Bisedimet e para zyrtare midis
Serbisė dhe Kosovės pritet tė fillojnė nė vjeshtė
Dialogu - hap dhe kusht i parė pėr integrim nė
strukturat evropiane
Auron Dodi
Kėmbėngulja e administratės sė Organizatės sė Kombeve tė
Bashkuara nė Kosovė (UNMIK) dhe e Bashkimit Evropian
(BE) pėr ta filluar dialogun midis Beogradit dhe
Prishtinės gjatė takimit tė BE nė Selanik kontriboi
dukshėm pėr ta ēuar pėrpara kėtė ēėshtje tė komplikuar.
Kosovarėt qenė tė ndėrgjegjshėm pėr forcėn simbolike tė
ftesės sė parė pėr tė marrė pjesė nė njė takim tė
nivelit tė lartė tė BE, edhe nėse nė kuadėr tė
delegacionit tė UNMIK-ut. Ata u ndienė tė konfirmuar nė
identitetin e tyre kosovar, si rrjedhojė nė njė pozicion
mė tė fortė se sa nė samitin e fundit BE-Ballkan nė
Zagreb, ku ata nuk figuronin nė listėn e tė ftuarve.
Prandaj nuk tė ēudit fakti kur kryetari i parlamentit tė
Kosovės, Nexhat Daci i kėshillon bashkėkombasit e tij tė
mos e prishin tani me bashkėsinė ndėrkombėtare dhe tė
fillojnė bisedime me Beogradin. Ėshtė momenti mė i
pėrshtatshėm dhe momenti mė i fundit pėr ta fituar pėr
vete bashkėsinė ndėrkombėtare. Shqiptarėt duhet tė
diskutojnė edhe me pėrfaq!
ėsues tė Serbisė dhe tė flasin me ta pėr cėshtje qė nuk
prekin statusin", kėrkoi Daci nė Prishtinė.
Dhe qeveria kosovare iu fut punės dhe hartoi nė fillim
tė qershorit njė platformė negociatash pėr "bisedime
teknike", siē u tha, me Beogradin. Kjo ėshtė platforma e
parė konkrete qė hartohet nė Prishtinė pėr bisedime me
Beogradin, dhe njė platformė e cila i respekton
formulimet e rezolutės 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit
(KS) tė OKB-sė pėr Kosovėn. Pėr shqiptarėt e Kosovės ky
ėshtė njė hap i madh pėrpara, njė lloj thyerjeje tabuje,
nė njė kohė qė pas luftės zyrtarėt e Prishtinės thanė se
me Beogradin mund tė diskutohet vetėm pas zgjidhjes sė
statusit tė Kosovės.
Qeveria e parė serbe e epokės pas Miloshevicit u duk qė
nė krye e interesuar pėr tė pasur kontakte me Prishtinėn.
Nė njė marrėveshje nė nėntor 2001, tė refuzuar nga
shqiptarėt, shefi i atėhershėm i UNMIK-ut, Hans
Hakkerupp dhe zv.kryeminstri serb, Nebojsha Ēoviē ranė
dakord tė ngrenė edhe njė grup pune tė pėrbashkėt, ku
edhe pėrfaqėsues tė Kosovės tė diskutonin ēėshtje tė
bashkėjetesės me serbėt nė Kosovė. Por shqiptarėt e
quajtėn kėtė grup jolegjitim e qė nuk respektonte
institucionet e Kosovės prandaj nuk dėrguan kurrė
pėrfaqėsues tė tyre aty.
Konture mė tė qarta politika serbe e pasluftės ndaj
Kosovės mori megjithatė vetėm nė shkurt tė kėtij viti.
Presidenti ndėrkohė i vrarė serb, Zoran Xhinxhiē kėrkoi
nė njė letėr dėrguar Xhorxh Bushit, Toni Blerit dhe
Vladimir Putinit sqarimin e statusit tė Kosovės nė njė
konferencė ndėrkombėtare. Mė tej, nė letrėn e tij ai
paralajmėroi qė nė rast se shqiptarėt e Kosovės do tė
shpallnin pavarėsinė, Serbia do t'i vinte pikėpyetje
marrėveshjes sė paqes sė Dejtonit tė vitit 1995. Me kėtė
Zoran Xhinxhiēi reagoi edhe ndaj njė kėrkese tė 42
deputetėve tė parlamentit tė Kosovės, tė cilėt, tė
revoltuar qė Kosova pėrmendej si pjesė e Serbisė nė
kushtetutėn e Bashkėsisė sė re Serbi dhe Mali i Zi,
kėrkuan nga parlamenti i Kosovės qė tė shpallte
pavarėsinė. Nė korrik 2002 Xhinxhiēi qe pėrpjekur tė
fillonte bisedime edhe me krahun "mė radikal" nė Kosovė,
me ish-komandantėt e UCK-sė, Hashim Thaēi dhe Agim Ēeku,
pėr tė sqaruar me ta fatin e serbėve tė zhdukur gjatė
luftės.
Shefi i UNMIK-ut, Mihael Shtajner nė emėr tė shqiptarėve
tė Kosovės u tregua menjėherė i gatshėm pėr bisedime, aq
mė tepėr kur fillimi i dialogut Prishtinė- Beograd ishte
njė nga standartet e vendosura prej tij dhe bashkėsisė
ndėrkombėtare pėr Kosovėn. Por Shtajneri kėrkoi qė
bisedimet tė pėrqėndrohen nė ēėshtje konkrete, si
transporti e tregtia, furnizimi me energji dhe
dokumentat e kadastrės.
Xhinxhiēi u pėrgjegj duke propozuar krijimin e dy
njėsive federaliste, tė drejtuara pėrkatėsisht nga
shqiptarėt dhe serbėt, tė cilat do tė mundėsonin edhe
njė transfer paqėsor dhe civil tė popullatave.
Shqiptarėt e Kosovės e refuzuan ashpėr kėtė propozim,
duke gjetur kėshtu edhe njė argument pėr tė mos nisur
bisedimet me Beogradin, ftesa prej tė cilit i kishte
gjetur tė papėrgatitur.
Asnjė nga iniciativat e Xhinxhiēit nuk u realizuan, por
propozimet e tij, parė me sytė e sotėm, vunė nė lėvizje
njė proces qė do tė hapte rrugėn pėr bisedime midis
Beogradit dhe Prishtinės.
Rugova dhe Daci, por edhe Rexhepi dhe Thaēi nėnshkruan
nė fund tė shkurtit nė Prishtinė njė deklaratė nė tė
cilėn tregojnė gatishmėrinė e tyre pėr bisedime me tė
gjithė fqinjėt, edhe me Serbinė. Hashim Thaci madje
shkoi edhe mė larg dhe kėrkoi njė moratorium nė
diskutimin e statusit tė Kosovės, pėr tė krijuar
mundėsinė e diskutimit tė problemeve tė tjera konkrete.
Vrasja e Zoran Xhinxhiēit e largoi pėrkohėsisht
vėmendjen nga ēėshtja e bisedimeve. Qėndrimi i parė i
qeverisė sė kryeministrit tė ri Zoran Zhivkoviē pėr
Kosovėn ishte kėrkesa drejtuar UNMIK-ut pėr tė ndaluar
transferimin e kompetencave nga organet e UNMIK-ut nė
institucionet kosovare. Kjo kėrkesė mori pėrgjigje
negative.
Afrimi i samitit tė Selanikut e solli ēėshtjen e
bisedimeve sėrish mbi tryezė. Havier Solana nguli kėmbė
veēanėrisht gjatė vizitave tė tij javėt e fundit nė
Beograd dhe Prishtinė qė bisedimet tė fillojnė.
Kryeministri i ri i Serbisė, Zoran Zhivkoviē formuloi nė
njė intervistė pėr Deutsche Welle-n pozicionin e ri tė
qeverisė serbe pėr dialogun“: "Unė do ta respektoj
mendimin e bashkėsisė ndėrkombėtare se nuk ka ardhur
ende koha pėr tė sqaruar ēėshtjen e statusit, por pėr
ngritjen e standardeve, pra para sė gjithash pėr
pėrmirėsimin e sigurisė sė njerėzve qė jetojnė atje dhe
qė duan tė kthehen."
Nė Prishtinė ky qėndrim pėrkthehet si njė sinjal i
mundshėm pėr ndryshim tė qėndrimit tė deritashėm tė
Beogradit ndaj Kosovės. Kėshilltari politik i kryetarit
tė parlamentit tė Kosovės, Nexhat Daci, Ramush Tahiri i
tha Deutsche Welles: "Ka njė klimė tė pėrshtatshme pėr
bisedime,ka edhe njė ndryshim mentaliteti tė Serbisė
ndaj Kosovė, pasi tani pranohet prej tyre realiteti i
institucioneve ne Kosovė"
Se cilat do tė jenė pikėrėndesat nė axhendat e
bisedimeve tė ardhshme, pėr kėtė Beogradi dhe Prishtina
ende nuk kanė rėnė dakord. Shqiptarėt e Kosovės ngulin
kėmbė pėr njė dialog pėr "ēėshtje teknike", pra pėr tema
si dokumentat e identifikimit, njohja e targave tė
automjeteve,
pensionet etj. Kryeministri i Kosovės ka thėnė se pala
shqiptare do tė diskutojė me Beogradin edhe ēėshtjen e
reparacioneve tė luftės. Ndėrsa Beogradi kėrkon njė
fokusim nė ēėshtje tė sigurisė, si garancinė pėr lėvizje
tė lirė tė serbėve nė Kosovė, sqarimin e fatit tė tė
humburve dhe decentralizimin e Kosovės. Nė Prishtinė
megjithatė janė tė ndėrgjegjshėm se vetė vendimi qė me
Beogradin tė bisedohet ka natyrė politike. Dhe se do tė
jetė e pashmangshme qė bisedimet e nisura tė shkėputen
nė fund nga problematika e gjerė e zgjidhjes sė statusit
tė Kosovės.
Largimi i bisedimeve Prishtinė-Beograd nga samiti i
Selanikut e largoi edhe mundėsinė qė problematika e
Kosovės tė ndikonte direkt nė Selanik nė diskutimet pėr
integrim tė Serbisė dhe Malit tė Zi nė BE. Pra e spostoi
rizyrtarizimin e karakterit ndėrkombėtar tė ēėshtjes sė
Kosovės nė njė samit si i Selanikut. Mbetet tė shihet se
si do tė zhvillohet pas Selanikut dialogu i projektuar.
Pala serbe pėrfytyron Brukselin si vend tė parė takimi
dhe kosovarėt duan t'i shohin nė vjeshtė tė nėnshkruara
marrėveshjet e para. Sidoqoftė, strategjia e BE pėr t'i
sjellė pranė kundėrshtarėt e dikurshėm pėrmes hapave tė
vegjėl nė integrimin e tyre nė strukturat evropiane po
jep shenja se mund tė dalė me sukses.