Pas vizitės sė delegacionit tė Kuvendit tė Kosovės nė Bruksel
Pėrpjekjet e klasės politike kosovare nė kėto momente duhen intensifikuar sė
tepėrmi, pėr tė larė madje edhe disa gabime qė njė pjesė e saj ka bėrė nė tė
kaluarėn
Viron Gjymshana / Bruksel
Bruksel, 3 dhjetor - Opinioni publik kosovar ėshtė njohur tashmė gjerėsisht
me suksesin e arritur gjatė vizitės dhe takimeve qė kuvendarėt kosovarė
zhvilluan tė hėnėn dhe tė martėn nė Bruksel. Ishte ky njė takim, qė siē e
kemi nėnvizuar edhe mė parė, dėshmoi pėr njė nivel tė lartė dhe pjekuri
politike tė pėrfaqėsuesve tė zgjedhur tė popullit tė Kosovės. Por pa mohuar
asnjė grimė rezultatet tejet pozitive tė kėtij takimi, ėshtė e nevojshme tė
vėmė nė dukje edhe disa tė meta dhe dobėsi nė organizimin e kėsaj vizite,
eleminimi i tė cilave nė tė ardhmen do tė ndihmojė nė pėrmirėsimin e punės
dhe objektivave qė i ka vėnė vetės klasa politike e Kosovės.
Njė vizitė e papėrgatitur mirė
Sė pari duhet thėnė qė kjo vizitė duhet tė ishte pėrgatitur mė mirė nga
pėrfaqėsuesit e Kuvendit tė Kosovės. Ėshtė e vėrtetė se nuk ishin ata qė e
kishin organizuar udhėtimin e tyre nė Bruksel dhe as takimet nė Parlamentin
Evropian dhe atė tė Belgjikės. Por, megjithatė, u takonte atyre qė ta kishin
shfrytėzuar maksimalisht kėtė turne tė tyre nė kryeqytetin e Evropės sė
Bashkuar. Dhe koha nė rast se do tė ishte planifikuar dhe racionalizuar si
duhej, do tė ishte mėse e mjaftueshme. Shkak pėr kėto vėrejtje u bė njė
telefonatė qė pata me kabinetin e zonjės An Mari Lizėn, personalitet me
rėndėsi nė jetėn politike belge dhe mirėdashėse ndaj Kosovės, nė veēanti,
dhe mbrojtėse e ēėshtjes shqiptare nė pėrgjithėsi. Siē dihet senatorja belge
Lizėn ka vizituar disa herė Kosovėn dhe Shqipėrinė, ku ka pasur takime me
personalitetet mė tė larta tė Tiranės dhe Prishtinės. Kur pyeta nė kabinetin
e saj se nėse ishte planifikuar ndonjė takim dhe nė ēfarė ore ishte paraparė
ky takim, nga kabineti i zonjės Lizėn mu pėrgjigjen me habi se ata nuk
kishin asnjė dijeni qė ndonjė delegacion nga Kosova kishte arritur nė
Bruksel! Paradoksi ishte se afėrsisht nė atė kohė kuvendarėt kosovarė do tė
zhvillonin njė takim nė dhomėn e ulėt tė Parlamentit belg, e cila ndodhet
100 metra larg senatit. Ky ėshtė vetėm njė rast, por qė ilustron dhe nxjerr
nė pah njė problem shumė mė tė thellė.
Ka shumė personalitete evroatlantike nė Bruksel qė gjatė kėtyre 10 vjetėve
tė fundit kanė mbrojtur me zjarr dhe pa asnjė interes ēėshtjen e Kosovės.
Vetėm e vetėm se ata e dinin se pushteti i Milosheviqit po shtypte dhe
nėpėrkėmbte njė popull tė tėrė. Numri i evroparlamentarėve qė kanė mbrojtur
tė drejtėn e Kosovės gjatė gjithė kėtyre viteve dhe vazhdojnė ta mbrojnė
edhe sot e kėsaj dite mbetet i konsiderueshėm. Prandaj kėta njerėz, kėta
personalitete, nuk duhen as harruar dhe as nėnvleftėsuar. Dhe nė rast se
vizita do tė ishte organizuar mė mirė dhe kuvendarėt e Kosovės do tė kishin
treguar mė shumė kujdes nė suksesin e udhėtimit tė tyre nė Bruksel, edhe
numri i evrodeputetėve qė morėn pjesė nė takimin ndėrmjet delegacionit tė
Parlamentit Evropian dhe Kuvendit tė Kosovės do tė ishte disa herė mė i
madh. Dhe pjesėmarrja e evrodeputetėve nuk do tė mbeste vetėm nė emrat
tashmė tė njohur tė Doris Pack, Olivier Dypui, Giogio Lisi etj.
Kėshtu psh. Olivier Dypui edhe gjatė kėtij takimi kėrkoi qė tė njihet, pa
humbur mė kohė, pavarėsia e Kosovės. Dhe kėtė kėrkesė ai e ka ngritur madje
edhe para shumė nga udhėheqėsit e tanishėm nė Prishtinė. Por kush nga
kuvendarėt kosovarė vajti ta takonte atė dhe nė emėr tė Kuvendit tė Kosovės,
tė qeverisė sė saj, tė presidentit tė saj, ta falėnderonte Dypuin pėr
ndihmėn e tij pa interes ndaj popullit tė Kosovės? Kush duhet ti
falėnderojė gjithė ata mirėdashės tė Kosovės qė punojnė nė institucionet
evroatlantike nė Bruksel, pėrveē se tė zgjedhurve tė popullit tė Kosovės?
Ēmund tė bėnin kuvendarėt kosovarė
Por ēfarė duhet tė kishin bėrė konkretisht Nexhat Daci, Hydajet Hyseni dhe
Ramush Haradinaj pėr tė promovuar disi mė mirė vizitėn e tyre? E para gjė qė
duhet tė kishin bėrė ata duhet tė kishin marrė kontakt me njerėzit e tyre nė
Bruksel, qė kanė njohje nė institucionet evrotlantike dhe tė kishin
kėmbėngulur qė gjatė kohės sė shkurtėr sa qėndruan kėtu, tė kishin zhvilluar
sa mė shumė takime tė drejpėrdrejta me personalitetet evropiane. Po ashtu
ata duhet tė kishin porositur njerėzit e tyre nė Bruksel, qė tė njoftohej
shtypi belg dhe korrespondentėt e mediave tė huaja nė Bruksel, se njė
delegacion i Kuvendit tė Kosovės qė ėshtė ftuar pėr bisedime nė Parlamentin
Evropian do tė japė njė pritje nė filan hotel tė Brukselit, qė do tė pasohet
apo paraprihet nga njė konferencė shtypi. Atje Daci, Haradinaj dhe Hyseni do
tė kishin pasqyruar dhe mbrojtur me po aq zotėsi sa bėnė edhe nė Parlamentin
Evropian ēėshtjen e Kosovės, do tė kishin nxjerrė nė pah arritjet dhe
sukseset e pamohueshme tė ngjara gjatė kėtyre 3 vjetėve tė fundit. Dhe nė
vend tė 5 evroparlamentarėve, ata do tė kishin nė kėtė konferencė shtypi tė
paktėn 10 gazetarė. Ditėn tjetėr nė 10 organe tė shtypit evropian qindra
mijėra lexues evropianė do tė ishin njohur me njė pasqyrė tjetėr tė
realitetit tė Kosovės. Imazhi i saj do tė pėrmirėsohej dhe opinioni publik
evropian do tė kuptonte dhe do tė bindej se sa tė drejtė kanė kosovarėt qė
kėrkojnė pavarėsinė. Kjo strategji bėhet edhe mė e domosdoshme kur dihet qė
e ardhmja e Kosovės ėshtė ende nė pikėpyetje. Pavarėsisht se ēfarė
deklarojnė disa politikanė hileqarė nė Prishtinė, pavarėsia e Kosovės nuk
ėshtė e siguruar. Madje nė Bruksel ekziston ndjesia se kjo pavarėsi do i
jepet Kosovės vetėm kur tė shihet se nuk ka rrugė tjetėr. Prandaj pėrpjekjet
e klasės politike kosovare nė kėto momente duhen intensifikuar sė tepėrmi,
pėr tė larė madje edhe disa gabime qė njė pjesė e saj ka bėrė nė tė
kaluarėn.
Shqiptarėt vazhdojnė ende tė punojnė tė pėrēarė dhe tė paorganizuar
Kuvendarėt kosovarė kanė tė drejtė tė mburren me rezultatet e takimit tė
tyre nė Parlamentin Evropian dhe atė tė Belgjikės, por ata nuk mund tė
mohojnė dot se i kishin tė gjitha mundėsitė tė kishin pėrfituar edhe shumė
mė tepėr nga njė takim dhe vizitė e tillė pėr mbrojtjen e idesė sė
pavarėsisė sė Kosovės. Aq mė shumė se kjo vizitė nuk ishte private, por
zhvillohej me iniciativėn e drejtpėrdrejtė tė Parlamentit Evropian.
E vėrteta ėshtė se kėtu faji nuk ėshtė vetėm i Nexhat Dacit, Hydajet Hysenit
apo i Ramush Haradinajt, por mė shumė se i tyre, ėshtė nė radhė tė parė i
klasės sė vjetėr politike nė Kosovė. Gjatė gjithė kėtyre 10 vjetėve tė
fundit, politika kosovare nuk arriti asnjėherė tė krijonte njė lob nė
Bruksel, njė grupim intelektualėsh qė tė punonin pėr interesat dhe
ardhmėrinė e Kosovės. E vėrteta ėshtė se LDK-ja, si forca e vetme e
organizuar nė kohėn e sundimit tė Milosheviqit nė Kosovė, kishte krijuar njė
rrjet tė sajin nė Perėndim, por qėllimi i saj kryesor ishte grumbullimi i 3
pėr qind pėr qeverinė e saj nė ekzil, si dhe krijimi i kontakteve dhe
njohjeve pėr udhėheqėsin e tyre shpirtėror. Qė kur ai tė kthehej nė
Prishtinė tė deklaronte se takova filanin dhe fistekun nė Bruksel, tė cilėt
premtuan pavarėsinė e Kosovės. Pra, kemi pasur dhe deri diku vazhdojmė tė
kemi organizime partiake, ndėrkohė qė mungon organizimi i njė lobi, i cili
duhet ti shėrbejė vetėm pavarėsisė sė Kosovės dhe jo interesave tė liderėve
partiakė. Vende dhe popuj tė tjerė kanė ditur ti bėjnė shumė mė mirė kėto
punė. Brukseli, sė bashku me Washingtonin, mund tė konsiderohen sot si
kryeqytetet botėrore tė lobeve.
Ēdo shtet qė kėrkon njohje ka krijuar dhe mban kėtu organizmat e tij. Kėshtu
punojnė sot izraelitėt, kroatėt, serbėt dhe plot tė tjerė. Fakti qė serbėt e
kanė pėrmirėsuar imazhin e tyre nė Perėndim, ėshtė edhe meritė e lobit tė
tyre, qė punon, paguan dhe po depėrton nė labirintet e politikės
ndėrkombėtare. Madje edhe truste tė fuqishme ekonomike si ai i armėve apo i
duhanit kanė lobet e tyre nė Bruksel, tė cilėt pėrpiqen tė influencojnė nė
politikat dhe vendimet e Bashkimit Evropian. Vetėm shqiptarėt vazhdojnė ende
tė punojnė tė pėrēarė dhe tė paorganizuar. Tani ėshtė koha e fundit pėr tė
ndryshuar kėto praktika tė gabuara. Dhe i takon nė radhė tė parė Kuvendit tė
Kosovės qė tė ndėrmarrė iniciativat e nevojshme nė kėtė drejtim, pėr tė
arritur objektivin e dėshiruar: pavarėsinė e Kosovės. Aq mė shumė kur dihet
se e ardhmja e saj do tė pėrcaktohet sa nga populli i Kosovės, por po aq
edhe nga faktori ndėrkombėtar.
(Huazuar nga "Epoka e Re")