|
Maqedonasit perjetojne nje ringjallje fetare. Nje kryq i stermadh, 76 metra i larte, mreteron mbi majen me te larte prane kryeqytetit maqedon. Qe flet per ringjalljen e perkatesive fetare ne kete vend. Dhe qe rrezikoheshin te kalonin ne ekstrem gjate kohes se luftes
Kur qytetaret maqedonas shkuan ne votime me 15 shtator dhe votuan kunder aleances ne pushtet te Ljubco Georgievskit, ata vendosen t'i lene historise trashegimine politike dhe stilin e qeverisjes se vendit. Por nje gje do t'i kujtoje ata gjithmone per romantizmin fetar te qeverise se pare nacionaliste maqedonase, e cila mori pushtetin pas 50 vjet ateizmi - kryqi gjigand ne malin me te afert te Shkupit.
Kryqi, i ndertuar prej hekuri, 76 metra i larte dhe i pajisur me 650 prozhektore, eshte bere tashme nje monument i admiruar, vetem nje muaj e gjysme pas ndertimit. Disa thone se ai mund te shihet nga 40 km larg dhe sipas eksperteve eshte kryqi me i madh ne bote. Ai ka shtyre mijera qytetare maqedonas per te bere pelegrinazh ne majen e malit Vodno. Projekti Kryqi i Mijevjecarit filloi si kremtim i dy shekujve kristianizem dhe 35 vjet te Kishes Ortodokse Maqedonase.
Megjithate, ai ka provokuar shqetesime ndermjet muslimaneve te vendit, te cilet perbejne te pakten nje te treten e popullsise se Maqedonise. Kryepeshkopi i Maqedonise Stefan tha se kryqi do te jete "mali i pajtimit dhe unitetit" dhe "vendi i ringjalljes sone shpirterore", por ky projekt shpirteror u ka kushtuar taksapaguesve maqedonas - perfshire muslimanet - rreth 2 milion dollare. "Qeveria harroi se kryeqyteti, Shkupi, eshte nje qytet me shume fe dhe se duhet te mbetet i tille," tha perfaqesuesi i bashkesise islamike, Jakub Selimovski.
Mbetet per t'u pare nese qeveria e re, e perbere nga ministra prej Bashkimit Social-Demokratik Maqedonas dhe shqiptare nga Bashkimi Demokratik per Integrim, do te vazhdoje me ate qe mediat e kane quajtur "romantizem kombetar."
Kisha e vjeter Shen Pantelejmon ne Oher u rindertua nga pakica maqedonase nga Prespa, Shqiperi.
Te perballur me kercenime ushtarake dhe mosnjohjen e emrit dhe gjuhes se vendit, maqedonasit ortodokse mbeshteten ndertimin e kryqit dhe te shume kishave perreth tij si nje menyre per te mbrojtur ekzistencen e tyre. Nje pjese e asaj perpjekjeje ishte vendimi i qeverise per te perfshire klasa fetare ne shkollat fillore dhe per t'ua rikthyer kishat, xhamite dhe pasurite e tjera te shenjta udheheqesve fetare.
Maqedonasit kane qene te mahnitur prej rindertimit te kishes se vjeter Shen Pantelejmon ne Oher. Kisha u rindertua prej punetoreve nga pakica maqedonase e Prespes se Vogel, Shqiperi, te cilet ishin te ndare prej dekadash nga regjimi Stalinist i Enver Hoxhes. Punetoret krijuan nje kryeveper te re ne vendin e quajtur Plaoshnik.
Ata futen ne te shenjat e ndertesave te periudhes se vjeter. Kjo ishte e rendesishme sepse kisha origjinale ishte ndertuar dhjete shekuj me pare ne te njejtin vend ku dikur ndodheshin bazilika bizantine dhe xhami otomane. Qeveria, ndermarrje dhe dhurues private financuan projektin prej 1.4 milion dollare. Projekti do te vazhdoje per dhjete vjetet e ardhshme dhe do te ruhen te gjitha vendet historike aty prane, duke krijuar nje kompleks te stermadh ne maje te kodres, nga e cila mund te shihet liqeni dhe qyteti.
Ironia eshte se kjo kishe e re mbreselenese eshte ndertuar ne rajonin fetar maqedonas me te vleresuar - nje fakt, i cili mbeshtet akuzen e shprehur nga shume kritike se qeveria preferon te ndertoje monumente te rinj sesa te mbroje ndertesat e vjetra dhe origjinale. Ne Maqedoni ka rreth 640 kisha kryesisht te epokes se mesjetes, 150 manastire dhe me shume se 800 tempuj fetare, shume prej tyre te mbrojtur nga UNESCO.
Per shkak se toleranca fetare ishte thelbesore per shoqerine maqedonase, deri ne konfliktin e vitit te kaluar reagimi prej shqiptareve ndaj projekteve te ngjashem me te vegjel, ka qene vetem me fjale. Ne Maqedoni u ndertuan gjithashtu shume xhami gjate dekadave te meparshme dhe reagimet negative nga te dyja palet ishin te barabarta, por te kontrolluara.
Vandalizmi i ndertesave fetare nuk ishte vene re me pare ne Maqedoni, por ai u shfaq gjate konfliktit. Ne nje raport te koheve te fundit, Departamenti i Shtetit i SH.B.A.-se tha se "liria fetare u sprovua ashper dhe vazhdon te perkeqesohet si rezultat i tensioneve nder-etnike." Ajo qe ka provokuar shqetesimin me te madh eshte rritja e rolit te politizuar te fese ne veprimtarite zytare - per shembull, ne nje ceremoni ne te cilen Kryepeshkopi Stefan bekoi forcat e posacme policore dhe i dha secilit prej tyre nje pllakate fetare.
Detyra e qeverise se re do te jete te tregoje se cfare jane liria fetare, krenaria kombetare, trashegimia historike, trashegimia fetare dhe shumellojshmeria etnike dhe te vendose nje standart per fene ne politike.
|