KASTRIOT HAXHIREXHA: Zgjidhja federalizimi
"Mendoj se deklarata e Georgievskit nuk kerkon ndonje vemendje te vecante meqe nga ajo u distancua si Komiteti Ekzekutiv i partise se
tij, ashtu edhe vete ai, duke deklaruar se eshte nje mendim personal, deklaroi kryetari i Partise Demokratike
Kombetare, Kastriot Haxhirexha.
Per PDK-ne, parti e lindur gjate kohes se konfliktit dhe qe aktualisht ka vetem nje vend ne parlamentin
maqedonas, qendrimet e artikuluara nga ana e liderit te
VMRO-DPMNE-se, per ndarje te Maqedonise, jane ide te cilat ekzistojne edhe ne kokat e disa politikaneve
maqedonas, ndaj thote ai "mendoj se secili prej tyre duhet te kete parasysh se cdo perpjekje per venien ne jete te ketyre ideve varet nga fakte dhe rethana te cilat politikanet maqedonas nuk parapelqejne ti
permendin, sic eshte psh. struktura nacionale e shume qyteteve pas Konferences se
Londres, ne vitin 1920".
Per sa i takon qendrimeve te fundit te lidereve te
PDSH, Xhaferri e Thaci, Haxhirexha thote se ato jane ide madhore dhe realizimi i tyre nuk mund te arrihet vetem me nje
deklarim, por para se gjithash per ate "duhet te dilet me platforme dhe me strategji te mundshme dhe te
realizueshme".
"Per momentin kjo ide eshte ne shperpjestim te madh me qendrimet e faktoreve relevante nderkombetare si
SHBA, EU, NATO, te cilat dihet qarte se jane kunder cdo perpjekje per ndryshim te
kufijve, vecanerisht ketu ne Ballkan", thote
Haxhirexha.
Nese per momentin, thote ai nisim te punojme kunder ketyre
qendrimeve, pra duke mos i perfillur ato, cmimi qe do te paguajme do te jete teper i madh dhe kjo nuk do te jete ne dobi dhe ne favor te
shqiptareve. Ndaj partia qe kryeson propozon nje rruge
tjeter. Duke qene koshiente si per pamundesine e ndryshimit te kufijve poashtu edhe per bashkejetesen me
maqedonasit, ai sheh si zgjidhjen me te mire
federalizimin.
"PDK, e riaktualizon edhe nje here platformen e saj politike per Vetem nje rregullim federal do te siguroje
stabilizimin, perparimin dhe perfshirjen me te shpejte te ketij vendi ne te gjitha strukturat relevante
nderkombetare, deshire kjo e cdo qytetari" perfundon
ai.