A ka dhunė politike nė Kosovė?!

    



Fadil Maloku,Sociolog

Ngjarjet e kėtij fillim viti tė ri, pėr agjenden e diskursit politik tė Kosovės sikur kanė filluar me njė shtyrje brylash mes pjesėmarrėsve tė koalicionit qeveritar, rreth definimit tė konceptit "dhunė politike", qė besa po pėrkrahet edhe nga disa media lokale dhe ato ndėrkombėtare! Pėr njėrin diskurs nė fjalė, kjo formė e "shtyrjes"nuk ėshtė edhe gjithaq e re, sidomos kur tė kihen parasysh rrethanat nė tė cilat ai u lind dhe u formėsua si njė pretekst I fortė pėr realizimin e synimit tė shqiptarėve tė Kosovės. Krimi I tanishėm, nė formė tė vrasjeve "enigmatike",si prejudikim I dhunės dosido do te thoshnim po e ngritė nivelin e kompetivitetit edhe ashtu present gjatė kėtyre viteve tė pasluftės mes diskurseve politike, qė e kanė marrė mandatin udhėheqės nė kėtė periudhė tranzicioni. Por, tė shohim si e kėndėvėshtrojnė kėto dy diskurse (para)politike, kėtė dukuri qė nuk ėshtė e panjohur pėr asnjė shoqėri,rend, kulturė e civilizim njerėzor.
Diskursi I paqėsorėve apo thėnė ndryshe ai I fatėpajtuesve, ndėrtimin e rejtingut tė vetė (tė pas luftės tė zbritur dukshėm!) filloi sėrish ta rindėrtoi, sipas avazit tė vjetėr ; nė moskthyerjen e "rėnjeve" tė cilat nga pėrvoja e ish regjimit tė Serbisė e kėrcnonin seriozisht qenien kombėtare shqiptare, dhe nė plasimin e kėtyre "rėnjeve" nė opinionin ndėrkombėtar, si pasojė e viktimizimit permanent nga diskursi tjetėr I identifikuar si rebelues.Gjė qė edhe u shpagua, me njė "kthim biblik", nė skenėn bosh politike tė Kosovės! Motoja apo principi i (mos)veprimit tė kėtij diskursi edhe mė tej vazhdon tė jetė ai I "Intifadės;"cdo goditje qė nuk mė vret, mė bėnė edhe mė tė fuqishėm"?!
Diskursi I rebeluesve ndajė kėrcnimit shfarosės serb, qė ndėrtimin e karizmės sė vetė (qė pas luftės ishte njė delirium I vėrtetė I vetėknaqėsisė kolektive?!) filloi gabimisht ta ndėrtoi permes projektimit tė vetėvehtės si "shpėtimtar" tė vetėm tė kombit, nė mėnyrė naļve ra nė grackėn e paragjykimeve dhe anatemave qė I fabrikonte me qėllim diskursi tjetėr konkurent. 
Dorėn nė zemėr kėsajė histerie kolektive paragjykuese I "ndihmuan" mjaftė edhe disa persona ("komandanta") me vetėmjaftueshmėrinė e tyre heroike, qė zakonisht I prodhon cdo luftė clirimtare, kudo qė zhvillohet apo ėshtė zhvilluar. Shikuar, nga ky kėndėvėshtrim, tė gjitha paradispozitat pėr njė konfrontim permanent, qė nga ditėt e pasluftės ishin evidente.Vetėm se duhej vlerėsuar kohėn dhe momentin mė tė volitshėm, qė do tė afirmonte poena mė shumė politik, pėr njėrin apo tjetrin diskurs. 
Zatėn nuk ėshtė edhe e rastėsishme, qė e gjithė periudha e pasluftės u pėrcoll me akuza dhe kundėrakuza, tė cilat I plasonin mediat e barrikaduara pro dhe kundėr njėrit diskurs. Nė tė vėrtetė, kishte filluar lufta e pashpallur mediale dhe anatemimi makiavelist dhe ai hobsian i tė "gjithėve kundėr tė gjithėve"! Krijimi I Qeverisė sė pare (tė koalicionit) nė historinė e Kosovės, ishte poashtu njė shtyrje (e pakuptimėt) qė e kishte porosinė dhe kuptimin e asajė se kush do ta merrte primatin e "udhėheqėsit shpirtėror dhe politik" tė Kosovės, duke harruar gjithėnjė se kėtė rol de facto dhe de jure e kishte (dhe ende e ka) Administrata (lexo; Qeveria) e UNMIK-ut, nė bazė tė Rezolutės 1244. 
Sundimi I ligjit, legjitimimi I institucioneve demokratike, marrja e kompetencave nga UNMIK-u, progresi demokratik, pavarėsia, demokracia…e prallat tjera, ishin dhe mbetėn vetėm pretekste pėr ta mbajtur pushtetin tė pa pushtet.Natyrisht, tėrė kėsajė gjendjeje I nevojitej atmosfera dhe klima e pasigurisė sė qytetarėve qė arrijti tė mbjellė edhe mė tej dilema akuzuese tė tipit tė dhunės.Por tė shohim, shkarazi cfarė projektonte kjo sjellje e dhunshme e diskurseve tona politike nė tė vėrtetė?
Paraprakisht, (jo si statisfaksion moral, por si njė proces normal) do thėnė qė koncepti I dhunės me gjitha tipizimet dhe konotimet e saja dhe si pjesė e pandashme e egzistencės sė njeriut, tė shumtėn e rasteve dinė tė bėhet njė mekanizėm mjaftė monstruoz pėr shoqėritė (sidomos) parapolitike, shoqėri kėto qė nė pamundėsi tė identifikimit tė vetėvehtės me proceset e tanishme globalizuese, prodhojnė situata dhe hulumtojnė pretekste tė llojllojshme pėr t'I manipuluar qytetarėt e tyre pėr "kujdestarin" e gjendjes sė tyre tė pasigurt sociale dhe mosrealizimin e synimeve(nė rastin tonė ate tė shtetėsisė, jo edhe tė pavarėsisė!?) qytetare.Eshtė e vėrtetė, se dukuria e dhunės, ashtu si po e projektojnė politikajt tanė Kosovar, nuk mund tė pėrjashtohet si e tillė, ngaqė ajo nuk e bartė me vete referencėn e krijimit tė klimės dhe sigurisė sė mirėfillėt politike tė qytetarėve tė sajė, por ruajtjen e pozicioneve momentale, tė cilat shoqėrisė sonė mund t'i kushtojnė shumė shtrenjėt!
Rreziku nga legjitimimi i kėsajė kategorie tėhuajsuese, nė terenin e pretenduar politik pėr rrethanat tona tė krijuara tė pasluftės, ashtu siq gjenerohej nga sistemi i mėparshėm aparthejdist dhe diskriminues serb, do tė mund tė ishte katastrofal, edhe pėr disa shkaqe, tė cilat mendojė se janė tė rėndėsishme pėr rrugėtimin tonė tė shtetėsisė.
Sė pari, legjitimimi i sajė nė Kosovėn e dalur tė pasluftės do tė mund tė inauguronte filozofinė Hobsiane;"homo homini lupus est", qė edhe ashtu ėshte interes dhe strategji edhe e stabilishmentit aktual politik serb nė Serbi qė pėr qėllim ka edhe mė tej pengimin e realizimit tė shtetėsisė sė Kosovės.
Sė dyti, legjitimimi i dhunės, nė kėto rrethana kur po bisedohet pėr "standardet" e Shtajnerit, bėhet njė pengesė serioze ngase presupozon gjithėnjė krijimin e pretekstit nga UNMIK-u dhe qendrat tjera tė vendosjes politike, pėr tė anatemuar shqiptarėt si popull jocivilizues dhe tė padenjė pėr ta qeverisur vetėvehtėn.
Sė treti, legjitimimi i kėsisojt I dhunės, Kosovės dhe qytetarėve tė sajė do t'u kushtonte shumė nė aspektin e krijimit tė sigurisė dhe stabilitetit nė rajon, qė pėr qendrat e vendosjes janė parametrat tė mjaftueshėm pėr ta prolonguar qėshtjen e shtetėsisė sė Kosovės.Nė anėn tjetėr, para botės ky do tė ishte njė argument shpresėdhėnės I Serbisė pėr tė dėshmuar infantilitetin tonė kombėtar dhe ate politik.
Nė kėtė kontekst, tentativat, e grupimeve apo individėve qė po tentojnė ta mbjellin farėn e dhunės qoftė ajo; fizike, ekonomike ose edhe ajo politike do tė mund tė ishte vdekjeprurėse pėr frymėn reformatore demokratike qė pėr herė tė parė nė historinė e qenėsimit tė Kosovės mundohėn tė vėjnė rendin dhe sistemin e vlerave tė sprovuara nė botėn e pėrėndimit. 
Kundruall rrethanave dhe vakumit tė krijuar juridiko- policor, qytetarėt Kosovar do tė thoshnim dosido e kanė dhėnė provimin e pjekurisė politike dhe tė asajė njerzore. Pse e them, kėtė kėshtu? Pėr arsye, se cilado shoqėri me traditė tė gjatė demokratike, tė gjendej nė rrethanat nėpėr tė cilat kanė kaluar Kosovarėt, jam i bindur se do tė kalonte me paragjykime dhe katrahura shumė mė tė theksuara se sa Kosovarėt!
Ky prejudikim i yni nuk e ka qėllimin ta arsyetojė fenomenologjinė e kėsajė dukurie gjithėsesi tė re, pėr rrethanat e reja tė krijuara nė Kosovė! Larg mendėsh? Por ne tė gjithė nuk duhet harruar se gjenerata e re e kastės politike, krahas ndėrtimit tė diskursit demokratik, si obligim dhe imperativ moral ndajė vetėvehtės dhe bashkėkombasve tė vetė e kanė edhe realizimin e identitetit shtetėror. Identitet ky, qė nuk mund tė ndėrtohet me me pėrjashtime dhe akuza tė ndėrsjellta pėr ushtrimin e dhunės nga ana e diskurseve aktuale politike.
Nė anėn tjetėr, kodi i dhunės ėshtė edhe njė proces i paevitueshėm e tė mos themi I natyrshėm i kultivimit tė vlerave tė reja. Tekefundit, po tė mos ndodhte revolucioni borgjez Francez, Evropa sot kurr nuk kishte me pasė kėtė konfiguracion politik, ekonomik, kulturor, etj. Pastajė, po tė mos ndodhte lufta qtetare nė Amerikė, Amerika nuk kishte me qenė ajo qė ėshtė sot! 
Me kėtė nuk dua tė keqėkuptohem dhe tė imponohem si apologjet i kėsajė pjese tė medaljes sė natyrės sė errėt tė njeriut. Por dua tė them, se edhe dhuna si mekanizėm mbrojtės, e ka "mandatin" dhe rrjedhėn e vetė tė natyrshme.Sipas informacioneve ditore nga mediat, ctė cilat sigurisht informacionet e tyre I marrin nga"burimet e informuara mire"(!), tė mbushet mendja se nė Kosovė njeriu mund t'i gjejė tė gjitha tipet e dhunės, duke filluar prej asajė; etnike (qė shyqyr Zotit ėshtė nė rėnje e sipėr!), fizike, ekonomike dhe sė fundi edhe ate politike! Problemi, do tė thoshja nuk qėndron tek (mos)egzistimi I sajė si dukuri, por tek kompetenca qė duhet ta ketė nė kėtė shoqėri, pėr tė thėnė;"qytetarė tė nderuar, kjo ėshtė dhunė….".Pra qėshtja ėshtė, kush duhet ta bėjė kėtė punė? UNMIK-u, Presidenca?Qeveria? Gjygjėsia? Policia? Kush? Me kėtė adresim, do tė zhmjegulloheshin shumė etiketime, hipoteka, etj., nė anėn tjetėr argumenti I fajėsisė do tė dinte tė adresohej saktėsisht dhe se friga pėr tė dėshmuar e qytetarėve do tė eliminohej sa qelė dhe mėshel sytė. Nė anėn tjetėr duke u bazuar nė tė dhėnat (e zėdhėnėsit tė UNMIK-ut, Z.Fleqer) e ushtrimit tė dhunės, dosido do tė zbriteshin nga ai 90% I famshėm! Kosova atėherė, vėrtetė do tė bėnte njė pėrjashtim.
Nė esencė,nė rrethanat mbizotėruese nė Kosovė, kėtė qėshtje do tė mund ta shtronim edhe kėsisjė? A ėshtė, apo sa ėshtė i saktė diagnostifikimi dhe kualifikimi i perceptimit tone pėr kėtė fenomen qė, duhet thenė nuk daton nga ditėt e pasluftės, por qė burimin e ka nga parasėgjithash gjendja frustruese e paraluftės, hapja e pakontrolluar e kufinjėve, jodefinimi I identitetit shtetėror, e sidomos nga rivalitetiti partiak qė u ushqye parezervė nga disa politikaj dhe parti politike qė gjenden aktualisht nė skenėn politike tė Kosovės .Kujtojė qė diagnoza rreth kėsajė pjese tė natyrės sė njeriut, pėr rrethanat e Kosovės ėshtė e pasakt! Kur themi kėshtu, gjithėnjė I kemi parasysh 90% e rasteve tė moszbulimit tė kėtyre krimeve apo atentateve qė nė shoqėrit tjera do tė kushtonte edhe me rėnjen e kokave tė ministrit tė rendit apo, nė rastin tonė tė pėrgjegjėsve tė UNMIK-ut. 
Kėtė pėrshtypje, unė poashtu e bazojė nė nxitimin e mediave nė Kosovė, tė cilat qėllimisht, sė pari, duke vrapuar pas senzacioneve dhe dėshirės pėr ta rritur tirazhin e (mjerė!?) tė shitjes, japin nė kualifikime kuturu, vetėm e vetėm tė jenė cituar nga agjensitė e jashtme botėrore, e jo edhe pėr ta ndihmuar zbulimin e prapavijes sė vėrtetė tė krimit qė ndodhė nė Kosovė, dhe sė dyti pėr tė ruajtur baraspeshėn e diskurseve aktuale politike.
Qendrat e vendosjes politike, janė tė ndieshme sidomos ndajė tipit tė dhunės qė ushtrohet (me paramendim, kuptohet) ndajė komuniteteve lokale, ngase ato dėshirojnė ta arsyetojnė qėllimin e intervenimit tė vetė ushtarak nė Kosovė ( interesant, me tė njejtin mekanizėm) i cili moralisht dhe materialisht si shqiptarėve ashtu edhe atyre u kushtojė mjaftė shumė. Kurse, pėr pėr tipin e dhunės politike, ato mė tepėr dėshirojnė tė intervenojnė kur t'I kenė tė gjitha parametrat paraprake tė zbulimit tė qendrave qė I kordinojnė kėto veprimtarir kriminale.
Sė kėndejmi, tipologjia e dhunės dhe prejudikimet rreth kualifikimit tė sajė, gjerėsa tė mos vėrtetohėn nga organet e Administratės sė UNMIK-ut dhe Policisė vendore ėshtė mirė tė mėnjanohėn njėherė nga fjalorthi politik i kastės sonė politike.Mirėpo, nė anėn tjetėr duhet siguruar klimė sigurie dhe stabiliteti, e cila mund tė arrihet vetėm me demaskimin e akterėve qė I krijojnė dhe I zbatojnė krimet e sipėrpėrmendura. Gjerė atėherė prejudikimet vetėm mund tė tensionojnė situatėn edhe ashtu tė pakonsoliduar politike nė Kosovė. Krimi, si duket kėtė mesazh ėshtė edhe duke na dėrguar!