Kosovarėt kanė tė drejtė tė vendosin pėr tė ardhmen e tyre

    


Viron GJYMSHANA


Kandidati pėr president i federatės sė re serbo - malazeze, Zvetozar Maroviē, ėshtė shprehur gjatė njė interviste se "kosovarėt kanė tė drejtė tė vendosin pėr tė ardhmen e tyre, por edhe tė drejtat e pakicave serbe atje duket tė respektohen.

Nga ana e tij Komisioni Europian pasi ka pėrshėndetur krijimin e federatė sė re ka vėnė nė dukje se afrimi i saj me BE-nė varet nga ndėrmarrja e reformave tė brendshme ekonomiko politike, si dhe nga pėrmbushja e obligacioneve tė saj ndaj kėrkesave tė bashkėsisė ndėrkombėtare.

President i ri i federatės serbo - malazeze duhet tė jetė malazezi Zvetozar Maroviē, - bėjnė tė ditur nė Bruksel burime tė mirinformuara. Sipas tyre nė kartėn e re kushtetuese ėshtė paraparė qė presidenti i parė i federatės sė re tė jetė nga Mali i Zi.

Kjo mundėsi pranohet edhe nga vetė i interesuari, Svetozar Maroviē, nė njė intervistė qė ai i ka dhėnė agjencisė franceze tė lajmeve AFP. Njeri i afėrt i presidentit malazez Gjukanoviē, ai pranon se brenda 30 ditėsh do tė duhet tė marrė pėrsipėr detyrėn e presidentit tė federatė sė re serbo - malazeze.

AFP-ja mendos se presidenti i ri nuk do tė ndjekė shembullin e presidentit tė tanishėm jugosllav, nacionalistit tė moderuar Koshtunica. Bashkėpunimi i plotė me Gjykatėn ndėrkombėtare tė Hagės, vendosja e ushtrisė nėn kontrollin civil, - do tė jenė disa nga pėrparėsitė nė politikėn e presidentit tė ardhshėm tė federatės serbo - malazeze.

Duket po ashtu se Maroviē do tė ketė njė qėndrim tė ndryshėm nga parardhėsit e tij edhe ndaj Kosovės. AFP-ja bėn tė ditur se ai i ka pohuar asaj se "kosovarėt kanė tė drejtė tė vendosin pėr tė ardhmen e tyre, por edhe tė drejtat e pakicave serbe atje duhen mbrojtur". Svetozar Maroviē ėshtė kandidati i vetėm deri mė tani paraqitur nga shumica parlamentare qė qeveris Malin e Zi; prandaj edhe mundėsitė qė ai tė zėvendėsojė Koshtunicėn, tė cilit i pėrfundoi mandati pas shndėrrimit tė Jugosllavisė janė tė mėdha.

Nga ana e tij Komisioni Europian pasi pėrshėndeti krijimin e federatės sė re serbo - malazeze, theksoi se ndėrmarrja e reformave politike dhe ekonomike si dhe pėrmbushja e detyrimeve ndėrkombėtare janė kushtet pėr njė afrim tė mėtejshėm tė federatės sė re me Bashkimin Europian. Njėkohėsisht Komisioni Europian kėrkon qė shteti i ri tė funksionojė nė praktikė duke krijuar njė treg tė brendshėm dhe vėnė nė jetė njė politikė tregtare tė pėrbashkėt.