|
SHQIPTARĖT NUK DUAN KOSVĖN ME DY
USHTRI, AS LIBANIZIMIN E BALLKANIT
Prof.Dr.Mehdi HYSENI
Historia e derisotme e kombit shqiptar dhe e Shqipėrisė, ka dėshmuar se politika e tyre fqinjėsore me vendet ballkanike nė vazhdimėsi ishte e karakterizuar nga logjika e filozofisė paqėsore dhe miqėsore. Mirėpo, kėtė filozofi tė politikės racionale dhe paqėsore tė Shqipėrisė, vendet sllave ballkanike (Serbia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Greqia) nė mėnyrė permanente e kanė abuzuar dhe sofistikuar pėr qėllime tė errėta tė politikės sė tyre militariste dhe ekspansioniste pėr ta mohuar para Evropės dhe para botės identitetin dhe ekzistencėn e etnikumit shqiptar nė Ballkan. Njė objektiv tė kėtillė brutal anticivilizues dhe antishqiptar (me gjithė zbatimin e teknologjisė sė formave drakonike tė asimilimit, tė vrasjeve, tė persekutimeve, tė shpėrnguljes, tė djegies, tė plaēkitjes, dhe reprezalieve nė veēanti tė popullatės civile shqiptare, qė tė gjitha kėto karakterizohen si akte gjenocidi dhe hollokausti serbo+sllav, 1876-1999), Serbia nuk ka mundur ta rrumbullakėsojė deri mė sot, pėrkundėr edhe hollokaustit tė fundit nė Kosovė (1989-1999), kur kjo, de facto dhe de jure shkėputet pėrgjithmonė nga kthetrat e pėrgjakshme tė kolonializmit tė Serbisė.
Prandaj, nga ky pikėvėshtrim historiko-politik i marrėdhėnieve shqiptare serbe, ėshtė e domosdoshme, qė tė trajtohet edhe kėrkesa e Qeverisė sė Serbisė pėr kthimin e ushtrisė dhe tė policisė serbe nė Kosovė. Qė nga shtatori i vitit 1912 e deri mė 10 qershor 1999 tė gjitha ushtritė serbomalazeze, e sė kėndejmi edhe ushtria, policia edhe paramilitarėt e regjimit gjenocidal tė Qeverisė sė Serbisė, tė drejtuar nga ish-kryetari i saj, Slobodan Milosheviq (1989- tetor 2000), me rastin e invadimit tė Kosovės dhe tė trevave tė tjera tė Shqipėrisė Etnike, mbi popullatėn shqiptare, kanė kryer krime gjenocidi, qė edhe pse sipas ligjeve dhe tė sė drejtės ndėrkombėtare pėrbėnin krim ndėrkombėtar erga omnes, sistemi juridik ndėrkombėtar (si rrejdhim i interesave divergjente tė politikave tė fuqive tė mėdha evropiane) asnjėherė, as pas Kongresit tė Vjenės 1815, as pas Kongresit tė Berlinit 1878, as pas Konfrencės sė Ambasadorėve tė Londėrs 1912-1913, as pas Kongresit tė Versajės 1919, as pas Konferencės sė Jaltės 1945 etj.) atė nuk e sanksionoi si vepėr penale ndėrkombėtare , edhe pse ishte nė kolozionin me tė drejtėn humanitare ndėrkombėtare dhe me mbrojtjen e interesave themelore tė bashkėsisė ndėrkombėtare. Si pasojė e tolerimit dhe e mbėshtjes sė drejtpėrdrejtė dhe tė tėrthortė tė politikės koloniale imperialiste tė Serbisė (1878-1999), kombi dhe territori shqiptar iu nėnshtrua edhe hollokaustit tė fundit nė Kosovė, mė 1998 nga ushtritė, policitė, paramilitarizmi mercenar serbo+sllav, tė gjitha kėto produkte tė biznesit mixt tė politikės antishqiptare tė Slobodan Milosheviqit, tė Kishės Ortodokse Serbe dhe tė Akademisė sė Shkencave dhe tė Arteve tė Serbisė. Si rredhim, kjo pati pėr pasojė demilitarizimin e Kosovės nga forcat policore dhe ushtarake tė Serbisė, si dhe vėnien e Kosovės nėn mandatin juridik ndėrkombėtar (KFOR+UNMIK). Qė kėtej filloi ēdo gjė nga e para pėr politikėn gllabėruese serbomadhe, nė njė mėnyrė (edhe pse me njė vonesė qindravjeēare,kur Serbia pas vitit 1878, i spastroi me terror dhe me gjenocid shqiptarėt nga tė gjitha territoret e tyre etnike:Vranja, Bllaca, Leskoviku, Medvegja, Nishi, Kushumlia, e cila qysh nė vitin 1873, pėrbėhej nga 83% e strukturės sė popullatės shqiptare, sot, mė 2003 tė shekullit XXI, ėshtė etnikisht e pastėr me 100% popullatė serbe), u hodhėn hapat e parė shpresėdhėnės drejt revidimit tė padrejtsisė sė politikės dhe tė ekuilibrave ndėrkombėtarė ndaj shqiptarėve dhe Kosovės. Rolin kryesor nė prishjen e ekulibrit ballkanik sllav, e kanė luajtur lufta ēlirimtare antikolonaile e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės(UĒK) dhe politika e diplomacia largpamėse e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, me Bill Klinton nė krye (president), Medlinė Ollbrajt (Sekretare e Departamentit Shtetėror) dhe Ueslli Kllark (Komandat i opercaioneve luftarake tė aviacionit tė NATO-s) me aleatėt e tyre tradicionalė perėndimorė.
The Serbian Butchers colonial business in Kosova is died!
Nolens-volens, Serbia dhe aleatėt e saj fanatikė militaristė tė cilėn e kanė mbėshtetur materilaisht, moralisht, financiarisht pėr kryerjen e katėr agresioneve dhe gjenocideve tė saj nė Slloveni, nė Kroaci, nė Bosnjė dhe nė Kosovė, e fatkeqėsisht po e mbėshtesin edhe sot nė kohė paqeje pėrmes analizave dhe teksteve tė shkruara nga qarqe tė ndryshme politike dhe liderė tė ndryshėm me prirje sponsoruese dhe ideologjike proserbe; specialistė tė fushės sė tė drejtės ndėrkombėtare, tė historisė dhe tė marrėdhėnieve politike ndėrkombėtare, duke satanizuar politikėn racionale dhe largpamėse tė administratės shtetėrore tė presidentit Bill Klinton, kinse ndėrhyrja e saj ushtarake pėrmes NATO-s kundėr Jugosllavisė- Serbisė+Malit tė Zi ka qenė nė shpėrputhje me standardet e ligjshme tė Kombeve tė Bashkuara dhe tė sė drejtės ndėrkombėtare. Pėrkuindrazi, politika ngulmuese dhe angazhimi i drejtpėrdrejtė i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės pėr ndėrhyrjen ushtarke tė NATO-s kanė qenė nė pėrputhje tė tėrėsishme me rregullat dhe me normat e sė drejtės ndėrkombėtare dhe tė Kartės sė Kombeve tė bashkuara, sepse kanė qenė nė funksion tė mbrojtjes sė drejtave themelore tė njeriut, si vlera universale tė bashkėsisė ndėrkombėtare, pėrkatėsisht tė mbrojtjes sė drejtave individuale dhe kolektive tė mė se 2 milionė shqiptarėve nga reprezaliet dhe shfarosja masive e gjenocidit dhe hollokaustit serb. Pra, ky ishte motivi kryesor human pse SHBA-ja pėrmes NATO-s dhe aleatėve tė vet perėndimorė ndėrmori sulmet e aviacionit ushtarak kundėr objketivave ushtarke e policore tė RFJ-sė, e jo kundėr popullatės civile serbe, siē e akuzojnė dhe e sofistikojnė kėtė tė vėrtetė, regjimi gjenocidal i Slobodan Milosheviqit, dhe pushteti liberal e demokratik i mėpastajmė i drejtuar nga Vojislav Koshtunica dhe Zoran Gjingjiq. Se vėrtet, ky ishte misioni i angazhimit tė politikės sė jashtme tė SHBA-sė nė zgjidhjen e krizės sė Kosovės, kėtė sheshit dhe nė mėnyrėn mė argumentuese dhe bindėse, e provon edhe kjo deklaratė zyrtare e presidentit tė SHBA-sė, Bill Klinton: Ne po i mbėshtesim dhe po i mbrojmė interesat dhe vlerat tona, dhe avancimin e kauzės sė paqes. Kriza e Kosovės ishte njė gjenocid nė zemėr tė Evropės, dhe njė testim i humanizmit tonė. Ne po parandalojmė edhe njė hollokaust tjetėr.( Shih: Robert Jackson, The Global Convenant-Human Conduct in a World of States, Oxford University Press, New York , 2000, p.281).
Edhe pse e kontestuar nga oponentėt e SHBA-sė dhe nga shpėrfillėsit e papėrgjegjshėm e hipokritė tė sė drejtės dhe rendit juridik ndėrkombėtar, esenca e kėtij konkluzioni, e peshuar si mbi bazėn morale, humanitare, juridike dhe tė pėrgjegjėsisė kombėtare dhe ndėrkombėtare (standarde fundamentale kėto, pėr zhvillimin me sukses tė politikės sė jashtme, dhe pėr vetėmbrojtjen e interesit nacional tė ēdo shteti si anėtarė tė bashkėsisė ndėrkombėtare), assesi nuk mund tė cilėsohet si shprehje simplifikative retorike e politikės sė jashtme tė presidentit Bill Klinton, qė u referehet interesave gjeopolitike tradicionale, qė pėrfshijnė edhe stabilitetin e vendeve miqėsore dhe koherencėn e NATO-s, por drejtpėrdrejt, para gjithė opinionit ndėrkombėtar pasqyron nė vėrtetėn e hidhur dhe tė pamohueshme, se ndaj shqiptarėve dhe Kosovės ėshtė kryer krimi i gjenocidit nga ana e Serbisė sė Slobodan Milosheviqit.
Edhe pse ky vlerėsim ishte objektiv dhe me peshė historike pėr zbardhjen e sė vėrtetės sė llahtarshme lidhur me vrasjen, me shfarosjen dhe me dėbimin masovik tė popullit shqiptar nga Kosova, si pasojė e inkvizicionit tė forcave policore, ushtarake e paramilitare serbe, Kėshilli i Sigurit tė Kombeve tė Bashkuara, edhe pse ishte i obliguar sipas Kartės dhe tė sė drejtės ndėrkombėtare, ai hezitoi qė nė kėtė frymė tė ligjshme dhe njerėzore, tė nxirrte rezolutėn pėrkatėse pėr Kosovėn, e cila si pikėmbėshtetje, do tė kishte Konventėn pėr parandalimin dhe dėnimin e krimit tė gjenocidit(1948). Nė rastin konkret, pėr shkak tė mosreagimit nė kohėn e duhur dhe nė pėrputhje me dispozitat e Kartės sė vet, Organizata e Kombeve tė Bashkuara do tė falimentonte njėsoj sikruse nė Bosnjė, po tė mos bėshtetej moralisht dhe ligjėrisht nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Ska dyshim se, po tė mos participonte dhe po tė ishte nė diskurs diplomacia dhe politika e jashtme amerikane me zgjidhjen paqėsore tė krizave nė Koraci, nė Bosnjė (Marrėveshja e Dejtonit, 1995) dhe nė Kosovė (Marrėveshja e Rambujesė, shkurt 1999), Kombet e Bashkuara nė Ballkan (si rrjedhim i mosndėshkimit tė tri agresioneve dhe gjenocidit tė Serbisė kundėr kroatėve,myslimanėve dhe shqiptarėve), do tė pėrjetonin tė njėjtin dėshtim sikurse Lidhja e Kombeve nė vitin 1933, kur Adolf Hitleri, pėr ti zhvilluar agresionet e tij tė njėpasnjėshme, i denoncoi nė mėnyrė tė njėanshme tė gjitha traktatet ndėrkombėtare me shtetet anėtare tė Lidhjes sė Kombeve, me ērast e vuri nė pikėpyetje legjitimitetin e saj, sepse nė vend se tė sanksionohej e drejta (siē ishte stipuluar nė Marrėveshjen Brian-Kellog tė vitit 1928), triumfoi politika e forcės. Nė kėtė mėnyrė, u varros pėrgjithmonė karakteri dhe misioni universal i Lidhjes sė Kombeve, ngase vazhdimėsia e agresioneve pushtuese tė Hitlerit bėri qė tė prishet paqja dhe siguria ndėrkombėtare. Edhe pse nė kohė, nė kushte dhe nė rrethana krejtėsisht tė ndryshme nga ato tė Lidhjes sė Kombeve, s ka dyshim se tė njėjtin fat tragjik do ta pėrjetonte edhe OKB-ja e sotme universale ndėrkombėtare. Sė kėndejmi, do tė flakej edhe paqja dhe siguria ndėrkombėtare, sikur tė mos vinte nė shprehje angazhimi i vendosur diplomatik dhe ushtarak i SHBA-sė sė bashku me aleatėt e saj perėndimorė tė Aleancės sė Atlantikut Verior(NATO).
Prandaj, pavarėsisht nga satanizimi e panumėrta tendencioze, tė paqėndrueshme, dhe pa kurrfarė mbėshtetje morale as juridike ligjore, drejtuar nė adresė tė gabuar tė SHBA-sė pėrkatėsisht tė presidentit Bill Klinton dhe tė Perėndimit, (si gjatė kohės bombardimeve, ashtu edhe mėpastaj, e edhe sot nga ana e politikės sė regjimit tė Serbisė dhe e pėrkrahėsve tė saj, Rusia dhe Kina), politika e jashtme racionale e SHBA-sė, e drejtuar nga presidenti saj, Bill Klinton, ishte faktori vendimtar, qė e detyroi Slobodan Milosheviqin tė kapitullojė definitivisht nė realizmin e projketit tė krijimit tė Serbisė sė Madhe, si dhe ushtarkisht e parandaloi politikėn e tij gjenocidale nė spastrimin e Kosovės nga shqiptarėt. Pra, pavarėsisht edhe nga dilemat dhe emocionet e pakontrolluara tė disa eksponentėve, tė politikės spazmatike shqiptare, merita kryesore, qė sot Kosova ėshtė boshatisur nga trupat invaduese kolonialiste serbe tė Slobodan Milosheviqt, tė Vojislav Koshtunicės dhe tė Nebojsha Ēoviqit, ėshtė e UĒK-sė dhe e SHBA-sė, sepse kjo me realizimin e Konferencės sė Rambujesė(1999), arriti ta ndėrkombėtarizojė ēėshtjen e Kosovės, si dhe tė legalizojė faktorin ushtarak shqiptar. Rambujeja ishte partolina kryesore e prishjes sė politikės sė statu quo-s sė ldk-sė, dhe e krijimit tė kushteve reale pėr ndėrhyrjen luftarake tė trupave tė NATO-s kundėr RFJ-sė (Serbia+Mali i Zi). Pavarėsisht nga tendencat dhe pėrpjekjet infantile tė disa politikanėve tė falimentuar dhe, nė pėrgjithėsi mendjekorroduar, dhe tė pazhėve tė tyre, qė po orvatėn tė zhvlerėsojnė dhe tė minimizojnė Konferencėn e Rambujesė, nė njėrėn anė, duke e vizatuar atė si produkt tė politikės ndėrkombėtare nė favor tė politikės sė Serbisė, e nė anėn tjetėr, duke e konsideruar si barrierėn e pakalaushme pėr bllokimin e procesit tė pavarėsisė sė Kosovės nė perspektivė. Njė qasje e kėtillė politike e Marrėveshjes sė Rambujes, ėshtė e kapshme vetėm pėr logjikėn militariste tė politikės kolonizuese tė Serbisė nė Kosovė, e mė gjerė. Mė sak, po tė mos vinte nė shprehje Marrėveshja e Rambujesė pėr Kosovėn (pavarėsisht se, kush e ka nėnshkruar atė nga pala shqiptare), statusi i saj do tė ishte i barasvlershėm me statusin e shqiptarėve nė Luginėn e Preshevės, me statusin e shqiptarėve nė Mal tė Zi dhe me statusin e shqiptarėve nė Maqedoni.
Gjithashtu, po tė kishte qenė Marrėveshja e Rambujesė nė dobi tė Serbisė agresore, sot, autoritetet e saj qeveritare, pėrkatėsisht ministri saj i Punėve tė Brendshme, Zoran Zhivkoviq, nuk do tė kėrkonte nga bashkėsia ndėrkombėtare kthimin e ushtrisė dhe tė policisė kriminale serbe nė Kosovė, ku rinstalimi famėkeq i tė cilave sėrish do tė na ēonte nė luftra tė reja, dhe nė kėrkimin e aleatėve tė rinj pėr organizimin e njė konference tė re tė Rambujesė, por pa pėrfaqėsues legjitimė dhe legalė tė UĒK-sė, tė Akademik Rexhep Qosja, dhe pa Veton Suroin. Kėtu qėndron keqkuptimi dhe mohimi i Marrėveshjes sė Rambujesė, e jo kurrsesi nė pėrmbajtjen e saj, tė cilėn kritikuesit e kontestojnė pa kurrfarė argumentesh qoftė mbi bazėn jurdike, qoftė mbi atė politike.
Po nė stilin pėrgėnjeshtrues tė politikės miope shqiptare, Marrėveshjen e Rambujesė e mohon nė mėnyrė tė prerė edheĒakalli i lahutės sė shurdhuar tė Filip Vishnjiqit tė verbėr (i cili pas tė gjitha disfatave serbe nė Kosovė, edhe nė kėtė formė tė perėnduar mitologjike, po orvatet, qė nė paranojėn kolektive serbe antishqiptare, tė ringjallė sentimentin e lavdisė sė ushtrive barbare-vrastare, tė ngordhura nėpėr shkrepat e Ballkanit) i Ministrisė sė Punėve tė Brendshme tė Qeverisė sė Serbisė, Zoran Zhivkoviq, mė 25 janar 2003, bėri tė ditur para opinionit publik se Serbia kishte ushtruar kėrkesė nė Kombet e Bashkuara, qė sipas Marrėveshjes sė Kumanovės(9 qershor 1999) e bėrė ndėrmjet UJ-sė dhe pėrfaqėsuesve tė NATO-s , pasi tė jetė arritur paqja nė Kosovė tė kthehen disa efektive tė ushtrisė dhe tė policisė serbe. Edhe pse ministri i brendshėm dhe pushtetarėt e tjerė serbė mbėshtetėn nė Marrėveshjen e Kumanovės, e cila nė esnecė ishte vetėm njė marrėveshje e karakterit tekniko-ushtarak pėr tėrheqjen e trupave ushtarake, policore dhe paramilitare gjenocidiste dhe agresore nga Kosova, si dhe nė Rezolutėn 1244 tė KS tė Kombeve tė Bashkuara , dokumente kėto, qė pėrbėjnė boshtin strategjik tė politikės projektuese pėr rikthimin e Kosovės nė vorbullėn e sundimit kolonial tė Serbisė(duke iu vardisur dhe shtirur bashkėsiė ndėrkombėtare), it cannot be done, sepse Kosova tanimė e ka ushtrinė dhe policinė e vet! Pėrveē kėsaj, duhet theksuar faktin (edhe pse ėshtė irelevant pėr realitetet e reja nė Kosovė) se, as nė Marrėveshjen tekniko-ushtarake tė Kumanovės, as nė Rezolutėn 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė, nė asnjė fjali dhe, nė asnjė paragraf nuk figuron termi Serbia, por Republika Federale Jugoslave, e cila ligjėrisht nė kuptimin e sė derjtės ndėrkombėtare, ishte krijesė ilegale dhe e papranueshme, sepse nuk kishte kurrfarė atributesh tė subjketivitetit juridik ndėrkombėtar. Mirėpo, edhe sikur RFJ (Serbia+Mali i Zi, si shteteagresore) tė ishte e njohur ndėrkombėtarisht sikurse Sllovenia dhe Kroacia sipas procedurės sė rregullt tė sė drejtės ndėrkombėtare, kjo klauzolė juridike aspak nuk do tė ndryshonte mbi asnjė bazė kuentisencėn e statusit ekzistues tė Kosovės, sepse kjo ishte vetėm plaēkė e dikurshme koloniale jugosllave
Prandaj, nė Kosovėn e ēliruar nga fashizmi dhe gjenocidi serb, nuk mund tė ekzistojnė dy ushtri, as dy polici paralele: shqiptare dhe serbe. Kjo tendencė dhe logjikė e mendjes sė molepsur tė paranojės kolektive serbe ka perėnduar njėherė e pėrgjithmonė, pėr mė tepėr kjo formulė e vjetėr dhe e re e politikės propagandistike serbe, do tė shpiente nė konflikte tė armatosura dhe nė shpėrthimin e vatrave tė reja tė krizės, qė do tė kishin pėr pasojė jo vetėm prishjen e paqes dhe tė sigurisė nė Ballkan, por edhe mė gjerė. Pikėrsiht duke mbajtur parasysh njė rrezik tė kėtillė shumėdimensional, i cili do tė ndikonte negativisht jo vetėm nė shthurjen e procesit tė institucionalizimit shtetėror dhe demokratik tė Kosovės, por do tė reflektone edhe nė destabilizimin e proceseve integruese evroperėndimore, si dhe tė drejtėsisė dhe tė rendit juridik tė marrėdhėnieve ndėrkombėtare, UNMIK-u ka deklaruar botėrisht, duke i vėnė nė dijeni qarqet politike zyrtare tė Serbisė, se kėrkesa tyre pėr rikthimin e ushtrisė dhe tė policisė serbe nė Kosovė, dot nuk do tė mirret nė konsideartė, as qė do tė realizohet kurrė nė praktikė. Nė kėtė frymė ėshtė deklaruar edhe Bashkimi Evropian, dhe administrata e Uashingtomnit zyrtar.
Ministri i brendshėm Zoran Zhivkoviq, dhe e gjithė Serbia sė bashku me elitėn e saj militariste, policore, politike, kishtare dhe akademike mėndjeshkurtėr, mund ta aktualizojnė kėrkesėn e tyre nė kuadrin e bashkėsisė ndėrkombėtare (ta arkivojnė nė dosjet e diplomacisė muzeale tė Potemkinit dhe tė Badinterit), pėrkatėsisht nga aleatėt e tyre tradicionalė, qė ti kthejnė forcat e tyre ushtarake, policore e paramilitare nė Kosovė, mirėpo, njė kėrkesė e tillė, ėshtė anakronike dhe, sipas tė gjitha gjasėve, do tė jetė vetėvrasėse pėr Serbinė, sepse, pikėsėpari bie ndesh me interesat komplementare dhe afatgjata tė strategjisė politike tė Kosovės dhe tė SHBA-sė nė Ballkan.
Regjimi i sotshėm nė transicion i Serbisė (pa marrė parasysh ambiciet dhe pretendimet kohezive territoriale ndaj Kosovės, dhe pjesėve tė tjera etnike shqiptare), nėse ėndėrron, qė njė ditė tė shpėtojė nga katastrofa ekonomike dhe politike, e mbi tė gjitha tė ketė marrėdhėnie tė mira me Kosovėn fqinje, dhe tė integrohet nė Evropėn Perėndimore demokratike, ėshtė e domosdoshme qė tė lirohet nga obsesioni paranoik kolektiv serb, dhe tė pėrshėndetet pėrfundimisht me reliktet trashėguese tė projekteve dhe programeve strategjike,qė pasqyrojnė kontinuitetin historik tė hegjemonizmit dhe tė imperializmit serb nė kurriz tė tokave shqiptare tė Shqipėrisė Etnike.
|