|
Barometri diplomatik
Prof.Dr.Mehdi HYSENI
PROJEKTREZOLUTA E PARLAMENTARĖVE SHQIPTARĖ PĖR NJOHJEN E PAVARĖSISĖ SĖ KOSOVĖS, ĖSHTĖ AKT I LIGJSHĖM
POLITIKO-JURIDIK NDĖRKOMBĖTAR
Dramatizimi dhe kundėrshtimi absurd i parashtrimit tė Projektrezolutės pėr pėrshpjetmin e njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės nga parlmanetarėt shqiptarė nė Kuvendin e Kosovės, si nga ekstremistėt e politikės kolonialiste zyrtare tė Beogradit, ashtu edhe nga pėrfaqėsuesit e Bashkimit Evropian, politikisht (ndoshta) janė tė diskutueshme, por juridikisht janė nė shpėrputhje tė plotė me normat dhe me standardet e Kartės sė Kombeve tė Bashkuara, si dhe me ato tė sė drejtės ndėrkombėtare. Pėrkundrazi, shfaqja e kundėrtive politike nė disfavor tė Projektrezolutės sė theksuar, ėshtė nė funksion tė zhvlerėsimit, dhe tė mohimit tė standardeve dhe tė vlerave universale tė drejtėsisė, dhe tė rendit juridik pozitiv ndėrkombėtar.
Tė gjitha reagimet e pėrshkuara nga emocionet e politikės sė ēastit tė analistėve tė huaj dhe tė brendshėm, me tendencė qė pikėpamjet e tyre tė rezervuara tua adresonin pėr revision mediatorėve ndėrkombėtarė dhe, misionit paqėsor tė OKB-sė nė Kosovė, si dhe ato tė strategjisė politike afatgjatė tė interesave tė kolonializmit dhe tė imperializmit serbomadh sllav, tė cilat nė mėnyrė tė bashkėrenduar orkestrale, e kontestojnė Projektrezolutėn pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės, tė paraqitur nga parlamentarėt shqiptarė pėr shqyrtim dhe miratim nė Parlamentin e Kosovės, janė nė kolizion flagrant me pėrligjjen e njohjes dhe tė institucionalizimit tė sė drejtės sė vetėvendosjes sė popujve dhe tė vendeve tė kolonizuara, sė kėndejmi edhe tė popullit shqiptar dhe tė Kosovės.
Duke qenė se Kosova nuk ėshtė problem i njė grupi tė vogėl ndėretnik, qė ka tė bėjė me mohimin e tė drejtave elementare tė njeriut, por ėshtė ēėshtje koloniale nė zemėr tė Evropės (1912-1999), nė vend tė standardeve demokratike, ekonomiko-politike e tregtare, tė propozuara nga kryeadministratori i UNMIK-ut, Mihael Shtajner (si projekte strategjike tė tilla, nuk janė pėr tu hedhur poshtė nė asnjė formė, mirėpo, realisht, kėto mund tė jetėsohen nė fazėn e dytė tė stadit tė zhvillimit tė pėrgjithshėm tė Kosovės), parapėlqehet tė aplikohen standardet e mirėfillta juridike tė sė drejtės ndėrkombėtare, tė cilat janė tė pashmangshme pėr zgjidhjen e drejtė e meritore tė statusit kolonial tė Kosovės.
Duke qenė se Projektrezolutėn pėr statusin e pavarėsisė sė Kosovės ( e inicuar dhe e nėnshkruar nga 92 deputetė shqiptarė), Kuvendi i Kosovės nė sesionin e tij tė 13 shkurtit 2003, e ka proceduar me aklamacion, se kėtė do ta artikulojė pozitivisht nė njėrėn nga sesionet e tij tė ardhshme, kjo ka zgjuar interesim shtesė dhe kontradiktor nė opinionin e brendshėm, dhe nė atė ndėrkombėtar. Nė veēanti ėshtė politizuar dhe anatemuar nga eksponentėt nacionalshovinistė-pėrfaqėsuesit e minoritetit serbomalazezė nė Kuvendin e Kosovės, me nė krye bajraktarėt-nacoinalistėt e dėshmuar serbė Oliver Ivanoviq dhe Rada Trajkoviq, tė cilėt, tė nxitur, tė kėshilluar dhe tė ndihmuar drejtpėrdrejt dhe tėrthorazi nga politika pushtuese kolonialiste serbe e regjimit tė Beogradit, janė tė prirur dhe, mbi tė gjitha e kanė pėr detyrė ditore dhe historike, qė tė kundėrshtojnė dhe tė bojkojtojnė nė mėnyrė spektakulare-teatrore (natyrisht, sipas dinakėrisė tradicionale tė politikės serbe, duke u shtirur para autoriteteve ndėrkombėtarė si engjujė, dhe si viktima tė politikės sė njėanshme shqiptare. Ashtu siē i ka stėrvitur, dhe indoktrinuar me urrjetje dhe me nacionalshovinizėm antishqiptar, ideologu dhe mesija e tyre shpėtimtar, Slobodan Milosheviqi, i shfaqur nga hiri dhe nga bloza e mitologjisė shekullore e shėn Savės dhe e car Lazarit) ēdo iniciativė, propozim a vendim tė Kuvendit, qė janė me interes tė pėrgjithshėm jo vetėm tė shumicės shqiptare, por edhe tė tė gjitha miniroteteve tė tjera tė Kosovės.
I gjithė destruktiviteti, paradokset dhe animozitetet e manifestuara tė nacionalistėve serbomalazezė nė Kuvendin e Kosovės, tė prirė nga tandemi i politikės mjekėsore tė Oliver Ivanoviq dhe Rada Trajkoviq, janė provat mė argumentuese, se pjesėmarrja e tyre jo vetėm nė Kuvendin e Kosovės, por nė tė gjitha institucionet e tjera, e sė kėndejmi, edhe nė institucionet e administratės ndėrkombėtare tė UNMIK-ut, nuk ka pėr qėllim integrimin e tyre tė sinqertė dhe tė pėrbashkėsisė me shqiptarėt (edhe pse janė mė se tė vetėdijshėm se bartin njė pjesė tė fajit dhe tė pėrgjegjėsisė sė masakrave dhe gjenocidit kolektiv serbomalazez ndaj shqiptarėve nė Kosovė, tė kryer mė 1989-12.VI.1999), por, para sė gjithash ka tė bėjė me interesimin e tyre jetik, qė shkėputėn fizikisht, politikisht, ekonomikisht dhe territorialisht nga shqiptarėt, duke ėndėrruar qė tė kėpusin ndonjė copė tokė Kosovės, nė kurriz tė shqiptarėve.
Ēėshtja e pavarėsisė sė Kosovės nuk do tė tė zgjidhet nė Beograd, as me Beogradin
Pavarėsisht nga konvergjenca e iluzoneve dhe e interesave koloniale tė pushtetarėve tė Serbisė dhe tė Malit tė Zi, kryeministrit tė qeverisė serbe, Zoran Gjingjiq , dhe nėnkryeministrit tė saj Nebojsha Ēoviq, qė pėr statusin e Kosovės, tė diskutohet ndokund nė brendi tė Smederevska Pallankės apo tė ndonjė qyteze tjetėr e Pashallukut tė Beogradit, njė vision i kėtillė, ėshtė iracional dhe stereotip, sepse nuk ka kurrfarė mbėshtetje as nė sfondin e sė drejtės natyrore, historike, as nė atė juridik tė sė drejtės ndėrkombėtare, as nė atė tė realiteteve tė reja demokratike tė krijuara nė Kosovė nėn administrimin e mandatit juridiko-politik ndėrkombėtar tė OKB-sė.
Pavarėsisht nga ushtrimi i trysnisė sė politikės zyrtare serbe, qė statusi i Kosovės tė shqyrtohet me pjesėmarrjen e tyre dhe, nė territorin e Serbisė, kėtė nuk do tė duhej ta pranonin as politika zyrtare shqiptare, as bashkėsia ndėrkombėtare, sepse Kosova mbi asnjė bazė nuk ėshtė pronė e Serbisė, por e shqiptarėve dhe, historikisht pjesė e territorit tė Shqipėrisė Etnike. Prandaj, politika shqiptare (Qeveria dhe Kuvendi i Kosovės), nuk parapėlqehet qė tė preokupohet me obsesionin dhe paranojėn e politikės propagandistike serbe, qė pėrmes Vojisllav Koshtunicės, Zoran Gjingjiqit dhe Nebojsha Ēoviqit, po pėrdorė tė gjitha mjetet pėr tė penetruar sėrish nė ēėshtjet e bendshme tė Kosovės, por ajo qė tani, nevojitet tia bėjė tė qartė Serbisė, se shqiptarėt nuk kanė ēfarė tė dialogojnė, as tė hyjnė nė bisedime me Serbinė pėr tė vendosur pėr fatin e pavarėsisė sė Kosovės. Tė dialogohet me kė, dhe pėr ēka? Tė dialogohet me armiqtė tanė, tė cilėt edhe pas katėr vitesh, janė duke pėrdorur tė njėjtėn politikė kėrcėnuese (duke ushtruar presion dhe ultimatume mbi Tribunalin e Hagės, qė tė dėnojė sa mė shumė ish-pjesėtarė tė UĒK-sė, nė mėnyrė qė tė rehabilitojnė gjenocidin dhe agresionin e Serbisė nė Kosovė gjatė viteve 1989-1999) tė regjimit gjakatar tė Slobodan Milosheviqit dhe, politikėn nga pozita e forcės ndaj shqiptarėve dhe Kosovės, si dhe ndaj shqiptarėve nė Luginėn e Preshevės.
Tė dialogohet me agresorin serboēetnik e nazifashist, tė cilėt na kanė vrarė, na kanė masakruar, na kanė djegur, na kanė shkatėrruar dhe plaēkitur tėrė pasurinė, dhe ēdo gjė tė vlefshme qė kemi pasur, na kanė shpėrngulur me hekur dhe me zjarr, dhe tė cilėt deri tani nuk kanė paguar kurrfarė reparacionesh pėr tė gjitha ato mizori dhe gjenocidin e kryer mbi shqiptarėt dhe Kosovėn. Tė dialogohet me agresorin serb, pėr shkak tė cilit, edhe sot po vdesin njerėzit tanė nėpėr fusha tė minuara (nė luftėn e pasluftės). Tė dialogohet me ata, tė cilėt deri mė sot, nuk i kanė gjykuar kriminelėt pėr shkak tė krimeve brutale kundėr njerėzve tė pafajshėm (fėmijė, gra, pleqė, tė tė gjitha moshave). Tė dialogohet me ata, tė cilėt jo vetėm se deri tash nuk u kanė kėrkuar kurrfarė faljeje kolektive as individuale shqiptarėve, gjė kėtė e kanė pėr detyrė ta bėjnė mos sot, nesėr,sepse sipas normave tė sė drejtės ndėrkombėtare, dėnimi pėr ushtrimin e gjenocidit tė ish-kryetarit tė Serbisė Slobodan Milosheviq, passjell efektin ligjor tė pėrgjigjjes kolketive tė Serbisė. Kėtė e di shumė mirė edhe kryetari ish- RFJ dr.Vojislav Koshtunica, i cili pas fronzimittė tij nė pushtet, si rrjedhojė e pėrmbysjes sė Slobodan Milosheviqit, kėrkesėn e SHBA-ve dhe tė Tribunalit tė Hagės pėr ekstradimin e Slobodan Milosheviqit nė kėtė gjykatė ndėrkombėtare tė OKB-sė, e pat hudhur poshtė, duke e arsyetuar se me dėrgimin e S.Milosheviqit nė Tribunalin e Hagės, do tė gjykohet kolektvisht e gjithė Serbia.) por pėrkundrazi po sjellen me ne, sikur tė mos kishte ndodhur asgjė nė Kosovė. Tė gjitha kėto veprime ataviste dhe anticivilizuese, i bėjnė me qėllim, qė tia turbullojnė mendjen bashkėsisė ndėrkombėtare, nė mėnyrė qė, Serbia ti murkullojė agresionin dhe veprat e kryera gjenocidale mbi popullatėn civile shqiptare nė Kosovė (1989-1999). Pėr ēka tė negociohet me Serbinė, kur Kosova ėshtė pronė e ligjshme e shqiptarėve, dhe ndodhet jashtė kufijve tė Serbisė. Sipas normave dhe rregullave ligjore qoftė tė sė drejtės ndėrkombėtare, qoftė tė sė drejtės vendore, pėr atė qė ėshtė pronė e jotja, nuk dialogohet, as nuk hyhet nė kurrfarė aranzhmani me ndonjė palė tė huaj, me qėllim tė pėrcaktimit tė statusit tė titullarit tė saj. Nė rastin konkret, titullari i Kosovės tanimė ėshtė njohur botėrisht-janė vetė shqiptarėt, si dhe minoritetet e tjera qė jetojnė brenda kufijve tė saj gjeografikė territorialė. Pala shqiptare, moralisht dhe ligjėrisht ėshtė e obliguar tė dialogojė me bashkėsinė ndėrkombėtare, pėrkatėsisht me OKB-nė pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės, e kursesi me pėrfaqėsuesit e regjimit kolonial tė Serbisė.
Prandaj, lind pyetja, si mund ti parashtrojė kushte tė kėtilla politikės shqiptare dhe asaj ndėrkombėtare, logjika patologjike e politikės kolonialste serbomalazeze, kur si Serbia ashtu edhe Mali i Zi, e dijnė shumė mirė se Kosova, deri mė 12 qershor 1999, ka qenė vetėm plaēkė koloniale, e aneksuar me dhunė, me terror dhe me gjenocid nga trungu indigjen i Shqipėrisė Etnike. Pėr tė mos rėnė nė paradokse historike, as politike dhe, pėr tė mos ngelur rob i pėrjetshėm i paranojės kolketive tė politikės idhujtare mitologjike tė Kishės Ortodkse Serbe, e cila ndėr shekuj, si pasojė e destruktivitet tė saj politik mban pėrgjegjėsinė mė tė lartė, pėr shkak tė indoktrinimit, tė gėnjeshtrės dhe tė mashtrimit tė tė gjithė brezave tė shoqėrisė serbomalazeze, se Kosova ėshtė tokė, dhe djep i shenjtė i Serbisė, gjenerata e re serbemalazeze, pikėsėpari nevojitet tė njihet me tė vėrtetėn historike, politike, etnike dhe me kufijtė natyrorė gjeografikė tė Kosovės, e jo tė viktimizohet nga leksionet toksikologjike tė historisė sė falsfikuar dhe tė sofistikuar mbi Kosovėn nga kuazishkenca dhe nga poltika mitologjike e Kishės ortodkse serbe. Pėr ti mėnjanuar gabimet e deritashme tė politikės dhe tė Kishės serbe, tė cilat pa kurrfarė tė drejte morale, as juridike, e kanė pėrvetėsuar tė drejtėn historike si tė shqiptarėve tė Kosovės, ashtu edhe tė atyre tė pjesėve tė tjera tė Shqipėrisė Etnike, (duke ia atribuuar kėtė substratit serbomalazez) elita politike dhe inteligjencia pasmillosheviqiane, nevojitet qė tė braktisė shabllonėt dhe klishetė e recidivave tė politikave pushtuese koloniale tė Serbisė dhe tė Malit tė Zi ndaj shqiptarėve dhe territoreve tė tyre etnike nė Ballkan.
Pėr tu liruar sa mė parė nga konceptet morbide nacionaliste, mitologjike, tė urrejtjes dhe tė armiqėsisė shfarosėse ndaj shqiptarėve dhe tė drejtave tė tyre legjitime, ēdo pjesėtar i shoqėrisė serbe+malazeze, ėshtė domosdoshme, qė tė lexojė librin me titull Kosovo A Short History(1999), tė shkruar nga historiani dhe politikologu i shquar, Neol Malkolm. Ndryshe, edhe nė shekullin XXI, do tė kenė pėrplasje dhe marrėdhėnie tė ftohta dhe jo miqėsore me shqiptarėt nė Ballkan. Gjithashtu, tė gjithė fqinjtė serbomalazezė tė shqiptarėve , do duhej ta kenė kuptuar drejt mesazhin historik dhe politik tė pavdekshėm tė socialdemokratit tė Serbisė, Dimitrije Tucoviq, kur thotė se: Pėrderisa serbėt dhe malazezėt nuk kuptojnė se janė nė tokė huaj-shqiptare, kurrėnjėherė nuk do tė kenė marrėdhėnie tė mira fqnijėsore me shqiptarėt. Kjo duhet tė jetė motoja kryesore, pėrkatėsisht hapi i parė dhe i fundit i politikės kolonialiste dhe hegjemoniste serbomalazeze ndaj shqiptarėve dhe, lirimit tė tokave tė tyre etnike.
Pėrkundėr ambicieve tė politikės grabitēare pushtuese serbe edhe nė fillim tė shekullit XXI, qė ti kullosin edhe mė tej zotėrimet territoriale tė shqiptarėve nė Ballkan, nė emėr tė proceseve dhe tė sistemeve demokratike, integruese rajonale dhe subrajonale, shtetarėt serbė si Zoran Gjingjiqi, ashtu edhe Nebojsha Ēoviqi, do tė duhej tė jenė tė vetėdijshėm se asnjėri prej tyre, madje qoftė edhe e Vojislav Koshtunica me letrėn e tij tė hapur, drejtuar Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė, Kofi Annan, me qėllim tė mohimit tė Deklaratės shqiptare pėr njohjen e statusit tė pavarėsisė sė Kosovės, nuk mund tė jenė faktorė vendimtarė as iniciatorė, as bartės tė autorizuar, qė tė perfektuojnė itinerarin e kohės dhe tė vendit pėr tė negociuar zgjidhjen pėrfundimtare tė statusit tė Kosovės, brenda ose jashtė territorit tė Unionit tė Serbisė dhe tė Malit tė Zi, sepse Kosova de facto dhe de jure ėshtė qenie shtetėrore, qė nuk i pėrket Serbisė, as Malit tė Zi.
Ēėshtjen pėr zgjidhjen e statusit definitiv tė Kosovės, mund ta iniciojnė dhe ta vėjnė nė rend dite vetėm titullarėt e saj legjitimė dhe legalė nė kuadrin e Kuvendit tė Kosovės, ashtu edhe si u deklarua ligjėrisht me rastin e miratimit pa votim tė Rezolutės pėr pavarėsinė e Kosovės, mė 13 shkurt 2003. Vėrtet, pas aprovimit tė njėzėshėm (me aklamacion) tė kėtij akti procedural ligjor tė Kuvendit tė Kosovės, janė bėrė spekulime tė shumta nė disfavor tė kontestimit tė saj, si akt juridik joligjor. Mirėpo, asnjė prej tyre nuk duhet tė mirret si serioze, pėr shkak se nuk pėrbėjnė kurrfarė rreziku me peshė juridike ndėrkombėtare, qė do tė mund tė cenonte juridikisht tė drejtėn legjitime tė pavarėsisė dhe tė vetėvendosjes sė Kosovės.
Asnjė interpretim i politikės arbitrare dhe
fiktive, nuk mund tė zhvlerėsojė bazėn historiko-juridike e politike tė Deklaratės pėr pavarėsinė e Kosovės
Edhe pse ėshtė e njohur se politika passjell vendimet e obligueshme juridike-ligjore si nė shkallė tė sė drejtės sė brendshme, ashtu edhe nė atė tė asaj ndėrkombėtare, nė rastin konkret tė Rezolutės sė theksuar tė parlamentarėve shqiptarė, u tregua e njėanshme dhe fiktive, pėr shkak se nuk ka marrė nė konsideratė komponentin thelbėsor tė sė drejtės ndėrkombėtare. Nė veēanti krizat me primesa koloniale sikurse kjo e Kosovės nuk mund tė evitohen nė saje tė vendimeve tė njėanshme dhe fiktive politike. Pėr mė tepėr, kur dihet se pas ndėrkombėtarizimit tė territorit dhe, tė ndėrtimit tė sistemit tė pushtetit shtetėror tė Kosovės, Serbia dhe Mali i Zi i kanė humbur letėrkredencialet e sovranitetit kolonial tė Kosovės, e sė shpejti do ta humbin edhe legjitimitetin kolonial nė rajonin e Luginės sė Preshevės, po qe se nuk braktisin politikėn e tyre gjenocidale ndaj shqiptarėve, dhe nuk pranojnė ndėrmjetėsimin ndėrkombėtar nga OKB-ja.
Nė saje tė diplomacisė herkuliane ndėrkombėtare dhe tė hipokrizisė moralizuese tė qeveritarėve dhe tė analitikėve tė politikės serbomalazeze nuk mund tė shpjegohet, as tė pranohet formula e arritshme e tyre antihistorike dhe antijuridike pėr zgjidhjen e statusit tė pavarėsisė sė Kosovės. Edhe pse nė kėtė kontekst, njėri nga analistėt e dalluar tė politikės ndėrkombėtare, Gabriel Partosh nė njė intervistė dhėnė Seksionit nė gjuhėn shqipe tė BBC-sė nė Londėr, mė 13 shkurt 2003, dekalarohet se: Por edhe nėse pranohet parimi i vetėvendosjes dhe injorohet pronėsia historike dhe tė drejtat e Serbisė mbi territorin, ideja e pėrgjithshme do tė ishte se nuk mund tė shkohet pėr pavarėsi qė tani, pėr shkak se kushtet nuk janė krijuar ende. ?!
Ky konstatim ėshtė i paqėndrueshėm si mbi bazėn juridike, ashtu edhe mbi atė politike e historike, sepse G.Partosh (sikurse interpretimi i politikės sė garės koloniale, ashtu edhe i historiografisė falsifikatore tė kuazishkencės shekullore tė Serbisė) ka bėrė ndėrrimin e tezave, nė vend se tė shprehej e drejta historike e shqiptarėve mbi territorin e vet etnik, ai nėnvizon: pronėsia historike dhe tė drejtat e Serbisė mbi territorin ( ėshtė fjala pėr territorin shqiptar mh). Shihet sheshazi se analiza e G. Partosh ėshtė e papėrpunuar nė sfondin historik tė objektives sė marrėdhėnieve shipare serbe nė Ballkan. Mirėpo, Gabriel Partosh, kėtė pėrfundim tė gabueshėm-sajesė mitologjike e historisė, e kulturės dhe e etnisė serbosllave, mund ta pėrmirėsojė, po qe se e merr pėr bazė tė paktėn kėtė konkludim aksiomatik shkencor tė autorit Neol Malcolm: For several hundred years, Kosovo was not part of Serbia, because there was no Serbia to be part of: during most of the long Ottoman period, Serbia did not exist as an entity at all. Kosovo was annexed de facto by Serbia within living memory , in 1912; de jure, as is explained in this book, it was not annexed by the Serbian kingdom at all.(See: Noel Malcolm, Kosovo A Short History, 1999, p.xxxiii).
Pikėrisht, duke u mbėshtetur nė tė drejtėn natyrore dhe historike tė shqiptarėve ndaj territorit tė vet etnik, territor ky, i cili kurrnjėherė gjatė historisė sė derisotme nuk ka qenė pronė e legjishme as legale e Serbisė, por vetėm plaēkė koloniale, ashtu siē pohon me vėrtetėsi, objektive-shkencore, edhe autori anglez Noel Malcolm, popullit shqiptar (90%) nė Kosovė, nevojitet ti njihet e drejta e pavarėsisė dhe e vetėvendosjes. Me tu realizuar e drejta e subjektivitetit juridik ndėrkombėtar e Kosovės, njėkohėsisht do tė fillojė edhe procesi i ri paqėsor i zgjidhjes globale tė ēėshtjes shqiptare nė Ballkan.
Pėrkundėr refleksionit politik dhe tė papeshuar tė analistit politik, G. Partosh, i cili ėshtė plotėsisht nė favor tė tezave politike tė sofistikuara serbe, qė tani duhet tė kėrkohet me ngulmė njohja e pavarėsisė sė Kosovės,e jo tė pėrfillen sugjerimet dhe kriteret e analistėve tė ndryshėm, qė tani, me ēdo kusht, tė heshtet pėrkohėsisht kėrkesa e ligjshme e Kuvendit tė Kosovės pėr njohjen e pavarėsisė sė saj.
Nga pikėvishtrimi analitik i ngjarjeve dhe i rrethanave tė politikės botėrore, kėrkesa pėr njohejn e Kosovės mund tė shtyhet pėr njė afat tė caktuar, vetėm me sugjerimin e politikės sė jashtme tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, pėrderisa tė zgjidhet kriza e Irakut, e jo derisa tė zgjidhen tė gjitha problemet ekzistuese nė sfondin e marrėdhėnieve ndėrkombėtare, sepse njė poltikė e tillė e pritjes sė pakufijshme, pa dyshim do tė favorizonte interesat e politikės kolonialiste serbe, dhe politikėn e sferave tė interesit tė aleatėve tė saj tradicionalė nė Ballkan dhe nė Evropė.
Pozita e forcės dhe e egoizmit kolonial serb ndaj Kosovės, tė pezullohet nė saje tė aplikimit tė institutit tė vetėvendosjes
Edhe pse kryetari i Serbisė dhe i Malit tė Zi, Vojislav Koshtunica dhe bashkėqeveritarėt e tij kohėve tė fundit, sidomos pas miratimit procedural tė Deklaratės sė pavarėsisė sė Kuvendit tė Kosovės, kanė trumbetuar nė tė gjitha kambanat e kishave ortodokse tė aleatėve tė tyre tradicionalė, dhe tė bashkėsisė ndėrkombėtare (OKB, BE, NATO, OSBE) se Deklarata e theksuar ėshtė shkelje flagrante e Rezolutės 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara, kėto pėrpjekje dezavuuese antishqiptare tė politikės zyrtare serbe, duhet tė hudhėn poshtė si tė pavlerėshme, sepse kanė pėr qėllim tė mobilizojnė dhe tė pėrvetėsojnė forcat centrifugale tė bashkėsisė ndėrkombėtare, e para sė gjithash Kėshillin e Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara, qė tė vėrė jashtė ligjit Deklaratėn e pavarėsisė sė Kuvendit tė Kosovės. Me gjithė parashikimet e manovrave dhe tė kombinacioneve tė ndėrlikuara nė shkallė tė lartė manipuluese ndėrkombėtare tė politikės serbe tė Beogradit, qė tė kompremetojnė dhe kontestojnė tė drejtėn e ligjshme tė shqiptarėve tė Kosovės pėr pavarėsi, ipso facto e drejta ndėrkombėtare ėshtė nė favor tė politikės dhe tė drejtėsisė sė shkėputjes definitive tė Kosovės nga sistemi kolonial serb, dhe nga ekuilibri tradicional i forcės dhe i interesave tė imperializmit sllav nė Ballkan.
Duke qenė se Kosova ėshtė ēliruar nga agresori serb, nė saje tė luftės sė drejtė ēlirimtare antikoloniale tė UĒK-sė, si dhe tė ndėrhyrjes sė bashkėsisė ndėrkombėtare, gėzon tė drejtėn e plotė, qė tė pavarėsohet nga tutela e sovranitetit kolonial serb. Kjo e drejtė e patjetėrsueshme mbėshtetet nė kėto argumente tė ligjshme dhe legale tė sė drejtės pozitive ndėrkombėtare dhe tė Kartės sė Kombeve tė Bashkuara: (i) Kosova ka territorin e vet tė ēliruar, ku organet e saj (Qeveria dhe Kuvendi) ushtrojnė kompetencat e tyre tė pushtetit, (ii) Kosova ka kufijtė e saj tė caktuar administrativė territorialė, (iii) Kosova ka popullėsinė e saj indigjene dhe homogjene tė pėrhershme, dhe me gjuhė kompakte, (iv) Kosova ka pushtetin e vet tė organizuar politik nėn sovranitetin e pėrkohshėm juridik ndėrkombėtar tė OKB-sė. Tė gjitha kėto elemente tė sė drejtės ndėrkombėtare pėrbėjnė bazėn e qėndrueshme juridike dhe politike, qė ndaj Kosovės tė aplikohet instituti i sė drejtės sė vetėvendosjes sikurse nė rastet e deritashme tė vendeve tė shkolonizuara tė kontinentit tė Afrikės dhe tė Azisė.
Nė kėtė kontekst, ėshtė e domosdoshme qė ndaj Kosovės, tė aplikohet Deklarata mbi njohjen e pavarėsisė vendeve dhe popujve tė kolonizuar (Rezoluta 1514 [XV]), e miratuar mė 1960 nga Asambleja e Pėrgjithshme e Kombeve tė Bashkuara. Sipas kėsaj Deklarate, de facto dhe de jure kolonializmi ėshtė shpallur si akt joligjor dhe, nė kundėrshtim me tė drejtėn pozitive ndėrkombėtare. Ky instrument juridik ndėrkombėtar ėshtė ēelėsi kryesor dhe i pranueshėm pėr zgjidhjen e drejtė dhe pėrfundimtare tė statusit tė pavarėsisė sė Kosovės si pėr palėn shqiptare, ashtu edhe pėr Organizatėn e Kombeve tė Bashkuara, pėrkatėsisht bashkėsinė ndėrkombėtare. Pranimi dhe mbėshtetja e konceptit politik tė Serbisė, dhe e koncepteve hibride tė aleatėve tė saj qė, shqiptarėt dhe Kosova edhe mė tej, ti nėnshtrohen sundimit dhe shtypjes koloniale serbe, ėshtė shkurtim dhe mohim flagrant antiligjor i tė drejtave elementare tė njeriut, dhe nė kundėrshtim me qėllimet dhe me parimet e Kartės sė OKB-sė. Pikėrisht mbi bazėn e parimit tė vetėvendosjes se, tė gjithė popujt e kolonizuar dhe tė varur, gėzojnė tė drejtėn e vetėvendosjes dhe tė pavarėsisė, OKB-ja ka tė drejtėn morale, politike dhe juridike ndėrkombėtare, qė sa mė parė tė jetė e mundur tia kalojė tė gjithė pushtetin Kosovės, dhe ta njohė si subjekjekt juridik ndėrkombėtar. Kjo ėshtė e vetmja alternativė racionale dhe e ligjshme pėr tia thyerė boshtin vertebral sistemit kolonialist serb dhe, jo koketimi i asnjė forme politike nė favorin e riinstitucionalizimit tė tij as nė Kosovė, e as nė Ballkan.
Vetėm, nė qoftė se merret nė konsideratė zbatimi konsekuent i parimeve tė Kartės sė OKB-sė, i ligjeve dhe i normave tė sė drejtės ndėrkombėtare nė favor tė sė drejtės sė vetėvendosjes dhe tė pavarėsisė sė Kosovės, atėherė, realisht mund tė shpresojmė se nė Ballkan, do tė mbretėrojė bashkėpunimi i ndėrsjellė, siguria dhe paqja e qėndrueshme pėr tė gjithė popujt e tij, dhe mė gjerė. Ndryshe, nėse pėrfillet ringjallja e koncepteve tė politikės mitologjike-neokolonialiste serbomadhe-sllave nė kurriz tė shqiptarėve dhe tė Kosovės, atėherė, pa dyshim do tė vihen nė pikėpyetje jo vetėm investimet ekonimike e demokratike dhe roli i administrates sė pėrkohshme ndėrkombėtare i OKB-sė nė Kosovė, por do tė zhbalancohen edhe vlerat e sistemit tė integrimit rajonal dhe global tė sigurisė dhe tė paqes ndėrkombėtare, pėr ēka njė pėrgjegjėsi tė tillė do ta marrė pėr sipėr Serbia dhe Mali i Zi si pika mė e zezė nė agjendėn e tė drejtave elemenare tė njeriut nė hartėn e Evropės, edhe nė fillmshekullin XXI.
Autori ėshtė analist i marrėdhėnieve politike ndėrkombėtare.
|