Nga Shkupi, Jasminka Janeva
Nje debat i gjere ka nisur mbi te ardhmen e Ljubcko Gjeorgjevskit,
ish-drejtuesi i fuqishem i Maqedonise, pas njoftimeve se ai mund te
terhiqet nga jeta politike. Qendrimi prej kater vjetesh ne postin e
Kryeministrit ka marre fund ne vitin 2002 kur koalicioni i drejtuar
nga partia e tij VMRO-DPMNE eshte mundur thellesisht ne zgjedhjet
parlamentare. Ai ka vazhduar te qendroje ne postin e kryetarit te
partise dhe te opozites, por me 23 mars gazeta me qarkullim me te
madh ne Maqedoni "Dnevnik", ka njoftuar se ai tani po planifikon te
largohet nga posti i tij si kryetar i VMRO-DPMNE.
Kryeredaktori i gazetes, Branko Gerovski, nuk ka asnje dyshim se
Gjeorgjevski ka pasur pikerisht kete ne mend. "Ky eshte informacion
qe e kam marre direkt prej tij", ka thene ai per IWPR. "Drejtuesi i
VMRO- DPMNE eshte i vendosur te jape doreheqjen nga posti i kryetarit
te partise. Une kam informacion se ai eshte i vendosur dhe kjo nuk
eshte ndonje lloj manovre politike". Ish-ministri i Financave Nikola
Gruevski, tani nje prej dy nenkryetareve te VMRO-DPMNE, ka thene se
Gjeorgjevski i ka ofruar atij postin e kryetarit te partise. "Une e
kam refuzuar, sepse ai si politikan eshte me i afte se mua", ka thene
Gruevski. Marjan Gorcev, nenkryetari tjeter i partise, ka
kundershtuar theniet e Gruevskit. "Une nuk kam asnje informacion se
kryetari i partise po mendon te jape doreheqjen. Une mendoj se keto
jane vetem tensione ne prag te kongresit te partise (ne maj).
Anetaresia e partise mbeshtet Gjeorgjevskin", ka thene ai.
Gjeorgjevski as nuk ka konfirmuar, por as nuk i ka hedhur poshte
zerat se ai po planifikon te jape doreheqjen. "Per 12 vjet une kam
qene kryetar i VMRO. Eshte normal (te heq dore), por ka edhe dy muaj
kohe deri ne mbajtjen e kongresit - pra eshte ende heret per te marre
nje vendim", ka thene ai per gazetaret gjate nje vizite ne Sofje kete
jave.
37 vjecari Gjeorgjevski ka qene kryetar i VMRO-DPMNE qe prej
themelimit te saj ne vitin 1990. Ai ka qene Kryeminister gjate viteve
1998-2002, dhe gjate kesaj periudhe u ka mbijetuar disa revoltave ne
gjirin e partise dhe ka arritur te largoje pjesen me te madhe te
bashkepunetoreve te tij te rendesishem nga partia. Qe prej zgjedhjeve
te vitit te kaluar, qeveria e drejtuar nga Gjeorgjevski eshte akuzuar
per korrupsion. Ceshtja e doreheqjes ka percare opinionin publik
maqedonas. Disa e shohin ate si nje ceshtje koshience pas humbjes se
madhe ne zgjedhjet e vitit 2002. Te tjere mendojne se ajo ka ardhur
si rezultat i presionit te komunitetit nderkombetar, i cili eshte
zemeruar me politikat nacionaliste te linjes se ashper te ndjekur nga
Gjeorgjevski. Mane Jakovlevski, kryetar i komitetit te VMRO-DPMNE ne
diaspore per Europen dhe nje prej themeluesve te partise, ka thene se
ka ardhur koha qe ai te largohet nga kreu i partise. "Ai ka bere
gabime te medha; ai ka turperuar anetaresine dhe vete partine".
Disa njoftime ne media kane thene se anetare te VMRO-DPMNE ne
diaspore kane kercenuar me jete Gjeorgjevskin, per shkak se ata
mendojne qe fondet e dhuruara prej tyre per partine jane keqperdorur.
Gorcev i kundershton keto zera. "Ne nuk kemi marre para nga askush",
ka thene ai. "Ne jemi nje parti e varfer, sepse VMRO-DPMNE ndersa ka
qene ne pushtet nuk ka vendosur anetare te saj si drejtues te
kompanive te medha publike me qellim qe te ndihmonin financiarisht
partine". Jakovlevski insiston se theniet e tij jane te bazuara: "Ne
kemi prova qe kemi dhuruar sasi te medha parash ne llogarite e VMRO-
DPMNE. Gjeorgjevski i trembet faktit se ai mund te arrestohet nga
organet qeveritare. Megjithate, maqedonasit nga diaspora nuk e
kercenojne jeten e Gjeorgjevskit, sepse ai tanime ka kryer nje
vetevrasje politike".
Gjeorgjevski ka kundershtuar ne menyre te vazhdueshme qe ai te jete
perfshire ndonje here ne korrupsion. Askush nuk mund te thote se
cfare drejtimi do te marrin ngjarjet brenda VMRO-DPMNE. Pas
zgjedhjeve, shume gjera kane ndryshuar, dhe disa nga zyrtaret e larte
te partise, perfshire sekretarin e Pergjithshem, jane ne pritje te
gjyqeve per krime te renda. Opinioni i pergjithshem ne parti eshte se
kushdo qe te behet kryetar i VMRO-DPMNE do ta kete te veshtire te
shkeputet prej politikave te Gjeorgjevskit. "Pas zgjedhjeve VMRO-
DPMNE eshte gjendur ne nje situate shume te veshtire", ka thene
Gerovski.
"Kriza ne gjirin e partise (e shkaktuar kryesisht nga humbja ne
zgjedhje dhe akuzat per korrupsion te ngritura ndaj disa zyrtareve te
larte) do te vazhdoje per nje kohe te gjate, pavaresisht se cfare
ndodh ne Kongres". Ai ka thene se VMRO-DPMNE ka qene gjithnje nje
levizje e drejtuar nga pavaresia e Maqedonise dhe tani sfida me te
cilen perballet partia eshte shnderrimi i saj ne nje parti te vertete
te se djathtes. Gerovski mendon se kjo mund te arrihet me nje
platforme ideologjike dhe nje rishikim te thelle te anetaresise se
partise, duke larguar ata, te cilet kane nje histori te gjate
korrupsioni. Ai e pranon se te dyja keto do te jene te veshtira.
* Gazetare e se perditshmes "Macedonia Denes" dhe se perjaveshmes
"Denes".