Për ke votojnë Tiranasit
Nga Eduard Zaloshnja
Per te matur pulsin e elektoratit kryeqytetas, nje OJQ
organizoi para
dy ditesh ne nje nga zyrat e saj nje intervistim te nje
grupi
tiranasish. Ne pritje per t'u intervistuar, ata rrinin
te heshtur,
ndoshta nga pesha e sikletit ne se do ta prezantonin
mire seksionin e
hartes shoqerore te popullsise se kryeqytetit qe
perfaqsonin. Pas disa
minutave pritjeje, intervistuesi u shfaq ne zyre, u ul
ne tavolinen e
vetme qe ndodhej atje, nxorri nga canta nje bllok te
madh shenimesh, dhe
filloi t'i intervistonte nje nga nje sipas listes
alfabetike qe kishte
perpara.
Abedini
Dhjetori i vitit 1990 e gjeti Abedinin te sapoliruar nga
burgu famekeq
i Burrelit. Kur u krijua PD-ja, tentoi te ingranohej ne
te. Por fakti
qe PD-ja nuk po i binte fort Enver Hoxhes dhe Ramiz
Alise, e bene te
dyshonte se udheheqsit e saj ishin thjesht kukulla te
regjimit komunist.
Ky Edi Rama, i kishte pas bere pershtypje ne nje meting
te PD-se te
stadiumi "Qemal Stafa". Ai kishte qene i vetmi ne ate
meting qe i
kishte rene mire Enverit, duke thene se "Enveri na skuqi
si ruset dhe na
zverdhi si kinezet". Por Abedini nuk e kishte pare me
Edi Ramen ne
metingjet e PD-se. Nejse, ne mars 1992, pasi e pa qe nuk
u krijua
ndonje parti antikomuniste sipas shijeve te tija,
Abedini vendosi te
votoje per PD-ne. Qe prej atehere, megjithese ne vitin
1994 e nxorren
me shkelma nga greva e urise me urdher te Berishes, ka
votuar vetem per
PD-ne. Edhe ne zgjedhjet e ardheshme lokale, do te
votoje per
kandidatin e PD-se, Spartak Ngjelen. Per me teper,
avokati ka pas qene
bashkvuajtes i tij.
Arqileja
Dhjetori i vitit 1990 e gjeti Arqilene ne pension. Ata
studentet, por
me teper ate djalin e Josif Pashkos dhe ate doktor
Berishen, te cilin
partia e kishte derguar edhe per specializim jashte
shtetit, nuk i
kuptonte se cfare kerkonin. Nuk besonin ata se rruga qe
kishte
percaktuar shoku Enver per Shqiperine ishte me e mira,
pavarsisht nga
disa veshtiresi te momentit? Nejse, sic rrodhen ngjarjet,
rruga e
Enverit u harrua. Tani gjithe puna eshte qe ai Berisha
me ata larot e
tij te mos vije me ne pushtet. Prandaj ai do te votoje
per Edi Ramen.
Packa se e ka pas share Enverin dikur, packa se atehere
tallej edhe me
veterane si Arqileja, dhe packa se ai Spartaku eshte i
biri i Kicos,
ish-shokut te llogoreve.
Besniku
Dhjetori i vitit 1990 e gjeti Besnikun punetor ne Uzinen
Traktori.
Megjithese nuk kishte pas vuajtur direkt nga pushteti
komunist, ai nuk e
duronte me komunizmin. Per kete arsye, ai morri pjese ne
te gjitha
metingjet qe organizonte PD-ja e sapoformuar. Dhe qe
atehere, ai dhe
gruaja e tij kane votuar rregullisht vetem per PD-ne.
Edhe ne vitin
1997, megjithese i humbi te firma Vefa te gjitha parate
qe kishte marre
nga shitja e apartamentit te tij, nuk iu nda PD-se. Pasi
shiti kiosken
qe kishte ndertuar pa leje ne kohen e Berishes, bleu nje
apartament, dhe
tani punon ne nje servis makinash. Ai e di mire qe, edhe
po fitoi
Ngjela, nuk ka per te ndryshuar ndonje gje e madhe ne
jeten e tij te
perditshme. Por voten nuk mund t'ia japi njeriu tjeter
pervec
kandidatit te PD-se. Per me teper ai nuk e duron dot ate
Edi Ramen, i
cili rri e rri, e sajon ndonje epitet te ri per Doktorin.
Clirimi
Dhjetori i vitit 1990 e gjeti Clirimin shef plani ne
Ndermarrjen
Elektroteknike. Megjithese rridhte nga nje familje e
vjeter komuniste,
kishte vite qe i thoshte te shoqes se nuk mund te
vazhdohej ne pafundesi
me enverizmin. Per kete arsye, ndjeu nje fare lehtsimi
kur Sali Berisha
dhe Gramoz Pashko themeluan ate partine e re qe do t'i
bente oponence
PPSH-se. Per me teper, ata te dy nuk rridhnin nga ato
familjet e
deklasuara, te cilat, po te vinin ne fuqi, do te
hakmerreshin rende ndaj
gjithe shtreses se tij. Por ditet kur doktor Berisha
therriste "Rrofte
presidenti Ramiz Alia" mbaruan shpejt. Madje Doktori
filloi te dukej me
i rrezikshem edhe se ata te deklasuarit. Nderkohe Fatosi,
cuni i Thanas
Nanos, po merrte ne duar frenat e PPSH-se. Kur ai arriti
te behej
kryetar i saj, duke ia nderruar emrin ne Parti
Socialiste, Clirimi dhe e
shoqja e ndane mendjen qe deri sa te vdisnin do te
votonin vetem per ate
parti -- partine e shtreses se tyre. Per kete aresye, jo
vetem per Edi
Ramen, i cili ka bere goxha pune ne keto tre vjet, por
edhe per cdo iks
do te ishin gati te votonin per aq kohe sa perfaqsonte
ngjyrat e PS-se.
Hekurani
Dhjetori i vitit 1990 e gjeti Hekuranin ne nje dyqan
fruta-zarzavatesh,
ku punonte se bashku me gruan e tij. Dyqani i tyre ishte
nder te paret
qe u privatizua. Dhe per kete, ata ia dine per nder
PD-se, e cila qe ne
fillim u deklarua per privatizimin e ndermarrjeve
shtetrore. Tani ata e
kane zgjeruar dyqanin dhe nuk shesin me vetem fruta dhe
zarzavate, por
edhe shume ushqime te tjera. Deri ne 1997, shkonin
rregullisht te
votonin. Fillimisht per PD-ne, e pastaj per PSD-ne. Por
duke filluar
nga viti 2000 nuk kane votuar me. Eh, per ke te votosh
-- nje m… jane te
gjitha partite! Por nejse, kete vit ky avokat Ngjela
sikur po ua mbush
mendjen me ate heqjen e taksave per dyqanxhinjte dhe me
ate premtimin
"jap doreheqjen po nuk furnizova Tiranen me uje brenda
18 muajsh". Per
kete aresye, ka shume mundesi qe kete vit te shkojne te
votojne per
Avokatin.
Iliriana
Dhjetori i vitit 1990 e gjeti Ilirianen mesuese ne nje
gjimnaz te
Tiranes. Prinderit e saj nuk kishin qene ndonjehere
anetare partie, por
gjithnje kishin qene ne vende te mira pune. Edhe nga
familja e burrit
ishin pothuaj ne te njejten pozite. Ata si familje e
priten me kenaqsi
lindjen e PD-se, madje sec morren pjese edhe ne nja dy
metingje ne ato
vitet e para. Por nga fundi i 1994-es filluan te ftohen
me PD-ne. Ajo
fushata e Berishes per kushtetuten ishte e bezdisshme.
Pastaj erdhi
humbja ne referendum dhe perjashtimi i Eduard Selamit.
Ne vitin1996,
Iliriana dhe i shoqi nuk e morren mundimin te votonin.
Ne 1997, votuan
per PAD-ne, me shprese se koalicioni i majte do bente te
pakten gjysmen
e atyre qe premtonte. Ne vitin 2000 dhe 2001, te
deziluzionuar nga
mosmbajtja e premtimeve, perseri i bojkotuan zgjedhjet,
duke u betuar se
do te shkonin ne kutine e votimit vetem kur te bindeshin
se njeriu apo
partia per te cilen do te votonin, do te mbante te
pakten gjysmen e
premtimeve. Nga cka bere deri me sot Edi Rama, ata jane
bindur se
premtimet e tij nuk do te ngelen premtime ne ere. Ndersa
premtimet e
Ngjeles… eh… sikur nuk duken te kene buke. Per kete
arsye, ata do te
votojne kete vit, dhe voten do t'ia japin Edi Rames.
Kastrioti
Dhjetori i vitit 1990 e gjeti Kastriotin bari delesh ne
Tropoje.
Familja e tij gjithnje kishte pas qene me partine,
prandaj dhe ai votoi
per kryetarin e kooperatives ne zgjedhjet e para. Por
kur kooperativa
dhe PPSh-ja morren tatepjeten, Kastrioti ngriti familjen
dhe u ngul ne
Koder-Kamez. Plasje i vinte kur e therrisnin malok ata
tiranasit e
qendres, por ai ishte krenar sepse ishte nga krahina e
presidentit. Sa
per votimin, kuptohet qe gabimin e zgjedhjeve te para
nuk e beri me. Qe
prej marsit 1992, ka votuar vetem per Sali Berishen, qe
iu befte pushka
top ishallah! Edhe kesaj rradhe nuk diskutohet qe do te
votoje per
PD-ne. Per me teper, ai avokati po premton ta beje edhe
periferine si
qendra.
Latifi
Dhjetori i vitit 1990 e gjeti Latifin brigadier ne nje
kooperative te
Devollit. Megjithese ai dhe shoket e tij bene c'ishte e
mundur te mos
prishej kooperativa, erdhi dita qe ajo te shperbehej dhe
ai te ngelte pa
pune. Si shume te tjere, edhe ai u shperngul me gjithe
familjen ne
periferi te Korces, ku e ndihmoi nje dajua i tij. Por
kur morri vesh se
njerzit po ndertonin shtepi pa leje ne periferi te
Tiranes, u shperngul
pa e zgjatur shume. Megjithese programet keto partite i
kane pothuajse
te gjitha njesoj, atij gjithmone i ka ngrene kerraba nga
e majta. Ne
pergjithesi, ka votuar per social-demokratet. Edhe kesaj
rradhe, si ne
zgjedhjet e vitit 2000, do te votoje per Edi Ramen,
pavaresisht se nuk
ka bere pothuajse asgje per periferine. Sa per ate
avokatin, nuk i ha
buza kulac se ndonje nga ato llafet e bukura te tij do
te behet
realitet.
Olsi
Dhjetori i vitit 1990 e gjeti Olsin ne klasen e tete. Ne
fillim,
prinderit e tij votuan per PD-ne a PSD-ne. Pastaj kane
votuar ose per
PAD-ne ose per PSD-ne -- s'i kujtohet mire tani. E nejse,
c'rendesi ka.
Atij as qe i bie ndermend per politiken shqiptare -- i
duket shume
primitive, shume ballkanse. Edhe keto jave qe po behet
gjithe kjo zhurme
per fushaten elektorale, atij as i shkon mendja t'i
hedhi syte nga
televizori kur prinderit shikojne lajmet. A do te votoje
ai? As qe
behet fjale. Megjithese nga c'ka pare kalimthi ne
televizor, ai Edi
Rama i eshte dukur politikan modern, prape nuk ia vlen
te shkosh deri te
kutia e votimit per te. Per me teper, nga cka degjuar
nga shoket, edhe
atij Edit, si gjithe politikanet e tjere ballkanas,
sikur i ngjit ndopak
dora.
Pas Olsit, foli Perparimi, Qazimi, Rezarta, Saimiri,
Teuta, Urani,
Vullneti, Ylli, dhe Zamira. Per mungese vendi, nuk po e
japim
permbledhjen e intervistave te tyre. Por pak a shume,
ajo ngjason me
cka lexuat deri tani.
SHENIM: Ngjarja dhe personazhet e mesiperme jane
imagjinare. Cdo
ngjasim me ngjarje dhe persona reale do te ishte krejt i
rastesishem./(Botuar ne gazeten ILLYRIA)