Kadare flet mbi Maqedoninė

Shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare, thotė se nė
Maqedoni, pas Marrėveshjes sė Ohrit, ka pėrparime nė
mirėkuptimin mes shqiptarėve dhe maqedonasve.
Duke folur pėr BBC-nė, zoti Kadare, i cili qėndron nė
Shkup nė kuadėr tė aktiviteteve tė pėrkujtimit tė
95-vjetorit tė Kongresit tė Manastirit, tha se rruga e
filluar nė Maqedoni ėshtė nė tė mirėn e tė gjithėve.
Ai fillimisht jep vlerėsimet e tij pėr situatėn nė
Maqedoni pas Marrėveshjes paqėsore tė Ohrit.
Kadare: Mendoj se sigurisht ėshtė bėrė njė
pėrparim. Mendoj se ėshtė bėrė njė pėrparim nė gjėra kaq
tė mėdha si mirėkuptimet e popujve qė nuk i kanė patur.
Ka qėnė e kundėrta. Kanė pasur mes tyre vetėm keqkuptime.
Megjithatė ka shumė pėr t'u bėrė, shumė pėr t'u pėrkryer.
Kjo qė ka nisur ėshtė njė rrugė qė duhet tė vazhdojė.
Njė rrugė pėr tė mirėn e tė gjithve. Kėtu duhet tė
kuptohet qė nėse shqiptarėt gėzojnė tė gjitha tė drejtat
nė Maqedoni, natyrisht ėshtė nė tė mirėn e tyre, por po
aq ėshtė nė tė mirėn e maqedonasve vetė, sepse ēdo
popull kur u jep liri tė tjerėve pasuron lirinė e vetė.
Kjo ėshtė njė e vėrtetė universale, ashtu si pėr
shqiptarėt e maqedonėt kur kanė lidhje me popujt e tjerė
qė jetojnė brenda tyre. Nė kėtė rast nuk mund tė bėhet
krahasim, sepse shqiptarėt nė Maqedoni nuk janė njė
pakicė, por janė njė popullsi themelore e kėtij shteti,
por si parim ėshtė i njėjti, kur ti i jep tjetrit tė
ushtrojė lirinė, ti ke konfirmuar lirinė tėnde.
BBC: Zoti Kadare sa njihen popujt e Ballkanit? A
mendoni se kultura, botime dhe shkėmbimet mes popujve
mund tė ndikojnė nė evropianizimin e Ballkanit?
Kadare: Natyrisht. Kultura ka njė rol themelor nė
kėtė rast. Kultura ėshtė shpesh ajo qė afron popujt.
Ėshtė e para qė guxon tė ēajė atje ku diplomacia nuk ēan
dot, ku politika nuk ēan dot dhe ku duket disa herė se
ėshtė e pamundur tė hapet shtegu i afrimit. Kjo ėshtė
njė e vėrtetė e provuar shumė herė, sidomos nė shekullin
e XX. Ėshtė jashtė ēdo diskutimi qė afrimi kulturor i
popujve tė Ballkanit ėshtė pėrgatitje pė afrim tė
gjithanshėm, pėr stabilitet, pėr tė mirėn e Ballkanit,
pėr tė mirėn e Evropės, pėr fatin e kėtyre popujve.
Nė rastin e pėrhapjes sė kulturės shqiptare tek fqinjėt
e saj, tani pėr tani vendin kryesor, sidomos nė fushėn e
letėrsisė e zė Greqia e cila ka botuar nga letėrsia
shqipe jashtėzakonisht shumė libra. Ndoshta ėshtė rasti
i vetėm ku Greqia ka botuar mė shumė se ēka botuar
Shqipėria nga letėrsia greke. Ėshtė rast i vetėm dhe
ėshtė inkujaruese.
Me sa duket vendin e dytė e po e zė tani Maqedonia. Le
tė shpresojmė qė edhe ajo tė japė njė shembull edhe mė
tė fuqishėm, siē e ka dhėnė kohėve tė fundit nė kėtė
domen.
BBC: Zoti Kadare, Ju nga Shkupi do tė shkoni nė
Prishtinė pėr tė marrė njė titull nderi. Ē'do tė thotė
kjo pėr ju?
Kadare: Nė jetėn e shkrimtarit qėllon tė ketė
shumė tituj nderi, por ky titull nderi i Universitetit
tė Prishtinės ka pėr mua njė rėndėsi tė veēantė morale.
Ėshtė vėrtetė i ēmuar, sepse vjen nga njė vend, nga njė
Universitet me histori dramatike.
Historia e Universitetit tė Prishtinės ėshtė histori e
Kosovės. Drama e tij ėshtė pjesė e dramės tė Kosovės.
Triumfi i tij ėshtė pjesė e triumfit tė Kosovės. Pra, ky
titull i lartė vjen nga njė universitet me njė moralitet
shumė tė lartė dhe natyrisht kjo rrezaton edhe tek
titulli qė jep.