Cen Aliēkaj: Faleminderit
gjeneral, ti ma shpėtove jetėn
Nga 8:1, rezultati ėshtė ngritur nė 11:1 nė favor tė
Gjeneralit. Dėshmitari Aliēkaj, i cili u mor nė
pyetje, e pėrkujtoi gjyqin se gjenerali Daut Haradinaj
ėshtė njė personalitet qė bėri punė tė madhe me tė
plagosurit e luftės, ushtarėt e UĒK-sė. Falė
humanizmit tė tij unė vajta nė spitalin e Italisė
dhe kėtu i shpėtova mė tė keqes, nuk mu pre kėmba.
Rrėfimet e tyre i paraqitėn edhe Fannol Bardhaj dhe
Rexhep Dacaj. Nė aktakuzėn e prokurorit Niasulu
mbiemri i Fannolit ėshtė i bastarduar me Barlaj. E
gjeti prokurori kėtė mbiemėr nė dosjet e atyre qe
nuk kanė dh, apo kjo ėshtė njė llapsus calami
i tij. Njėmbėdhjetė dėshmitarėt qė rrėfyen ditė
mė parė vėrtetuan alibinė e gjeneralit Daut
Haradinaj se pėr kohėn pėr ēka akuzohet, pėr
datat e nxehta, mė 23 e 24 qershor 1999, ishte nė
Shqipėri, e jo nė Kosovė. Prokurori ka vetėm njė dėshmitar
me tė cilin e ngatėrroi kėtė aktakuzė, e cila edhe
ashtu po demontohet seancė pas seance. Seanca e
ardhshme mbahet mė 5 dhjetor, pikėrisht nė Ditėn e
Fitėr Bajramit!
Agim Muhaxheri
Tre seancat e fundit u mbajtėn pa praninė e tė
akuzuarit Ahmet Elshani. Me dakordimin e subjekteve tė
procedurės, trupit gjykues, prokurorit, mbrojtėsve dhe
klientėve tė tyre u lejua qė procesi tė vazhdojė
ritmin e vet. Meqė, nė tre seancat paraprake askush
nga dėshmitarėt nuk e pėrmendi emrin e tė akuzuarit
Ahmet Elshanit kujtojmė se nuk janė shkelur nenet e
procedurės.
Zotėri kryetar i trupit gjykues bėni atė ēka ėshtė
e mundur. Mos e lėni klientin tim Ahmet Elshanin tė
dergjet nė qelinė e burgut. Ai ėshtė i sėmurė, ka
dhembje nė boshtin kurrizor. Terapia mjekėsore ndaj
tij duhet tė bėhet nė spital, jo nė burg. Ky
ishte reagimi, pėr tė dytėn herė, i mbrojtėsit
Zeqir Bėrdynaj nė procesin gjyqėsor kundėr
gjeneralmajorit Daut Harasinaj dhe katėr bashkėluftėrarėve
tė tij tė lirisė, tė cilėve po u bėhet gjyq nė
Gjyqin e Qarkut nė Prishtinė. Kryetari i trupit
gjykues, francezi Maurice de Thevenard, ėshtė bindja
jonė, shprehu njė dozė tė humanizmit. -Po, i di hollėsitė
pėr gjendjen shėndetėsore tė zotėri Elshanit, tha
gjykatėsi, i cili tėrthorazi e pranoi se ai mbahet
edhe mė tej nė lokalet e burgut tė Prishtinės. Por,
ky gjykatės premtoi se do tė bėhet ekzaminimi mjekėsor
ndaj Ahmetit jashtė lokaleve tė burgut.
Pushimi i gjyqit mė 4 dhjetor, puna vazhdon nė Ditėn
e Bajramit?
Njėri nga mbrojtėsit e Idriz Balaj - Togerit, avokati
Teki Bokshi tėrhoqi vėmendjen rreth itinerarit tė
procesit, se a duhet tė mbahet seanca gjyqėsore Ditėn
e Bajramit, festės sė pjesėtarėve tė konfesionit
mysliman. Tregoi se e ka parė njė qarkore tė UNMIK-ut,
sipas sė cilės ditė pushimi ėshtė e mėrkura, 4
dhjetori, e jo dita e nesėrme Dita e Bajramit!
Andaj, ky kėrkoi qė seanca tė mos mbahet mė 5
dhjetor. Ndėrkaq, kolegu i tij Adem Bajri shtoi: Nėse
ėshtė nevoja, nė tė mirė tė klientėve tanė, tė
mos ketė pushim as nesėr, vetėm e vetėm qė tė
shpejtohet procedura. Ndryshe menduan avokatėt e
tjerė. Nuk u pajtuan ata me Bajrin. Sidomos nuk u
pajtua Zeqir Bėrdynaj, i cili mbajti fjalim edukativ pėr
qėllimin e kėsaj feste fetare. Besimtarėt kėtė ditė,
tha ai, u bėjnė lutje tė ndryshme tė vdekurve, i
vizitojnė tė afėrmit etj. Megjithėkėtė, gjykatėsi
nė rolin e dominues ac deus tha: Seanca do tė vazhdojė
mė 5 dhjetor!!! Derisa mbahej ky zhurnall
gjenerali Daut Haradinaj i ulur nė bankėn e tė
akuzuarit, afėr dy mbrojtėsve tė tij, avokatėve,
Adem Bajri dhe francezit Nicolas Bedel de Buzareingues,
i veshur me njė xharrė tė zezė, por edhe afėr
reporterit tė gazetės Epoka e re, na pėrshpėriti:
Cilėn ditė ėshtė Bajrami? Gjatė seancės sė
tė martės, tė 14-tės me radhė para trupit gjykues
rrėfyen tre dėshmitarė, Fannol Bardhaj, Rexhep Dacaj
dhe Cen Aliēkaj, qė tė tre ish-ushtarė tė Ushtrisė
Ēlirimtare tė Kosovės, dy tė fundit invalidė tė
luftės. Nė aktakuzėn e prokurorit Kamudoni Niasulu
mbiemri i dėshmitarit Fannol ėshtė bastarduar nė atė
Barlaj. Si duket, ai ėshtė shėrbyer me ndonjė dosje
tė atyre qė nuk e kanė shkronjėn dh. Po kėshtu,
duhet vėnė nė pah se as gjatė seancės sė tė martės
nė gjykatore nuk u paraqit pala kundėrshtare, dėshmitarėt,
disa prej tė cilėve e kanė edhe atributin e palės sė
dėmtuar, Ilir Balaj, Sadik Musaj, Asllan Idrizi. Nuk u
paraqit as dėshmitari Ramiz Muriqi, i cili ex lege nuk
ka obligim tė ndjek seancat e tjera, meqė ai ėshtė
marrė nė pyetje. Asnjėri nga kėta nuk ka qenė dėshmitar
okular.
Dėshmitarėt u qitėn nė sitė
Natyrisht,kėtė zbrazėtirė, mungesėn e palės
sė dėmtuar e vuri nė pah edhe gjykatėsi Thevenard qė
nė fillim tė seancės sė tė martės. Gjykatėsi
pedant nė procesverbal shėnoi edhe emrat e ca mbrojtėsve
qė munguan. Por, kolegėt e tyre, tė pranishėm nė
gjykatore thanė se kanė autorizim qė ti zėvendėsojnė
ata.
Jo vetėm kryetari i trupit gjykues, Thevenard, anėtarėt
e ekipit tė tij, zonja Lolita Damlau dhe zotėriu
Leonard Assira, por edhe prokurori Niasulu i
bombarduan dėshmitarėt, sidomos Fannolin dhe
Rexhepin.
FANNOL BARDHAJ
Dėshmitari Fannol Bardhaj, student nga Peja, qė nė
fillim bėri tė ditur se ai ėshtė i lindur nė
Gjermani. Nė kėtė shtet, tha ai, i jeton edhe familja
e tij. Djaloshi shtatgjatė, paksa i hajthshėm, por i
pashėm, tregoi se ka qenė i angazhuar nė logjistikėn
e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Fannoli e ka kryer
punėn e vet andej e kėndej kufirit, nė Shqipėri e nė
Kosovė, i ka zbatuar urdhėrat e eprorėve tė tij. Bėri
tė ditur se qė nga zbarkimi i trupave tė NATO-s nė
Kosovė, i ka pasur dy udhėtime, udhėtimin e parė mė
17 qershor e tjetrin mė 25 tė kėtij muaji, tė vitit
1999. Udhėtimin e parė, tha ai e ka bėrė i shoqėruar
me Bekim Kelmendin, Naim Kastratin dhe Shaban Gashin. Ndėrkaq,
tė dytin, mė 25 qershor tė po atij viti me gjeneralin
Daut Haradinaj, Shaban Gashin dhe me Shqipe Ndrecajn.
Nisja ėshtė bėrė nė relacionin Tiranė Kukės
Prizren Therandė dhe Baballoq. Herėn e parė,
pohoi dėshmitari Fannol, me gjeneralin Daut Haradinaj
ėshtė takuar nė Tiranė mė 24 qershor 1999. Me tė
ėshtė njoftuar, siē tha, pėrmes Mustafė Selmanajt
nga Glloxhani i Deēanit. Me Daut Haradinajn dhe Shaban
Gashin atė ditė kanė dalė nė qytet pėr tė blerė
ca gjėra hixhienike. Tė nesėrmen, nė orėt e
hershme tė mėngjesit me gjeneralin dhe tė tjerėt ėshtė
nisur pėr nė Kosovė. Nė Baballoq, theksoi Fannoli,
ėshtė pėrshėndetur me gjeneralin Daut Haradinaj. Kjo
ėshtė e tėra, tha ai. Por, nuk mbeti vetėm me kaq. Kėtij
dėshmitari kryetari Thevenard dhe tė tjerėt i shtruan
shumė pyetje.
Fannoli: Isha edhe polic ushtarak
* Ēka ke punuar ti nė Shqipėri? pyeti gjykatėsi
Thevenard
- Nė Shqipėri isha i angazhuar nė logjistikėn e UĒK-sė,
ndėrsa mė vonė u angazhova nė policinė ushtarake tė
Ushtrisė sonė Ēlirimtare.
* Nė Shqipėri, a?
- Po, pikėrisht tek porti i Durrėsit. Me hyrjen e
NATO-s jam demobilizuar, nuk jam angazhuar askund.
* Cila ishte arsyeja e ardhjes suaj nga Tirana nė Pejė?
- Erdha nė Pejė qė tė mėsoj se ēka ka tė re, tė
njoftohem me situatėn mė tė re, tha Fannoli.
Fannol Bardhaj pastaj shpjegoi se herėn e parė nė
Shqipėri ka udhėtuar me makinė Audi tė Raif
Gashit dhe se udhėtimi Tiranė Pejė i ka zgjatur
nja 14 orė.
* Thoni se keni udhėtuar mė 17 qershor, si u kujtohen
datat? shtroi pyetjen tjetėr gjykatėsi Thevenard.
- Mė kujtohet ajo datė, meqė pėr mua ishte udhėtimi
i parė andej e kėndej Shqipėrisė.
* Pėrse qėndruat vetėm tre ditė nė Pejė dhe u
kthyet sėrish nė Shqipėri?
- U ktheva, meqė nė Pejė nuk kishte lidhje telefonike.
* A ke pasur banesė nė Tiranė?
- Po, kėtu unė dhe tė tjerėt e kishim siguruar njė
banesė, banonim aty qė para gjashtė muajsh.
* Si keni vėnė kontakt me zotėri Daut Haradinajn?
- Pėrmes Mustafė Selmanajt.
* Si rrodhi kjo?
- Ai mė thirri nė telefon, mė tha se ka ardhur nė
Shqipėri Daut Haradinaj. Kur u takova me Dautin ishte i
pranishėm edhe Shaban Gashi.
* Ēka keni bėrė mė 23 qershor 1999?
- Ajo ditė ishte e rėndomtė.
* Po mė 22?
- Kėtė ditė pash valėn e madhe tė refugjatėve qė
kishin marrė udhė pėr nė Kosovė. Edhe kjo ditė pėr
mua ishte e rėndomtė.
* A jeni tė sigurt se me zotėri Daut Haradinajn jeni
takuar mė 24 e jo mė 23 qershor?
- Unė e di faktin se me tė, mė 25 qershor kam marrė
udhė pėr nė Kosovė. Me vete e kemi marrė edhe
Shqipen. Ajo ishte refugjate nė Shqipėri. Shabani
erdhi me mua si shoqėrues.
* Ēfarė ishin planet tuaja?
- Para se tė nisemi, a?( ndėrhyri dėshmitari)
* Po, tha gjykatėsi Thevenard.
- Nuk kisha ndonjė plan. E ndieja veten tė nderuar tė
udhėtoj me Daut Haradinajn. Nuk kisha ndonjė punė me
rėndėsi. Isha i lirė, meqė familjen e kisha nė
Gjermani.
Mė pastaj, Fannoli sqaroi se makina Audi i kishte
targat e Shqipėrisė. Ndėrkaq, makina me tė cilėn ėshtė
bartur gjenerali Daut Haradinaj deri nė Kosovė ishte
njė xhip i tipit Opel, tė cilin nga Zvicra e
solli Shaban Vishaj.
Gjykatėsja Lolita Damlau kėtij dėshmitari i shtroi njė
sėrė pyetjesh, e pyeti atė edhe pėr gjėra tė imėta,
ca hollėsi, qė ka mund ai ti harrojė. Nė njėrėn
nga pyetjet Fannoli dha pėrgjigje se ka vepruar nėn
komandėn e Raif Gashit, ndėrsa mė 1999 kur kaloi nė
policinė ushtarake tė UĒK-sė nėn komandėn e
Halim Krasniqit. Epror imi nuk ishte Mustafė
Selmanaj, rrodhi pėrgjigja tjetėr e tij, duke shtuar
se para lufte me tė nuk ka pasur ndonjė punė. Po kėshtu
asaj iu drejtua me fjalėt: Pas luftės jam
demobilizuar dhe jam marrė me ēėshtjet e familjes.
E kam pėrdorė shprehjen shoqėrues, jo
bashkėpunėtor
* Nė procedurėn e hetuesisė (para gjyqtares Brigit
Lange Klepcsh) keni pohuar se keni qenė bashkėpunėtor
i Daut Haradinajt?
- Nuk e di si ėshtė shėnuar nė procesverbal, por unė
kam deklaruar se e kam shoqėruar Daut Haradinajn. E kam
pėrdorė shprehjen shoqėrues. E pėrse ėshtė
shėnuar bashkėpunėtor nuk ėshtė faji im.
* A je shoqėruar mė herėt me zotėri Daut Haradinajn?
- Jo, pos takimit qė kam pas mė tė mė 24 dhe tė nesėrmen,
mė 25 qershor, kur kemi marrė udhė pėr nė Kosovė.
* A e keni njohur Ramush Haradinajn?
- Personalisht nuk e kam njohur. Natyrisht, pėr tė kam
dėgjuar se ka qenė komandant i UĒK-sė pėr Rrafshin
e Dukagjinit.
* E, pėr Daut Haradinajn a keni dėgjuar se kush ishte
ai?
- Edhe pėr tė kam dėgjuar se ėshtė njė
personalitet i njohur. Atė e njihte Kosova.
Gjeneralin Daut Haradinaj e mbrojnė tre avokatė, njėri
nga Peja, Adem Bajri dhe dy francezė, Frederic Brassac
dhe Nicolas Bedel de Buyareingues. Dy avokatėve francezė
deri nė seancėn e 13-tė nuk u ėshtė dėgjuar zėri.
Ndoshta, ata do ta zbrazin energjinė e tyre gjatė
procedurės sė provave, apo gjatė fjalės pėrfundimtare.
Megjithėkėtė, avokati Nicolas gjatė seancės sė tė
martės ndėrhyri dy tre herė, duke bėrė vėrejtje mė
tepėr pėr tė saktėsuar kėtė apo atė konstrukt tė
fjalėve qė e tha dėshmitari Bardhaj pėr klientin e
tij. Fannoli ndėr tė tjera nė rrėfimin e tij tregoi
se gjatė rrugės pėr nė Kosovė janė ndalur me
gjeneralin pėr tė pushuar, pėr tė ngrėnė ushqim.
Ai e pėrdori shprehjen me siguri jemi ndalur.
Shprehja, me siguri nuk ėshtė shėnuar nė
procesverbal tė gjykimit, reagoi avokati francez
Nicolas. Reagoi edhe pėr atė se klienti i tij, Daut
Haradinaj mė parė kurrė nuk ėshtė takuar me
Fannolin, pos nė dy datat e pėrmendura, mė 24 e 25
qershor 1999. Andaj, ky avokat kėrkoi qė tė ketė mė
tepėr korrektėsi. Shprehjen korrektėsi e pėrdori
dy tre herė. Prokurorit Niasulu i interesonte tė
di shumė hollėsi nga dėshmitari Fannol, tė di kohėn
a ishte mėngjes, a janė ndalur dikun rrugės pėr nė
Kosovė, ēka ka ngrėnė ai nė kėtė apo atė vend
para tre vjetėsh, a ka pasur policė nė rrugė nė
territorin e Shqipėrisė, por edhe nė Kosovė, a ėshtė
ndalur xhipi, tė cilin e ka ngarė Fannoli. Bile, nė
njėrėn pėrgjigje Fannol Bardhaj shtoi: Nė gjysmėn
e qershorit tė vitit kur kanė ardhur refugjatėt nga
Shqipėria nė Kosovė, nė territorin e Kosovės nuk ka
pasur policė rrugor
Po kėshtu Niasules i interesoi
se ēfarė ngjyre kishte xhipi me tė cilin ėshtė
bartur gjenerali Daut Haradinaj. Edhe nė kėtė pyetje
mori pėrgjigje: Xhipi kishte ngjyrė tė kuqe.
Niasulu reagoi nė njė ndėrhyrje tė avokatit Adem
Bajri, duke thėnė: Unė e di se nė atė kohė (e
kishte fjalėn pasi hynė trupat e NATO-s nė Kosovė)
nuk ka pasur polici rrugore. Ndėrhyrja e avokatit
drejtuar prokurorit ishte: Ju duhet ta prisni pėrgjigjen
e dėshmitarit pėr kėtė. Po kėshtu, avokati Bajri
tha: Nuk do mend, se nuk ka pasur polici rrugore nė
kohėn qė e pėrmend prokuror, kjo ėshtė fakt notor,
fakt i ditur botėrisht.
* Si e kuptoni shprehjen shoqėrues i dikujt?
ishte pyetja e avokatit drejtuar dėshmitarit Fannol
Bardhaj.
- Kėtė shprehje unė e kuptoj qė tė ecėsh me dikė,
rrodhi pėrgjigja e Fannolit.
* Cili ishte roli juaj nė Shqipėri? pyeti gjeneral
Daut Haradinaj.
- Nė atė kohė? ndėrhyri pėr sqarim Fannoli (e
kishte fjalėn pėr kohėn sa zgjati lufta nė Kosovė)
* Nė pėrgjithėsi, po u pyes, tha Haradinaj.
- Isha ushtar i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės.
* Ēfarė roli tjetėr ke pasur, ishe shoqėrues,
bodigard, apo
- Isha shofer.
* Kush u ka thėnė juve se duhet ta merrni makinėn e
Shaip Vishajt dhe tė mė bartni mua pėr nė Kosovė?
- Mė ka thėnė Mustafa.
* A keni mundur tia mbani edhe ndonjė rruge tjetėr
pėr tė ardhur nė Kosovė, pos asaj tė Kukėsit?
- Po ka pasur edhe rrugė tė tjera, por kjo e Kukėsit
ishte mė e shkurtėr.
Gjykatėsi Thevenard si duket e lexoi gjeneralin
Haradinaj dhe dėshmitarit iu drejtua me kėto fjalė:
Pėrshtypja ime ėshtė se ju, zotėri dėshmitar,
nuk po e ditkeni gjeografinė e Kosovės.
- Dakordohem me ju, tha dėshmitari Fannoli. Unė kam
arsye. Kam lindur nė Gjermani, kėtu jam rritur. Pak mė
ka rėnė tė vij nė Kosovė. Dhe, ėshtė normale pse
mė janė ngatėrruar rrugėt.
Kush ėshtė Shaip Vishaj
Gjykatėsi Thevenard kėrkoi njė sqarim nga gjenerali
Daut Haradinaj tė di se si dhe nė ēmėnyrė e njeh
Shaip Vishajn.
- Po e njoh Vishajn, ky ėshtė nga Kosova, jeton jashtė,
diku nė vendet pėrendimore tash mbi 15 vjet. Gjatė
luftės nė Kosovė Shaip Vishaj dha njė kontribut tė
madh. Njerėzit qė punuan nė kėtė apo atė vend tė
Evropės e gjetiu bėnė shumė pėr Kosovėn.
Kontributi i tyre pėr luftėn u shpreh nė mėnyra tė
ndryshme, nė mbledhjen dhe grumbullimin e gjėrave
ushqimore, tė veshmbathjes, paisjeve tė ndryshme, gjėrave
qė i nevojteshin Ushtrisė sonė (UĒK-sė). Ka qenė i
organizuar fondi i caktuar i njerėzve qė e ndihmonin
luftėn nė Kosovė. Si u organizuan ata jashtė nuk e
di.
REXHEP DACAJ
- Unė jam plagosur mė 3 qershor tė vitit 1998 kėshtu
e nisi rrėfimin e tij dėshmitari Rexhep Dacaj (1976)
nga Deēani. Ky dėshmitar i pėrshkroi peripetitė e
tij qė i pati si ushtar i plagosur, tregoi se kohėn mė
tė madhe ka qėndruar nė spitalin e Tiranės, se ėshtė
kontrolluar edhe nė njė spital nė Londėr. Nė
Spitalin e Tiranės, mė 23 qershor 1999, mė ka
vizituar gjenerali Daut Haradinaj, i shoqėruar me
Mustafė Selmanajn. Nė dhomė ku ishin edhe tė
plagosurit e tjerė, ushtarėt e UĒK-sė, gjenerali qėndroi
nja 25 minuta. Ai i pyeste tė tjerėt, pra edhe mua, se
si ndihemi, a jemi mė mirė, si janė kushtet e
trajtimit mjekėsor etj., tha dėshmitari Dacaj.
* Ju e pat zotėri Daut Haradinajn mė 23 qershor 1999?
pyeti gjykatėsi Thevenard
- Po, me kėtė datė jam parė me gjeneralin, rrodhi pėrgjigja
e kėtij dėshmitari.
Dėshmitari Rexhep Dacaj, qė kishte njė shenjė nė
fytyrė, tregoi emrat e disa shokėve tė tij. Tha se nė
dhomėn e spitalit kanė qenė edhe Jashar Zogaj, Naman
Demolli (nė dhomė kishte afro 20 ushtarė tė
plagosur). Spitali ishte i mbushur pėrplotė ushtarė tė
plagosur. Sa e di unė kam qenė i vendosur nė spitalin
ushtarak (kėshtu e quante dėshmitari stacionarin 210).
Gjykatėsi Thevenard kėtij dėshmitari i tha:
Skam pyetje mė pėr ty. Kėtė veprim tė
gjykatėsit Dacaj e nėnkuptoi se me tė u krye
puna. Dhe, ashtu spontanisht u ngrit nga karrika ku
ishte i ulur tek gjysmėharku. Ky gjykatės ndėrhyri:
Jo, prit edhe pak, ndoshta tė tjerėt, e ktheu kokėn
kah prokurori dhe mbrojtėsit, ndoshta kėta kanė
pyetje pėr ty. Kjo situatė i bėri tė qeshin jo
vetėm gjykatėsi Thevenard, por edhe pjesėmarrėsit e
tjerė nė sallėn e gjykimit.
Megjithėkėtė, gjykatėsi Thevenard i shtroi serinė e
pyetjeve kėtij dėshmitari. E pyeti atė se ushtar i
kujt ka qenė, nė cilėn brigadė ka qenė i angazhuar,
a i njeh tė akuzuarit etj. - Unė, tha Dacaj, kam
qenė ushtar nė fshatin Irzniq vetėm njė muaj e gjysmė.
Pasi u plagosa shkova pėr shėrim nė Tiranė. Ramush
Haradinajn e kam njohur, ai ishte komandant i Rrafshit tė
Dukagjinit. Fshati Irzniq e Glloxhan janė afėr njėri
tjetrit. Daut Haradinajn e njoh si fėmijė, ai mėsoi nė
shkollėn fillore nė Irzniq. Mund tė them se Dauti
ishte nxėnėsi mė i mirė nė shkollė, nxėnės shumė
inteligjent dhe i afėrt me tė tjerėt. Nuk e di a mė
njeh ai mua, por unė atė e njoh.
* Kur u vizitoi zotėri Daut Haradinaj nė spital, a e bėri
ai kėtė vetėm pėr ju?
- Jo, ai i vizitoi ushtarėt e plagosur tė UĒK-sė. Mė
kujtohet, ai ėshtė pėrshėndetur me mua dhe tė gjithėve
na pyeti si jemi, si i kemi plagėt etj. Gjykatėsi tjetėr
Leonard Assira interesohej nga dėshmitari Dacaj tė mėsonte
faktin se si ai ka shkuar nė Londėr, me ēfarė
pasaporte.
- Po, po, unė shkova nė Londėr me pasaportė tė
rrem. E bėra kėtė i shtyrė nga njė nevojė e madhe.
Pasaportėn e tillė e kam siguruar nga njė mik i Tiranės.
Isha i plagosur nė tė dy kėmbėt dhe mė ėshtė
dashtė ti bėj vetes ēare. Nė atė pasaportė
e kam vėnė fotografinė time.
* A e keni ruajtur biletėn e aeroplanit? pyeti
gjykatėsi Assira.
- Skam pasur ndonjė arsye ta ruaj. Tu them tė
drejtėn atėherė nuk mė ka shkuar mendja se do tė
mbahet ky proces. Po ta dija, ndoshta do ta ruaja atėfarė
bilete tė aeroplanit, pėr tua treguar juve si dėshmi
(Qeshje nė gjykatore).
Dėshmitarit Dacaj nuk i bėri pyetje as prokurori, as
avokati Adem Bajri dhe kolegėt e tij.
Nė pyetjet e gjeneralit Daut Haradinaj se kush ishte
komandant i tij, dėshmitari tha se e ka pasur komandant
Shemsedin Ēekajn. Po kėshtu, Dacaj tregoi se dy herė
ka qenė nė Turqi.
* A lėngoni nga ajo sėmundje edhe sot? pyeti
gjeneral Haradinaj.
- Po, ia ktheu dėshmitari Dacaj.
CEN ALIĒKAJ
Gjenerali Daut Haradinaj bėri shumė pėr ne tė
plagosurit qė gjendeshim nė spitalet e Tiranės. Falė
atij, unė sot jam i gjallė, nuk mė ėshtė prerė kėmba,
theksoi dėshmitari Cen Aliēkaj (1964) nga fshati
Lybeniq, me vendbanim nė Prishtinė. Aliēkaj tregoi se
atė dhe tė tjerėt nė spital gjenerali Daut Haradinaj
i ka vizituar mė 21 qershor 1999. Gjykatėsit Thevenard
pyeti se me kė ka ardhur nė spital pėr tu vizituar
zotėri Haradinaj.
-Ai erdhi sė bashku me Mustafė Qeverinė.
*Kush ėshtė ai Mustafė Qeveria?
-Unė zotėri gjyqtar, Mustafėn nė Tiranė e kam
njohur me kėtė mbiemėr (qeshje nė gjykatore).
Fjala ishte pėr dėshmitarin Mustafė Selmanajn nga
Glloxhani, i cili ditė mė parė paraqiti dėshminė e
tij para kėtij gjyqi. Mustafėn ashtu e thėrrasin
privatisht ata qė e njohin, pėr shkak se ka punuar me
gjasė para luftės pėr qeverinė e ekzilit. Ky dėshmitar,
Aliēkaj, pėrmendi edhe dy tė plagosur tė tjerė me tė
cilėt ėshtė shoqėruar, i pėrmendi emrat e tyre tė
luftės, Raketėn, Cimėn
I pyetur se a ka dėgjuar pėr
tė zhdukurit (emrat e tė cilėve figurojnė nė
aktakuzėn e prokurorit Niasulu), ai tha se ka marrė
vesh mė vonė nga shtypi. Vetėm nė fshatin tim, tha
ai, forcat serbe kanė pushkatuar 85 veta, ndėrsa 35
sish janė tė zhdukur. Cen Aliēkaj shtoi: Duke iu falėnderuar
gjeneralit Daut Haradinaj unė sot jam gjall, ai bėri
shumė pėr tė plagosurit, ushtarėt e UĒK-sė. Fal
atij, presionit qė bėri, mua mė dėrguan nė njė
spital tė Italisė. Kėmba ime ishte kalbur, mjekėt nė
Shqipėri e harruan njė fashė nė tė. Kėmba
nuk mė ėshtė prerė. Meritat mė tė mėdha pėr kėtė
i ka gjenerali Daut Haradinaj.
Prokurori i ngriti duart, tha se nuk ka pyetje ti
shtronte dėshmitarit Cen Aliēkaj. E, po, nuk kam as
unė, shtoi mbrojtėsi Adem Bajri. Ndėrkaq, gjenerali
Daut Haradinaj atij i bėri vetėm ca pyetje tė
karakterit sqarues pėr kėtė apo atė rrethanė deri
sa ai gjendej nė spitalin e Tiranės.
Prokurori Niasulu ėshtė lexues i Epokės sė
re!
Gjatė seancės sė tė hėnės, prokurori afrikan
Kamudoni Niasulu i bombardoi me pyetje tė shumta
sidomos dy dėshmitarėt Fannol Bardhaj e Rexhep Dacajn.
Disa pyetje madje i lexonte nga notesi i tij. Ai
shfletonte dosjen e tij pėr procesin kundėr gjeneralit
Daut Hardinaj dhe bashkėluftėtarėve tė tij tė lirisė.
Derisa prokurori Niasulu, qė e mbanė nė kokė perukėn
e tij tė bardhė, me flokė kaēurrela, qė gati
pėr ēdo seancė e ndėrron frizurėn, ashtu rastėsisht
na ra nė sy dosja e tij, paksa e shpurdhur. Nė mesin e
disa shkresave, aty figuronte edhe ballina e gazetės
Epoka e re, e fotokopjuar. Edhe prokurori qenka
lexues, madje i veēantė i gazetės Epoka e re.
(Huazuar nga "Epoka e Re")