HUMNERAT E TĖ VĖRTETĖS
(Kim Mehmeti: Fshati i fėmijėve tė mallkuar. Roman. Nga shqipja Joachim Röhm. Drava-Verlag, Klafenfurt 2002. 160 f. Fr. 31.30.)
Njė roman i shqiptarit nga Maqedonia Kim Mehmeti, njėri nga shkrimtarėt e paktė tė Maqedonisė qė nuk e keqpėrdorin artin e tyre nė shėrbim tė njė ideologjie tė motivuar etnikisht.
Uwe STOLZMANN
Kėrcėnohet? Ka armiq? Jo, pohon Kim Mehmeti. Por shpesh ndodh qė nga njerėzit e mi tė shahem si promaqedonas, ndėrsa nga maqedonasit si kryeideolog pėr njė Shqipėri tė Madhe. Unė notoj mes dy brigjeve. Mehmeti, 48, rrjedh nga grupi i madh i shqiptarėve nė Maqedoni. Kufiri mes shumicės dhe pakicės nė vend, njė vijė fronti, ėshtė shumė i vjetėr, i pakapėrcyeshėm dhe shtyhet herė pas here me forcėn e armėve. Secili qytetar i ish-republikės jugosllave ėshtė pėrshtatur nė vendin e lindjes sė tij, armėt janė tė mprehta, britma e luftės tingėllon kėndej e andej shtangueshėm ngjashėm dhe vetėm pak tė ēmendur e kapėrcejnė hendekun e grindjes nacionale. Tė ēmendurit si Mehmeti, poeti dygjuhėsor.
Posa bėn njė pauzė nė rrugėn e tij tė gjatė pėrmes ujėrave tė turbullta, gjendet i ulur nė terrenin e armikut: para njė qebaptoreje maqedonase nė zemėr tė kryeqytetit Shkup, pranė Vardarit, lumit mė tė rėndėsishėm tė Maqedonisė. Mehmeti pi duhan me vrull, ėshtė nervoz dhe flet preras. Thonė se intervistat nuk i do dhe menjėherė do ta vazhdojė notimin. Pėr tė shkaktuar trazira, siē bubullijnė kundėrshtarėt. Pėr ta sjellė nė dritė tė vėrtetėn, siē e quan ai, tė vėrtetėn e bezdisshme e tė dhimbshme.
Ēėshtė kjo, e vėrteta, pėr Kim Mehmetin? Ēdo pohim, gjetiu menēuri, i cili kėtu nė Ballkan vlen si tradhti pėr fisin e vet. Qė asnjė popull nuk ka tė drejtė tė lindur pėr vendin e populluar sė bashku qė nga kohėt qė smbahen mend. Qė mėnyra e ndryshme e mendimit, gjuha, religjioni tjetėr nuk janė arsye tė mjaftueshme pėr tia thyer kokėn njeriut pranė. Dhe qė fqinjtė i ngjajnė njėri-tjetrit - nė krijimin fshatarak tė kulturės sė tyre si edhe nė mentalitetin kryqtar: kthimi i krimit kolektiv ndaj grupit tjetėr nė legjendė apo edhe shtyrja nė harresė.
Po, ai ėshtė exot, ky Kim Mehmeti, njėri nga shkrimtarėt e paktė tė Maqedonisė qė nuk e keqpėrdorin artin e tyre nė shėrbim tė njė ideologjie tė motivuar etnikisht. Identiteti shqiptar i kėrcėnuar pėrjetėsisht? Nuk ėshtė temė pėr tė, mbrohet ulur pranė Vardarit. Letėrsia e Ballkanit ėshtė e mbingarkuar me mite dhe patos nacional. Edhe Mehmetit i pėlqejnė mitet. Vetėm se ai nuk bie pre e tyre: ai i pren dhe i analizon ato si drogė pėr njerėz pa tė ardhme. Gjithnjė provohet tė realizohen me ndgulm pretendime tė stėrlashta pėr letėrsinė, thotė ai. Prandaj ajo ėshtė plot heronj dhe luftėra heroike. Nėse lexuesi del nga kėta libra, ai gjendet pėrsėri nė realitetin e vogėl mizor.
Deri tani ka qenė e mundur tė lexohen vetėm disa tregime tė shqiptarit (nė antologjinė Das Haus am Ende des Dorfes), tekste me tė cilat ka tė ngjarė qė nuk ka bėrė miq nė vendlindje. Tregime tė hukatura nė mėnyrė fantastike ėshtė quajtur gjinia letrare e Mehmetit nė tekstin e kopertinės dhe kėshtu ėshtė qėlluar thelbi, apo edhe jo: tregimet e tij kanė ndikim fantastik vetėm sepse realiteti qė qėndron pas tyre na duket fantastik, absurd, bizar. Mehmeti rrėshqet me dėshirė nė rolin e njė kronisti vendas, i cili e dokumenton rrėnimin e vlerave tė bashkėsisė. E pėrshkruan njė fshat shqiptar, maqedon? Ėshtė thjesht njė fshat ballkanas, metaforė pėr gadishullin plot mallkim nė skaj tė Evropės; njė laborator pėr vėzhgimin e reaksioneve te skajshme njerėzore.
Tė njėjtėn renditje provash e gjejmė nė romanin e Mehmetit. (Pėr vėshtirėsitė e botimit tė njė libri tė tillė nė Maqedoni vetėm mund tė spekulojmė.) Vend i ngjarjes pėrsėri: njė univers i ngrysur, i paprekur, i rrethuar nga malet, i ndarė nga njė pėrrua i rrėmbimshėm. Njė skenė e ngushtė nė tė cilėn vlojnė konflikte nga dimensioni antik. Tregimtari ėshtė pėrsėri kronist fshati dhe pėrsėri mezi thotė diēka konkrete. Sepse mbi vendin shtrihet njė qefin heshtja. Fqinj pėrgjojnė fqinjtė nė mėnyrė qė tė mos flasė asnjeri. Ēka fshehin? Kujtime tė incestit dhe gjakmarrjes, ndjenjėn e fajit dhe ndėshkimit, njohjen e rolit tė tyre tė dyfishtė si viktima dhe doras. Tė gjallėt heshtin, tė vdekurit flasin dhe ēmendet ai tė cilit i zvarriten nė tru raportet e tė vdekurve. Ka ndodhur jo rrallė qė njė fshatar e ka pėrfunduar ėndrrėn e papėrfunduar tė njė tė vdekuri, shkruan Mehmeti. Dhe ai thotė: Mua mė intereson si zhyten banorėt e Ballkanit ngadalė nė themel tė ėndrrave tė tyre.
Kronisti ynė tenton tė depėrtojė nė humnerat marramendėse tė sė vėrtetės. Ai dėshton, qartė. Sė shpejti nuk mund ta dallojė mė tė vėrtetėn nga e rremja dhe ngatėrrohet nė lėmshin e ndodhive dhe pėrjetimeve tė cilat i tėrheq pas vetes si lecka tė shpėrndara mbi tė kaluarėn. Gjuha e Mehmetit jeton, i pėrshtatet lėndės, nga boshllėqet, aluzionet, nga heshtja dhe lėnia nė heshtje. Nganjėherė ėshtė ironik, nganjėherė bėhet cinik. Ose poetik: Nata i mblodhi rreckat e saj tė errėta, i vendosi nė njė thes dhe e la fshatin me shpejtėsi, e frikėsuar nga drita e mėngjesit, e cila lėpinte majat e maleve. Mirėpo pas disa faqesh shfaqet dobėsia e madhe e stilit tė tij: shumė fjalė. Librit i mungon shkurtimi, lektori i rreptė, gjynah.
Mbetet tė pritet ēka mund tė japė Kim Mehmeti pėr letėrsinė dhe shoqėrinė civile tė Ballkanit. Nuk mashtroheni: edhe njė shpirt i lirė mund tė mposhtet nga vorbulla thithėse e ēmendurisė masive. Njė mbrėmje nė Shkup e quan veten nacionalist pozitiv. Dhe befas flet pėr shqiptarizmin e tij, pėr popullin e ndarė nga kufinjtė, pėr domosdoshmėrinė pėr tė luftuar si shqiptar pėr shqiptarėt. Ekziston njė pavarėsi, e cila ėshtė nė gjene.
Pra po.
Neue Zürcher Zeitung, 10 prill 2003, Ressort Feuillton
Pėrktheu: Blertė Ismajli