Analiza tjera   |  Dėrgoni Komentin tuaj nė rubrikėn Forum    

Tetova- me nje apo dy universitete

    

Ligjratat per 816 studentet e regjistruar ne Universitetin e Evropes Juglindore ne Tetove kane filluar ketyre diteve, nderkaqe zyrtarisht puna do te filloj me 20 nentor.Themeluesit e ketij kampusi universitar privat thone se per disa jave i tere objekti do te jete ne sherbim te studenteve dhe profesoreve per te startuar viti universitar. Nga 816 kandidatet e pranuar rreth 157 veta jane te transferuar nga Universiteti i Tetoves dhe nga Universiteti i Shkupit. Konkursi ende eshte i hapur dhe deri ne fund te vitit pritet te ploteesohet norma prej 1000 studenteve te pranuar ", thote rektori i ketij universiteti te njohur ne shkurtesen " UEJL " , Alajdin Abazi.Ai thote se ne UEJL ne Tetove ekzistojne kushte profesionale per studime akademike edhe ate ne baze te standarteve te larta nderkombetare te arsimimit te larte.

Deri tani jane te pranuar rreth 32 profesore, disa prej tyre te transferuar nga Universiteti I Tetoves, ndersa pjesa tjeter do te perfshije profesore nga vendet e zhvillara qe jane donatore te ketij projekti. Premtimet jane te shumta per kete projekt qe ende nuk ka filluar te zbatohet ne praktike. Shumica prej studenteve te regjistruar kane mundesi te finacojne shkollimin e tyre vjetor qe kap vleren prej 1600 markash gjermane, ndersa nje pjese e studenteve shqiptare edhe pse ka shprehuar deshire te vijoje mesimin ne kete shkolle te larte private prap se prap nuk u premtojne kushtet financiare.

Ne kete univeristet numri i pjestareve te etniteteve te tjera eshte tejet simbolik, pothuajse asnje prej te rinjve te perkatesive te tjera etnike nuk ka marre guximin te vijoj mesimin ne kete universitet te ri. Universiteti i Evropes Juglindore ne Tetove eshte institucion privat. Bordi drejtues deri me tani nga donatore te ndryshem ka siguruar 21.5 milion DM. Studenti per te fituar indeksin krahas diturive te treguara duhet te paguaj 1600 DM. Paga e nje profesori do te jete prej 700 deri 900 Euro.

Nga ana tjeter, mesimi ka filluar edhe ne Universitetin e Tetoves, universitet me nje pervoje 7 vjecare , me nje te kaluar te shpresedhense dhe me nje te ardhme te paqarte. Ne kete universitet qe autoritetet zyrtare ne Shkup e konsiderojne si jozyrtar numri i studenteve qe vijojne mesimin eshte shume i madh. Mbi 7 mije student percjellin ligjeratat, ndersa nje pjese e konsiderueshme ka mbaruar studimet por me diplome ende te panjohur per shume institucione te vendit dhe te jashtme. Mesimi tani per tani percillet ne nje objekt te ri ne periferi te Tetoves si dhe ne kater objekte te tjera ne Recice te Madhe.

Shqiptaret ne Maqedoni qytetin e Tetoves e shohin si qytet universitar por qe ka hapur shume dilema te medha per te ardhmen e studenteve shqiptare si dhe per te ardhmen e ketyre dy institucioneve te larta arsimore, njeri i njohur nga qendra zyrtare dhe nga nderkombetaret, kurse tjetri i njohur nga popullata shqiptare ne Maqedoni dhe me gjere si dhe i perkrahur nga tri komunat e Maqedonise Perendimore. Kontestet tani jane hapur ndermjet dy taboreve te ketyre universiteteve, por mendimet e drejtuesve te ketyre tempujve te diturse kane nje definicion te perbashket: avancimin e arsimit te larte shqiptare ne nje institucion te vetem te arsimit te larte.

Zhvillimet e reja japin edhe fakte te reja rreth kontesteve qe ekzistojne ndermjet drejtuesve te ketyre dy universiteteve shqiptare ne Tetove. Rektori i Universitetit te Tetoves Fadil Sulejmani thote se ai eshte i bindur se universiteti ne te cilin ai eshte drejtues se shpejti do te legalizohet nga shteti si dhe do te kete lokacionet e saja per avancimin e shkollimit siperor ne Maqedoni.

Ne nje aspekt tjeter, Fadil Sulejmani thote se studentet e tij ne kete vit akademik do ti shfrytezojne disa lokacione te sic e quan ai "Universitetit te Shtulit ", pra te Univeristetit te Evropes Juglindore, si zgjidhje te perkohshme , derisa shteti nuk ndane lokacionin e pershtatshem per universitet zyrtar shteteror. " Ambienti dhe hapsira qe disponojme eshte i pamjaftueshem, kurse lokalet e Universitetit te Shtulit jane te zbrazeta. 100 apo 500 studentet e ketij universiteti te lartepermendur mund te mesojne edhe ne nje barake, kurse ne do ti shfrytezojme te tjerat. Si kompensim ne do ti ofrojme mjetet tona te cilat i mungojne Universitetit te Shtulit. Edhe ashtu Tetova eshte qytet i vogel per te patur dy universitetet, prandaj ato duhet te bashkohen ", thote rektori i Universitetit te Tetoves, Fadil Sulejmani. Bashkimi i ketyre dy universiteteve eshte deshire e tere popullit shqiptare ne Maqedoni.Keshtu mendojne edhe studentet, profesoret dhe politikanet e vendit per dallim nga ata qe kane ne konsiderim interesat e tyre te ngushta profitabile dhe personale. Rektori Sulejmani thote se shqiptaret doemos i duhet nje universitet shteteror, nese Evropa don kolegje private mund te investoj lirisht ne projekte te reja te ketij lloji.

Sic behet ditur jane mbajtur disa takime dhe biseda ndermjet disa personaliteteve publike akademike shqiptare ne Tetove per fillimin e shfrytezimit te pervojave te ndersjellta dhe bashkimin e dy univeristeteve ne nje te vetem shteteror te barabarte me dy universitetet maqedonase. Njeriu i pare i Universitetit te Evropes Juglindore ne Tetove, Alajdin Abazi mohon ti komentoj paralajmerimet e konkurentit te tij te UT-se Fadil Sulejmani. Ai gjithnje flet per perfundimin e ketij projekti te perkrahur nga nderkombetaret ne cdo aspekt. Abazi shpreson se deri ne fund te vitit do te regjistrohen mbi 1000 brucoshe, ndersa per nje pjese te tyre do te mundesohen kredi dhe bursa vjetore. Ka hapsire edhe per studentet e Universitetit te Tetoves. Ata mund te vijne deri ne fund te ketij viti dhe kete mundesi mund ta shfrytezojne edhe neprmjet nenit 198 te ligjit per arsimim te larte dhe te transferohen prej iniciativave qytetare ne insitucionet e larta arsimore legale ", thote rektori I UEJL ne Tetove, Alajdin Abazi. Sipas tij, studentet e UT-se mund te verifikojne diturite e tyre, te vazhdojne studimet me pak se nje vit ne universitetin e ri dhe te marrin diploma valide. Nga ana tjeter shumica e studenteve te UT-se fare nuk cajne koken per tiu rikthyer studimeve te tyre ne UEJL ku sipas tyre me 1600 marka gjermane mund te studjohet per nje vit edhe ne vendet europerendimore ku ekzistojne liberalizime per studentet e huaj, gjegjesisht te vendeve te Evropes Juglindore.

Pavaresisht nga dilemat e shumta qe mbreterojne kryesisht tek studentet ne qytetin e Tetoves vazhdojne te funksionojne dy universitete. (NASER PAJAZITI)