Maqedonia kerkon murator
Maqedonia kerkon murator
Gjeorgjievski dhe Xhaferi
vendosen qe te rikthehen fort ne skenen politike. Duke
e ditur se propozimet per ndarje dhe shkeputje do ti
kthenin ne qender te vemendjes. Por mbi ta tani rendon
nje pyetje: Nese kjo ishte formula per shpetimin e
Maqedonise, perse heshten perderisa ishin ne pushtet?
nga Gordana Icevska
Qe nga ajo dite e 18 prillit Lubco
Gjeorgjievski, lideri i VMRO-DPMNE-se ne largim e
siper, shkroi ne gazeten e tij te preferuar "Devenik"
kolumnen "Teza per mbijetesen e kombit dhe
shtetit maqedonas", dhe kur 24 ore me pas ne
Kuvendin qendror te PDSH-se Arben Xhaferi dhe Menduh
Thaci dhane doreheqje te parevokueshme nga postet
partiake, Maqedonia nuk po gjen qetesi.
"Gjeorgjievski ndan Maqedonine
- Lideri i opozites angazhohet per mur betoni ndermjet
maqedonasve dhe shqiptareve", "Ish
kryeministri dhe Xhaferi jane per shtete etnike -
Ahmeti: Muret mes nesh nuk ndihmojne, por vetem i
ndajne komunitetet", "Bota nuk i kupton
seriozisht: Bashkesia nderkombetare nuk perkrah ndarje
te Maqedonise" - jane vetem nje pjese e titujve
te gazetave te botuara diteve te fundit.
Kjo zhurme qe eshte percjelle ne
rajon, me shume ne Tirane e Prishtine, ka shqetesuar
jo pak edhe faktoret nderkombetare. Por mbi te gjitha
ajo ka vene ne levizje vete shqiptaret e maqedonasit.
Per te kuptuar me mire kete atmosfere Klan po jep ne
kete speciale reagimet e tyre. C'mendojne kreret e
partive, c`eshte moratoriumi dhe c'thone sondazhet e
opinionit publik.
===
Ne shekullin e 21 ne Maqedoni do te
ndertohet nje mur. Ndoshta me i madh edhe se ai kinez.
Ose i ngjashem me ate te Berlinit. Ende nuk eshte
percaktuar. Tenderi do t`i percaktoje detajet. Ky
tender do te jete i dedikuar per shume qellime. Me te
do te zgjidhet edhe papunesia. Shume te papune se paku
per disa vite do te kene me se te merren duke e
ndertuar murin. Por, nuk perjashtohet edhe ajo se per
shkak te murit nuk do te ndodhe konflikti nderetnik.
Te dyja shtetet fqinje nuk do te mund te vendosin se
cila duhet te jete perberja multietnike e ndertuesve.
Valle, sipas perberjes etnike te ish-IRJM-se, ose
50:50, meqe do te behet fjale per dy shtete, ose dy
njesi te barabarta federative. Do te thote, me siguri
edhe per shkak te murit do te fillojme edhe nje
konflikt, i cili do te shoqerohet nga nje konfrontim i
armatosur. Atehere kur konflikti i ri do ta arrije
kulmin, lideret e ushtrive (partive) do te fillojne te
na shpjegojne se sa shume e duan atdheun e tyre, porse
medoemos eshte dashur qe, per shkak te te drejtave dhe
ardhmerise, te luftohet. Tingellon si gje e njohur?
Perse Gjeorgjievski e nenshkroi
Ohrin
Lubco Gjeorgjievski dhe Arben
Xhaferi perderisa ishin ne pushtet, ne menyre te
shpejtuar i relaksuan marredheniet nderetnike. Ne mes
te problemeve te zgjidhura nderetnike filloi lufta.
Edhe pse lufta ishte duke na ndodhur ne shtepi,
rezultoi se Kosova na qenkesh fajtore per te.
Perderisa lufta ashpersohej, dy aleatet ne pushtetin e
atehershem gjithnje e me shume e humbnin imazhin te
qytetaret. Kundershtaret e tyre, Branko Cervenkovski
dhe Ali Ahmeti, sic i afroheshin pushtetit beheshin
patriote gjithnje e me te medhenj, te cilet e duan
atdheun e tyre multietnik. Radikalizmi zhdukej prej
tyre, dhe ngadale levizte ne drejtim te Xhaferit dhe
Gjeorgjievskit.
Ndaj, tani ai e arriti kulmin e vet.
Gjeorgjievski nxori ne drite se nga bashkejetesa s`ka
asgje, dhe se nese nuk merremi vesh, do te na
nevojitet nje mur. Ne analizen qe shpalli
ish-kryeministri ka edhe nje te vertete. Fakt eshte se
nuk na shkonte vellazerim-bashkimi mjaft mire viteve
te fundit. Por, perse Gjeorgjievski, kur e ka ditur qe
me pare zgjidhjen, nuk e ofroi ne kohen qe zhvillohej
lufta. Nese ky ishte solucioni, perse heshtte ndersa
nenshkruhej Marreveshja e Ohrit. Perse e nenshkroi,
nese ajo nuk eshte zgjidhja? Me siguri, atehere, si
kryeminister nuk i leverdiste qe te mbeshteste teza te
tilla, per shkak se mund ta humbte kolltukun. Dhe me
siguri duhej te luante ashtu sic "e keshillonin"
perfaqesuesit e bashkesise nderkombetare.
Sic duket, Gjeorgjievski ka
vleresuar se tani eshte momenti me i volitshem per ti
hedhur ne treg tezat per ndarjen. E nje gje te tille e
ben per shume arsye. Opozita eshte vend jo pak komod
per lancimin e ideve qofte edhe te rrezikshme. Aty
pergjegjesia eshte me e vogel. Ndersa, ne kete cast
Gjeorgjievski eshte i vetedijshem se tezat e tij jane
me lehte te pranuara per shkak te deshperimit nga
efektet e Marreveshjes se Ohrit, i cili eshte i
pranishem te maqedonasit etnike. Do te thote, keto
teza i mundesuan qe te ktheje nje pjese te
popullaritetit.
Me siguri Gjeorgjievski sinqerisht
beson se kjo eshte zgjidhja per ardhmerine e
Maqedonise. Fatekeqesisht, ideja eshte fashiste - ne
kohen kur Evropa, pjese e se ciles duam te jemi, fshin
kufijte, ne mendojme per ndarje. Eshte fakt se ne
Evrope s`ka shume shtete multietnike, por eshte fakt
gjithashtu se per evropianet nuk ka me rendesi nese
gjenden ne vendlindje ose ne cilindo meridian tjeter
te botes. Edhe nje kunderargument ndaj atij te
Gjeorgjievskit eshte fakti qe shteti me i fuqishem ne
bote, SHBA-te, eshte multietnik. Pergjigjja e vertete
e problemeve eshte qe te pushoje se qeni i rendesishem
percaktimi etnik, e jo ndarja ne baze te tij.
Shqiptaret edhe me jokorrekte
Tezat e Gjeorgjievskit me lumturi te
madhe i priten PDSH-ja dhe PPD-ja. Behet fjale per dy
parti te cilat vite me radhe angazhoheshin per barazi
te shqiptareve ne atdheun e tyre, Maqedonine
multietnike. Dhe pernjehere dy lideret, Aliti dhe
Xhaferi, u mahniten nga ideja e Gjeorgjievskit. U
liruan dhe pa kursyer veten e perkrahen. Thane se
cfare u fle ne zemer? Gezimi u shkelqente ne sy
perderisa e interpretonin heroizmin e Gjeorgjievskit.
Menduh Thaci, njeriu i cili sot
deklaron se asgje nuk mund te ekzistoje pervec
shteteve te pastra etnike, deri para pak kohesh
betohej ne atdheun e tij multietnik, Maqedonine.
Abdurrahman Aliti dikur qe nje
politikan i matur, i cili tallej me idete per Shqiperi
te Madhe. Ndersa, sot ai mahnitet se sa paska qene
guximtar Gjeorgjievski!
Si do t`u shpjegojne politikanet
shqiptare bashkekombasve te tyre perse vite me radhe i
bindnin se duhet te jetojne se bashku me maqedonasit.
Si dhe se perse tani pernjehere kjo eshte e pamundshme?
A do te thote kjo se neser, kur perseri do t`u jepet
rasti te vijne ne pushtet, serish do te pendohen? Dhe
serish do te fillojne te betohen ne bashkejetesen
multietnike.
Perse kete ceshtje nuk e hapen ne
kohen kur hartohej Marreveshja e Ohrit? Atehere me
gjithe energjine angazhoheshin per shtet te ri
multietnik. Marreveshjen e Ohrit politikanet shqiptare
e prezantuan si efekt pozitiv nga beteja e fituar. Dhe,
tani ajo nuk vlen?
Qe tragjedia maqedonase te jete edhe
me e madhe, kontribuon politika anemike e pushtetit
aktual. Cervenkovski ende nuk ka ofruar asgje per
zgjidhjen e problemit me te madh: varferise. Ahmeti
ende nuk eshte i vetedijshem se eshte pjese e
pushtetit. Ai ende nuk di se c`duhet te beje dhe nuk
mesohet dot me faktin se me te veshtire e paska te
drejtoje partine sesa ushtrine e dikurshme.
Me i tmerrshem se te gjitha eshte
fakti se ne kohen kur shume qytetareve te Maqedonise i
grryejne zorret, ushqimi i vetem u mbetet politika.
Atehere tezat radikale gjejne truall te mire, per
shkak se ofrojne shprese te rreme per njefare
rregullimi eventual te problemeve. Pikerisht per shkak
te kesaj Gjeorgjievski dhe Xhaferi u paraqiten ne
opinion me tezen "e re". Te vetedijshem se
ajo nuk do t`i zgjidhe problemet, por do t`u sjelle
simpati. Nje simpati e brendeshme, por qe ka nje cmim
te larte ne Evrope. Sepse kontinenti i vjeter rrezikon
ta cregjistroje kete vend nga lista. Duke e zhdukur
ndoshta nga harta e botes. Per nje arsye te thjeshte:
sepse njerez si Gjeorgjievski apo Xhaferri jane
kujtuar shume vone per te pyetur se cfare shteti duhet
te ndertoje. Nderkohe, qe ende nuk jane te sigurte
nese duan vertet ta bejne kete.