BAROMETRI DIPLOMATIK
DIALOGU I VJENĖS VARET NGA VENDIMI I PARLAMENTIT TĖ
KOSOVĖS,JO NGA HOLKERI!
Prof.Dr.Mehdi HYSENI
Me gjithė deklarimin e kryeadministratorit tė UNMIK-ut,
Hari Hollker nė takimin e tij zyrtar me ministrin e
Jashtėm tė Gjermnaisė, Joshka Fisher nė Berlin , se
pavarėsisht nga miratimi i vendimit tė Kuvendit tė
Kosovės, mė 14 tetor nė Vjenė, do tė fillojė dialogu
midis Prishtinės dhe Beogradit(BalaknWeb,3.10.2003),
ēėshtja e fillimit tė dialogut serbo-shqiptar ende ėshtė
njė PIKĖPYETJE e madhe, jo vetėm pėr parashikimin
hipotetik tė Hari Holkerit, por edhe pėr vetė politikėn
shqiptare nė Kosovė, dhe mė gjerė.
Iniciativa propozuese e kryeminstrit tė Qeverisė sė
Kosovės, Bajram Rexhepi, qė kusht pėr fillimin e
bisedimeve me palėn serbe nė Vjenė, duhet tė jetė
vendimi pėrkatės i aprovuar nga Kuvendi i Kosovės, ėshtė
akt racional dhe i ligjshėm, qė duhet tė pėrfillet si
nga kuvendarėt e Kuvendit tė Kosovės, ashtu edhe nga i
gjithė spektri i politikės shqiptare nė Kosovė. Nėse
Kuvendi i Kosovės shprehet kundėr zhvillimit tė dialogut
politik serbo-shqiptar pėr Kosovėn, atėherė, patjetėr
njė vendim i tillė, duhet tė merret nė konsideratė si
nga kryepėrfaqėsuesi zyretar i UNMIK-ut, Hari Hollker,
ashtu edhe nga faktorėt e tjerė tė bashkėsisė
ndėrkombėtare, sepse ai do ishte akti mė i lartė
legjitim dhe institucional, qė pėrfaqėson dhe prezenton
shprehjen e vullnetit tė lirė dhe demokratik tė shumicės
dėrrmuese shqiptare nė Kosovė. Prandaj, ky ėshtė njė nga
argumentet mė tė qėndrueshme juridike, kushtetuese, qė
nuk mund tė jetė nė kolizion me politikėn as me
dipomacinė e Hari Holkerit, sepse kjo do tė ishte
denigurese pėr vetė UNMIK-un, nė saje tė cilit edhe janė
ndėrtuar institucionet demokratike shtetėrore (kryetari,
kuvendi, qeveria etj.) tė Kosovės. Nėse kėto
institucione janė vendosur nė mėnyrė demokratike dhe tė
ligjshme nga ana e UNMIK-ut, atėherė edhe
kryeadministratori i tij, Hari Holker, ėshtė i obliguar,
qė ti njohė dhe respektojė ligjet dhe vendimet, tė
cilat rezultojnė nga Kuvendi dhe Qeveria e Kosovės.
Ndryshe, ato, assesi nuk mund tė kuptohen as trajtohen
drejtė as nė kuptimin politik, as nė atė juridik
ndėrkombėtar, veqse si farsė dhe dekor i demokracisė sė
improvizuar tė ligjeve dhe tė standardeve tė bashkėsisė
ndėrkombėtare.
Pėrkundėr ushtrimit tė trysnisė dhe diktatit tė jashtėm,
qė pala shqiptare me ēdo kusht tė hyjė nė dialog,
politika dhe diplomacia shqiptare duhet tė jetė e
ekuilibruar dhe konsensuale, duke pėrdorur tė gjitha
mjetet dhe format e ligjshme demokratike e
institucionale, qė nė kuadrin e Kuvendit tė Kosovės, tė
artikulojė vendimin e saj pėrkatės lidhur me ēėshtjen e
dialogut serbo-shqiptar. Kjo ėshtė e drejtė e
pajetėrsueshme, morale, politike, demokratike dhe
ligjore e institucioneve dhe e organeve tė pushtetit
shtetėror tė Kosovės, edhe pse ndodhen nėn administrimin
juridiko-ndėrkombėtar tė OKB-sė, kėto, nė asnjė mėnyrė
nuk mund tė injorohen, sepse janė me bazė tė qėndrueshme
legale juridike, politike dhe demokratike.
Po qe se Hari Holker, duke pėrdorur veton nė emėr tė
UNMIK-ut, pėrkatėsisht OKB-sė, do tė injoronte vendimin
e JO-s sė miratuar nga Kuvendi i Kosovės pėr refuzimin
e dialogut pėr Kosovėn me Serbinė, atėherė do tė
ilustronte praktikisht se organet shtetėrore tė Kosovės,
janė jo vetėm tė kufizuara dhe tė mbivotuara nga
veto e UNMIK-ut nė ushtrimin e autorizimeve dhe tė
kompetencave tė tyre ligjore dhe demokratike, por ato
janė edhe tė papranueshme si nė konteksitin e sė drejtės
vendore, ashtu edhe tė asaj juridike ndėrkombėtare. Nė
esencė, po qe se do tė ndodhte njė gjė e tillė nga ana e
kryeadministratorit tė UNMIK-ut, Hari Hollker, atėherė,
pa dyshim, do tė vinte nė shprehje arbitrariteti i
politikės fiktive mbi rendin dhe drejtėsinė
ndėrkombėtare.
Diktati dhe imponimi i jashtėm, qė Kosova me ēdo kusht
tė hyjė bisedime me Serbinė, para se tė zgjidhet statusi
i saj pėrfundimtar nė shkallė ndėrkombėtare, krijojnė
konfuzion dhe dilema nė aspektin e zgjidhjes sė
konflikteve dhe tė krizave ndėrkombėtare sipas sė
drejtės pozitive ndėrkombėtare. Para sė gjithash, nė
rastin konkret, kemi shfaqjen e absurditetit tė
kushtėzimit dhe tė diktatit tė palės serbe dhe tė disa
faktorėve tė bashkėsisė ndėrkombėtare, qė pala shqiptare
tė pėrfshihet nė dialogun e aranzhuar tė Vjenės, edhe
pa vullnetin dhe gatishmėrinė e saj. Kjo kombinatorikė e
diplomacisė me parashenjė serbo+ndėrkombėtare ėshtė nė
kundėrshtim me qėllimet dhe me parimet e Kartės sė
Kombeve tė Bashkuara, si dhe me tė drejtėn e
pėrgjithshme ndėrkombėtare publike, sepse Kosova ende
nuk ėshtė e njohur si subjekt juridik ndėrkombėtar.
Prandaj, nėse dialogu i parashikuar i Vjenės pėr Kosovėn
ka karakter ndėrkombėtar, ngaqė nė tė, palė kontestuese
janė dy shtete: Unioni i SMZ-sė dhe Kosova, atėherė,
logjikisht, edhe nuk ka pse tė organizohet njė dialog i
tillė nė Vjenė, sepse nuk ekziston kurrfarė kontesti
ndėrmjet shtetit tė Kosovės dhe Unionit tė SMZ-sė.
Mirėpo, tė gjithė jemi nė dijeni se, Kosova ende ndodhet
nėn jurisdiksionin ndėrkombėtar tė OKB-sė, ēka do tė
thotė se statusi i saj ende qėndron i pazgjidhur nė
aspektion e sė drejtės juridike ndėrkombėtare. Si
rrjedhim edhe nuk ėshtė e obliguar tė marrė pjesė nė
dialogun e theksuar tė Vjenės, sepse momentalisht nė
kuptimin juridiko-politik ndėrkombėtar palė nė kontest
me Unionin e SMZ-sė ėshtė UNMIK-u, pėrkatėsisht OKB-ja,
e jo Qeveria e Kosovės nė asnjė mėnyrė sipas sė drejtės
ndėrkombėtare dhe Kartės sė Kombeve tė Bashkuara.
Pėr mė tepėr, politika zyrtare e Unionit tė SMZ-sė nė
Beograd, ka pohuar botėrisht se dialogu i Vjenės ka
vetėm karakter tė brendshėm provincial, i cili do tė
bėhet midis Serbisė dhe Kosovės-provincės sė saj jugore(?!)
Krejtėsisht e qartė nga ana e filozofisė sė politikės
kolonialiste serbomadhe, por e papranueshme sot edhe
nesėr pėr palėn shqiptare, sepse nė kėtė mėnyrė
pėrjashtohet ēdo dialog eventual me Serbinė, sepse ėshtė
nė kundėrshtim me tė drejtėn historike tė popullit
shqiptar tė Kosovės, si dhe me tė drejtėn ndėrkombėtare
pozitive dhe me Kartėn e Kombeve tė Bashkuara.
Prandaj, pavarėsisht nga diktati i paralajmėruar dhe
shėrbimet e vullnetit tė mirė tė Hari Holkerit,
kryeshefit tė UNMIK-ut, se shqiptarėt me ēdo kusht do
ti detyrojė, tė udhėtojnė nė ekskursionin politik tė
Vjenės, parapėlqehet qė Kuvendi i Kosovės me vendimin e
tij, ta autorizojė ligjėrisht delegacionin shqiptar, qė
tė mos i shfrytėzojė biletat gratis tė regjisė sė
shuttle diplomacy tė Hari Holkerit, sepse ato, do tė
jenė vetėm njėkahėshe, qė shpeijnė drejt nė Beograd, e
jo nė Vjenė, kryeqytetin e Austrisė.
Autori ėshtė bashkėpunėtor i American
Diplomacy, North Carolina, SHBA.
|