Situata aktuale me Maqedoni, marreveshja e Ohrit, regjistrimi i popullsise.

    

Intervistė me zėvendėskryeministrin e qeverisė sė Maqedonisė dhe kordinatorin pėr Marrėveshjen e Ohrit zotin Musa Xhaferri

Biseden e zhvilloi Mimoza Cika Kelmendi


Pyetje: Si e vleresoni situaten aktuale ekonomike te vendit, shkaqet dhe masat per te dale nga kjo gjendje ?

Pergjigje: Eshtė e vėrtet qe Maqedonia trashėgon nje papunesi dhe nje gjendje te rėnde sociale .Ketu duhet te kemi parasysh qe Maqedonia u perball edhe me konfliktin e vitit 2001 ,e cila i solli vendit edhe dėme materiale popualltes dhe tani Maqedonia gjendet para sfidave ku duhet te stanohen dėmet e luftes , te rehabilitohen te dėmtuarit e luftes dhe njekohesisht te luftohet papunesia e cila per vendet ketu ne Ballkan eshte nje dukuri qe veshtire se mund te pėrballohet duke pasur parasysh se edhe rajoni ku eshte Maqedonia , shtetet fqinje kane nje ekonomi te pazhvilluar dhe komunikimi ekonomik nuk eshte aq i favorshem per te perballuar kete gjendje. Si masa te cilat qeveria ka mundesi te nderrmarre jane qe te luftoje dukurit negative qe demtojne zhvillimin e nje ekonomie te vogel te tregut siē jane korrupsioni , rryshfetet , ngarkesat administrative qe ju behet financuesve vendore dhe te jashtem te cilat mund te nxisin nje ekonomi te vogel per te pėrballuar fazen e pare.

Pyetje: zoti Xhaferi , si koordinator per zbatimin e marreveshjes se Ohrit , ne cilen faze eshte tani marreveshja pas miratimit te ligjit per mbrojtjen?

Pergjigje: Nė fakt ne gjendemi ne fazėn ku ligjet te cilat duhet te aprovohen , te nxirren qė mbetėn nga viti i kaluar pas nenshkrimit te marreveshjes se Ohrit. Duhet me nje procedure mė te shpejte kėto ligje gjate vit 2003 te aprovohen ,por njekohesisht duhet te aprovohen edhe ligjet qe kane te bejne me decentralizimin si nje pjese e veēante e pushtetit qė gjate vitit 2003 -2004 te permbyllet si faze .Nė vitin 2004 duhet te filloje edhe transferimi i pushtetit nga qendra ne baza per arsye se zgjedhjet lokale te regullta te vitit 2004 duhet te gjejne komunat me te gjitha kopetencat qe ju takon te pushtetit tė vetqeversjes lokale.

Pyetje: Njė ngjarje me rėndėsi pėr vitin qe lamė pas zoti Xhaferri sihte dhe regjistrimi i popullisisė, a jeni i kėnaqur me rezultatet?

Pergjigje: Rezulatatet preliminare ende nuk i kemi qė te mund te konludojme apo te komentojme a jemi apo jo tė kenaqur.Egziston nje mendim , duke pasur parasysh monitorimin e BE-s ,pra eshte nje bindje qe ky regjistrim do te jete nje regjistrim mė objektiv nė krahasim me regjistrimet e mėparshme .Megjithate duhet tė presim rezultatet e para diku nga fundi i janarit pėr te bere edhe komentet.

Pyetje: Nderkohe ka pasur pakenaqesi nga shume qytetare qe jetojne jashtė Maqedonise, ne vendet perėndimore.Cili ėshtė mendimi juaj?

Pėrgjigje: Thėnė realisht, koha e regjistrimit,afati kohor i regjistrimit kur u bė ishte nje kohe shumė e papėrshtatshme.Ato u zhvilluan ne kohen kur kishin perfunduar zgjedhjet dhe ishte koha kur zhvilloheshin negociatat ne prag te konstituimit te qeverise se re dhe partite te cilat fituan mandatin per te themeluar qeverine e re faktikisht nuk paten mundesinė qė tė jene te perfshira ose tė ndikojne drejtpėrsėdrejti nė regullat dhe ligjet per regjistrimin apo te marrin pjese ne komisionet qendrore. Pėr mendimin tim , pak ka qene mundėsia si parti politike te ushtronin drejtpėrsėdrejti nė procesin e regjistrimit , ne defektet teknike qe mund tė paraqiteshin dhe egziston mundėsia qe tė jenė bėrė lėshime teknike. ėshte nje bindje e pergjithshme se kushtet per t'u regjistruar kane egzistuar pėr tė gjithė dhe tė shohim se si do te jenė rezultatet.(DW)