|
Nga Franko Egro
E vetmja republikė qė u shkėput nga Federata Jugosllave, pa u ballafaquar me forcėn ushtarake serbe ishte Maqedonia. Pėr vite me radhė politikėbėrėsit perėndimorė e kundruan me frikė balancėn e saj etnike. Njėri prej tyre, i dėrguari i posaēėm i OKB- sė pėr Ballkanin Karl Bild, mė tha nė fillimet e dekadės sė kaluar se fitili fuēisė sė barutit mund ti vihej nė dy vende: nė Bosnjė dhe Maqedoni. Por, rrjedha e qetė e viteve nė dukje bėnė qė ata tė besojnė tek ajo qė u cilėsua mrekullia maqedonase . Nė mėnyrė tė veēantė pas kasaphanės boshnjake, Perėndimi u angazhua pėr tė penguar degjenerimin e raporteve ndėretnike. Por gradualisht, frika pėr shpėrthimin e luftės nė Maqedoni shumė shpejt kaloi nė plan tė dytė, duke u zėvendėsuar me keqtrajtimin e shqiptarėve tė Kosovės. Perėndimi si asnjėherė reagoi me shpejtėsi edhe pėr njė arsye tjetėr, deri tani fare pak tė njohur. Njėri prej organizatorėve tė rezistencės kosovare nė Perėndim mė ka deklaruar se: kryeqytetet perėndimore na vunė vetėm njė kusht. Ne duhet tė garantonim integritetin e Maqedonisė.
Me krijimin e Federatės Jugosllave nė 1945, Maqedonia u shndėrrua nė njė prej republikave tė saj. Pėrveē sllavėve, ajo pėrbėhej nga shqiptarė, turq, muslimanė, romė si dhe disa pakica tė tjera. Marrėdhėniet midis shumicės maqedonase dhe komunitetit shqiptar, ndonėse asnjėherė tė mira nuk paraqisnin ndonjė rrezik. Nė kėto nivele qėndruan ato deri nė vitet 70, kur qindra tė rinj shqiptarė u regjistuan nė Universitetin e porsahapur tė Prishtinės. Dėshira e madhe pėr tė studiuar nė shqip bėri qė ata ta braktisin pa hezitim sistemin arsimor nė Shkup, ku ēdo lėnde jepej nė maqedonisht. Kėshtu filloi njėra prej krisjeve tė para nė marrėdhėniet ndėretnike, e cila do tė zgjerohej e thellohej sė tepėrmi gjatė viteve 90. Por, pavarėsisht prej dallimeve kulturore, gjuhėsore dhe fetare tė dyja komunitetet bashkekzistuan paqėsisht. E ndėrsa Shkupi rindėrtohej pas tėrmetit shkatėrrimtar tė 1963, pjesėtarėt e tė dyja komuniteteve, nė kėrkim tė hapėsirave tė reja, vėrshuan drejt tij. Nga 100 mijė banorė, me njė shpejtėsi marramendėse, kryeqyteti kapi shifrėn 500 mijė. Ky migracion i brendshėm ishte ndėr tė paktat ngjarje qė i afroi disi shqiptarėt dhe maqedonasit. Shkupi, u shndėrrua nė qendrėn mė mikse tė vendit. Por, megjithatė si pėr tė treguar se pėrzierja dirigjohej mė shumė nga motivet ekonomike, ata jetuan tė ndarė. Maqedonasit u pėrqėndruan nė tė djathtė tė Vardarit, ndėrsa shqiptarėt nė tė majtė tė tij. Ndonėse nuk pati asnjė akt dhune, ishte konkurrenca ekonomike ajo qė i thelloi dallimet. Ato ndoqėn rrugė tė ndryshme mbijetese. Prodhimi bujqėsor, me tė cilin merrej tradicionalisht popullata sllave, nuk ishte mė e mjaftueshme, ēka ēoi nė zbritjen e njė pjese tė madhe tė saj nėpėr qytete. Ndėrkohė shqiptarėt pėrreth duke i shfrytėzuar hapėsirat e ligjeve filluan shpejt aktivitetet private. Nga 1945 - 91 Maqedonia thithi jo pak fonde, por ato sipas shqiptarėve u orientuan nė zonat maqedonase. Kur nacionalizmi serb shpėrtheu nė fund tė viteve 1980, i manifestuar fillimisht nė njė retorikė tė tėrbuar antishqiptare, shumė maqedonas e pėrqafuan me entuziazėm. Shpejt edhe ata i fajėsuan shqiptarėt pėr ēdo problem. Ekuilibri delikat etnik humbi shumė prej barazpeshės kur presidenti i Serbisė, Sllobodan Milosheviē i abrogoi tė drejtat e Kosovės. Shqiptarėt e Maqedonisė, tė lidhur tepėr ngushtė me kosovarėt, e pėrjetuan rėndė kėtė zhvillim. Ata u ndjenė viktima tė agresionit milosheviēian. Me kalimin nė ilegalitet tė Universitetit tė Prishtinės, humbi mundėsia e arsimit tė lartė me anė tė tė cilit shpresonin ta rrisnin praninė e tyre nė superstrukturė. Pėr ta ishte e papranueshme qė pas njė shkollimi prej dy dekadash nė Prishtinė, ti vazhdonin studimet nė maqedonisht. Tė zhytur nė njė situatė tė pashpresė, edhe ata si kosovarėt, i vazhduan studimet nė ilegalitet. Por, edhe diplomat e tyre nuk u njohėn nga autoritetet, ēka ndikoi tepėr negativisht tek shtimi i pakėnaqėsive ndėretnike.
Kėto ngjarje pėrkuan me zhvillimet e vrullshme centrifugale qė sollėn shpėrbėrjen e Jugosllavisė. Fillimisht, tė dyja komunitetet, ndanė mes tyre frikėn e njė sulmi tė mundshėm nga Beogradi. Por, kjo ndjenjė, nuk e dėboi mosbesimin reciprok. Megjithatė Milosheviēi vendosi tė mos merrej me Maqedoninė. Pėr tė republikat perėndimore ishin prioritare. Duke pėrfituar nga shpallja e pavarėsisė sė Sllovenisė dhe Kroacisė, ish -presidenti Kiro Gligorov nxitoi tė bėnte tė njėjtėn gjė. Maqedonia e zhvilloi referendumin nė 8 shtator 1991. Rreth 70% e popullisė mori pjesė nė votime dhe tė dyja komunitetet votuan mbi 95% pro pavarėsisė. Njėsia e fundit e Armatės jugosllave u tėrhoq paqėsisht nė 27 mars 1992. Por ky veprim, ndonėse shėnoi lindjen e shtetit tė pavarur e la tėrėsisht tė pambrojtur. Maqedonia mbeti vetėm me Forcėn e Mbrojtjes Territoriale, e cila numėronte rreth 74 mijė vetė dhe dispononte njė arsenal tepėr tė varfėr ushtarak. Ai konsistonte nė pushkė dhe tanke tė vjetėr. Kjo gjendje nuk mund tė pėrmirėsohej pasi embargoja e armėve e OKB- sė ndaj ish -Jugosllavisė e pėrfshinte edhe Maqedoninė. E vetmja alternativė qė i mbetej ish -presidentit Gligorov ishte ti kėrkonte ndihmė OKB- sė. Nė dhjetor tė 1992, Kėshilli i Sigurimit autorizoi vendosjen e njė njėsie tė saj ushtarake nė Maqedoni pėr tė vėzhguar kufijtė veriorė dhe perėndimorė. Kjo ndodhi nė njė kohė qė nga pikėpamja e sė drejtės ndėrkombėtare, Maqedonia ndodhej nė njė situatė tė paprecedent. Komisioni ligjor, pėr njohjen e saj nėn drejtimin e ekspertit francez, Robert Badinter konfirmoi se ajo i pėrmbushte tė gjitha kriteret, por kjo nuk mjaftonte. Greqia kundėrshtoi sepse emri Maqedoni, sipas saj, nėnkuptonte pretendime territoriale ndaj provincės veriore me tė njėjtin emėr. Shkupi u detyrua tė pranonte emrin e Republikės ish -Jugosllave me tė cilin u njoh ne 1993 si anėtare e Kombeve tė Bashkuara. Por pavarėsia nuk arriti ti pėrmirėsojė as marrėdhėniet ndėretnike, as dhe nivelin e demokracisė.
Nė zgjedhjet e 1990 ish -komunistėt, me emrin e ri Socialdemokratė qėndruan nė pushtet duke formuar njė qeveri provizore koalicioni. Nė tė mori pjesė pėr mė shumė se njė vit edhe partia opozitare VMRO-DPMNE, e drejtuar nga 24 -vjeēari ambicioz, Ljupēio Georgievski. Ajo i hodhi poshtė tendencat pro bullgare, por nuk i fshehu ndjenjat antishqiptare. Deklarata e tij se do tia gozhdonte thonjtė e kėmbės shqiponjės me dy krerė pati jehonė pozitive tek popullata sllave. Nė kėtė realitet shqiptarėt, tė grumbulluar rreth Partisė pėr Prosperitet Demokratik, PPD, menduan se ishte nė interesin e tyre tė pėrfaqsoheshin nė qeveri pėr ta frenuar frymėn nacionaliste. Mollė sherri nė atė kohė u bė raporti demografik i popullsisė. Sipas burimeve zyrtare, shqiptarėt pėrbėnin 20%, ndėrsa vetė ata thanė se ishin 33 %. E ndėrsa politikanėt maqedonas po pėrdornin tone gjithnjė e mė antishqiptare, PPD u copėtua. Prej saj doli njė grup radikalėsh qė kėrkoi marrjen e masave urgjente. Duke mos arritur ta sigurojnė tė drejtėn e arsimimit tė lartė nė gjuhėn amėtare shqiptaret ēelėn universitetin nė Tetovė. Vendimi mė i guximshėm i tyre, provokoi zemėrimin ekstrem sllav. E ndėrsa shqiptarėt organizuan mitingje pro tij, maqedonasit u kundėrpėrgjigjėn me dhunė. Nė kėtė situatė rol tė dorės sė parė luajti politikani Arbėn Xhaferri. Anėtar i PPD, ai u largua pėr tė themeluar Partinė Demokratike, PD. Nėpėrmjet radikalizimit ai mblodhi rreth vetes tė rinj, kuadro si dhe drejtues lokalė nė Maqedoninė Perėndimore, mes tė cilėve ish -prefektėt e Tetovės dhe Gostivarit. Nė jetėn politike, shqiptari mė rradikal ishte prefekti i Gostivarit, Rufi Osmani. Nė atė moment zoti Xhaferri nuk kishte ndonjė problem tė dilte nė skalionin e dytė. Nė sytė e sllavėve ai u paraqit si element liberal me tė cilin mund tė bisedohej. Duke i kėrcėnuar Socialdemokratėt se do tė krijonte mė shumė hapėsirė pėr radikalėt, ai ushtroi presion ndaj tyre. Duke e ndjerė veten tė fortė, Xhaferri vendosi kontakte me Georgievskin, i cili e kishte ulur retorikėn antishqiptare. Tashmė ai e kishte kuptuar se pa shqiptarėt nuk do tė shndėrrohej kurrė nė protagonist. Nė prag tė zgjedhjeve, falė aleancės me PD ai fitoi 58 nga 120 vendet nė Parlament. Me ndihmėn e 11 deputetėve tė PD ai u bė kryeministėr. Kabineti Georgievski erdhi nė pushtet nė kohėn e ndryshimeve tė mėdha nė jug tė Ballkanit. Pas marrėveshjes Milosheviē - Hollbruk nė tetor 1998 rreth 1700 ushtarė tė NATO-s u vendosėn nė Maqedoni pėr tė siguruar tėrheqjen e vėzhguesve tė paarmatosur tė OSBE- se nė rast dėshtimi tė saj. Mė tej nė fillim tė 1999 NATO-ja nė pėrgatitje pėr luftė dėrgoi atje 10 mije ushtarė tė tjerė. Fillimi i luftės sė Kosovės shėnoi edhe sprovėn mė tė madhe nė historinė e Maqedonisė. Rreth 280 mijė refugjatė shqiptarė mėsynė kufijtė e saj. Qeveria e ndjeu veten ngushtė. Nga njera anė Perėndimi kėrkonte nga Shkupi strehimin e tyre, ndėrkohė qė pjesa sllave mbajti qėndrim proserb. Autoritetet u bėnė agresive. Ata pretendonin se shqiptarėt do tė qėndronin duke e ndryshuar balancėn ndėretnike. Madje pati edhe thirrje tė hapura pėr tė rrėmbyer armėt. Xhaferri ndėrkohė i mbajti nėn kontroll shqiptarėt, duke i kanalizuar emocionet e tyre tek ndihma pėr refugjatėt. Pas luftės tensioni ra disi, por mosbesimi sllavo - shqiptar u shndėrrua nė urrejtje tė ndėrsjelltė. Por ekonomia pėrfitoi nga shpenzimet e NATO-s dhe sidomos prej ēlirimit tė Kosovės. Shqiptarėt, duke pėrfituar nga fqinjėsia siguruan mė shumė tė ardhura. Ky fluks parash nga Kosova drejt pjesės shqiptare i qetėsoi disi shpirtrat e nxehur, qė kėrkonin vendosjen e barazisė me armė. Pėr kėtė arsye shqiptarėt e Maqedonisė qė luftuan nė Kosovė pėrkohėsisht u neutralizuan. Ndonėse aftėsitė politike tė liderėve shqiptarė janė tė pakontestueshme, ato nuk mundėn ta detyrojnė Shkupin tė hartonte njė plan pėr shndėrrimin e Maqedonisė nė njė vend multietnik. Kjo gjendje impasi nuk mund tė zgjatej nė pafundėsi. Frymėmarrja e lirshme e shqiptarėve tė Kosovės, i dehu edhe shumė shqiptarė tė kėsaj republike. Qysh nga fillimi, krijimi i Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare jo vetėm qė shėnoi kthesėn mė tė madhe nė tė gjithė historinė e shqiptarėve tė Maqedonisė, por dhe bindjen siē u shprehėn mjaft analistė se pėr herė tė parė maqedonasit u kapėn mat nga njė lėvizje e vetme .
|