Partia kryesore e Shqiptareve ne Maqedoni po kritikohet
se nuk ka
permiresuar nivelin e jeteses se zgjedhesve te saj.
Nga Suncica Stojanovska ne Shkup (BCR Nr 436,
10-Qershor-03)
Dy vjet pas perfundimit te konfliktit ne Maqedoni,
papunesia eshte
ende e larte ne shume nga zonat e perfshira nga kriza -
dhe
Shqiptaret etnik jane gjithnje e me te zemeruar me
partine e cila i
perfaqeson.
Ata po akuzojne qeverine, ku Bashkimi Demokratik per
Integrim, BDI,
partia me e madhe e Shqiptareve etnik, eshte pjese e
koalicionit, se
nuk ka bere sa duhet per ti punesuar ata.
BDI drejtohet nga ish luftetaret te cilet tani jane
shnderruar ne
politikane, dhe ajo ka fituar shumicen e votave te
Shqiptareve ne
zgjedhjet e Shtatorit te vitit 2002. por nente muaj pas
suksesit ne
zgjedhje, shume votues mendojne se premtimet nuk jane
mbajtur.
Avni Zendeli nga fshati Matejce ne veri lindje te vendit
tani fajeson
BDI per gjendjen e tij te keqe te jeteses. "Perpara
zgjedhjeve BDI
premtoi vende pune dhe rindertimin e shtepive tona. Por
nga 4,000
banore, vetem rreth dhjete njerez jane te punesuar ne
Matejce,"
ankohet ai.
Lulzim Arifi nga Lipkovo mendon ne te njejten menyre,
duke thene se
"duket sikur marreveshja e nenshkruar ne Oher ne Gusht
te vitit 2001
nuk po zbatohet. Duhet te ishin krijuar vende pune, por
deri me tani
nuk po shohim asgje. Ne presim gjithe diten qe dikush te
na jape
ndonje pune".
Te dy keto fshatra kane qene te perfshira shume ne
konfliktin e vitit
2001, ndersa luftetaret Shqiptare kane marre me force
nje pjese te
territorit dhe kane luftuar ndaj forcave te sigurimit te
Maqedonise
duke kerkuar me teper te drejta civile.
Disa analiste mendojne se Shqiptaret jane te pakenaqur
sepse ata
prisnin qe marreveshja e paqes te sillte permiresime te
ndjeshme ne
gjendjen e tyre ekonomike. Por zevendes kryetari i BDI
Agron Buxhaku
thote se eshte ende heret per te dhene nje gjykim per
partine e tij.
"Ekziston nje mendim i gabuar se gjendja ekonomike mund
te
permiresohet brenda nates. Por gjendja e sigurise eshte
shume e
rendesishme per zhvillimin," ka thene ai.
Marreveshja e Ohrit premton ndermarrjen e hapave per
rritjen e numrit
te Shqiptareve te punesuar ne sektorin shteteror, per te
korrigjuar
ate qe konsiderohej si nje diskriminim ne favor te
Maqedonasve etnik.
Por Buxhaku mendon se perfaqesimi proporcional nuk do te
mjaftoje per
te zgjidhur problemin e papunesise.
Nje aresye per kete eshte se qeveria kerkon me pak dhe
jo me teper
punonjes ne sektorin publik. Qeveria ka planifikuar te
shkurtoje disa
mijera punonjes ne kuadrin e fazes se pare te reformes
ne
administraten publike. Sherbimi civil ka deklaruar se
numeron 128,000
punonjes, ne krahasim me shifren prej 20,000 deri 30,000
te
rekomanduar nga Fondi Monetar Nderkombetar.
Perpara ardhjes ne pushtet te BDI, perqindja e
Shqiptareve te papune
ka qene shume e larte. Te dhenat nga Instituti i
Statistikave
tregojne se ndersa ata perbejne rreth 23 perqind te
popullsise se
Maqedonise, ata perbenin vetem me pak se dhjete perqind
te njerezve
te punesuar ne vend.
Qe prej ardhjes ne pushtet te qeverise se re, ka pasur
nje rritje te
numrit te Shqiptareve te cilet punojne ne sherbimin
civil apo ne
kompanite ne pronesi publike. Megjithate, disa anetare
te komunitetit
ende i shikojne keto ndryshime me skepticizem.
Fermerja Ida Trena, e diplomuar ne ekonomik, eshte e
bindur se
Shqiptaret kane me pak mundesi punesimi ne tregun e
punes. "Askush
nuk mund te me binde se nje Maqedonas ka pritur po aq
gjate sa nje
Shqiptar per te gjetur nje vend pune. Une nuk ndjehem e
barabarte ne
kete vend.
Tahir Hani, nje Shqiptar etnik, kryetar i bashkise ne
fshatin
Veleshte ne jug perendim te vendit, i cili nuk eshte
anetar i BDI,
mendon se kjo parti nuk po punon sa duhet per njerezit.
"Une mendoj se BDI nuk eshte nje partnere e barabarte ne
kete qeveri.
Ata duhet te bejne me teper presion ndaj autoriteteve
per te hapur
ndermarrje publike dhe per te pakesuar papunesine," ka
thene ai per
IWPR.
Siguria, si edhe gjendja ekonomike, vazhdon te mbetet
nje shqetesim i
madh per Shqiptaret ne periudhen pas konfliktit. Abedin
Ziberi, i
cili eshte keshilltar i bashkise se Lipkoves, dhe
gjithashtu nje
anetar i Partise Demokratike te Shqiptareve dhe nje ish
komandant
ushtarak i luftetareve Shqiptare ne kete zone, ka
paralajmeruar kohet
e fundit se nese "ka nje gje qe mund te rendoje gjendjen
e sigurise
ne Maqedoni, eshte deshtimi i zbatimit te marreveshjes
se paqes".
Ziberi mendon se Shqiptaret tani jane ne nje gjendje me
te keqe se
perpara luftes. "Shume prej tyre nuk kane pune. Njerezit
jane te
varfer dhe te uritur - dhe qeveria nuk po ben asgje per
ti ndihmuar,"
ka thene ai.
Suncica Stojanovska eshte nje gazetare e gazetes se
perditeshme
MakedonijaDenes.