Kur njė pronar gjerman e goditi argatin polak pėr tė punuar nė fermėn e tij me njė pagė shumė tė ulėt, polaku refuzoi duke thėnė se nuk ėshtė shqiptar qė tė pranojė kėtė punė nėnēmuese me pagesė tė ulėt. Ato vite, reagimi i polakut sikur mė nxeu gjakun dhe doja qė t“i thoja se ē“kanė polakėt mė shumė se shqiptarėt pėr nga dinjiteti kombėtar. Tani gjėrat dalėngadalė po dalin nė sipėrfaqe. Se shqiptari ėshtė batakēi, po aq edhe i pafytyrė po tregon koha qė polaku kishte tė drejtė. Disa prishtinasė thonė se me njėmijė marka mund tė martohesh me njė ēikė nė Tiranė. Tani shqiptarėt nė diasporė thonė ngjashėm se me njėmijė marka mund tė martohesh me njė ēikė nė Prishtinė, pa edhe vejan me fėmijė nė qofsh. Paraja po e shthur moralin, etikėn dhe dnjitetin kombėtare.
Nė Malme tė Suedisė flitet se nė Kosovė nuk ka nevojė tė jesh i menēur, apo i dijshėm, rėndėsi ka tulla e trashė, ndaj ke miq dhe mbimiq. Flitet se me marka mund tė bėhesh, jo vetėm jurist me diplomė universiteti, por edhe magjistėr apo doktor i shkencave, po deshe. Kur ndonjė qytetar e tallin pėr aftėsi tė ulėta shkencore, menjėherė thonė se doktoranturėn e ka bėrė nė Prishtinė. Unė u inatosa shqiptarisht duke dyshuar se mos ndoshta ėshtė ndonjė adhurues i ish-Jugosllavisė qė flet shqip dhe tek Universiteti i Kosovės sheh vetėm zi. Pastaj mos pyet se ēfarė shqipe flasin shqiptarėt nė diasporė qė gjuhėn e mėsojnė me anėn e muzikės dhe humorit shqiptar. Kėshtu ndodh meqė librat nė gjuhėn shqipe nė bibliotekė rrallė ndonjė lexues i shfleton. Fitohet pėrshtypja sikur shqiptarėt nė diasporė mė shumė e njohin Cimėn dhe Lecin se sa Adem Demaēin, Rexhep Qosjen, Ismail Kadaren, Dritėro Agollin, Sabri Godon dhe kėshtu me radhė.
Njė ditė fqiut tim i thash, ėshtė mirė qė nė klub tė organizojmė festėn e Flamurit Kombėtar mė 28 nėntor. "Ēfarė klubi, more! Ē“flet kėshtu?! Ti ende nuk din se nė atė klub hyn dhe del korrupsioni", - ma ktheu fqiu i revoltuar.
Klubet tona janė bėrė klube matrapazėsh qė shesin nderin dhe turpėrohen faqe botės. Klubet shqiptare mirren me dėrgimin e shqiptarėve nė Stokholm pėr sprovimin e ushtarėve tė ardhshėm tė KFOR-it nė Kosovė. Shqiptarėt qėndrojnė nga dy-tri javė nė Stokholm, ku transportin, ushqimin dhe hotelin i paguajnė ushtarėt e ardhshėm tė KFOR-it nė Kosovė, dhe nė pėrfundim, nė emėr tė aktrimit tė tyre tė turpshėm marrin 10.000 -15.000 korona suedeze. Shqiptarėt pėrdoren si mjet psikofizik pėr nevojat e ushtrimit tė kuadrove ushtarake qė do tė zbarkojnė nė Kosovė, ngjashėm siē paguhet njė femėr me trup tė zbuluar para piktorėve tė artit. Me anėn e aktrimit tė shqiptarėve "kukull", ushtarėt e ardhshėm tė KFOR-it mėsojnė zhargonin e revoltės se si reagojnė shqiptarėt nė Kosovė. Jo vetėm kaq, kėta "aktorė shqiptarė" duhet tė pėrkthejnė ēdo fyerje, apo reagim emocionues nė gjuhėn suedeze, kėshtu qė ushtarėt suedezė kur tė fillojnė detyrėn nė Kosovė, tė kuptojnė se ēfarė thonė dhe si revoltohen shqiptarėt gjatė zėnkava.
Unė i kuptoj shqetėsimet dhe brengat e ushtarėve suedezė qė angazhohen pėr nė KFOR, mirėpo mė habit fakti se si munden shqiptarėt e diasporės tė bien aqė poshtė dhe pranojnė kontrata nėnēmuese nė dėm tė vėllezėrve dhe motrave tona nė Kosovė me para tė pista. Mos vall, etika dhe morali janė bėrė plaēkė tregu dhe shiten me para?! Si nuk kanė sė pakut inat shqiptari, qoftė ai kryebatakēiu, qė i evidenton, qoftė ata "kukulla" shqiptarė qė pranojnė aktrimin e neveritshėm.
Nuk di nėse kėshtu veprohet edhe nė shtetet tjera tė Evropės Perėndimore, ku sipas Human Rights Watch (HRW) njerėzit e OKB-ės e ekeqpėrdorin profesionin e tyre duke blerė seksin e femrave, sidomos nė Bosne. Normalisht qė ndonjė polic i OKB-ės ka forcė ekonomike pėr tė blerė skllaven e varfėr boshnjake apo shqiptare pėr ta mbajtur disa muajė nė banesėn e tij.
Njė ditė fqinja i tregoi bashkėshortes sime se si bashkėshorti i saj kishte udhėtuar zyrtarisht pėr nė Stokholm sa pėr tė shfaqur njė film dokumentar. Kėsaj biesede tė fqinjės krenare pėr burrin "aktor" nuk i dhash rėndėsi. Gati sa u krekosa sikur ne shqiptarėt jemi trashėgimtarė tė artistėve me famė botėrore, siē janė Aleksandėr Moisiu, Bekim Fehmiu, Reshat Arbana dhe Mirush Kabashi. Mė vonė mėsova se Malme paska shumė "aktorė" shqiptarė qė udhėtojnė shpesh pėr shfaqjet teatrale nė kazermat e improvizuara ushtarake tė Stokholmit. Pyes ku janė klubet, shoqatat, autoritetet private apo zyrtare qofshin, intelektualė shqiptarė dhe sa e sa veprimtarė qė botojnė revista si pjesė e emancipimit kulturor tė kombit shqiptar. Si ėshtė e mundur qė kėta tė tolerojnė edhe turpin nė sy tė botės. Vall, a u dhemb sė pakut shpirti, apo trupi si organ fiziologjik nėse i prek gozhda e huaj kur mėsojnė se si shqiptarėt vrapojnė pas fitimit me turp?!
Para pesė vitesh njė vendas i revoltuar nga zėnka me njė boshnjak, mė kishte thėnė se po i zbulove ballin boshnjakut, i del kryqi. Kėtė ai e kishte demonstruar edhe me dorėn e tij duke prekur ballin. Nė mospajtim, unė e pata kundėrshtuar shprehjen e tij shumė tė ulėt. Sot do t“i drejtoja pyetjen atij tė "revltuarit" se po t“ua zbulojmė ballin kėtyre "artistėve" shqiptarė qė aktrojnė nė dėm tė Kosovės hallemadhe nė Stokholm, ēfarė u del?!
Gjuha zyrtare dhe gjuha e mėmėdheut
Suedezėt bėhen kurreshtarė tė dinė se nė banesėn time flas shqip, apo suedisht me anėtarėt e familjes. Nuk e kam shprehi qė t“ua bėj vollėn, por u them hapur se ēdokund flas vetėm suedisht me pėrjashtim nė banesėn time dhe me bashkatdhetarėt e mi qė flas shqip. Kuptohet, unė flas dhe shkruaj bukur suedisht, mirėpo lind pyetja se a veprojnė kėshtu edhe familjet tjera shqiptare. Nė anėn tjetėr, pedagogėt suedezė kėshillojnė qė nė gjirin familjar duhet folur nė gjuhėn amtare, sepse ėshtė nė tė mirėn e fėmijėve shqiptarė qė tė mos e harrojnė gjuhėn shqipe.
Gjatė udhėtimit veror me autobus nga Kosova pėr nė Suedi kam dėgjuar dy zonja shqiptare tė flisnin suedisht, dhe ky gjest sa ėshtė primitiv po aq edhe i neveritshėm qė tė sjell nė krup. Kjo dth. se kėto dy gra tė pacipa duke luftuar pėr karrierizėm, bien viktimė e marrėzisė. Ka raste kur shqiptarėt bien viktimė edhe e gjuhėve sllave, siē ėshtė serbokroatishtja dhe maqedonishtja, nė vend se tė flasin suedisht qė ėshtė nė tė mirėn e tyre reciproke, por edhe duhet patur sė pakut inat shqiptari, qė tė mos bien viktimė e gjuhės sllave. Ku tė kemi fatin qė ne ti nxitim boshnjakėt, apo maqedonėt pėr tė mėsuar gjuhėn shqipe, qė ėshtė gjuhė e vjetėr para latine. Kur ėshtė fjala pėr leksionet, ku sipas planprogramit mėsimor parashihet edhe vizita e ndonjė manastiri tė vjetėr katolik, disa shqiptarė tė fesė myslimane tregohen mė fanatik se kurdėt, dhe nuk pranojnė t'i pėrmbahen programit mėsimor. Kėta harrojnė se janė shqiptarė tė Evropės, se hanė bukėn e Suedisė demokratike tė fesė kristiane. Nuk do koment se kishat suedeze kanė ndihmuar strehimin e shqiptarėve tė ndjekur nga trojet e tyre, mirėpo pasi qė kėta rehatohen me tė gjitha tė mirat, u bie ndėrmend se janė myslimanė. Dihet qė Suedia ėshtė shtet demokratik dhe tolerant nė aspektin fetarė, ngjashėm siē janė shqiptarėt nė tri konfeksione fetare. Aktualisht kisha katolike e Zvicrės ėshtė kundėr ashpėrsimit tė kėrkesės pėr azilantė.
Nė Malme njė kohė tė gjatė jeton njė familje dibrane, mirėpo kurrė nuk kanė folur as serbokroatisht, as maqedonisht. Gjuha dhe tradita shqiptare tek familja dibrane ėshtė nė nivel shumė tė lartė. Gjersa nė banesėn e familjes dibrane figurojnė eksponate tė traditės shqiptare qė tė kėnaq syrin dhe zemrėn, nė anėn e kundėrt, nė disa banesa tė shqiptarėve vendin kryesor e zėnė eksponatet orientale. Unė nuk jam kundėr bindjeve tė tyre fetare, vetėm se duhet qė sė pakut tė figurojnė edhe simbolet e historiografisė dhe kulturės shqiptare, nė mėnyrė qė tek fėmijėt e tyre tė kultivohet ndjenja e atdhedashurisė, pa marr parasysh bindjet e tyre fetare, siē thonin rilindasit shqiptarė se feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria. Mbi tė gjitha, shqiptarėt nė diasporė duhet ta dinė se Republika e Kosovės fillon nga familja, kėshtu shkruan edhe akademik Mark Krasniqi nė librin e tij "Gjurmė dhe gjurmime".
Tatuazhi ēetnik
Gjatė verės sė nxehtė nė Malmen turistike buzė Baltikut hasa njė shqiptar me tatuazh nė krah. Nė krahun e majtė kishte tė gravuar tatuazhin ēetnik "JNA", dhe kjo nuk do koment. Rėndėsi ka qė ai ishte profesor i gjuhės shqipe, mirėpo sa fanatik paska qenė dikur dhe marrėzisht ėshtė dashuruar nė simbolin fashist "JNA", qė vazhdimisht i ka torturuar ushtarėt shqiptarė me pėrcaktim tė diagnozės "vetėvrasje". Vetvetiu, kinse me keqaerdhje, deklaroi profesori i gjuhės shqipe se kishte provuar me tė gjitha mjetet pėr ta zhdukur nga krahu simbolin "JNA", mirėpo nuk kishte patur sukses. Kjo dth. se ja ēfarė profesora tė gjuhės shqipe ka prodhuar katedra e Albanistikės nė Univeristetin e Prishtinės. Po nga kjo katedėr kanė dalur edhe disa poetė tė talentuar qė me pėrkushtim tė zjarrtė kanė shkruar vjersha dhe ode pėr Josip Broz Titon, pastaj kanė dalur edhe kėngėtarė qė me patos kanė kėnduar "MarshallTita n“kali t“bardhė", qė sot janė transformuar nė partinė mė tė madhe tė LDK-ės.
Diē rreth prejardhjes sė tatuazhit. Tatuazhi ėshtė njė shprehje qė vjen prej vitit 1700, nė kohėn kur anijet e para filluan tė lundrojnė drejt ishujve tė detave tė jugut ku banorėt e atyre vendeve pėrdornin tatuazhin. Kėshtuqė pėr shkak tė furtunės dhe valėve tė mėdha tė detit detarėt ishin tė detyruar tė ndėrprenin lundrimin dhe tė ndaleshin nėpėr ishuj tė ndryshėm tė detrave. Prandaj pėr shkak tė pritjeve tė gjata gjersa tė qetėsoheshin valėt e detit, i hynin tatuazhit tė trupit. Figurat e tatuazhit kryesisht janė spiranca pėr shpresė, nga edhe e ka prejardhjen meqė pritnin me padurim qetėsimin e valėve tė detit, kurse zemra pėr dashurinė si kujtim ndaj sė dashurės qė e priste nė shtėpi. Prandaj simboli i tatuazhit ēetnik "JNA" nuk kishte tjetėr kuptim pos tė rritesh me "JNA"- dhe tė vdesėsh si kafshė pėr idealin e sėmurė tė shtetit mė obskurantist jugosllav.
"Jam shejtani i zi"
Flitet se po tė mos shpėrthente Revolucioni i Prishtinės nė mars tė vitit 1981, shqiptarėt lehtėsisht patėn pėr t“u bėrė jugosllavė tė devotshėm. Ilustrimi mė i mirė ėshtė kur njė shqiptar i Kosovės vdes nga pika nė zemėr pėr shkak se ekipi jugosllav nė ndeshjen futbollistike humbi nga ekipi gjerman. Ishin vitet e murtajės sė zezė qė dikur nė Kosovė me tirazh mė tė madh shitej "Sport" i Beogradit, ku me anėn e kėsaj gazete, serbėt e matnin pulsin e popullit shqiptar se sa ishim tė aftė dhe tė gatshėm pėr Kosovėn Republikė. Pastaj njė i arratisuri nga Shqiperia me tė fituar shtetėsinė jugosllave, nga gėzimi, nė mes tė restorantit "Ballkan" tė Therandės kishte klithur "Ja sam jugosloven", qė nė gjuhėn shqipe dth. "Jam shejtani i zi". Pas klithjes sė atij, njė puntori shqiptar qė kishte lėnė njėrin vesh nė udbėn jugosllave, i mbeti buka nė fyt.
Dukuria mė e tmerrshme ka qenė kur babė e bir pranuan qė kryetarit J.B.Tito, i cili atė vit kishte marr udhėn pėr tek "mermeri i ftohtė", t“i dhurojnė veshkėn personale pėr t“ia zgjatur jetėn antishqiptarit tė kuq. Ky veprim ėshtė i ngjashėm me epitafin satirik tė poetit rilindas Filip Shiroka: "Vajton shqiptari mbi vorr tė grekomanit". Falė kujdesit tė mjekėve sllovenė ky skandal i turpshėm nuk ngjau. Po tė ishte fjala pėr cilindo djalosh apo vajzė shqiptare qė do tė kishte nevojė pėr transplatimin e veshkės, kuptohet qė kėta dy shqiptarė (babė e bir) amorfė kurrė nuk do tė pranonin qė nė mėnyrė humanitare t“i dhurojnė veshkėn.
Nė pėrfundim duhet theksuar edhe besimin e kultit tė gjunjėzimit ndaj LKJ-ės. Gjersa demonstratat shqiptare pėr Republikėn e Kosovės po shtypeshin nga kėrbaēi jugosllav, nė Bibliotekėn e Kombinatit "Emin Duraku" tė Gjakovės ishin radhitur me qindra komplete tė kuqė "Vepra" dhe "Delo" tė Titos. Konkretisht, nėse Biblioteka kishte 15 000 vėllime librash, ndaj 1/2 e fondit i pėrkiste Titos. Kuptohet qė bibliotekės sė kombinatit dhe qytetit shqiptar nuk i duheshin mė shumė se njė apo dy ekzemplarė libra tė kryeshovenistit Tito. Biblioteka duhej tė furnizohej me libra tė letėrsisė artistike dhe shkencore, nė mėnyrė qė gjeneratat e ardhshme tė aftėsoheshin dhe tė edukoheshin shkencorisht pėr tė kontribuar nė emancipimin e tyre kombėtar shqiptar drejt lirisė dhe jetėsimit tė Pavarėsisė sė Kosovės. Libėrshitėsi i shtėpisė botuese "Rilindja" mė kot ishte munduar qė kėtij kombinati me emrin e bukur tė heroit kombėtar, si dhe vendlindjes sė Sulejman Vokshit dhe Bajram Currit, t'i afrojė ndonjė libėr nė gjuhėn shqipe, sepse timonierėt e kombinatit nuk donin qė t“u prishej trengjyrėshi jugosllav i bibliotekės sė tyre. Pra ishte koha e burokracisė sė kuqe gjakovare, ku tėrė udhėheqsia politike dhe ekonomike e kryeqendrės sė Kosovės ishte me prejardhje nga Gjakova.
Beqir ELSHANI
Malme, Dhjetor 2002