Pse policia i prin politikės?
Nga EMIN AZEMI
Politika nė Maqedoni ėshtė bėrė peng i qasjes sė gabuar pėr zgjidhjen e problemeve aktuale. Dalja nė skenė me aq komoditet e policisė nė rajonin e Likovės sikur flet pėr njė mungesė tė theksuar tė zgjidhjeve politike atje. Ndėrkaq, praktika ka dėshmuar se gjithmonė kur policia i ka prirė politikės, kjo e fundit ėshtė bėrė viktimė e situatės dhe penguese e proceseve. Me njė polici ende tė pareformuar dhe tė paspecializuar pėr situata tė jashtėzakonshme, rajoni i Likovės mund tė shndėrrohet nė njė karantinė edhe mė tė madh antidemokratik, kurse politika qė qasjen policore e konsideron mė tė preferuarėn, bėhet ushqim i kėsaj antidemokracie.
Fatkeqėsisht, banorėt e stėrlodhur tė Likovės kėto ditė ushqim tė vetėm kanė kėtė lloj produkti qė e servir politika, ndėrkohė qė autoriteti dhe ndikimi i pėrfaqėsuesve shqiptarė nė qeveri dhe nė Parlament nuk po i jep rezultatet e duhura. Kėta tė fundit janė tepėr tė hutuar dhe i kanė humbur akseset e domosdoshme me elektoratin e tyre. Sikur pėrfaqėsuesit shqiptarė tė demonstronin njė ndikim mė tė madh nė rajon, me siguri nuk do tė kishte nevojė pėr kėso dramash policore-ushtarake. Nė anėn tjetėr, popullata e rajonit tė Likovės edhe kėsaj radhe duhet ta japė provimin. Nė radhė tė parė, duke mos rėnė pre e provokimeve tė rastit qė mund tė vijnė nga tė gjitha anėt, por edhe duke bashkėpunuar mė tepėr me pėrfaqėsuesit shqiptarė nė komunė dhe nė institucionet qendrore. Popullata, megjithatė, duhet ti dėgjojė kėshillat e pėrfaqėsuesve shqiptarė dhe nga kėta tė fundit duhet tė kėrkojnė qė tė jenė sa mė aktivė nė pėrballimin e kėsaj situate.
Njė konfuzitet tjetėr shtesė, qė po e rėndon situatėn, edhe ashtu tė tensionuar, ėshtė edhe kakofonia e kompetencave tė njerėzve tė uniformuar qė veten e quajnė AKSH. Ende nuk e kemi tė qartė se pse nė opinion po paraqiten kaq shumė AKSH dhe pse ky formacion ushtarak nuk del me vlerėsime mė kompetente pėr rrjedhėn e situatės momentale nė terren? Fundja, edhe ky formacion ushtarak nuk mund ta sfidojė gjendjen momentale me divergjenca tė brendshme qė pėr pasojė mund tė ketė daljen e situatės nga kontrolli dhe formalizimin e individėve pa autoritet nė masė.
Shqiptarėt e rajonit tė Likovės janė ngopur me trazira. Oferta e munguar drejtuar atyre, duhet urgjentisht tė kompensohet me vende tė reja pune, me infrastrukturė dhe shėrbime cilėsore publike, me perspektivė ekonomike dhe me strategji afatgjatė pėr investime. Tė gjitha ofertat e tjera, janė tė kota.
Madje edhe oferta mė e fundit e forcave tė mėdha policore e ushtarake maqedonase.Vendndodhja e tensioneve tė reja pėrfshin njė rajon qė doli nga lufta e vitit 2001 me koston mė tė lartė. Gjeografia e kėtyre tensioneve prek arteriet mė tė ndjeshme tė njė hapėsire, e cila historikisht ka qenė e ekspozuar ndaj goditjeve mė tė pamėshirshme. Goditja mė e re qė po i bėhet rajonit tė Likovės, nxjerr nė sipėrfaqe dilemėn nėse ngjarjet e ditėve tė fundit gjeneroheshin nga shtytės tė brendshėm, apo ato kishin njė nxitje nga
jashtė. Nėse shtytja e brendshme kishte pėr bazė pakėnaqėsinė e shqiptarėve nga dinamika e implementimit tė Marrėveshjes sė Ohrit, kjo assesi nuk mund tė justifikojė veprimet qė nxisin reaksione tė pakontrolluara tė shtetit. Nė anėn tjetėr, nėse tė gjitha kėto ngjarje kishin njė nxitje nga jashtė, nga faktorė qė nuk kanė ndonjė kontur tė qartė politik, intelektual e shpirtėror, ato gjithsesi do tė duhej tė kenė njė qėllim final. Se cili mund tė jetė ky qėllim dhe sa ēdo pakėnaqėsi popullore duhet tė nxisė reaksione tė pakontrolluara policore e ushtarake, janė ēėshtje qė meritojnė njė analizė mė tė thuktė nga faktorėt politikė e analitikė.
Fatkeqėsisht, rajoni i Likovė-Kumanovės sikur ėshtė shndėrruar nė njėfarė poligoni ku duhet tė testohen disa parametra qė lidhen me ecuritė politike nė Maqedoni. Tė gjithė e dinė se Avdyl Jakupi-Ēakalli ėshtė nga Haraēina e jo nga Likova dhe tė gjithė e dinė se edhe nė Kėrēovė, Strugė, Dibėr, Gostivar etj. duhet tė implementohet Marrėveshja e Ohrit. Tani po del se vetėm rajoni i Likovė-Kumanovės e ka pėr detyrė shtėpie tė bėhet strehė e ish-komandantėve tė pakėnaqur tė UĒK-sė dhe vetėm ky rajon, gjoja, ėshtė i pakėnaqur me implementimin e Marrėveshjes sė Ohrit.
Tingėllon paksa provinciale, por e vėrteta duhet tė thuhet publikisht, se rajoni i Likovė-Kumanovės padrejtėsisht po nėnēmohet dhe po nėpėrkėmbet, andaj, sipas kėsaj logjike, ky rajon, ose duhet tė jetė njėfarė arene gladiatorėsh, ose njėfarė mbushėse e baterive me patriotizėm sezonal. Edhe Branko Cervenkovski edhe Ali Ahmeti duhet ti qasen krejt ndryshe rajonit tė Likovės-Kumanovės. I pari, Cervenkovski, nuk duhet tė frustrohet aq shumė nga fenomeni Ēakalla, dhe nuk duhet tė harrojė se ai para dhjetė muajve pati fenomene tė ngjashme, mirėpo ai brenda natės Ēakallat e veta i legalizoi nė njėsi tė rregullt, qė do tė financohej nga buxheti i shtetit.
I dyti, Ahmeti, duhet ta pėrkujtojė partnerin e tij tė koalicionit, se sindromi i moszgjidhjes sė statusit tė ish-luftėtarėve shqiptarė mund tė riprodukojė fenomenin Ēakalla. Nėse me rastin e rebelimit tė Luanėve shteti nuk pėrdori masa represive shtypėse dhe nuk e involvoi popullatėn nė skena tė torturimit psikik, atėherė me ēfarė tė drejte tani aktivizohet gjithė kjo makineri e shtetit pėr ta disiplinuar njė ish- luftėtar tė UĒK-sė. Kuptimi gjeografik pėr rajonin e Likovės-Kumanovės, nuk ėshtė e thėnė qė tė mbulojė gjithmonė edhe kuptimin asociativ tė motiveve qė brenda ditės mund tė bėhen gjithėkombėtare. Sepse, fundja Likova-Kumanova nuk ėshtė kėrthiza e hapėsirės kombėtare shqiptare.