Analiza tjera   Dėrgoni Komentin tuaj nė rubrikėn Forum    

Iku koha e romantizmit

      

  
Zgjedhjet ne Maqedoni

Flet Ali Ahmeti. Ish- rebeli dhe marksisti i dikurshem, sot pretendon te behet kreui i partise fituese shqiptare ne Maqedoni. Kush eshte, si e ngriti ne me pak se dy muaj forcen e re politike, perpjekjet e deshtuara per te unifikuar faktorin shqiptar dhe c'do te ndodhe me pas. Kreu i BID rrefen nje jave para zgjedhjeve.

Udhetimi permes rruges se Ilidenit eshte vertet pothuajse mbytes. Me shume se gjithcka dallon flamuj te kuq, mure te shkarravitur dhe aty ketu pankarta te medha elektorale. Eshte kulmi i fushates se zgjedhjeve. E gjithe Tetova e tregon kete.

Posterat personale jane me te pakte. Kete here ligji maqedonas ka ndryshuar. Votimet behen ne baze te listave proporcionale dhe keshtu qe fytyrat e lidereve shihen gjithnje e me pak. Nuk ben perjashtim as Ali Ahmeti. Ashtu si te gjithe, edhe ai eshte prezent ne kryeqendren e shqiptareve te Maqedonise. Po, ne dallim nga te tjeret, qe pas dites se ngjeshur elektorale humbasin ne mbremjen pa police te qytetit, Ahmeti behet gati per rruge. Sepse selia dhe banesa e tij jane ende atje larg, midis malesise se pyllezuar te Maqedonise Perendimore, ne Shipkovice. Nga ai, me nje grusht njerzish, nisen ndryshimin e madh te nje viti me pare. Duhet rreth nje ore rruge nga Tetova per te arritur ne strehen e ruajtur plot badigarde te Ali Ahmetit. I zoti i shtepise nuk mban me tani uniformen ushtarake. Ai te gostit me ujiski te vjeter dhe vere te mire. Eshte me i qete dhe me i sigurt se me pare, por gjithesesi nuk mund ta fshehe miresine e nje ish marksisti idealist. Ka qene vertet i tille. Gjurmet duken ende dhe sot. Ai vete eshte nga fshati Zajas prane qytetit Kercove, te banuar kryesisht prej popullsise shqiptare. Ka studiuar edhe ne Prishtine. Nje student radikal, qe ashtu si shume te tjere kombinonin nacionalizmin shqiptar me marksizem- leninizmin. Ai beri burg disa muaj. Ishte nje nga pjesemarresit aktive te demonstratave te studenteve me 1981. Pastaj u arratis ne Zvicer. Nga ajo kohe i kane mbetur gjurme te qarta. Per shembull, kur i referohet sot nje gjuhe te vjeter dhe u kerkon njerezve te tij te vene interesin e pergjithshem mbi ate personal. Per shembull, kur thote me bindje: "Une jam qytetar maqedonas". Ai e ka thene disa here kete. Ka hedhur poshte si qesharake idene se ky vend me 25 mije Km2 dhe me nje popullesi 2 milionshe mund te federalizohet. Eshte i qarte qellimi i tij : permblidhet tek te drejta te barabarta per shqiptaret ne Maqedoni. E thote kete plot pasion. Duke levizur duart, ku dallohen lehte gishtat e zverdhur nga duhani. Ato nuk jane duart e nje vrasesi, ashtu sic thone shume nga kundershtaret e tij. Nese ai mori armet nje vit e ca me pare, kete e beri, pasi e dinte: konflikti ne Kosove ia kishte mesuar se me pak te shtena, pak deme, pak fat dhe me mbeshtetjen e nderkombetareve ai vete mund ta arrinte qellimin. Nje qellim qe e kishin shume shqiptare te Maqedonise, te cilet kishin punuar jo pak per kete dite. Ndaj partia e tij "Bashkimi per Integrim Demokratik", e formuar vetem nje muaj e gjysem me pare, hodhi rrenje kaq shpejt. Prandaj ajo konsiderohet sot si nje fituese e mundshme e zgjedhjeve te 15 shtatorit, ndoshta duke u renditur si e para parti shqiptare dhe e dyta ne rang vendi. Vete Ali Ahmeti, sot 44 vjecar, i shpjegon te gjitha keto. Cfare pret nga kjo fushate, cdo te beje me pas, pse e sulmojne dhe si shpjegohet qe partia e tij zuri vend kaq shpejt...

AHMETI: Ne pamje te pare duket qe kjo infrastrukture eshte e ngritur shpejt. Ajo tani ka dale ne siperfaqe, eshte bere e dukshme, mirepo realisht eshte nje strukture qe ka vepruar me vite te tera, qe nga shperberja e ish-Jugosllavise. Po te mos kishte ekzistuar ajo, do te ishte e pamundur qe brenda nje muaji e gjysem te strukturohej partia ne gjithe Maqedonine.Pra, thjeshte, kjo strukture ka qene e gatshme, ajo vetem eshte kanalizuar dhe ka marre forme.

A ju shqeteson kjo shpejtesi ne zgjedhjen e njerezve?

AHMETI: Po per sa i perket infiltrimit te ndonjerit, qe ka hyre per te permbushur interesat vetjake.

Ju jeni vazhdues te UCK-se, nderkohe qe ish luftetare te saj gjenden sot edhe ne parti te tjera. A do te thote kjo se partia juaj nuk e ka ekskluzivitetin e luftes dhe se fitorja u takon edhe partive te tjera?

AHMETI: Shikoni. Le te bejme nje aritmetike te thjeshte. Sikur dy apo tre veta te kalonin nga Partia Demokratike e Shqiptareve tek ne dhe te njejten gje ta benin edhe dy apo tre vete nga ata te Prosperitetit, a do te thoshte kjo se te gjitha keto parti kane ardhur ne Bashkimin tone per integrim Demokratik?

Megjithate faktet jane fakte...

AHMETI: Po, por strukturat udheheqese komanduese, politike te Ushtrise Clirimtare Kombetare, ato qe kane patur pergjegjesine dhe kane mbajtur mbi shpatullat e tyre gjithe pergjegjesite historike per fatin dhe fatkeqesine e ketij vendi, keto struktura qe nga Veriu deri ne Jug jane unike. Ato struktura jane te rreshtuara, te strukturuara ne Bashkimin Demokratik per Integrim. Kjo eshte shume e qarte, sepse dy a tre oficera njesiti apo batalioni nuk paraqesin strukturen e UCK-se!

Megjithate, pershtypja eshte se me angazhimin e ish-komandanteve ne partite tjera politike, humbet ekskluziviteti i BDI-se ndaj UCK-se.

AHMETI: Por ne cdo tubim populli po brohoret pro UCK-se.

Cila eshte strategjia e fushates zgjedhore te BDI-se?

AHMETI: Strategjia jone eshte qe te kontaktojme drejtpersedrejti me qytetaret. Per te kaluaren tone nuk kemi c'te flasim, ajo dihet. Por edhe premtimet e gjata i lodhin njerzit. Mesazhi yne eshte i qarte dhe i shkurter: Pa nje stabilitet politik dhe paqe te qendrueshme, nuk mund te kemi perspektive dhe nuk mund te kemi nje levizje pozitive ne drejtim te mireqenies ekonomike e sociale te qytetareve.

Ardhja juaj ne skenen politike a shoqerohet me ardhjen e nje morali te ri?

AHMETI: Grupi i njerezve qe une perfaqesoj eshte nje grup qe ka sakrifikuar vetveten, per t'iu siguruar dhe garantuar qytetareve nje ardhmeri me te mire. Ka sakrifikuar ne aspektin e sigurise personale, ne aspektin ekonomik, ne angazhimet qe kane patur. Nje pjese dermuese e kuadrove kane patur shume pune me te mira dhe shume me te rehatshme per vetveten e tyre dhe mund te qendronin ne ato pozicione. Mirepo, duke patur parasysh se ky fillim shekulli eshte nje moment historik kthese per Maqedonine, i ka obliguar ata te sakrifikojne pozicionet qe kane pasur me pare.

Per te filluar karrieren politike?

AHMETI Une dhe gjithe stafi im, nuk angazhohemi qe te ndertojme karriere politike ne dem te qytetareve qe na kane dhene besimin. Kete do ta tregoje koha. Dhe une po perpiqem qe qytetareve shqiptare t'ju prezantoj njerez te devotshem, te cilet interesin e pergjithshem e nxjerrin mbi interesin personal, njerez te cilet angazhimin ne politike nuk e shohin si marketing, por si pergjegjesi.

Kete radhe ne gare jane kater parti shqiptare, a nuk jane pak si shume?

AHMETI: Se paku, per kete e kemi ndergjegjen te paster. Ne u perpoqem qe shqiptaret ne keto zgjedhje te dalin bashke ne nje front. Jo per te krijuar front kunder komunitetit maqedonas, por qe, se paku, brenda kater viteve brenda shqiptareve te funksionoje nje qender, e cila do te koordinonte gjithe veprimtarite politike deri ne jetesimin e Marreveshjes se Ohrit. Perderisa ne e vleresojme me te drejte Marreveshjen e Ohrit si nje Marreveshje Historike, momenti ishte qe edhe shqiptaret te veprojne si nje qender, se rralle here mund te ngrihet ne nivel kaq te larte nje ceshtje e pazgjidhur, sic eshte rasti me Marreveshjen e Ohrit, e cila garantohet nga tre qendra nderkombetare te vendosjes - SHBA, BE dhe NATO. Dhe kjo ne na obligonte ne iniciativen per formimin e Keshillit Koordinues dhe qe gjithe energjite te orientoheshin ne kete drejtim. 

Po tani qe kjo nisme juaja deshtoi?

AHMETI: Mendoj se nuk duhet te shpallim lufte nderpartiake dhe as te shpalosim bemat se cfare kemi bere per kete popull.

Si e sheh BDI-ja te ardhmen e Maqedonise?

AHMETI: Une mendoj qe eshte fat shume i madh se qytetaret ne Maqedoni, pavaresisht se kujt komuniteti i takojne, proceset e bashkejeteses i mbeshtesin. Qytetaret i mbeshtesin ato parti politike, te cilat angazhohen qe ketu te vendoset nje realitet per se mbari, qe ketu te filloje ndertimi i nje strukture te re, i krijimit te kushteve per nje jete me te mire. Kohrat e romantizmit kane ikur. Ndaj dhe ne nuk mund te bazohemi me ne anen emocionale. Sot ka nevoje per pune. Per resurse qe duhen shfrytezuar. Na takon ne t'i veme ato ne levizje.

Pa dallim kombesie?

AHMETI: Sigurisht, pa marre parasysh nese njerzit qe afrojme jane shqiptare, maqedone, turq apo vllehe?

Dhe pa dallim politik? 

AHMETI: Absolutisht nuk jam per hakmarrje. Nese ne keto zgjedhje ne marrim besimin e elektoratit, neser nuk mund te perveshim kamxhiket dhe t'i debojme apo t'i largojme nga puna te gjithe ata qe nuk jane pajtuar me pikpamjet tona, apo qe nuk ia kane dhene voten BDI-se! Kjo mund te ndodhe vetem nese ai qe do te shkarkohet nuk eshte i pergatitur profesionalisht per drejtimin e nje dikasteri apo te nje institucioni ne te cilin ka punuar.

A do te kaloje kjo fushate pa incidente deri te dielen e ardhshme?

AHMETI: Dua te kujtoj nje gje. Mosrespektimi i marreveshjes paqesore ne mes te Izraelt dhe Palestines shkaktoi nje zinxhir dhune me shume viktima. Prandaj, se pari, ne duhet t'u bejme thirrje te gjitheve te respektojne Marreveshjen e Ohrit. T'u bejme thirrje qytetareve per qetesi. Kjo eshte detyra jone.

Ju iu drejtuat me nje leter te hapur autoriteteve nderkombetare, ne te cilen kerkoni qe ata te ushtrojne autoritet mbi krijuesit e incidenteve ne Maqedoni. Cfare ju shtyu te ndermerrni nje hap te tille?

AHMETI: Ne vendosem qe t'u drejtohemi autoriteteve nderkombetare me kete leter, sepse, me gjithe angazhimin tone per respektimin e qendrimit per perdorim te mjeteve demokratike gjate fushates, kohet e fundit nje pjese e qarqeve qeveritare ndermoren nje fushate presionesh, komplotesh, shantazhesh, sabotimesh neper media me qellim te izolimit te veprimit politik te BDI-se. Ne i informuam qe nuk do te pranojme asnje lloj shantazhi, presioni, arrestimi dhe kercenimi per arrestime dhe u beme thirrje Institucioneve Nderkombetare qe te ushtrojne autoritetin e tyre mbi kreatoret e incidenteve ne Maqedoni. Qellimi i kesaj letre ishte shpetimi i paqes si parakusht per ruajtjen e stabilitetit dhe demokracise ne vend dhe ne rajon.

A mund te flasim pak per rolin e faktorit nderkombetar dhe per bashkepunimin tuaj me te ?

AHMETI: Faktori nderkombetar ka mbajtur qendrim te paanshem, ka ndihmuar mjaft, ka ndihmuar qe qytetaret ne Maqedoni te mos perjetojne tragjedine e madhe qe e perjetuan qytetaret e Bosnjes, Kosoves. Dhe per kete duhet te jene mirenjohes edhe shqiptaret, edhe maqedonasit, edhe komunitetet tjera, turqit, boshnjaket, muslimanet. Ushtaret e NATO-s dhe vezhguesit e OSBE-se per paqen dhe stabilitetin tone dhane edhe jeten. Kete ne kurre nuk duhet ta harrojme. Faktori nderkombetar ka ndihmuar dhe ndihmon per berjen e hapave te pare ne implementimin e Marreveshjes se Ohrit, dhe luan rol jashtezakonisht te madh edhe ne drejtim te ndihmeses qe po japin qe ketu te kemi zgjedhje te lira. 

Po kohet e fundit po qarkullojne komente qe akuzojne bashkesine nderkombetare per anesi ne keto zgjedhje?

AHMETI: Po kam degjuar edhe une aty ketu ketu komente se bashkesia nderkombetare na qenka e njeanshme dhe me duhet te them se komentet e tilla nuk jane ne sherbim te Maqedonise, nuk i sherbejne stabilitetit dhe nje paqeje te qendrueshme. Dhe, perderi sa per cdo dite cirremi se duam te integrohemi ne Evrope, se duhet te integrohemi ne strukturat euroatlantike, duhet ta dijme se: ne keto struktura nuk mund te hyhet me metoda te organizmit mesjetar, por ne keto struktura integrohesh duke e ndertuar Republiken tone te Maqedonise me standarde, te cilat kane shtetet e Europes Perendimore dhe strukturat Euro-Atlantike.


Incidenti

Ali Ahmeti kishte parashikuar njė miting nė Shkup. Kjo, ndoshta mė shumė se gjithshka, i turbulloi ujrat. Autoritetet maqedonase, tė nxitur nga ministri famėkeq i Brendėshėm, Boshkovski, vendosėn: ish rebeli nuk duhet tė hyjė nė kryeqytet. Kėshtu filloi historia e daljes sė urdhrit tė arrestit pėr kreun e PID dhe bashkėpunėtorėt e tij tė afėrt Fazlli Veliu e Gėzim Ostreni. Njė lajm qė u pėrhap me shpejtėsi nė gjithė botėn dhe qė zgjoi shqetėsimin e autoriteteve ndėrkombėtare. Por incidenti u mbyll shpejt edhe me ndėrhyrjen e ambasadorit tė NATO?s nė Maqedoni Nikollas Bigman. Nė letrėn qė ai i dėrgoi kryepolicit maqedonas thuhej se kompromisi ishte arritur e pėr tė ishin njoftuar edhe presidenti Trajkovski edhe kryeministri Gjeorgjevski. Kompromisi konsistonte nė dy pika: Asnjė nga tre ushtarakėt e lartė tė ish UĒK-sė nuk do tė shkonin nė Shkup deri mė ditėn e zgjedhjeve 15 shtator, dhe askush nga maqedonasit nuk do tė vepronte deri nė kėtė datė pėr tė zbatuar urdhėr arrestimet. Mė pas...fjalėn do ta thoshin votat.