Mbrojtja e ambientit natyror

    

Beqir Elshani

MBROJTJA E AMBIENTIT NATYROR

Si pjesė e ndėrgjegjes kombėtare hyn edhe mbrojta e ambientit natyror si dhe mbrojtja e ekonomisė kombėtare tė Kosovės. Ėshtė detyrė e ēdo qytetari kudo qė jeton, ambientin e tij ta mbaj sa mė pastėrt. Mbeturinat nuk duhet hedhur as nė rrugėt e fshatrave, as nė rrugėt e qyteteve. Ēdo njeri qė hedh mbeturina (qoftė njė copė letėr) do tė duket e vrazhdėt para syve tė kalimtarėve. Sidomos fėmijėt janė klasa mė e freskėt, qė kėtė dukuri tė keqe shumė shpejtė e pėrvetsojnė, dhe me kalimin e kohės i pėrshtaten ambientit tė ndotur. Kujtoni nėnat, kur ato e ndotin gjirin me njolla sa pėr ta ndarė foshnjen nga thithja, kuptohet qė foshnja ėshtė aq e ndieshme, saqė menjėherė do tė ndėrpres thithjen e gjirit. Prandaj tė gjithė fėmijėt lindin me arsye tė shėndoshė, qė dinė tė dallojnė tė bukurėn prej tė keqes, mirėpo mė vonė mėsohen me rrethin e pakultururar. Pėr gjeneratat tona tė reja duhet tė jenė pėrgjegjės jo vetėm shkollat dhe entet pedagogjike, por edhe familja dhe rrethi shoqėror. Ashtu siē respektohen shenjat e komunikacionit nga kėmbėsorėt dhe shoferėt, ashtu duhet respektuar edhe mbrojtja e ambientit natyror. Dihet se kėmbėsori, apo shoferi qė e shkel dritėn e kuqe, thyen rregullat e komunikacionit, prandaj paguan gjobėn.

Kaloi koha e burokracisė sė pėrkėdhelur shqiptare nė ish-Jugosllavi, e cila vetėm plaēkiste ekonominė kosovare nė dėm tė popullit shqiptar. Profesioni mė i popullarizuar se mėsuesi; se bibliotekari dhe se aktori ka qenė dikur pylltari, (qė shqiptarėt i thonin "shumari"). Fshatarėt mė shumė e nderonin pylltarin se mėsuesin apo mjekun shqiptar. Pylltari nuk e lėshonte dot fshatarin me karrocė tė ngarkuar me dru pa e gjobitur, edhe po tė kishte njė ēantė me vėrtetime. Tė paktė ishin ata fshatarė qė i shpėtonin ndėshkimit me gjobė qoftė nga pylltari apo nga polici nė rrugė. Mė nė fund pylltari nuk brengosej pse prehej pylli, por ruante tė mos shpėtonte ndonjė fshatar pa u gjobitur. Vlen tė theksohet qė njėherit kėta "shumarė" tė dirigjuar nga shovenizmi jugosllav bėnin edhe kontrabandė me municion duke nxitur vėllavrasjen shqiptare.

Kėshtu ka qenė dikur nė kohėn e sundimit serb tė ish Jugosllavisė, mirėpo sot rrėnjėsisht kanė ndryshuar raportet nė dobi tė Kosovės. Ai fshatar apo qytetar qė kapet duke prerė malin duhet tė dėnohet me ligjin kosovar. Nėse ne dikur e kemi parė hajnin duke prerė malin, atėherė jemi treguar indiferentė pėr shkak tė sistemit shtypės jugosllav, duke mos u etiketuar spiun i pushtetit totalitar tė ish Jugosllavisė. Kurse tani ne duhet tė lajmėrojmė hajnin-dėmtuesin nė organet policore tė Kosovės po qe se hetohet duke prerė malin, sepse mali ėshtė yni, ėshtė i Kosovės. Konkretisht, nėse malet zhduken, zhduken edhe zogjtė, edhe kafshėt, por edhe njerėzit.

Njė herė nė Suedi dy qytetarė kishin dalur natėn pėr tė shetitur me qenin skaj pyllit. Ata hetojnė se dikush nė mal po e pren bredhin pėr kėrshėndella dhe menjėherė e telefonojnė policinė pėr tė arrestuar dėmtuesin. Me kėtė gjest qytetarėt treguan dashurinė ndaj pyllit dhe ndaj shtetit qė tė bėhet mė i bukur dhe mė i pasur; treguan vigjilencė ndaj policisė shtetėrore qė me kohė tė parandalojė rrezikun, edhe pse malet suedeze janė tė mėdha dhe pa fund. Pra tė gjithė kosovarėt duhet tė jenė vigjilentė pėr mbrojtjen e pasurisė kombėtare tė Kosovės. Sot nuk mund tė flitet pėr spiunazh, por vetėm pėr syēeltėsi dhe gatishmėri pėr mbrojtjen e ambientit - natyrės nėnė tė Kosovės. Janė tė rrezikshėm vetėm ata spiunė qė veprojnė nė dėm tė atdheut qoftė nė fushėn politike, qoftė nė fushėn ekonomike.

 

Duhani, vrasės serioz

Kaluan pesė vjet ē“prej se Suedia aplikoi vendimin humanitar nė historinė e njerėzimit, dhe ate: Ndalimi i duhanit nė tren dhe nė autobus, pothuaj nė tė gjitha vendet publike. Normalisht qė edhe nė oborret e shkollave ndalohet pirja e duhanit, kurse nė bibliotekė dhe nė ambulancė as qė mund tė flitet pėr pirjen e duhanit. Tani ėshtė radha qė pirja e duhanit tė ndalohet edhe nėpėr restorante, sepse qytatarėt duan qė tė pushojnė dhe tė drekojnė nė ajrin e pastėrt pa tym duhani, i cili si shkaktar t“i djeg sytė, tė ngacmon nė hundė dhe tė prek nė mushkėri. Ndėkohė nė kryeqytetin e Japonisė, nė Tokio, qytetari qė zihet duke pirė cigare gjobitet nga organet shtetėrore japoneze.

Nėqoftėse mysafiri don tė pi duhan tek miku, ai duhet tė dalė nė terracė, apo nė oborr edhe po tė jetė temperatura -20ŗ, qoftė edhe i moshuar. Nė anėn tjetėr, mikpritėsi duhet patur kujdes tė mos e nderojė mysafirin me duhan, sepse mund ta lėndojė. Dihet qė mysafiri nderohet me kafe ose ēaj, sipas rastit edhe me ndonjė gotė verė. Asnjė artikull nuk mban vėrejtjen preventive, siē mban kutia e duhanit: "Duhani dėmton seriozisht shėndetin tėnd." Normalisht qė duhanxhinjtė nuk ēajnė kokėn pėr vėrejtjen, prandaj vazhdojnė pirjen e duhanit gjersa tė lidhen pėr shtrati. Duke iu falenderuar rregullave tė ashpėrta rreth ndalimit tė duhanit, shumė zyre janė tė pastėrta pėr nga mbrojta e ambientit shėndetėsor; kėshtu veprohet sepse mbi tė gjitha ruhet shėndeti i njeriut. Kuptohet qė orenditė, dhe muret nė banesa, dhe librat nė zyre janė materje biologjike, prandaj e thithin nikotinin. Mjeku ka mundėsi tė konstatojė nėse pacienti ėshtė duhanxhi, ose ėshtė pasiv me prejardhje nga familja ku dikush e pi duhanin. Shpalljet publike mbi ndalimin e duhanit pothuajse fare nuk figurojnė nėpėr lokalitete, meqė ėshtė ngulitur nė mendjen e ēdo qytetari. Kėtė rregullore e thyejnė vetėm shqiptarėt nėpėr klube qė pinė duhan, sidomos gjatė mbajtjes sė ndonjė mbledhje apo tubimi. Prandaj shumica e qytetarėve qė nuk pinė duhan nuk pranojnė tė vizitojnė kėto klube tė tymosura.

Se si ruhet ambienti shoqėror dhe natyror, mė sė miri mund tė shihet edhe nėpėrmes lajmeve televizive ku nė Parlamentin suedez fare nuk pihet duhan. Pėrkundrazi qeveritarėt shqiptarė aspak nuk turpėrohen, prandaj me cigare nė dorė ekspozohen para anketave televizive. Njėherit, qeveritarėt ndihmojnė - nxitin propagandimin e duhanit qė tek rinia ndikon negativisht. Ėshtė pėr ēdo kritikė se si masa shqiptare nuk ka forcė logjike qė tė kritikojė, apo kundėrshtojė reklamimin e duhanxhinjėve nė vendet publike. Kjo don tė thotė se pakica e duhanxhinjėve prej 15% dominon mbi shumicėn me 85 % qė nuk pi duhan. Kohėt e fundit edhe nė disa organizata prodhuese tė Suedisė kėrkohet qė sipas konkursit punėtori tė jetė joduhanxhi. Konkretisht, pronari i ndėrmarrjes kurrė nuk pi duhan mbrenda lokalit tė vet, pėrndryshe i humb myshterinjtė, por edhe gjobitet nga qendra sanitare. Viktimė e karrierizmit me duhan janė disa djem dhe vajza qė konsumojnė sėmundjen - duhanin qysh nė bankat e gjimnazit. Prandaj ėshtė njė fitore e artė pėr shumė tė rinjė qė fare nuk lakmojnė pirjen e duhanit, qė pėrndryshe janė plumba qė vrasin ngadalė, por sigurt. Kuptohet qė edhe alkooli ėshtė i rrezikshėm, megjithate duhani ėshtė shumė mė i rrezikshėm: ėshtė kampion i vrasjes, sepse viktimė e tymosjes me nikotin bien edhe tė pafajshmit - joduhangjinjtė.

Sipas raportit tė publikuar nė shtypin suedez mbi 500 suedezė vdesin ēdo vit nga pirja pasive e duhanit. Pasivėt e duhanit konsiderohen tė gjithė ata joduhanxhinjė qė marrin pjesė nė restorante apo nė tubime ku pihet duhani, tė cilėve dy - tri herė mė shumė u kėrcėnohet kanceri nė mushkėri. Pėrveē kėsaj punėtorėt qė punojnė nėpėr restorante shqetėsohen nga duhani pasiv meqė u dėmtohet shėndeti. Prandaj sipas anketimit prej 600 pronarėve tė restoranteve 50% janė pajtuar qė rreptėsisht tė ndalohet pirja e duhanit. Normalisht qė edhe pronari duhanxhi ishte pėr ndalimin e pirjes sė duhanit nė restorantin e tij.

Spitalet onkologjike pėr shėrimin e kancerit tė mushkėrive nė SHBA nuk mund tė ballafaqonin shpenzimet si dhe numrin e madhė tė pacientėve kancerozė pėr hospitalizim, prandaj kompanitė e mėdha amerikane, prodhuese tė duhanit, pranuan qė t'i mbulojnė shpenzimet e spitaleve onkologjike. Pėrfundimi i kėtij rezultati pesimist ėshtė i qartė se si kompanitė prodheuse tė cigareve janė nė gjendje tė mbulojnė shpenzimet e spitaleve, falė shitjes sė madhe tė duhanit. Prandaj tė gjithė duhanxhinjtė pa dallim moshe duhet dijtur qė automatikisht janė tė siguruar pėr shėrim nga kanceri i mushkėrive.

 

Si u prit duhani pas zbulimit tė Amerikės?

Siē dihet sė pari indianėt, nė Amerikėn Jugore, e kultivuan duhanin qė e ternin, pastaj e thithnin tymin. Nė Amerikėn Veriore indianėt e pėrdornin duhanin nė ceremoni tė ndryshme, tė cilėt mendonin se duhani kishte veēori shėruese. Invadimi i duhanit nė Evropė u bė pas zbulimit tė Amerikės nga ana e Kristofor Kolombos. Pėr herė tė parė nė vitin 1556 duhani filloi tė kultivohet nė Francė, dhe pastaj si rrufeja u pėrhap nė tėrė botėn. Kuptohet qė pėrdorimi i duhanit nė fillim ishte i ndaluar, prandaj qytetari qė zihej me duhan, dėnohej me vdekje. Nė kohėn e Karlit tė Madh, qytetari qė zihej me duhan i shkurtoheshin gishtat e dorės, kurse nė kohėn e Carit Rus u shkurtohej hunda. Mė nė fund, prodhuesi mė i madh i duhanit ka qenė dhe mbetet ShBA.

Nuk mjafton tė pėrshkruhet duhani pa e pėmendur erėn e keqe, e cila quhet nikotin sipas diplomatit francez Jean Nicot, pėrndryshe ambasador nė Portugali, prej nga e futi duhanin nė Francė. Ky nikotin ngacmon sistemin nervor qė mė sė miri shihet nė gishtat e zverdhur nga pirja e cigares. Sa mė afėr bishtit tė cigare qė thith duhanxhiu, aq mė shumė nikotin gjindet nė te. Dth. se nikotini mė i helmtė ėshtė pikėrisht kur gaca tė djeg gishtat e dorės, sepse pjesa e dytė (bishti i cigares) ka mė shumė nikotin se pjesa e parė nė fillim tė ndezjes. Nėse njeriu e thith cigaren me gojė, merr 15% nikotinė, i cili nėpėrmes gojės depėrton nė gjak. Por ėshtė dyfish mė i ashpėrt nėse tymin e duhanit e qet jashtė me hundė, kurse katėr herė mė shumė nikotinė merr nėse tymin e thith me mushkėri.

Mushkėritė, sipas Fjalorit tė Gjuhės sė Sotme Shqipe, janė organe kryesore tė frymėmarrjes qė pėrbėhen prej indesh tė veēanta, nė ngjyrė tė zbardhėlleme e si sfungjer e shėrbejnė pėr pastrimin e gjakut dhe pėr pasurimin e tyre me oksigjen. Jo vetėm kaq, sepse nė asnjė legjendė popullore shqiptare, siē janė legjenda e Mujit dhe Halilit, e Gjergj Elez Alisė, e Gjergj Kastriotit - Skėnderbeut, legjenda e murosjes sė gruas etj. nuk pėrmendet duhani, dhe kjo ėshtė njė mrekulli nostalgjike nė kohėn tonė bashkokohore. Pastaj ambienti shėndetsor nė artin dhe etikėn e mjekėsisė antike tė Hipokratit, tė Galenos, tė Gentit (mbret i Ilirėve) gjer nė shekullin e XV-tė ėshtė i pastėr pa tym duhani: pa nikotinin helmues. Prandaj vetėm me angazhim tė madhė vetmohues mund tė ruhet shėndeti i popullit dhe ambienti natyror.

 

Kur insekti e mbyt luanin

Dukuri e shpeshtė ėshtė mosdurimi ndaj pjesėtarėve qė diskutojnė nė mbledhje dhe tubime tė ndryshme demokratike. Ka raste kur nė foltore diskuton ndonjė veprimtar, apo krijues, ndėrkohė dikush nga mesi i publikut reagon me zhargonin e tij pėrbuzės: "Kush je more, ti? Ti je analfabet!" dhe tė ngjashme. Nuk ėshtė aspak e ēuditshme qė pranė tij mund tė jetė vėllau, apo miku i intelektualit qė ndėrkohė ėshtė duke diskutuar. Kuptohet qė nė atė moment gjakrat mund tė nxehen, dhe papritmas vie gjer tek grindja me pasoja tragjike. Konkretisht, me njė rast, tė pranishmit qė e njihnin kundėrshtarin e egėr, treguan se pikėrisht ai gjysmanalfabet (me shkollė fillore), dhe guxon e fyen akademikun me zhargonin brutal "Ti je analfabet". Mė nė fund, ky farė shkollari, nėse ėshtė trim, mund tė dalė nė foltore dhe si demokrat tė shpreh mendimin hapur para masės, dhe jo tė dėrdėlisė nė mes tė njerėzve me fjalė fyese. Ka raste kur injoranti del "fitues" falė mosreagimit tė punėtorit intelektual me kulturė dhe serioz, prandaj nuk dėshiron tė kompromitohet me injorantin qė e ka vendin tek hamalli.

Kėtė formulė matematikore tė mosdurimit mė sė miri e ka zbėrthyer shkrimtari suedez, August Strindberg, nė dramėn e tij "Zonja Julia" qė "jeta ėshtė njė idiote, ku insekti e mbyt luanin. "Njėherit, kjo ngjarje mė pėrkujtoi edhe dėshmitarin trillues, i cili gjatė seancės sė gjykimit tė intelektualėve tė udhėhequr nga Halil Alidemaj, Ukshin Hoti, Ekrem Kryeziu, Shemsi Reēica dhe tė tjerė nė vitin 1981, tha se grupi ka punuar me konspiracion. Duke iu falenderuar syēeltėsisė sė avokatit, i cili kishte parasysh aftėsitė e kufizuara tė dėshmitarit, e pyeti se ē' don tė thotė fjala konspiracion? Shpifėsi tha se fare nuk e dinte kuptimin e fjalės. Kjo tregon se si disa injorantė janė bėrė besimtarė religjioz ndaj partisė sė tyre nė pushtet, dhe fare nuk kanė frikė se ēfarė thonė. Prandaj ashtu siē ndalohet hedhja e mbeturinave nė rrugė, ashtu duhet tė ndalohet edhe fyerja nė mjedisin shoqėror.

Malme, Janar 2003