Shqiptaria dhe Ibrahim Rugova !?

 

F.Selmani student-Suedi

 

Ne historine me te re te Kosoves ne vecanti dhe gjith shqiptare ne pergjithesi, Ibrahim Rugova do te hyje si njeri nder politikanet me kunderthenes gjate dekates se fundit. Mund te thuhet keshtu se ne fillim te karrieres se tij mbeshtetja popullore dhe intelektuale e Kosoves ndaj tij pothuajse ishte 100 %. Mbas nje dekade ne skenen politike mbeshtetja ka rene diku mes 40-45 %. Me ket personalitet do te identifikohet synimi i shqiptareve te Kosoves per liri dhe demokraci ne fillim te viteve 1990-ta. Me kalimin e kohes ky identifikim do te shendrohet ne synim te autonomise teritoriale te Kosoves per nje pjese te shqiptareve diku reth vitit 1995. Do te thiret nacionalist i devotshem dhe tradhetar e shkuar tradhetari. Edhe ne arkivol si politikan do te pagezohet edhe pse eshte “president” nga 1992 eshte “president” i Kosoves edhe sot, 2003. Te shofim dhe analizojme shkurtimisht fenomenin Rugova.

 

Ibrahim Rugova rastesisht do te zgjidhet kryetar i Lidhjes Demokratike te Kosoves ne fund te viteve 1980-ta nga nje grup intelektualesh ne Prishtine. Pikerisht ketu fillon kariera e tij politike qe do te jete e gjithanshme. Ne fillim LDK-ja do te jete njefar forumi intelektual ku vendosej se si duhej vepruar kunder dhunes serbe ne Kosove dhe ishte zedhenesja e problemit te ceshtjes shqiptare ne Jugosllavi. Nuk do te shkoje shum kohe kur parti te tjera shqiptare do te krijohen, si rezultat edhe i fillimit te perfoljes nga ana e LDK-se si parti politike. Parti politike shqiptare u krijuan ne Kosove, Luginen e Presheves, Mal te Zi dhe ne Maqedoni.

 

Kjo amulli parti politikesh do te kerkoj nevojen e nje forumi ku do te kordinoheshin kerkesat politike te shqiptareve. Keshtu do te formohet Keshilli Kordinues i Partive Politike ne ish-Jugosllavi. Kryetar do te zgjedhet Ibrahim Rugova. Keshtu Rugova mbas “zgjedheve” me 1992 do te zgjidhet edhe “president” i Kosoves. Pushteti i tij do te shtrihet si kryetar i LDK-se, kryetar i Keshillit Kordinues i Partive Politike ne ish-Jugosllavi, Kryetar i Lidhjes se Shkrimtareve dhe “president” i Kosoves. Sic shifet Rugova dhe pushteti i tij do te jet i njefar lloji absolutist. Dihet se ne vendet e mirrefillta demokratike kryetari ose presidenti e ka vendin e presidentit e jo edhe poste te tjera per shembull edhe kryetar i Lidhjes se Shkrimtareve. Prandaj njohesit e sistemit politik te demokracise do ta fillojne oponencen ndaj Rugoves. Nder kritikuesit shquhen Rexhep Qosja, Ukshin Hoti, me vone Adem Demaci, ish te burgosurit politik, Levizja Popullore e Kosoves ne ilegalitet dhe studentet e univeristetit te Prishtines. Por nuk ishte vetem pushteti qe ishte shkaku i kritikes ndaj Rugoves.

 

Politika rugoviane

 

Te shofim tani se cka e karakterizon politiken LDK-iste perkatesisht rugoviane.

Prioriteti i pare politik i Rugoves ishte nderkombtarizimi i ceshtjes se Kosoves dhe jo te ceshtjes shqiptare ne ish-Jugosllavi ne pergjithesi. Nderkombtarizimi do te behej duke e mobilizuar eliten intelektuale te Kosoves ne vecanti dhe kanalet e diplomacise se Shqiperise ne pergjithesi. Eshte fakt se do te arrihej rezultate pozitive vecse jo edhe ac te duhura. P. sh do te permendnim letren e Bushit derguar Milloshevicit. Letra ishte kercenim se nese Serbija fillonte lufte ne Kosove do te ndeshej me forcen amerikane. Kjo leter eshte ndoshta arritja me e madhe diplomatike edhe pse mund te diskutohet. Serbija nuk kishte arsye te fillonte lufte frontale me shqiptaret derisa politika udheheqese e Rugoves nuk i benin ndonje konfrontim frontal. Prandaj letra ne praktike nuk luante aq rol ne politiken shfarosese serbe ne Kosove. Diskutimi tjeter eshte se amerikanet e dinin se pjesa shqiptare ne Ballkan; e ndare dhunshem nga Shqiperia shteterore; eshte fuqi baroti. Kurse Kosova eshte pjese e rendesishme e ketij baroti. I theksova keto dy diskutime si shembull se nderkombtarizimi si ide te Rugoves dhe LDK-se mund te diskutohet.

Problemi i dyte ka qene se si te veprohet kundrejt dhunes serbe dhe forcave te saja ne Kosove. Strategjia e zgjedhur nga Rugova dhe LDK ishte mosrezistenca, pritje dhe pacifizem total. Te shofim me afer se cka nenkuptojne keto ide:

Mosrezistenca. Edhe pse gjith jeta institucionale e Kosoves do te permbysej nuk duhet demonstruar. Edhe pse shkollat, univesiteti, godinat shendetesore, fabrikat do te okupohen dhe mbyllen per shqiptaret nga pushteti serb nuk duhet protestuar. Edhe pse TVP, gazetat, radio dhe gjith jeta kulturore nuk do te lejohet te zhvillohet neper godinat perkatese ose do te mbyllen fare nuk duhet protestuar.

Pritje dhe pacifizem. Duhet pritur se lirine do ta sjellin nderkombetaret edhe pse nderkombetaret vec protestave me goje dhe leter dicka konkrete nuk ndermoren. Prap duhet pritur. Keshtu kjo menyre e pamjes se ceshtjes do te shpjere ne pacifizem total. Rugova dhe qeveria e tij e perdhosen vete kushtetuten e 2 Korrikut 1990. Kushtetuta e cila urdheron qe te formohet ministria e mrojtjes, ministria e puneve te mbrendshme etj, instuticione qe jane thelbi i nje shteti. Kjo nuk do te behet ne Kosove se nderkombetaret apo dikush tjeter do ta sjelle lirine. Keshtu faktori i mbrendshem shqiptar per here te pare ne historin kombetare shqiptare do te injorohej totalisht.

 

Dukurit e tilla udheheqese nga Rugova rjedhnin nga fakti se LDK-ja ne vecanti dhe Rugova ne pergjithesi do te arrije te marre ne dore gjith pushtetin politik ne Kosove. Ky dominim politik shfrenonte iniciativa atdhetare dhe kombetare te marra nga ana e intelektualeve te pa parti ose nga parti te tjera qe ne krahasim me LDK-ne ishin me te vogla. Thene ndryshe Levizja Kombetare Shqiptare ngulfatej nga Rugova. Si mund ndryshe te shpjegohet fakti se ishte Rugova dhe partia e tij te cilen e udhehiqte qe e sabotuan krijimin e Keshillit Kombetar te Kosoves me 1991? Edhe Keshilli Kordinues i Partive Politike ne ish-Jugosllavi do te mbetet vetem ne leter per shkak se asnje ceshtje nuk u diskutua. Spjegim tjeter nuk mund te kete perpos mbajtjes se gjithpushtetit ne Kosove nga ana e Rugoves dhe LDK-se.

 

Fillimi i fundit

 

Ne shkallen mbarkombetare shqiptare vecohet sidomos mospjesmarrja etij dhe LDK-se ne Keshillin e Zgjeruar Organizues te Kuvendit per Pajtim dhe Bashkim Kombetare. Ne fakt, kuvendi u mblodh ne prill te 1992-tes, per arsye te mospranimit te Rugoves/ LDK-se dhe PDSH-se se Sali Berishes edhe PPD-se Nevzat Halilit, parrimisht- tragjikisht deshtoi. Shperblimi i mospjesmarrjes se ketyre lidereve dhe sabotuesve ne Keshillin e Kuvendit per Pajtim dhe Bashkim Kombetar do te jete largimi i Nevzat Halilit nga kryetarlleku i PPD-se. I dyti qe do ta paguaj haraqin ishte Sali Berisha ne pranveren tragjike shqiptare me 1997-ten. Nje vit me vone me 1998-ten Rugova dhe LDK-ja do t`ju filloj t`ju lekundet pushteti nder kembet kur ne skenen Kombetare Shqiptare do te dale UCK-ja. Pse mund te thuhet keshtu? Kjo pyetje do te pergjigjet gjat rezonimit se si u zhvilluan ngjarjet mes vitit 1992 e deri me 1999.

 

Grushtin e pare politika rugoviane do ta marre kur ne Konferencen e Dejtonit me 1995 nuk do te perfillet fare politika kosovare perkatesisht rugoviane. Qellimi i kesaj konference ishte te zgjidhen krizat luftarake mes Bosnjes-Hercegovines, Kroacise dhe Serbise. Ketu filloj te shifet edhe largepamesia e oponenteve te Rugoves qe kishin predikuar per nje politike me aktive ne Kosove dhe kjo nepermes bashkerenditjes mes forcave politike, intelektuale dhe popullore, se aktivitet politik nuk eshte mbajtja e konferencave te shtypit te premteve. Por rebelizmi popullor ndaj politikes nenshtruese dhe poshteruese rugoviane do te filloj hapur me 1 Tetor 1997. Pikerisht nepermes protestave te studenteve te UP cilet drejtesisht kerkonin kthimin e tyre ne godinat e universitetit te UP-se. Keshtu marreveshje mes Rugoves dhe Milloshevicit me ndermjetesim te shoqates fetare italiane San Edigjio per kthimin e godinave shkollore do te varroset.

 

Fundi politik i Rugoves

Humbjen e monopolit politik Rugova filloj ta ndjej me thelle gjate pranveres 1998-te dhe per ta pervetesuar “legjitimitetin” e tij politik do te organizoje zgjedhje me 22 mars 1998. Me kete gjest shkizofrenik sikur donte t`jua bej me dije Drenices trime qe digjej ne flaken e luftes dhe trimave te pamposhtur te UCK-se se kush e ka legjitimitetin politik ne Kosove. Rugova, ne dehjet e tij wiskiane ne vilen e tij ne Prishtine, apo ata qe luftonin me mish e shpirt per lirine e Kosoves!? Mbinjerezit e Jasharajve e te tjereve apo mikro-nenjerezit e llojit rugovian? Mes atyre qe e kuptonin lirine ne kuptimin e gjere te fjales ose ne kuptimin e me te ngushte te fjales, ku shifej ne vilen e tij dhe percjelljet mbojtese te policise serbe d m th lirise personale? Dhe cuditerisht po ky do ti emerroj luftetaret per “dore e zgjatur e Serbise”.

 

Luftetaret e Lirise e vazhduan rrugen e tyre dhe Drenica nuk ja dha “llegjitimitetin presidentit” Rugova i cili prehej ne pirjet e shisheve wiski, kurse Drenica ndizej flak. Ate te cilen politika rugoviane nuk arriti ta bente per 8-vjet UCK-ja ariti ta beje per disa muaj duke e vere gjithe boten ne levizje per ta zgjedhur ceshtjen e Kosoves.

 

Kjo levizje do te kurrorezohet ne mbajtjen e Konferences Paqesore ne Rambuje ne fillim te vitit 1999-te. Ne Rambuje Rugova dhe LDK-ja do te luajne rol margjinal apo pothuajse asnjefare roli. Rolin kryesor e luajti me te drejte Thaqi dhe UCK-ja bashke me Qosjen dhe LBD-ne si force bashkuese. Prandaj me vone u kurrorezua me nderhyrjen e NATO-s pikerisht nga vendosmeria e UCK-se. Gjate Konferences ne Rambuje u nenshkrua marreveshja mes Hashim Thaqit, Rexhep Qosjes dhe Ibrahim Rugoves per formimin e Qeverise se Perkohshme. Mandatar u zgjodh Hashim Thaqi dhe UCK-ja. Ket marreveshje do ta perbuze Rugova dhe LDK-ja. Nuk mjafton me kac Rugova dhe “qeveria” e Bujar Bukoshit me kerkesen e Millutinoviqit nuk do ta njohin qeverine e Thaqit. Do me thene tradheti shkuar tradhetie. Derisa qeverine e Thaqit e perkrahte edhe SHBA dhe disa shtete te BE-se, qeverin e Bukoshit dhe Rugoves e perkrahte Italia, Rusia, Franca, Serbia dhe Sali Berisha.

 

Vendosmeria e UCK-se per ta cliruar Kosoven nga serbet u pershpejtua nga nderhyrja e Nato-s. Rugova ne anen tjeter ne kete kohe do ta tregoj dinjitetin e vet pikerisht me 1-2 Prill 1999 kur do te takohet me Milloshevicin ne Beograd. Ne kete takim duke u zgerdhire kerkon ndalimin e bombardimeve te Nato-s. Dhe shum shpejt me te vertete do ta pagezojne si tradhetar ket gjest te Rugoves dhe kerkeses se tij makabre. Si e pranoj ky “president” te takohet i gjalle me vrasesit e shqiptareve? Kjo esht nje pyetje e cila lyp nje analize me te gjere p sh duke e shikuar te kaluaren e tij qe nga rjedha e tij e hershme, vepren e Rugoves si “studijues” i letersise, analiza psykologjike etj qe ketu nuk kane vend per shqyrtim. Padyshim, mendjet e shendosha shqiptare dhe intelektuale ja pagezuan Rugoves vdekjen politike. Vetem se nje gje u harrua, kur u shpall tradhetar dhe i vdekur politik, dhe ket me se miri e kallexon Rexhep Qosja kur thot lidhje me kete se “Historia jone e re, prej Kongresit te Berlinit e kendej, eshte plot vampire politik: politikane te vdekur jane ngjallur! Gjithnje eshte gjetur dikush, nga radhet tona e nga te huajt, qe ti ngjalle!” ( ne librin Tronditja e shekullit I-Tirane 2001, f.87). A mos valle ishte e rastesishme lejimi i Milloshevicit Rugoves per te dale ne Itali e jo per shembull ne Gjermani? Nuk mundet kur dihet fakti per bashkpunimin shum te ngusht mes Italise dhe Serbise.

 

Ringjallja politike e Rugoves !

 

Nese, sic thone dashamiret e Rugoves se ai ishte peng i Serbise prandaj ishte i detyruar te takohej me Milloshevicin!, po pse athere mundohej qe edhe nga Roma ta sabotoj dhe nencmoj UCK-ne me lloj-lloj trillimesh. Per shembull UCK-ja don te bej Kosoven nje Kube ne Evrope, ose se UCK-ja ishte enveriste, staliniste etj etj. Ky absurd i tij do te shifet edhe me vone kur nuk do te pranoj te kthehet ne Kosove pa u carmatosur UCK-ja. Si duket atij i mungonin forcat mbojtese serbe qe ishin edhe te tij ne Kosove te se ciles pretendonte te ishte “president” i saj. “Presidenti” i cili ne Rambuje pa hamendje ishte i gatshem te nenshkruaje Marreveshjen e Rambujes qe nenkuptonte autonomi substanciale te Kosoves d m th perdhosi vet titullin e marre “president”. Por fale mencurise se UCK-se dhe pjekurise politike dhe strategjike tani me te deshmuar, autonomia u evidentua si zgjedhje e mundshme. Edhe pse sot, me 2003, kjo lloj zgjidhje eshte duke dale prap ne skene. Si esht e mundshme kjo?

 

Mundesia e kesaj ideje mund te shifet nga procesi politik qe u zhvillua ne Kosove mbas luftes se lavdishme te UCK-se perkatesisht ne dy zgjedhjet e mbajtura ne Kosoven e lire. Zgjedhjet qe kane qene nje befasi maramendese per gjith boten. Si esht e mundur te fitoj LDK-ja zgjedhjet lokale? Me me pak rezultat zgjedhjet parlamentare? Si humben partite e luftes ne zgjedhje? Si esht e mundur qe partia e ashkalinjeve te Kosoves te fitoj me teper vota se sa LBD-ja e udhehequr nga Qosja? Si humben forca e deshmuar politike, atdhetare, kombetare dhe e pakompromentuar kunder forces e cila aq deme te medha i solli Kosoves dhe kombit? Keto pyetje jane edhe nje shembull per nivelin mendor dhe intelektual te popullit shqiptar ne Kosove, sic do te theksoje Adem Demaci. Ky fakt te tregon edhe habine boterore ndaj votes se dhene ndaj kompromentuesve. Me kalimin e kohes populli do te shofe se me te vertete kujt i takon vota po te kemi parasysh dukurite e shfaqura ne kohet e fundit. Nje prej ketyre dukurive do ta analizoj hollesisht, perkatesisht iden e Rugoves per ndryshimin e simbolit gjithshqiptar d m th flamurin.

 

Ceshtja e Flamurit

 

Kjo ide e Rugoves mund te krahasohet mes dy konteksteve:

Konteksti i pare te perkujton kohen e Jugosllavise titiste. Shqiptareve shume mire ju kujtohet propaganda serbo-maqedono-malaziaze per fantazmen-ide te diferencimit mbrenda gjithshqiptar. Cfar ishte ky diferencim? Cfare ide fantazme permbante ky diferencim? Qellimi i idese se diferencimit cfar ishte?

Propaganda e athershme serbo-sllave bente diferencim mes shqiptareve (albanci) te Shqiperise dhe shqiptareve (shiptari) te Kosoves dhe viset e saja ne Maqedoni, Luginen e Presheves dhe Mal te Zi. Qellimi kryesor i ide-fantazmes ishte per te shpikur kinse dallimin mbrenda shqiptar ne Ballkan. Kjo teze mbrohej p sh me dallimet dialektore te gjuhes ose me lloj-lloj traditash lokale ne Shqiperi dhe Kosove e viset e saja. Ceshtja kryesore e ketyre fantazmave ishte percarja e Shqiptarizmit. Kurse shqiptaret ne anen e tyre ket trysni serbo-sllave do t`ju kundervihen me Flamurin Kombetar Shqiptar dhe me njejtesimin e gjuhes shqipe me 1972 ne Tirane. Ne rastin e Flamurit do te vuloset me demonstratat e 1968-ten dhe 1981-en. Konkludimi eshte se shqiptaret ne ish-Jugosllavi jo se nuk rrane preh e kesaj fantazme-ide por faktikisht edhe ju kudervene me gjithe force. Do me thene fantazma-ide mes shqiptareve (albanci) te Shqiperise dhe shqiptareve (shiptari) te Kosoves e viset e saja nuk pine uje tek shqiptaret.

Konteksti i dyte behet fjale per ndryshimin e Flamurit per arsye se do te behej njefar lloj identifikimi mes Shqiperise dhe Kosoves. Perkatesisht dy shtete shqiptare me nje simbol kombetar dhe se me lehte do ta pranoje bota mevetesine e Kosoves nese simboli kombetar esht i vecant ndaj atij te Shqiperise! Nese ne rast te pare bota nuk i pranon dy shtete shqiptare me nje simbol ather le te pranoj nje shtet Shqiptar te Bashkuar mes Shqiperise dhe Kosoves dhe me nje Flamur. Ne rastin e dyte valle nuk ka flijuar Kosova me viset e saja aq shume per pavaresi dhe bashkim me Shqiperine? Perse perkunder gjith flijimeve qe jane bere qe nga koha e: Skenderbeut, Lidhja e Prizrenit, Vlora heroike, Isa Boletinit, Hasan Prishtines, Gjem Gostivarit, Shaban Polluzhes, 1968-ten, 1981-ten, ngjarjet e Shkupit, flijimi politik i Rufi Osmanit ne Gostivar, familja e Adem Jasharit, familja Zymberi ne Kumanove, lufta ne Kosove, ne Luginen e Presheves dhe lufta ne Iliride dhe vazhdon te behet lufte; duhet flijuar edhe simboli gjithshqiptar qe me 28 Nendor mblidhemi perreth tij? Perse? Argumentet e dhena nga Rugova nuk jan aspak racionale.

 

Nese ne kontekstin e pare propaganda serbo-sllave kishte qellim te ndaj e percaje edhe me teper Kombin Shqiptar ne shqiptare (albanci) dhe shqiptare(shiptari) mes Shqiperise dhe Kosoves e viset e saja. Ne kontekstin e dyte e njejta ide-fantazme me disa modifikime vjen nga vet Ibrahim Rugova “president” i Kosoves i shkolluar ne Jugosllavine titiste. Dhashte Zoti qe si ne kontekstin e pare, kur shqiptaret ne ish-Jugosllavine e kuptuan djallezine e diferencimit mes shqipareve ( albanci-shiptari) prandaj edhe, kurren e kurres nuk e pranuan, njelloj te behet edhe sot ndaj kesaj ideje makabre te Rugoves.

 

Rikthim ne fillim apo perfundim !?

 

Ne fund ose ne fillim pse ky artikull i vonuar per Ibrahim Rugoven dhe LDK-ne?

Me bien nder mend fjalet e nje mendimtari teolog kur thoshte se:“ Te kaluaren e ke ne te ardhmen dhe te ardhmen e ke ne te kaluaren”. Ky mendim i tij teologjiko-filozofik mund lirisht te aplikohet ne ceshtjen shqiptare ne pergjithesi dhe Kosoves ne vecanti ama ndoshta edhe nuk mundet te aplikohet. Ne kontekstin e aplikimit, mendesia shqiptare do ta vuloste te ardhmen e tij si ne te kaluaren tragjike. Te kunderten, do me thene qe mendesia shqiptare idete e shendosha te se kalures dhe analizimin e te kaluares, me qellim mesimi ku qendron ceshtja jon tragjike, rezulton ne ndryshimin e veprimit politik shqiptar ose me mire ne ndryshimin e patriarkalizimit politik si ne ceshtjen kombetare shqiptare poashtu ne ceshtjen pjese se Kosoves ne te ardhmen. Per ta konkretizuar mendimin tone reth fenomenit Ibrahim Rugova mund te konkludohet se te kaluaren duhet studijuar me thellesisht per arsye qe te kuptojme dhe te mesojme nga te metat dhe gabimet e se kaluares se larget dhe afert. Historia, eshte thene, esht mesuesja e se ardhmes. Prandaj edhe Rugova dhe politika e tij esht nje pjese e se kaluares se aferme qe duhet mesuar per arsye se mos te genjehemi aq lehte nga politikanet e sotshem she te ardhshem shqiptar.

 

Ne fund te fundit: nje popull mund te genjehet per nje kohe por kurren e kurres per gjithe kohen. Ama koha qe humbet derisa mesohet se genjeshtra paska qene propaganda politikane kushton teper shtrenjte. Sic edhe na ka kushtuar gjat historise por edhe po na kushton ne shekullin e XXI. Prandaj jemi ketu ku jemi. Dhashte Zoti qe Shqiptaret te mesojne qe mos te genjehen as per nje kohe te shkurter ne te ardhmen.