PRO ET CONTRA
Kujtim Konushefci
Inciativa e ndėrmarrė nga parlamentarėt e AAK-sė dhe tė PDK-sė, qė nė kuadrin e Kuvendit tė Kosovės tė vihet nė rend dite kėrkesa pėr shqyrtimin e karakterit tė luftės ēlirimtare tė UĒK-sė, si dhe refuzimi i saj nga parlamentarėt e ldk-sė me kryekuvendarin e tyre Nexhat Daci nė krye, nuk ka nevojė tė problematizohet, as tė ekzagjerohet pikėsėpari nga disa masmedia, tė cilat me vite tė tėra e ushqejnė dhe e mbajnė gjallė vijėn politike tė autonomistėve-ujidistėve shqiptarė tė Serbisė. Pėr incidentin e krijuar politik mes kuvendarėve tė AAK-sė, PDK-sė dhe LDK-sė si rrjedhojė e refuzimit tė kėrkesės sė theksuar, nuk ekzisotn asnjė arsye qoftė morale, politike e mbi tė gjitha juridike ligjore, qė Kuvendi i Kosovės tė transferohet nė Irak(!) ose nė shtypshkronjėn teledirigjuese tė autonomisė magnetike tė Kohės Ditore, respektivisht Verdhore.
Me gjithė dėshirėn dhe kuriozitetin e autonomistėve dhe tė ujdistėve shqiptarė, qė tė shkaktojnė drama mediale dezinformuese pėr opinionin, lidhur me paraqitjen e kėrkesės sė parlamentarėve tė AAK-sė dhe tė PDK-sė pėr tė shqyrtyar pėrmbjatjen e luftės sė UĒK-sė nė séancėn e Kuvendit tė Kosovės, si kuvendarėt e kėtyre dy partive,ashtu edhe ata tė ldk-sė, nuk kanė nevojė tė armiqėsohen mes veti, sepse gabimi ėshtė bėrė i dyanshėm. Sė pari, nuk ka pasur fare nevojė qė tė ngrihet kurrfarė iniciative as propozimi lidhur me ēėshtjen e vlerėsimit tė luftės sė UĒK-sė nė Kuvendin e Kosovės; sė dyti, refuzimi nė formė tė prerė i kėsaj kėrkese nga ana e pėrfaqėsuesve tė ldk-sė dėshmon recidivin aversiv dhe koheziv ndaj propozimeve tė pėrfaqėsuesve tė AAK-sė dhe tė PDK-sė nė Kuvendin e Kosovės. Njė qėndrim i kėtillė nga ana e parlamentarėve tė ldk-sė, nuk ėshtė i pranueshėm as nga aspekti demokratik, as nga ai pluralist, sepse nė vazhdimėsi aspiron tė imponojė njė strategji tė madhe dhe tė paprekshme tė ldk-sė /si parti mė e madhe nė Kuvend karshi numrit tė paritetit tė deputetėve tė AAK-sė dhe tė PDK-sė/, gjė qė kjo ėshtė e dėmshme pėr interesin e pėrbashkėt politik dhe kombėtar, sepse tė gjitha partite politike shqiptare nė Kosovė, duhet tė kenė vetėm njė strategji permanente as tė madhe, as tė vogėl: shkėputjen e pėrgjithmonshme nga trungu kolonial i Sėrbisė dhe i Malit tė Zi. Ndėrkaq, taktikat mund tė pėsojnė metamorfozė, por jo edhe tė pėrfundojnė nė bishtin e ndonjė autonomie tė premtuar nga larvat demokratike tė sorosėve proserbė.
Derisa kemi pranuar tė ulemi nė tė njėjtat karrige tė Kuvendit me palėn agresore serbomalazeze, dhe tė qajmė sėrish dhoga me ta, atėherė ėshtė absurde dhe, krejtėsisht apolitike dhe akombėtare tė mos gjejmė gjuhė tė pėrbashkėt mes veti. Edhe pse iu pėrkasim partive me akronime tė ndryshme, interesi ynė ėshtė i pėrbashkėt: liria dhe pavarėsia e Kosovės. Kėtė formulė historike, kombėtare, politike dhe ushtarake e ka dėshmuar edhe lufta e pėrbashkėt ēlirimtare e UĒK-sė kundėr okupatorit serbomalazez nė fushėbetejat e pėrgjakshme gjatė viteve 1998-1999.
Si rrejdhojė e kėrkesės sė drejtė dhe legjitime tė popullit shqiptar, qė Kosova tė jetė e lirė dhe pavarur nga sundimi kolonialist serbomadh, u lind dhe u zhvillua edhe lufta e drejtė e Lėvizjes Ēlrimitare Kombėtare tė Kosovės- UĒK-ja. Se kjo luftė ka pasur karakter tė tillė, kėtė e vėrtetoi edhe bashkėsia ndėrkombėtare. Statusi i luftės sė UĒK-sė, nė kuptimin juridik ndėrkombėtar, u legalizua me organizimin e Konferencės sė Rambujesė (18 shkurt 1999). Mu nė kėtė Konferencė, UĒK-ja mori vizėn si palė legjitime dhe legale e popullit shqiptar nė Kosovė, dhe si partner i barabartė nė bisedime me faktorin ndėrkombėtar dhe me palėn nė konflikt. Pikėrisht lufta e drejtė ēlirimtare antikolonizuese kundėr agresionit gjenocidal serbomalazez, bėri qė UĒK-ja tė fitojė legjitimitetin e saj sipas sė drejtės ndėrkombėtare, ashtu sikurse lėvizjet e tjera ēlirimtare antikoloniale nė mbarė botėn. Sikur UĒK-ja tė mos njihej ndėrkombėtarisht, sot nuk do tė ekzistonte as TMK-ja, e cila sė shpejti, do tė riorganizohet nė ushtri tė rregullt tė Kosovės.
Prandaj, ligjėrisht dhe ndėrkombėtarisht, statusi i luftės sė UĒK-sė, tanimė qe katėr vjet ėshtė pėrcaktuar sipas sė drejtės ndėrkombėtare. Kėshtu qė, nuk ekziston kurrfarė nevoje, qė ky status tė rikthehet nė rishqyrtim nė bangat e Kuvendit tė Kosovės (i cili ėshtė atraktiv vetėm pėr shfrytėzimin e dietės sė delegatėve tė tij, e jo pėr tė zgjidhur ndonjė problem jetik afatgjatė tė Kosovės, sepse nuk disponon kurrfarė kompetence ligjore kushtetuese), respektivisht tė revidohet nė objekt shqyrtimi tė sė drejtės vendore, dhe tė debatohet si ēėshtje e brendshme. Po qe se veprohet kėshtu, atėherė, pa dyshim, do tė shfaqen ide, propozime dhe formula tė reja si nga ana e pėrfaqėsuesve tė agresorit serb, ashtu edhe nga faktori ndėrkombėtar. Pse, dhe kujt i duhet tė hapė njė problem tė tillė inekzistent?! Kuvendi i tillė i Kosovės, nė asnjė mėnyrė nuk ėshtė meritor, qė tė vėrė nė rend dite statusin e luftės sė UĒK-sė. Nėse propozuesit kanė menduar se, ky do tė ishte njė potez politik pozitiv, tė paktėn pėr ta arkivuar nė historikun e luftės sė UĒK-sė, prapėseprapė ky ėshtė i gabueshėm, sepse lufta e UĒK-sė tanimė ka hyrė si luftė e drejtė ēlirimtare nė kornizat e historisė politike dhe juridike ndėrkombėtare, domethėnė nė njė kuptim shumė mė tė gjerė sesa tė politikės dhe tė shkencės kombėtare. Kėtė askush nuk mund ta revidojė, dhe ta rikthejė disa vjet prapa, qė nė mėnyrė retroaktive ta diskutojė nė njė Kuvend me status tė papėrcaktuar politik dhe jurdik (Kuvend i kujt: Kuvend i krahinės apo i Republikės sė Kosovės?) tė , i cili nuk ka kurrfarė kompetencash ligjore, qė ta rivlerėsojė statusin e luftės sė drejtė tė UĒK-sė. Pėr mė tepėr, lufta e bėrė e UĒK-sė kundėr agresorit okupator serb, nuk mund tė vihet nė rend dite, tė votohet, apo tė mos votohet, se ēfarė ka qenė karaketri i saj, kur dihet se UĒK-ja me gjak dhe me sakrifica tė mėdha mbinjerėzore e ka ndėrtuar pėrmbajtjen e luftės sė saj tė drejtė ēlirimtare kombėtare. Kėtė nuk mund ta votojė, as ta kontestojė askush, qofshin ata edhe kuvendarėt e Kuvendit tė Kosovės sė Nexhat Dacit. Kjo ngrehinė nuk ka kurrfarė karakteri jurdik as ligjor, por thjesht ėshtė sajesė e kompromisit politik. Si mund tė ekzistojė, dhe tė funksionojė njė kuevnd si i Dacit, kur i mungon Kushtetuta? Vėrtet, ky shembull ėshtė karakteristik pėr historinė e shtetit pluralist, por jo edhe pėr drejtėsinė dhe tė drejtėn sovrane tė popullit shjqiptar tė Kosovės.
Ato politika qė tentojnė ta hedhin nė diskutim publik statusin e luftės sė UĒK-sė nė Kuvendin e Kosovės, janė tė ēekuilibruara politikisht dhe, ekziston rreziku qė tė ēojnė direkt nė shkaktimin e krizės nervore politike, juridike dhe ushtarke tė UĒK-sė. Nga njė potez i kėtillė i politikės naļve shqiptare, do tė pėrfitonte vetėm Beogradi zyrtar, i cili kėtė problem pritet ta aktualizojė nė frymėn e politikės pushtuese serbe, e cila nė tė vėrtetė, vazhdimisht po kėrkon nga partnerėt e saj tė bashkėsisė ndėrkombėtare, qė ata ta ndėrrojnė mendjen lidhur me vlerėsimin e statusit tė UĒK-sė. Kėtė ēėshtje pala e regjimit serb, edhe e ka parashikuar nė projektin e bisedimeve me palėn shqiptare, qė do ti zhvillojė nė Prishtinė, nė Beograd apo nė Podgoricė nė praninė dhe me ndėrmjetėsimin e kryeadministratorit tė UNMIK-ut, Mihael Shtajner.
Autori ėshtė magjistrant i shkencės estetike.