|
Tanimė tė gjithė
ne e dijmė se nė IRMJ ka filluar fushata elektorale
dhe mė 15 shtator mendohet tė mbahen zgjedhjet
parlamentare. U dėshmua se ishin tė kota pėrpjekjet qė
partitė politike shqiptare tė bashkoheshin dhe tė
dilshin me njė listė tė pėrbashkėt pėr kandidatėt
mė meritorė; pėrkundrazi, po dėshmohet e kundėrta -
ku pėr ēdo ditė po ndahemi e pėrēahemi si mos mė
keq, dhe ky hendek i pėrēarjeve dhe ndasive
brenda-shqiptare po thellohet edhe mė shumė pėr ēdo
ditė sa afrohen zgjedhjet...
Prandej, ndodhemi pėrpara
njė dileme tė madhe: A duhet qė nė Maqedoninė
shqiptare - shqiptarėt tė dalin nė zgjedhje apo jo?!
Jemi nė dilemė se ēfarė duhet tė
bėjmė me zgjedhjet qė ("duhet tė mbahen")
- janė paraparė tė mbahen mė 15 shtator... Drojmė
se nė vend qė tė bėjmė mirė do tė veprojmė keq
dhe anasjelltas... Kur e dijmė se vota ėshtė gjėja mė
e shenjtė, mė e vyeshme dhe mė e shtrenjtė. Mvaret
nga pėrcaktohesh dhe kė e ndihmon: individin, partinė,
programin, kombin, ardhmėrinė, tradhėtinė etj...
Votėn, nė parim, duhet dhėnė
atij qė ofron mė shumė, qė e ka programin mė tė
mirė, qė ėshtė i realt dhe mund ta realizojė ate qė
na e premton, mė tė aftit e jo sipas pėrkatėsisė
partiake, interesit dhe akraballėkut. Ajo duhet dhėnė
mė tė mirit nga gjithė tė mirėt, duhet dhėnė atij
qė i del nė mbrojtje (nė ēdo kohė)
elektoratit-popullit, qė nuk e kursen as jetėn e vet pėr
tė realizuar premtimet qė i ka dhėnė popullit. Andaj,
si partitė politike shqiptare nė IRJM dhe si liderėt
e tyre edhe antarėsia e gjėrė duhet tė mendojnė
mirė e mirė se ēfarė duhet tė bėjmė? Pra, duhet
apo nuk duhet tė dalim nė zgjedhje?!
Ithtarėt e daljes nė
zgjedhje thonė:
- Duhet dalur nė zgjedhje pėr arėsye
se shqiptarėt do tė akuzohen se janė elementė
destabilizues dhe ate jo vetėm nė FYROM por mė gjėrė...!
- Duhet dalur nė zgjedhje qė tė japim
shembull, mėsim dhe tė tregojmė civilizim dhe kulturė
demokratike...!
- Duhet dalur nė zgjedhje qė t'i zgjedhim mė tė mirėt
dhe t'i kemi pėrfaqėsuesit tanė nė Parlament, pėr
t'i pėrcjellur brengat e popullit, pėr t'a thėnė
fjalėn tonė dhe pėr t'i realizuar tė drejtat tona qė
s'i kemi...!
- Duhet dalur nė zgjedhje pėr tė parė se sa shqiptarė
kandidohen pėr deputetė, sa do tė fitojnė, sa e
meritojnė, sa tregohen karieristė, sa do tė fitojnė
nė kėto zgjedhje, cila parti do tė fitojė mė shumė
e cila mė pak, cili kandidat do tė fiton ndershmėrisht
dhe cili ėshtė i prirė pėr garė tėndershme e cili
nuk do tė zgjedhė mjete, forma, mėnyra dhe metoda
veprimi vetėm e vetėm tė fiton titullin deputet...!
- Duhet dalur nė zgjedhje pėr tė implementuar "Marrėveshjen
e Ohrit" dhe pėr tė realizuar ato tė drejta qė
nuk arrijtėm t'i realizojmė me luftė...!
Unė konsideroj qė
nuk duhet tė dilet nė zgjedhje, ngase:
- Nuk u bė sė pari regjistrimi
real i popullatės shqiptare e pastaj tė organizoheshin
zgjedhjet...!
- Njėqindėenjėzetmijė (120.000) shqiptarė nuk
e kanė nėnshtetsinė dhe me kėtė rast nuk kanė as tė
drejtė vote...!
- Ata shqiptarė qė ndodhen "pėrkohėsisht"
jashtė IRJM-sė gjithashtu nuk kanė tė drejtė
vote...!
- Si mund tė dilet nė zgjedhje kur ne shqiptarėt
nuk jemi shtetformues dhe me te as sovranė nėpėr shtėpitė
tona, gjė qė do tė thotė se ne jemi mysafirė "tė
huaj" nė shtėpitė tona...!
- Sa do qoftė qė tė "fitohet", qoftė
edhe 23-27 deputetė (gjė qė smund tė ndodhė, sepse
sipas pėrqindjes prej 41% e popullatės proporcionale
duhet edhe shumė e mė shumė), pėrsėri do tė jemi
vetėm dekor siē kemi qenė deri mė tani nė
parlamentin e huaj tė IRJM-sė...!
- Sa do qė tė jenė deputetė nė atė parlament
gjithmonė si deri mė tani ata do tė mbivotohen nga
deputetėt sllavo-maqedonas...!
- Sado deputetė tė fitojnė, sado ambasadora e
konsujė tė emėrtohen, sado drejtora e shefa tė
zgjidhen dhe emėrtohen, kėshtu siē jemi tė ndarė e
tė pėrēarė, herė nė koalicion me pozitėn e herė
me opozitėn sllavo-maqedonase, do tė jemi nė shėrbim
tė favorizimit tė (pu)shtetit sllavo-maqedonas dhe nė
dėm tė interesave vitale shqiptare...!
- Pėrderisa trajtohemi si qytetarė inferiorė tė
rendit tė dytė ,
tretė...dhe pėrderisa shqiptarėve jashtė IRJM-sė
nuk i mundėsohet e drejta e votimit ashtu siē iu mundėsohet
sllavo-maqedonasve deri nė Australi...!
- Ngase te sllavomaqedonasit ende mbisundon
logjika paranoide patlogjike e mentalitetit shovinist
sllavo-maqedonas, ku shqiptarėt sado qė do tė kenė tė
drejtė ata vazhdimisht do tė mbivotohen dhe ky
parlament ēdo herė ka me qenė i huaj pėr ne shqiptarėt
nė IRJM...!
- Parlamenti i IRJM-sė ka qenė dhe ėshtė
dominues sllavo-maqedonas edhepse sllavo-maqedonasit
kurrė nuk kanė qenė dhe as qė arrijnė shifrėn prej
37%, kurse shqiptarėt tejkalojnė shifrėn 41% tė
popillsisė sė gjithmbarshme nė IRJM...!
- Me 36-37% sllavo-maqedonasit do tė jenė me
shumicė parlamentare, kur para kohe dihet qė Kryetari
i shtetit, Kryetari i parlamentit, Kryeministri dhe
ministrat e rėndėsishė, si: ai i brendshėm, ai i
mbrojtjes, ai i jashtmi etj., do tė jenė
sllavo-maqedonas...!
- Pėrderisa "Marrėveshja e Ohrit" aq e
pėrfolur dhe aq e reduktuar nė dėm tė shqiptarėve
autoktonė edhe pas njė viti nga koha kur u nėnshkrua
jo vetėm nuk u implementua, por as qė vjen nė
shprehje qė tė implementohet nė tėrėsi e as
fare...!
- Thuhet se ėshtė dhėnė AMNESTIA dhe jo vetėm
qė nuk janė liruar nga burgjet sllavo-maqedonase shumė
tė rinjė, por pėr ēdo ditė po arrestohen tė rinjtė
shqiptarė dhe ish-ushtarė tė ish-UCK-sė...!
- Pėrderisa deri mė tani nuk u zyrtarizua
Univerziteti i Tetovės dhe ai akoma ngelet peng i
politikave sllavo-maqedonase dhe jo qė nuk zyrtarizohet
por rrezikohet qė tė mbyllet; pra, me kėtė rast po
luhet me fatin e 12-14 mijė studentave dhe me fatin e
njė populli qė pėrbėn afėr gjysmėn e popullatės sė
njė shteti tė vogėl dhe tė brishtė tė ashtuquajtur
Maqedoni sllave...!
- Pėr ēdo ditė vriten shqiptarė, digjen
flamujtė shqiptar dhe nė vend qė tė hiqen
postblloqet ato pėr ēdo ditė po shtohen, nėpėr tė
cilat postblloqe policia sllavo-maqedonase po keqtrajton,
maltreton dhe arreston shqiptarėt e pafajshėm...!
- Pėrderisa nuk lėshohen tė kidnapuarit dhe nuk
ndriēohen tė gjitha rastet identike si kėto; si dhe,
derisa nė skenė janė "luanėt", "ujqėrit",
"maēokėt" dhe lloj-lloj kafshėsh
sllavo-maqedonase...! Pra, tė mos dalim nė zgjedhje
sepse kėshtu ia zgjasim zgjedhėn e ri-robėrisė vetėvetes.
Premtimet e liderėve
tė partive politike shqiptare nė IRJM, kushdoqofshin
ata, janė mashtrime tė trilluara nė dobi tė
sllavo-maqedonasve e tė shtetit tė shpifur fantom IRJM
dhe nė dėm tė vetė shqiptarėve. Madje, ne edhe nė
tė ardhmen do tė vritemi pėr ēdo ditė pa pikėn e
fajit nga sllavo-maqedonasit, vrasje kėto qė tani kanė
marrė pėrmasa trishtuese.
Dilema duhet tė marrė
fund, o duhet tė dilet nė zgjedhje o duhet t'i
bojkotojmė ato ! Faktet mė shumė flasin qė tė
mos dilet nė zgjedhje dhe masovikisht t'i bojkotojmė
ato.
Halit Naxhaku - ish i burosur politik
nga Ohri.
|