apo tė ruajtjes sė foteljeve marionetash. Nė kohėn kur e menaxhonim vetė KEK-un, menjėherė pas luftės, dhe kur ishim nė rugė tė mbarė pėr menaxhim e rehabilitim tė mirėfilltė, u ngritėn peshė disa individė klikash ish-jugosllave e tė llozhave tė huaja antikombėtare nga mediat vendore, pėr tė bėrė presione kundėr njė udhėheqjeje shumė mė legjitime se kjo aktuale, e tani bėhen tė shurdhėr, duke vazhduar nė forma tjera lojėn shėrbyese. Kjo ėshtė fatkeqėsia ynė kryesore, fataliteti shėrbėtor e servil i vetėdijes me prirje tė vetmashtrimit, jo i rastėsishėm, por i krijuar artificialisht nga kukullat e paguara mediale, pėr tė shkatėrruar me porosi vlerat tona kombėtare.
Pėr kėtė kam folur dhe shkruar edhe mė parė, duke iu drejuar edhe institucioneve tė Kosovės, me propozime konkrete pėr rrugėzgjidhje, por tė gjitha pėrpjekjet dhe programet e mia janė injoruar me heshtjen e stilit unmikas.
Kushtėzimet qesharake
24 orė: Si ėshtė e mundur qė tė parashihen standardet pėr definimin e statusit politik tė Kosovės? Si e komentoni kėtė? Ēfarė do tė thotė kjo nė realitet?
Aliu: Ky ėshtė kulmi i hipokrizisė dhe mashtrimit. Kėtu nuk ndėrtohen por luftohen standardet. Cili ėshtė ai i marrė qė nuk e dėshiron zbatimin e standardeve evropiane qe i hapin rrugė integrimeve tė mirėfillta Kosovės pėr Evropė? Kėto janė kushtėzime qesharake deklarative, pėr tė hedhur fajin tek shqiptarėt, pėr tė na izoluar, me taktikėn e nėnēmimit dhe tė mashtrimit. Si mund tė quhet standard pėrpos kushtėzim absurd antishqiptar zbatimi i multietnicitetit nė kurriz tė popullatės mbi 95% shqiptare nė Kosovė? Kėtyre metodave neokolonialiste do t'ua kishte lakmi kisha obskurante mesjetare dhe ortodoksizmi pogromist pansllav.
24 orė: Si duket institucionet e Kosovės kanė rėnė nė gjumė tė thellė. A do tė thotė kjo se zgjimi do tė pasojė nė Pranverė?
Aliu: Ky lloj gjumi i pėrngjet tė droguarit tė lidhur nė kėmishė ēmendurie. Nga kjo lloj ēmendurie mund tė pritet gjithēka, por kurrsesi zgjidhje pozitive pėr Kosovėn, sepse ėshtė krijuar njė hendek i madh midis liderėve politikė dhe popullit, synim kryesor i Unmikut pėr tė futur kthetrat e veta kolonizatore. Kjo u dėshmua me rezultatet e zgjedhjeve tė fundit lokale. Vetėm karakterėt e fortė kombėtar kanė shans tė dėshmohen, duke shqyer kėtė kėmishė marrėzish, pėr tė fluturuar sa mė parė nga foleja e qyqes parlamentare. Kjo fuqi e tyre po tretet pėr ditė, qė mund tė ketė konsekuenca tė pallogaritshme nė ditėt e burbuqeve tė reja.
24 orė: Si e shihni gllabėrimin e tokave shqiptare?
Aliu: Kontrabandė serbomadhe me trojet shqiptare, nė vazhdėn e pazarllėqeve e tė lojėrave tė rrezikshme luftėnxitėse nė rajon, si rezultat i zėvendėsimit tė politikės sė vjetėr kolonialiste me tė njė tė re. Kjo dhe burgosja e luftėtarėve tė lirisė paraqet provokimin mė tė rėndė pėr shqiptarėt, sfidėn kryesore tė cėnimit dhe tė nėnēmimit tė vetėdijes sė tyre pėr shtet dhe pavarėsi.
Gogoli i kthimit tė forcave serbe
24 orė: Problemet e krijuara me Mitrovicėn, me enklavat..? Dora e sigurimit serb, implikimi i Unmikut? Pse mbahet peng Mitrovica? Apo ėshtė kjo lojė e z.Steiner pėr ndarjen e Kosovės?
Aliu: Kėto janė skenare similare tė sė kaluarės qė pėrputhen me strategjinė aktuale tė rikolonizimit dhe tė ricoptimit tė trojeve shqiptare. Kėto pėrcillen shpeshherė edhe me kėrcėnimet me gogolin e kthimit tė forcave serbe, qė dėshmon pėr tendencat thellėsisht kundėrshqiptare tė njė aleance tė pashpallur serbo-unmikase.
24 orė: Kush do tė jetė pėrgjegjės pėr shkallėzimin e mundshėm radikal tė situatės? Si tė delet nga kjo gjendje e rėndė dhe Kosova tė kthehet nė rrugėn te vet kombėtare?
Aliu: Pėrgjegjėsit kryesorė do tė mbesim sėrish vetė, duke i akuzuar pastaj tė tjerėt "pas pazarit tė mulla Shaqirit". Pas dėshtimit, arėsyet kalojnė nė duart e tė fortit, tė mashtruesit. Politikanėt tanė duhet t'i vejnė gishtin kokės, se ku janė rreshtuar dhe si duhet rreshtuar, pėr tė dalė nga kthetrat e njė kursi tė rrezikshėm pėr fatet e kombit shqiptar. Ata duhet tė veprojnė shpejt me qėndrimin e tyre pėr vetvendosje, pavarėsi dhe integrim tė harmonizuar ndėrshqiptar. Ata duhet tė dalin sa mė parė nga korniza kushtetuese, nga Parlamenti artificialisht i kornizuar, dhe tė veprojnė nė pėrputhje me vullnetin e popullit tė cilit i morėn votėn, nė pėrputhje me tė drejtėn e tij tė garantuar pėr vetvendosje, e cila po shkelet aktualisht me katėr kėmbė. Pėrndryshe nuk mund tė flitet mė pėr legjitimitetin e partive apo institucioneve (pėrpos pėr legjitimitet tė kornizuar mashtrues me popullin!) tė cilat nuk i mbrojnė vlerat mė tė shenjta tė kombit shqiptar. Kjo nuk vlen vetėm pėr shqiptarėt nė Kosovėn administrative, por pėr tė gjithė shqiptarėt qė jetojnė nė kuadėr tė kushtetutave tė huaja-sllave; nė Kosovėn Lindore tė Preshevės, nė IRJM, nė Mal tė Zi, tė cilėve vazhdon t'u nėpėrkėmbet dinjiteti kombėtar dhe e drejta pėr vetvendosje.
24 orė: Para dy ditėsh jeni kthyer nga Shqipėria. Kur do tė fillojnė integrimet e njėmendėta ndėrshqiptare?
Aliu: Integrimet ndėrshqiptare nuk bėhen me njė vizitė tė zotit Meta, apo me njė marrėveshje mirėkuptimi pėr largėpėrquesin 400kV Kosovė-Shqipėri, por me njė dinamikė permanente tė programuar duke zbatuar startegjinė e mėvetėsishme tė integrimit ndėrshqiptar, e jo kopjet e zbehta apo imrovizimet e marketingut demagogjik politik. Ēėshtja shqiptare si tėrėsi ėshtė vėnė nė pikėpyetje. Integrimet duhet tė jenė tė gjithanshme e komplekse: politike, ekonomike, kuturore, mbi tė gjitha ato strategjike kombėtare pėr vetvendosje shqiptare. Shqipėria ėshtė shteti i vetėm nė botė qė rreth e rrotull kufizohet me shqiptarė dhe troje shqiptare nėn pushtime tė huaja. Pse ky absurditet duhet tė vlejė vetėm pėr shqiptarėt?! Ē'janė kėto bllokada, ē'janė kėta kufinj?! Ne duhet tė pėrcaktohemi pėr integrime me aksione konkrete, e jo me vizita tė kohėpaskohshme sa pėr sy e faqe. Nė Shqipėri kisha takime kryesisht me njerėz tė artit, tė kulturės dhe shkencės, tė gjithė tė brengosur me fatin e kombit. Zogu i fituar nė luftė tė pėrgjakshme pėr liri, mund tė na rrėshqasė serish nga dora, poqese nuk reagojmė fuqishėm si njė komb, si njė shtet. Ata tė gjithė e kanė brengėn e Kosovės dhe atė gjithshqiptare, tė gatshėm tė kontribuojnė dhe tė reagojnė nė mbrojtje tė vlerave kombėtare. Njerėzit tanė tė artit dhe tė kulturės shqiptare, janė yjet e nderit krijues tė kombit, shtyllat e vetvendosjes kulturore shqiptare, tė gatshėm pėr tė ngritur peshė shpirtin atdhetar tė ēdo shqiptari sado i fjetur qė tė jetė.
24 orė: Keni porosi/mesazh/ nga LSHV-sė pėr Vitin e Ri 2003?
Aliu: Nė emėr tė Lėvizjes Shqiptare pėr Vetvendosje uroj qė shqiptarėt tė zgjohen nga letargjia e iluzioneve mbi pavarėsinė, tė paarritshme pa njohjen e tė drejtės shqiptare pėr vetvendosje dhe bashkim kombėtar, pa zbatimin e sė cilės nuk ka ardhmėri. Shpreh besimin se viti 2003 do tė jetė vit i kthesave tė fuqishme pozitive, tė domosdoshme pėr tė dalur nga udhėkryqet aktuale marramendėse dhe labirintet mashtruese politike tė kohės.
Me kėtė rast urime dhe falenderime atdhetare pėr redaksinė 24 orė, e cila i ka hapur pa ngurrim derėn Lėvizjes Shqiptare pėr Vetvendosje, qė nga filllimi i veprimtarisė, nė kohėt nismėtare tė punės sė kėsaj alternative tė re politiko-atdhetare.
Intervistoi: Imer Kllokoēi
Prishtinė, botuar mė 24 dhjetor 2002 nė gazetėn ditore 24 orė.