BAROMETRI
DIPLOMATIK
DIALOGU I VJENĖS ZYRTARIZOI AGJENDĖN E RIKTHIMIT TĖ
REFUGJATĖVE SERBOMALAZEZĖ NĖ KOSOVĖ
Prof.Dr.
Mehdi HYSENI
Paraprakisht, edhe pala serbomalazeze ka qenė nė dijeni,
se nė Vjenė nuk do tė ketė kurrfarė dialogu me palėn
shqiptare nga Kosova. Mirėpo, qėllimi kryesor i saj
ishte qė vetėm tė hapej njė takim, qoftė edhe me dy
pėrfaqėsues shqiptarė, siē ndodhi rasti me Rugovėn dhe
me Dacin, ku pala serbomalazeze rikonfirmoi agjendėn e
saj politike afatgjatė, boshti kryesor i sė cilės ėshtė
rikthimi i tė ashtquajturėve refugjatė serbomalazezė
nė Kosovė. Njė strategji e kėtillė e politikės dhe e
diplomacisė serbomalazeze ka pėr qėllim, qė tė balancojė
strukturėn etnike serbomalazeze me atė tė shumicės
dėrrmuese shqiptare nė Kosovė, nė mėnyrė qė nesėr ose
pasnesėr, kur tė krijohen kushtet dhe rrethanat e
pėrshtatshme, tė kėrkojnė atė tė pamundurėn, copėtimin
edhe tė ndonjė pjese territoriale tė Kosovės, sikundėr
qė ėshtė rasti drastik i Mitrovicės. Ipso facto, kjo
ėshtė e gjithė prapavija, e agjendės sė theksuar
afatgjatė serbomalazeze (e promovuar nė takimin e Vjenės),
e cila pritet qė pėrmes bisedimeve tė grupeve punuese
serbomalazeze-shqiptare nė Kosovė dhe nė Serbi, tė
konkretizohet edhe nė praktikė, natyrisht nė dėm tė
interesit kombėtar dhe territorial tė shqiptarėve jo
vetėm tė Kosovės, por edhe tė hapėsirave tė tjera tė
Shqipėrisė Etnike. Nė mėnyrė qė ky objektiv opinio juris
i strategjisė rikolonizuese tė SMZ-sė, tė mos vijė
shprehje, politika shqiptare e Kosovės, para se tia
fillojnė aktivitetit tė tyre grupet punuese politike dhe
ato tė ekspertėve serbo-shqiptare pėr zgjidhjen e
ēėshtjeve teknike nė relacionin Prishtinė-Beograd,
ėshtė e domosdoshme qė tė ketė ēdo gjė tė qartė lidhur
me rikthimin e refugjatėve serbomalazezė nė pasuritė
dhe nė tokat e shqiptarėve nė Kosovė. Ndryshe, ēdo
koncesion (sikurse qė ishte rasti i shkėputjes sė 2500
hektarėve tė territorit tė Kosovės, tė cilin Serbia,
edhe pėrkundėr kundėrshtimit tė palės shqiptare, ia
dhuroi pa kurrfarė tė drejte IRJM-sė) i bėrė nga pala
shqiptare, do tė mbėshtetė synimet dhe efektet e
gjeopolitikės dhe tė gjeostrategjisė lebensraum tė
Unionit tė Serbisė dhe Malit tė Zi nė kurriz tė rrudhjes
sė territorit etnik shqiptar nė Ballkan.
Shkuarja e dr. Ibrahim Rugovės (kryetar i Kosovės, e
cila hėpėrhė nuk ka asnjė cilėsi juridiko-kushtetuese,
duke qenė se ndodhet nėn jurisidiksionin e mandatit
ndėrkombėtar tė forcave paqėruajtėse tė Kombeve tė
Bashkuara dhe tė KFOR-it) dhe e dr. Nexhat Dacit (kryetar
i Parlamentit tė Kosovės, institucion ky vetėm nė letėr)
nė dialogun serbo-shqiptar nė Vjenė, mė 14 tetor 2003,
nuk mund tė cilėsohet ndryshe veēse si hipokrizi dhe
potez i gabuar politik, qė nuk ka asnjė element tė
mirėfilltė tė mbrojtjes sė interesave jetike tė
diplomacisė dhe tė politikės sė jashtme shqiptare nė
Kosovė. Pėr mė tepėr, ky akt i kėtij dyshi politik
pėrfocoi tė gjitha dyshimet dhe provat e deritashme
13-vjeēare tė politikės dėshtuese tė Rugovės lidhur me
Kosovėn e pavarur, tė cilat, nė fund i pat nxjerrė nė
shesh lufta e drejtė ēlirimtare kombėtare e
antikoloniale e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės(UĒK), si
dhe ndėrhyrja ushtarake e Aleancės sė Atlantikut Verior
(NATO-s) kundėr agresionit dhe gjenocidit tė Serbisė mbi
Kosovėn dhe shqiptarėt.
Mirėpo, edhe nga ky leksion politko-diplomatik dhe
ushtarak i UĒK-sė dhe i NATO-s sė drejtuar nga SHBA-tė,
qė rezultoi nė ēlirimin e Kosovės nga ushtritė dhe
policitė barbare tė Serbisė, tė drejtuara nga mentori
i Serbisė sė madhe, Slobodan Milosheviq, politika e
Rugovės nuk arriti qė tė zėrė asgjė pozitive nga sfondi
i diplomacisė dhe i politikės sė jashtme tė mirėfilltė.
Pėrkundrazi, pas pėrfundimit tė luftės(10 qershor 1999)
politika shqiptare e Kosovės u defaktorizua nė tėrėsi nė
arenėn e politikės ndėrkombėtare. Si rrejdhim, Rugova
edhe nė kohė paqeje, qe katėr vjet radhazi vazhdoi
rabush-kallėpet e vjetra tė diplomacisė sė tij
falimentuese nė stilin: Shko, e eja, si Adem Peja nė
relacionin Prishtinė-Beograd (gjatė luftės, si peng i
politikės gjenocidale tė Slobodan Milosheviqit), dhe
tash nė Vjenė (si emisar privat i Kosovės sė pavarur).
Ky ėshtė zeniti i realizimit tė deritashėm tė
strategjisė diplomatike tė pavarėsisė sė Kosovės nga
ana e Ibrahim Rugovės. Nė kėtė frymė tė politikės sė
brishtė 13-vjeēare kah fryn era, si thotė njė fjalė
popullore, statusi i pavarėsisė Kosovės, edhe mė tej do
mbetet vetėm si njė materie amorfe ekperimentuese e
politikės kimike tė laboratorit tė kryeparlamentarit
Nexhat Daci dhe tė kryetarit Ibrahim Rugova.
Mjerisht, edhe i ashtuquajturi dialogu
serbo-shqiptar(14 tetor,2003) i Vjenės, dėshmoi
praktikisht para botės, se logjika absurde dhe
destruktive e politikės proviniciale, pėrkatėsisht e
ambivalencės sė politikės kimike tė dyshit
politik(Rugova-Daci) kėrkon rehabilitim mjekėsor
urgjent nė tė gjitha segmentet e saj, ndryshe,
shqiptarėt dhe Kosova, nuk kanė asnjė shans real, qė tė
dalin nga rrjeti i marimangės gllabėruese tė
kolonializmit serbomalazez.
Pikėrisht, si pasojė e diplomacisė provinciale Shko,e
eja si Adem Peja tė Ibrahim Rugovės, u bė edhe
dialogu i Vjenės, i cili menjėherė pas njė jave dha
frytet pozitive konkrete nė normalizimin e
marrėdhėnieve serbo-shqiptare (nė krahinėn jugore serbe,
sipas pohimeve zyrtare tė serbomėdhenjve demokratė,
kryeministrit tė Qeverisė sė Serbisė, Zoran Zhivkoviq
dhe nėnkryeministrit tė tij, Nebojsha Ēoviq)-me
arrestimin dhe burgosjen e gjeneralit Agim Ēeku nė
aeroportin Bėrnik tė Lubjanės nė Slloveni, mė 22 tetor
2003 nga organet policore sllovene( sipas fletėarrestit
tė regjimit policor tė Slobodan Milosheviqit (1992),
arrset ky, i cili ėshtė edhe njė argument mė shumė, se
me Serbinė nuk mund tė ketė kurrfarė dialogu, as
integrimi nė asnjė nivel tė brendshėm, as tė jashtėm
pėrderisa Kosova tė mos pavarėsohet definitivisht nė
kuptimin e subjektivitetit juridik ndėrkombėtar. Kėtė
mesazh, sė pari, duhet ta kenė pasur parasyshė si
kryetari i Kosovės, Ibrahim Rugova, ashtu edhe kryetari
i Parlamentit tė Kosovės, Nexhat Daci, tė cilėt me
shkuarjen e tyre nė tė ashtuquajturin dialog tė Vjenės,
legalizuan agjendėn teknike serbomalazeze, qė nė
shkallė vendore, tė formohen grupe punuese, tė cilat
takimet e tyre tekniko-teknologjike pėr kthimin e
refugjatėve serbomalazezė, energjetikėn etj, do ti
zhvillojnė nė Prishtinė dhe nė Beograd. Domethėnė, sipas
matematikės politike, propagandistike dhe juridike e
kushtetuese tė Unionit tė Serbisė dhe Malit tė Zi, kjo
lloj cirkusiade e kėtyre grupeve punuese, do ti
shfaqė premierat e saj tė standaredeve teknike nė
kuadrin e shtetit serbomalazez(siē po trumbeton nė
mėnyrė tė zhurmshme, me paturpėsi, dhe pa kurrfarė tė
drejte, politika e qarqeve mė tė larta shtetėrore
serbomalazeze e Beogradit), e jo nė dy vende tė ndryshme
fqinjėsore. Ky, edhe ishte objektivi parėsor i
organizmit tė dialogut tė Vjenės, tė cilin diplomacia
serbomalazeze, botėrisht tė deklaronte para
pėrfaqėsuesve tė lartė tė bashkėsisė ndėrkombėtare (BE,
OKB, NATO, OSBE), se Kosova ėshtė krahina jugore e
Serbisė. Ky ishte rezultati konkret i monologut tė
shurdhėr tė Vjenės, i bekuar nga bashkėsia
ndėrkombėtare dhe Kisha Ortodokse Serbe, ku morėn pjesė
delegacioni i SMZ-sė dhe dyshi politik privat, Ibrahim
Rugova dhe Nexhat Daci nga Kosova.
Edhe pse, sipas parashikimeve, dhe pas mbylljes sė
dialogut serbo-shqiptar tė Vjenės, pothuajse tė gjitha
analizat dhe komentet e bėra lidhur me efktet negative
tė tij, megjithatė pala serbomalazeze fitoi njė plus tė
madh politik, sepse edhe nė shkallė ndėrkombėtare, nė
praninė e pėrfaqėsuesve tė Grupit tė Kontaktit pėr
Kosovėn, ia arriti qė dyshit politik Rugova-Daci tia
imponojė agjendėn politiko-teknike tė SMZ-sė, e cila
krahas rregullimit tė ēėshtjeve kontestuese teknike,
kjo, do tė legalizojė rikthimin e mijėrave kolonistėve
serbomalazezė nė Kosovė.
Nė bisedimet e ardhshme tė grupeve punuese
serbo-shqiptare nė nivel ekspertėsh pėr standardet
teknike, pritet qė politika virusoide e
neokolonializmit tė SMZ-sė, tė ushtrojė trysni tė madhe
ndaj bashkėbiseduesve shqiptarė, me qėllim qė tė
eliminojė dhe kompremetojė luftėn e drejtė ēlirimtare
kombėtare dhe antikoloniale tė UĒK-sė, si dhe
komandantėt dhe gjeneralėt e saj, si gjeneral Agim, Ēeku,
Hashim Thaēi, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, ti
nxjerrė para Tribunalit tė Hagės, (duke tentuar qė kėta
ti barazojė me gjeneralėt kriminelė serbė, Nebojsha
Pavkoviq, Sreten Llukiq, Vladimir Llazareviq dhe
Vlastimir Gjorgjeviq kundėr tė cilėve Gjykata
Ndėrkombėtare e Hagės pėr krimet nė hapėsirat e
ish-Jugosllavisė, ka ngritur aktakuzėn, pėr shkak se ata
kanė kryerė krime kundėr njerėzimit nė Kosovė), nė bazė
tė dėshmive dhe dosjeve tė rrejshme e falsifikuese tė
Ministrisė sė Drejtėsisė sė Vladan Batiqit,
pėrkatėsisht tė Slobodan Milosheviqit, tia dorėzojnė
Gjykatės sė thekuar ndėrkombėtare tė Hagės. Kjo de facto
dhe de jure ėshtė simetria e politikės demokratike e
Zoran Zhivkoviqit (kryeministri i Serbisė) dhe e
politikės gjenocidale e Slobodan Milosheviqit ndaj
normalizimit tė marrėdhėnive serbo-shqiptare. Ja, ky
ėshtė vizioni realpolitik i dialogut tė Vjenės, i
cili (nė saje tė miopisė sė dyshit politik Rugova-Daci)
pas katėr vitesh tė ngrirjes sė marrėdhėnieve tė Kosovės
dhe Serbisė, sėrish hapi rrugėn, me gjasė qė nė Kosovė,
nė emėr tė refujgatėve, dhe tė mohimit tė drejtave
dhe lirive tė minoritet serb, tė rikthehen kolonat e
reja tė kolonistėve tė vjetėr kriminelė, tė cilėt 100
vjet rresht (qė nga viti 1912) e shfrytėzuan egėrsisht,
dhe mė pas, mė 1998-1999 ia vunė zjarrin Kosovės, nė
mėnyrė qė ti shfarosnin shqiptarėt pėrgjithmonė nga
vatrat e tyre stėrgjyshore ilire.
*Autori ėshtė
bashkėpunėtor shkencor i American Diplomacy, SHBA