|
Nuk ka mė "shiptarēiqa"! |
|
Kim Mehmeti
Pluralizmi demokratik nė Maqedoni i harxhoi dy fazat e kotėsisė sė vet: tetėvjeēarin "demokratik" tė ndėrtuar me formulat e socializmit, dhe fazėn e dytė katėrvjeēare tė mbėshtetur mbi themelet e partizimit tė shoqėrisė. Nėse periudha e sundimit tė parė tė Cėrvenkovskit me aleatin shqiptar mund tė emėrohet si "etnizim" i politikės (sipas parimit vėllazėrim ndėretnik i elitave politike), sundimi i Georgievskit ēoi deri nė "territorializimin" e politikės ēdo parti tė sundojė me principatėn e vet. Pra, gjatė qeverisjes tetėvjeēare tė LSDM-sė shqiptarėt ishin ikebana politike, ndėrsa gjatė qeverisjes katėrvjeēare tė Georgiveskit shqiptarėt nė pushtet dėshmuan se nuk dinė asgjė mė shumė se tė sundojnė me shqiptarin. Kėshtu qė "problemi shqiptar" kaloi tėrėsisht nė duart e sunduesve tė principatės partiake shqiptare - PDSH-sė. Apo, thėnė ndryshe: pėrvoja e gjertanishme e sundimit multietnik nė Maqedoni dėshmoi se veprimi politik i elitave partiake shqiptare mbeti thuajse aty ku ishte nė kohėn e socializmit tė hershėm: ose tė jesh ikebanė politike gjatė qeverisjes sė parė tė Cėrvenkovskit, ose tė zbatosh diktaturė partiake mbi popullin qė prezenton gjatė sundimit katėrveēar tė koalicionit tė Georgievskit. Tani shtrohet pyetja nėse elitat partiake shqiptare kanė arritur pjekurinė sa tė kuptojnė se pjesėmarrja nė qeveri ka kuptim vetėm atėherė kur mund tė "minisitrosh" me tėrė shtetin kur me ēdo gjė je i barabartė me partnerin qeveritar. Pra, jo tė tė interesojnė vetėm kolltuqet, por realizimi i konceptit qė shqiptari tė integrohet nė tė gjitha poret e shoqėrisė. Si parakusht qė tė mos dalėsh figurė tragjikomike nė filmin me titull Maqedonasit etnikė kontrollojnė institucionet shtetėrore e shqiptarėt grinden pėr pushtet. Nėse pjesėmarrja e PPD-sė nė qeveritė e dikurshme tė Cėrvenkovskit dėshmoi se shqiptari e ka tė vėshtirė tė bindet se mund tė bėjė karrierė pa mos pasur mentor ndonjė maqedonas (nuk duhet harruar se thuajse gjithė ministrat e atėhershėm tė PPD-sė mė tė nderuar e ndjenin veten kur i lavdėronte Brankoja sesa cilido shqiptar), atėherė pjesėmarrja e PDSH-sė nė qeverinė e Georgievskit dėshmoi se shqiptari inferior shpejt e drejton kamxhikun mbi shpinėn e shqiptarit. Shkurt e shqip: nga aspekti politik, veprimi i gjertanishėm i partive shqiptare nė Maqedoni ka emėrues tė pėrbashkėt - dėshtimin. Me atė dallim se gjatė tetė viteve tė pjesėmarrjes nė Qeveri, PPD-ja as bėri gjė as prishi diēka, ndėrsa pjesėmarrja e xhaxhit" Arbėr nė Qeveri lere qė pak bėri, por shumė nga ajo qė shqiptarėt kishin e dėmtoi. Nė mos tjetėr, mori nė qafė ato pak institucione qė shqiptarėt i trashėguan nga e kaluara, duke i partizuar deri nė pėrmasa mė perverse sesa nė kohėn e komunizmit. Edhe atė pėr shkak se xhaxhi" Arbėr vepronte lokalisht, mirėpo kishte ambicie mbarėkombėtare. Mbase edhe pėr shkak se u ballafaqua me murin e lartė tė premtimeve tė dhėna dhe tė pamundėsisė qė ato t'i realizojė. I zėnė nė kthetrat e ambicieve kolektive dhe interesave personale tė "klerit" partiak, ai zgjodhi rrugėn mė tė lehtė: tė harrojė kėrkesat e popullit e tė kėnaqė interesat e elitave partiake. Me kėtė edhe e vulosi fatin e vet politik: mbeti "kapiten" i anijes partiake tė cilėn e braktisėn populli dhe udhėtarėt e ndėrgjegjshėm dhe nė kabinat e saj u vendosėn ata qė pėr Zot e dinin vetėm urdhrin e "nėnės parti". Mė kot njerėzit qėllimmirė thonin se rreth sofrės partiake tė PDSH-sė janė ulur edhe grykės tė atillė qė interesin e popullit e barazojnė me profitin personal, mė kot disa paralajmėronin se anija e PDSH-sė do tė fundoset nė detin e egėr dhe tė valėzuar tė maunokracisė dhe tė partizimit tė tė gjitha sferave tė shoqėrisė shqiptare nė Maqedoni. Por, askush nuk i dėgjoi dhe as ua vari veshin atyre qė thonin se kėtė det nuk do tė mund ta fsheh nga sytė e popullit pėr gjatė kohė as zėri i qetė i strategut mendjendritur qė shpaloste koncepte mbarėkombėtare. Kėshtu, erdhi puna deri aty sa nuk ishte Georgievski ai qė u tregonte shqiptarėve se pse nuk mund tė institucionalizohet UT-ja, por atė e bėnin krerėt e PDSH-sė, sa nuk duhej kryeministri tė dėshmojė pse nuk mund tė ndryshohet Kushtetuta, por atė e bėnte Xhaferi, sa nuk kishte nevojė ministrat maqedonas tė "dėnonin" shqiptarėt kokėfortė", por kėtė e bėnin kolegėt e tyre shqiptarė, sa nuk duhej kryeshefat e policisė maqedonase tė ndiqnin shqiptarėt e padėgjueshėm, por kėtė e bėnte policia partiake e PDSH-sė e cila nė mėnyrė tė palodhshme kompletonte listat e spiunėve, tė tradhtarėve...Pra, lidershipi me ambicie dhe mundėsi reale tė bėhet strateg yni politik, nuk arriti mė larg se tė merr gradėn e "avokatit tė denjė" tė VMRO-DPMNE-sė. Dhe prandaj, nėse PPD-ja e dikurshme mund tė vlerėsohet si filialė e teledirigjuar e SDSM-sė, atėherė pėr PDSH-nė mund tė thuhet se pėrfundoi si Parti e Dėshpėrimeve Shqiptare. E kotė ėshtė tani tė thuhet se vetėm amatorėt politikė nuk mund ta shihnin se qeverisjet e kėtilla nė Maqedoninė multietnike ēonin drejt konfliktit ndėretnik, e jo drejt realizimit tė konceptit shumėnacional dhe qytetar. Por, ndoshta ia vlen njė ditė tė analizohet se pse parlamentarėt dhe ministrat shqiptarė heshtnin edhe atėherė kur Maqedonia pyllėzohej me kryqe. Bile, edhe nė rrethana kur kryqet financoheshin nga buxheti i shtetit. Nga ai pyll me kryqe tė lartė, as qė mund tė shihej se shoqėria shqiptare gėlltit helm, se do tė vijė ēasti kur shqiptarėt do tė pėrjetojnė helmim tė rėndė politik nga i cili do tė vjellin edhe tė gjithė tė tjerėt. Mbase edhe nuk kishte si tė mos vijė ēasti i vjelljes: 2001, kur pa ndonjė thirrje tė veēantė, por vetėm pas disa krismave nė Tanushė, rinia shqiptare shkoi nė mal dhe PPD-nė e PDSH-nė i la vetėm me krerėt partiakė. U mbetėn edhe selitė luksoze nė Tetovė, si dhe mjaft kohė tė mendojnė se si ndodhi qė shqiptarėt tė kenė aq strategė e pak strategji, aq politikanė e aspak politikė, aq ministra e aspak pushtet. Tė mendojnė edhe pėr atė se kush i pari harroi se edhe pėr shqiptarinė Shkupi, e jo Tetova, ėshtė Maqedoni, kush ishte ai qė realizoi thuajse nė tėrėsi konceptin e disa qarqeve maqedonase qė kryeqendrės sė Maqedonisė t'ia shlyejnė ēdo shenjė shqiptare. Lidershipėt shqiptarė patėn kohė tė mendojnė pėr shumėēka pėrderisa dėgjonin krismat dhe shikonin aviacionin maqedonas si dėmtonte vendbanimet shqiptare, por duket se nuk kuptuan hiēgjė mė shumė se kishin mbetur pa popull. Gjė qė i ēoi ngutshėm tė shkojnė tė "raportojnė te Ali Ahmeti nė Prizren pėr tė (pa)bėrat njėdekadėshe. Dhe Ali Ahmeti, siē i ka hije njė nėne Tereze politike, ua ktheu kredibilitetin e humbur tek shqiptarėt duke ua shtrėnguar duart. Ajo qė ndodhi pas marrėveshjes sė Prizrenit - ėshtė histori! Dhe me tė duhet tė merren analistėt dhe historianėt. Kur jemi tek analistėt dhe komentuesit, duhet pranuar se ne shqiptarėt e Maqedonisė nuk kemi zbėrthyes mė tė mirė se Arbėr Xhaferi pėr ngjarjet qė kanė ndodhur. Nuk ka mendje qė aq bindshėm dhe pagabueshėm mund ta komentojė tė kaluarėn e asgjė tė mos thotė pėr tė ardhmen si ajo e "xhaxhit" Arbėr. Por, ama, neve shqiptarėve tė Maqedonisė kurrė nuk na kanė munguar shpjegues tė vonshėm tė sė djeshmes, por vizionarė politikė qė mund tė na pėrgatitin pėr atė qė mund tė na e sjellė e nesėrmja. Mbase pėr shkak tė kėsaj mungese, tani dominon pyetja se vallė Ali Ahmeti me shokėt janė ata qė kanė vizion tė qartė pėr tė ardhmen e kėtij shteti dhe tė shqiptarėve nė tė. Dhe, vallė, kėta tė BDI-sė e dinė si tė ministrojnė me Maqedoninė e jo vetėm me ne shqiptarėt, si tė na nxjerrin nga lloēi i inferioritetit dhe tė na vendosin nė rrafshin e qytetarėve shtetbėrės. Ali Ahmeti, si askush tjetėr gjer tani, ka parakushte tė ndihmojė nė etablimin e njė gjenerate politike tė pakomprometuar shqiptare nė Maqedoni. Sepse, nė krahasim me Arbrin tė cilin na e bėri lider Sali Berisha me komentet e ATSH-sė dhe shokėt nga Prishtina, Ali Ahmeti nuk i ka borxh as Tiranės as Prishtinės. Bile, mund tė flitet pėr tė kundėrtėn: ai ėshtė ndėr tė rrallėt qė sė pari lau borxhin atdhetar ndaj Kosovės e pastaj erdhi tė sheh se ēka mund tė bėhet pėr shqiptarėt e tij nė Maqedoni. Dhe nėse Aliu ka pasur kohė t'i analizojė dėshtimet e gjertanishme tė veprimit partiak shqiptar, nuk ėshtė e mundur tė mos e ketė zbuluar porosinė e parė tė cilėn duhet t'ia pėrcjellė mandatorit tė ardhshėm tė qeverisė maqedonase: Zotėrinj, nė Maqedoni nuk ka mė "shiptarēiqa", ata i harxhuat nė dekadėn qė lamė pas! Kėshtu do ta ketė mė lehtė tė shpjegojė edhe pozitėn e vet, si dhe nevojėn pėr integrim tė ngutshėm tė shqiptarėve nė institucionet shtetėrore. Por, jo si gjer tani, vetėm me disa kabinete ministrore, jo as vetėm nėpėrmjet parlamentarėve e as me dhjetra "Audi 6" shtetėror tė dhėnė nė dispozicion shqiptarėve tė parealizuar, qė edhe interesin e popullit e barazojnė me gjatėsinė e fundave tė sekretareshave, por ashtu siē ėshtė paraparė me Marrėveshjen e Ohrit. Mbase vetėdija se nuk ka mė "shiptarēiqa" ėshtė e rėndėsishme edhe pėr vetė Ali Ahmetin dhe shokėt e tij: sa tė kuptojnė se nė kutitė e votimit shqiptarėt kėsaj radhe nuk hudhėn vetėm fletėt e votimit, por tėrė mllefin ndaj elitave tė gjertanishme partiake tė cilat kėrkesat kolektive i pėrdornin si ēarēaf pėr tė mbuluar "prostitucionin" e tyre nėpėr "bordelet" politike. Duhet thėnė haptazi se kėsaj radhe shqiptarėt nuk kishin si tė mos votonin pėr mitin e quajtur BDI. Nuk kishin si tė mos votonin pėr ata qė asgjė nuk kishin premtuar, por bėnė shumė. Dhe si ēdo gjė e mitizuar, BDI-ja nė tė vėrtetė nuk mori vetėm votėn e shqiptarėve, por edhe emocionet e tyre, edhe mirėnjohjen e tė pėrbuzurit ndaj atyre qė ia kthyen dinjitetin, edhe shpresat e atyre qė me padurim prisnin ardhjen e gjeneratės politike e cila di tė bėjė parti shqiptare, e jo shqiptarėt t'i bėjė parti. Mė nė fund, prindėrit e tė rinjve qė gjatė luftės, dhe pas saj, pėrkrahėn Ali Ahmetin, nuk mund tė mos votonin pėr partinė tė cilėn fėmijėt e tyre e adhuronin ashtu siē adhurohet "miti". Pra, BDI-nė rinia shqiptare as qė e ndjen si parti politike, por si kalorės tė gjatėpritur qė vjen t'i shpėtojė nga ata qė nuk u ofruan asgjė pėrpos qė i shėtisnin rrugėve dhe i thirrnin nėpėr sheshet e qytetit ku duhej tė bėrtisnin "rroftė prijėsi". E tėra kjo mund tė jetė edhe pėrparėsi edhe hendikep. Varėsisht se si do tė pėrdoret ky besim i popullit. Dhe varėsisht nga ajo nėse lidershipėt shqiptarė e kanė kuptuar se aty ku politika ofron privilegje e nuk nėnkupton pėrgjegjėsinė, nuk bėhet politikė, por "prostitucion" partiak. Gjithsesi, edhe varėsisht nga ajo se sa BDI-ja do t'i pėrmbahet listės sė prioriteteve tė veprimit politik nė Parlament dhe Qeveri: implementimi nė tėrėsi i Marrėveshjes sė Ohrit, lufta kundėr korrupsionit, ndėrtimi i mirėfilltė i njė Maqedonie multietnike... Kur jemi te beteja kundėr korrupcionit, BDI-ja ka njė pėrparėsi tė madhe ndaj partnerit tė vet LSDM, e cila edhe mund tė tentojė tė tregohet mė e "kujdesshme" ndaj "mėkatarėve" pėr shkak tė mėkateve tė veta nga e kaluara. Apo nga vetė fakti se kjo luftė nėnkupton edhe spastrimin e disa bankave parlamentare ku do tė ulen opozitarė tė cilėt edhe deri tani kanė vepruar nė stilin: "bėrtit pas vjedhėsit, qė mos tė tė pyesin ēka ke vjedhur". Ėshtė e qartė se shqiptarėt ndaj BDI-sė sot sillen si i posadashuruari ndaj vashės me tė cilėn dėshiron tė martohet: pėrderisa ėndėrron ta pėrvetėsojė, ia sheh vetėm bukuritė, por sa mė shumė afrohet dita e fejesės, fillon t'ia vėrejė edhe tė metat. Tani kur "fejesa" mes votuesve shqiptarė dhe BDI-sė u zyrtarizua, populli do tė filloj tė bėjė barazimet mes atyre qė shkuan dhe kėtyre qė erdhėn. Dhe do tė jetė shumė mė rigoroz nė vlerėsimet. Mė nė fund, nėse shqiptarėve u nevojiteshin tetė vjet qė tė shohin se ēfarė (nuk) bėri PPD-ja, katėr vjet qė tė vetėdijėsohen se klika e Arbėr Xhaferit kishte ambicie tė bėjė parti vetėm me shkronjėn "SH", Ali Ahmeti nuk do tė ketė nė dispozicion mė shumė se dy vjet qė ta mbrojė apo ta rėnojė mitin e posalindur. Pra, do tė shihet shpejt nėse BDI-ja ėshtė alternativa e tretė e jona e gjatėpritur apo ndonjė kombinim i bashkim -vėllazėrimit dhe maunokracisė sė dikurshme. Ēdo gjė do tė varet nga ajo se sa kadrovikėt e ardhshėm qeveritarė tė Ali Ahmetit e kanė kuptuar se qytetarėt e Maqedonisė nuk janė mė ata tė dekadės sė kaluar, kur gėnjeheshin me njė miliardė dollarė dhe me premtimet e dhėna vetėm shqip. Mė nė fund, nėse krerėt e BDI-sė kanė dilema se si duhet vepruar nė tė ardhmen, ndoshta sa pėr fillim ia vlen t'i pėrmbahen parimit: bėre tė kundėrtėn e asaj qė bėnin kadrovikėt e dikurshėm tė PPD-sė dhe PDSH-sė dhe mos kij dert, se nuk bėhet mė keq se qė ishte! Ndėrkohė, Ali Ahmeti edhe njėherė duhet tė dėshmohet si mirėnjohės i papėrmirėsueshėm dhe presim qė tė themelojė njė kėshill nderi tė BDI-sė, ku do tė merrnin pjesė tė gjithė mė tė merituarit tė cilėt gjatė njė dekade i krijuan parakushtet qė e tėrė rinia t'u bashkangjitet radhėve tė UĒK sė dhe mė vonė edhe partisė sė tij. Anėtarė nderi tė kėtij kėshilli gjithsesi duhet tė jenė Branko Cėrvenkovski, Abdurrahman Aliti, Lubēo Georgievski, Arbėr Xhaferi. Me nė krye "mbrojtėsin legjendar" tė shtetit - Lube Boshkovski - Qesharakun. Gjithsesi, nuk duhet lėnė anash as disa gazetarė dhe kolumnistė tė tipit tė Fėrēkovskit, tė cilėt sot sulmojnė Boshkovskin, jo pėr budallakitė qė bėri dhe ėshtė duke i bėrė, por pse nuk ua plotėsoi dėshirėn dhe nuk pėrdori "tepih -sistemin gjatė ēlirimit dhjetėditor" tė vendbanimeve shqiptare. Dhe, derisa Ali Ahmeti tė bėjė pėrgatitjet pėr solemnitetin e ndarjes sė mirėnjohjeve atyre qė ia shaluan kalin e bardhė pėr t'u kthyer nė vendlindje, ne tė vdekshmit e rėndomtė duhet tė mėsohemi qė pėr ardhmėrinė tonė tė gjykojmė pa emocione dhe tė vetėdijshėm se ende nuk ėshtė zhvlerėsuar thėnia popullore: kij kujdes dhe kurrė mos i beso zjarrit, ujit dhe pushtetit! Sepse, nuk ka ujė qė nuk tė kalb, nuk ka zjarr qė nuk tė djeg dhe nuk ka pushtetar qė tė mėshiron. (Lobi) |